Koço Kokëdhima: Himara do dyfishohet në banorë dhe territor me ndarjen e re

10 Gusht 2014, 17:43Politika TEMA

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima thotë se Himara do të dyfishohet në numër banorësh dhe pesëfishohet në territor, pas ndarjes së re territoriale.

Deklarata e Kokëdhimës u bë pas një takimi që ka pasur me banorët e Dhërmiut.

Sipas tij, ata janë entuziastë për bashkimin e Himarës me Vranishtin, edhe pse kjo gjë u kundërshtua me forcë PBDNJ dhe segmente të tjera në Himarë.

U takova me banorët e Dhërmiut dhe diskutuam si do të jetë Himara pas reformës territoriale, Himara e re.

Popullsia e Himarës me këtë reformë gati dyfishohet, nga 15 mijë bëhet 29 mijë banorë.

Territori bëhet rreth 500 kilometër katrorë, nga 100 kilometër katrorë që ishte.

Himara do të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike, turistike dhe administrative në bregdetin e Shqipërisë, në 10-15 vitet e ardhshme.

Të gjithë diskutantët në këtë takim ishin entuziastë për bashkimin me Vranishtin dhe vunë në dukje lidhjet e shkëlqyera e vëllazërore që kanë ekzistuar në shekuj mes Himarës dhe Labërisë, si dy pjesë të një krahine.

I ftova të gjithë himariotët të kuptojnë se pavarësisht ndjesive personale dhe dallimeve, të mos harrojmë dhe të mbajmë në sy gjërat që na bashkojnë: emrin, nderin dhe interesin e Shqipërisë dhe të Himarës”, shkruan Kokëdhima në Facebook.

31 komente në “Koço Kokëdhima: Himara do dyfishohet në banorë dhe territor me ndarjen e re”

  1. buffon says:

    Z.Kokedhima po i perkushtohet shume zones se tij elektorale, kjo tregon se paskemi bere zgjedhjen e duhur. Eshte i vetmi deputet qe perkujdeset per zhvillimin e Jugut.

    1. gertjan says:

      Koço, vazhdo keshtu si e ke nisur. Himara, populli i Himares dhe jo vetem, kane nevoje per ju.

      1. Aty says:

        Si tha ky per skandalin Fullani? “Eshte ceshtje e brendshme e bankes”. Kjo eshte vija ku ndahet populli nga mafia. Me qe ra fjala, a ka naj interes kredie ky si biznesmen vizionar qe eshte? Mos je gje lali ne konflikt flagrant interesi? Nuk eshte e veshtire te parashikohet se e ardhmja e Himares do te jete si fytyra e ketij tipit, te cilin, sic thoshte Mero, mjaft ta kesh mik per tu armiqesuar me te gjithe.

      2. sh.taras says:

        Ato qe i interesojne popullit te Himares jane zhvillimi i zones,mundesite e punesimit me qellim premiresimin e jeteses. Keto jane te domosdoshme, jo interesat personale te Vangjel Dules per te kenaqur Greqine.

      3. Sokrates says:

        Koco pasi u ngop nga punet publike ne bashkine e Tiranes per 12-vjet me Edi Ramen, po i digjet shpirti per Himaren!!Kokrra e hajdutit qan hallin e vet, do ta shifni pas disa vitesh gafat dhe hajdutlleqet e ketij Kocos.Ky njri ka jetuar dhe bere para vetem me pune publike te kopsitura sepse as linja prodhimi as gje prej gjeje.Ik ore hajdut me petkun e patriotit.

        1. Aristoteli says:

          Si e paska lene ai idhulli yt nga Vicidoli te lire kur paska bere gjithe keto gjera te keqija!
          Saluci e kishte dhe i ka akoma ne dore drejtesine (Musteqen Nishani, KLDne, prokurorin, SHIKun).
          Sipas teorise tende dhe te profesorit tend te leshit Sali Taliban Berishovic kushdo qe eshte kunder eshte patjeter i korruptuar…

    2. gjyshja says:

      Ndarja e re do sjelle zhvillim per Himaren. Eshte e nevojshme qe Himara te zhvillohet e te promovohet edhe me shume. Shpresojme shume tek deputeti qe na eshte bere krah, Koço Kokedhima.

    3. babrru says:

      Koço Kokedhima eshte nje biznesmen i sukseshem. E vetmja arsye se perese ky person i eshte futur politikes eshte qe te kontribuoje sadopak ne rritjen e mireqenies se elektoratit qe perfaqeson. Pra nuk ka nevoje per para’, as per tu bere i pasur, ai kerkon te investoje per nje te ardhme sa me te mire per vendin tone.

  2. AC/DC says:

    Lere Himaren dhe mos bej sikur interesohesh per turizmin, e vetmja gje qe te intereson eshte te besh para,nuk ka rendesi menyra. Kokrra e hajdutit!

  3. Shoku Shpati says:

    Ashtu te lumte biri im. Siç ke falimentuar kompanite e tua, siç ke falimentuar punonjesit e tu qe e marin rrogen njehere ne vit ashtu beje dhe Himaren. Rrofshin investimet 2K

  4. Plaku says:

    Tani grekrerit mund te thone se nuk kane 100 km katror, por 500 te tilla. Kur ngeli reforma ne doren tende, vaj medet.

    1. !!!!! says:

      Plaku !Ajka e Shqiperise ka hikur jashte ,Qeverine e mori ne dore Maloku
      qe i ka nxjerre ujin e zi ,i ka korruptuar te gjithe,majtas dhe djathtas .
      Ato qe e marrin kete qeveri ne dore ,njk jand te ndershmit te zgjuarit,
      Ato nun bejne hajer ne kete vend ,nuk cahet dot ky rrjet kaq i madh korrupsioni .Duhet qe ai qe vjen ne fuqi ,ose duhet te pranoj koalicion me
      Berishen ose me Meten ,keto kane nje shenje barazimi .Rama kishte shume
      deshird te merrte qeverine ,por nuk e mori me Berishen ,por me Meten dhe
      Rezultati eshte i njejte .ata nuk te lene te besh xhap .Fullani ishte ai qe
      qe tregoj me se miri qe Rama ka hyre ne marrveshje me Mafien .
      Koqe Kokedhimi eshte konsulenti i kesaj qeverie ne fushen e bihnezit ,me qellim ,qe te behet dhe ai miliarder si Zamir Mane .
      Ky shtet eshte japur tmerresisht nga Berisha ,por populli eshte shume naiv
      ngaqe jane shume fukarenj ,dhe japin voten per mireqenien e tyre dhe
      Ja ku i erdhi ,sot Shqipetaret jane te gezuar qe hoqen Berishen ,por e
      zevendesuan me Meten ne prapaskene.Rendesi ka qe Rana te pasurohet mire
      se po i shikonte se si po pasuroheshin ata dhe atij nuk po i vinte radha .
      U shit tek Meta dhe cdo gje mbaroi.
      Ky popull eshte tejmase i budalle.

  5. neda says:

    Z.Koco Kokedhima e shtron shume drejte problemin perspektive te Himares, ajo do zhvillohet me shpejtesi dhe te gjithe do dalin te fituar.Z.Koco nuk eshte vetem nje biznesmen i suksesshem, por edhe nje deputet,politikan per tu admiruar dhe kjo duket qartazi ne aktivitetin e tij si politikan, si atdhetar dhe do te desheroja qe te kishim sa me shume te tille ne sherbim te vendit, ashtu sikurse do te desheroja qe te kishim sa me shume gazetar si te gazetes Tema dhe jo servila e batakcinje.

  6. yytttt says:

    Patjeter qe do shtohet ,te gjithe miliarderrat do blejne vila ne Himare
    Dhermi ,Llogara .

  7. Bureto says:

    Duhet bere sa me pare rruga qe lidh fshatrat e Vranishtit me Bregun. Ndryshe ata nuk integrohen dot. Po beri kete Koço, atehere hallall, ne te kundert: “Fjale imzot, fjale!”

  8. rama show says:

    Po turizem nuk eshte vetem 30 m nga deti.turizem eshte dhe mali dhe lumi dhe ajri dhe lumi.lufterat behen per toke ne bote shiko ukrainen izraelin irakun serbine e kosoven.ju po zgjeroni tokat po pesefishoni sip e tokes ne himare.po kjo eshte nje bingo e madhe per himaren dhe banoret e saje.

  9. krio says:

    Vetem 300 eroshat e Kocos mos flasin. Te tjeret te thon cte duan.
    Ky flet sikur esht shteti: dobejm kete ate keshtu ashtu. Po sikur te gjith deputet te thonin keshtu si ky. Vaj medet do kishim buxhetin amerikan.

  10. tomsojeri says:

    O Neda ma sqaro pak ate “gazetar si te gazetes Tema ” :I akuzon apo i pergezon ! Kush jan servilet e batakcijt ? Paradheniesisht me duhet te them qe Shqiperia esht mbushur me hajduter ,mafjoz, e mashtrusa qe te tjera te thon e te tjera bejn sapo marin pushtetin! Ajo “si”-ja me ben te mendoj se jemi ne nje mendje sepse kta gazetar po hedhin drit mbi kte baltovin erresire vjedhjesh e krimi dhe jan herojt e kohes !Shpresoj qe kte ke dashur te thuash !!

  11. gjin vlashi says:

    Ah,Himare moj hallemadhja ime
    Qe historia te njef per kryelarte dhe trime
    Bajroni i madh tu fal Ty me nderime
    U katandise ne duart e hales se Kokedhime
    Bijt e tu per ty mendojne dit e nate
    Se te rropen e te cnderuan keta shkerdhate
    Me vjedhje ,me pushtlleqe e ku di un cfare
    Kelyshat komuniste u bene pasunare
    E dine Himarjotet te gjithe
    Deri dje skishin breke ne bythe
    Sot Kokdhimajt ,ky sua i lig
    E BENE HIMAREN TE TYRE CIFLIG.

    1. Himarioti autokton says:

      Kenge vaji nga Himarra

      Moj Himare,Himara ime
      Na ke rritur me therrime
      Kryelarte edhe trime
      Tash ke ngelur si jetime,,,

      Dikur prije balle lavdise
      Sot je bere si kembet e dhise
      S’te ka trembur zjarr i pushkes
      Sot te tremb pellitje mushkes

      Erdhi Koco e te hengri
      Moj te hengert ty mortaja
      Tash do behesh me Vranishtin
      Moj e mjere c’te gjet belaja

      Dikur vishnim xhakete doku
      Sot levizim me FIAT
      Shitem tokat per dy aspra
      C’kemi qene kaq e pafat

      Moj Himare Himare kristiane
      E skalitur ne mejdane
      Ne beteja kunder turkut
      Pergjate bregut pergjate Vurgut,,,

      Neve jemi HIMARIOTE
      Kurre s’u trembem s’derdhem lot
      I dhame grusht PORTES SE LARTE
      Moj Himare Himare e arte

      RROFTE REPUBLIKA E PAVARUR E HIMARES

  12. sarandjoti says:

    Z. Baze une po te jap disa te dhena juve ju lutem te beni nje shkrim.Per Z.Rama si nip nga Vunoi dhe Z.Kokedhima djal nga Qeparoi.Deri ne vitin 1912 keto dy fshatra,e kam llafin per fshataret e ketyre fshtrave,kan qen te lidhura shume me Himaren e himarjoteve,kan digjuar me respekt dhe kan zbatuar me korektese,vendimet qe merreshin ne Himare.Rreth viteve 1870,ne Vuno erdhen disa familje vllahe nga rrethinat e Korces.Himara ne ate kohe i leshoi Vunoit territor per te mikpritur keto familje.Po ashtu edhe ne Qeparo.Duhet te pyeten keta Zoterinje Rama dhe Kokedhima,te paret e tyre a jane nga keto familje te ardhurish,ne Vuno e Qeparo.Une di mire vetem nje gje,ne 1957,qe u bene koperativat bujqesore,keto dy familje,si familja e renjeve te z.Rama edhe familja aterore e z.Kokedhima,jan anetaresuar ne koperative me nga nje karoce dore mall,por me plote grada dhe ofiqe komuniste.Do tregoj shkurt per disa bema te mik priturve.Ne kohen e Mbretit Zog per qellime *patriotike* Vunoi per disa kohe u quajte Malas!!!Nuk e di pse nuk rrezistoi ky emer.Ne kohen e luftes NAC-Clirimtare,mikpritesit u lidhen me p.k.per shkak te njohjeve private te Enverit me disa Vunjotes ne France,me vetedije dhe planifikim ne detaje,se pas lufte,ata do drejtonin shtetin,dhe e dinin mir keta birbo cdo i punonin Himares dhe Himarjoteve.Ne 1943 dy nga kreret e cetes se bregut,nuk i permend emrat se me ata ka mbaruar pune zoti,shkuan me varke ne nje ishull te vogel te korfuzit,te armatosur rembyen nje Himarjot e sollen ne vuno dhe e pushkatuan,per aesye *patriotike*sepse himarjoti me njerin nga vunjotsit dashuronin te njejten vajze,por ajo kish vendosur te martohej me himarjotin,po te njejtin vite keta te mbi shkruajtur vrane te porta e shtepise,nje nga figurat e fshatit, te krahines, por dhe te jugut ,bisnezmenin Jorgji Bollano.Ne 1946,Himarjotet nuk votuan kanditatin per ne kuvendin Popullor Spiro Koleka,reagimi i komshinjeve 4 personalitete te pushkatuar,dhe dhjetra djem e bura te denuar.Vunjotesit u ben anetar te bros politike,anetar plenumesh,ministra, gjeneral,gjyqetar,prokuror,kryetar degesh te puneve te brendeshme,Himarjotet,mesues,agronom nja dy tre ekonomist,dhe shume te burgosur politike..nje prokuror,asnje gjiqetar…

  13. labi says:

    ja edhe Bollano beri nje vjershe tipike legene ashtu si pa shkolle.

  14. Muco says:

    Kur themi Koco ne kuptojme rilindje, kur themi rilndje ne kuptojme Koco!
    Kjo shprehje tregon se kur flet ky flet ne emer te shtetit, merreni me mend se si do katandiset ky vend, ne nje shtojce te firmes 2K.

  15. Drejtesi says:

    Cila eshte gjetja ne kete raste se nuk munde te kuptoj ? Qe do te trefishohej teritori dhe dyfishohej popullsia eshte nja matematike e thjeshte .Por te njejten gje mund te thuhet edhe per Lukoven edhe per Vranishtin.
    Lajm do te ishte se z.Kokedhima do te zbres si kandidat per kryetar bashkie te Bashkise se re te Himares.Veret ty Mero nuk e din dicka te tille ?

  16. retoriku says:

    Bravo Koco ti punon per ne ,po na zgjeron teritorin.

  17. ARUSHA says:

    E KUJT PO JA NIN PER GREKET APO BYTHZINJTE QE DO VIJNE TE JETOJNE NE HIMARE ?

  18. gogo says:

    Himares i ka mjaftuar perhere ai territor dhe ajo popullsi qe ka aktualisht dhe nuk ka nevoje te pushtoje toka te reja dhe as per ”ortake”te tjere.Kocos i intereson qe te bleje e te shese pa kufizim, duke shtuar pasurine! Nuk e besoj qe dhermiasit,ashtu si dhe te gjithe himariotet,te jene entusiaste per kete bashkim artificial,qe i intereson vetem Kocos e Kocove te tjere te pangopur.Une habitem se si kane pranuar vranishtjotet qe te behen ne vartesi te himarioteve,por nuk e kane per gje ata qe dikur kane nderruar besen e te pareve dhe u bene njesh me turkun!

  19. Spiro Duka says:

    Koqoja me kujton te deleguarit analfabet te komiteteve te dulles qe zbrisnin ne baze per ti then dy llafe popullit qe i kishin mesuar “aty larte pran dulles”.
    Keta te ofendojne mor byrazer sikur ju flasin kalamneve ne shkollen 8-vjecare.
    Ku mbeshteten gjith keto deklarata pa dogan.Deputetet jane per te bere e permiresuar ligje apo jane kush e kush te mund te zhvati fonde per ti cuar tek zona e tij per tu rizgjedhur,imagjinoni sikur vertet te ndodhte keshtu se cfar rrumpalle do te behej.

  20. EleΥΘeriskeΨi says:

    E vetmjia lidhje me Laberin eshte mbiemri juaj Κοκ+Dhima.
    NUk mund te behesh Himarjot ngaqe te paret e tu zbriten ne Himare nga Terbaci per t u shpetuar hordhive turke.

    Himarjiotet per te cilet flet ne emer te tyre nuk kan dhen akoma pergjigjen e fundit!

  21. boko says:

    Bastard!!!!!!!!!!!
    Dhe si i tille je dhe genjeshtar. Ku ne halene e sateme e pe ti qe Dhermijasit jane dakort dhe te gezuar ne bashkimin me Vranishtin….????!!!!!ne ate qe thua ti me paturpesi e kenaqesi qe do dyfishohet popullsia…!!!!????????
    Po pa tjeter kenaqesi per ty se me popullsine e Himares autentike nuk i a dole dot te besh si te doje bytha dhe mendja jote perverse se te njohin cfare bastardi je dhe te urreeeeejne dhe tani kerkon t`a tjetersosh Himaren per interesat e tua!!!!
    Na i identifiko pak ata dhermijas qe jane te kenaqur. Me siguri jane o Vranishjot ose qiparotas kokedhima….
    Haram ty dhe atij gjese se gjate per ate pike gjaku Himariot qe keni ende ne deje….ne qofte se e keni.
    Mallkimi me i rende ju zente atje ku ju dhemb me shume!
    Per kete te padegjuar qe po i beni Himares qe nuk i a beri as osmani, as Zogu, as Enveri….!!!!!!!!!!!!!

  22. shpetimi says:

    KOCO mund te kete shume te meta personale te permendura nga komentues te ndryshem.Per disa prej tyre edhe une kam rezervat e mia.

    Mirpo, nga komentet kuptoj se ajo qe u dhemb me shume disa syresh eshte problemi qe lidhet me ndarjen e re teritoriale(dhe konkretisht bashkimi ne nje njesi vranisht-himare).Kjo u ka djegur shume qarqeve filo-greke dhe enderrimtarve te vorio-epirit, brenda dhe jashte Shqiperise.

    Disa te tjere rremojne ne historine e familjeve te tij dhe zotit Rama qe lidhen me te shkuaren e tyre ne mbeshtetje te levizjes dhe luftes nacional clirimtare.

    Keto sulme jo vetem bejne efektin e kundert me synimin qe kane ata qe akuzojne, por nxjerrin ne pah se shume nga keta komentues vetedemaskohen se nuk jane gje tjeter vecse modele te tipit Dulo-Bollano ose pinjolle te ballisteve te djeshem dhe salisteve te sotem.

    Kjo enderr e juaj per vorio-epir kurre nuk do realizohet, deri sa ne Shqiperi te mbetet shqiptari i fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje