Fatos Hoxha: Të zgjedhurit e rinj në PD, si xhaketat e gabit të pastruara në "dry clean" e Familjes

10 Gusht 2014, 14:17Politika TEMA

Debatit më të fundit në Partinë Demokratike mbi respektimin e udhëzimit të kreut demokrat Lulzim Basha për kandidatët që do të përfshiheshin në garën për postet e kryetarëve të degëve të kësaj partie i është bashkuar edhe ish-deputeti Fatos Hoxha.

Pas një statusi të deputetes Mesila Doda dhe debatit të zhvilluar mes saj dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, në debat është përfshirë edhe ish-deputeti Hoxha.

“Disa herë jam shprehur hapur në mediat e shkruara dhe ato vizive, duke targetuar problematikën e zgjedhjeve, por edhe atë, që po ndodh në PD. Këtë e kam bërë si pak kush, dhe do ta bëj , në të mirë të kësaj force, edhe në vazhdim. Për më qartë, në lidhje me të zgjedhurit e PD-së në rrethe, i pyetur para rreth nje muaji në “in box” kam thene se: të zgjedhurit e rinj nuk kanë ndonjë ndryshim me xhaketat e vjetra të PD që përmendni ju, nëse vazhdojmë në këtë linjë,të xhaketave, atëherë unë do ti quaja “xhaketa gabi’, të pastruara në DRY CLEAN–in e FAMILJES, dhe që Berisha kërkon të na i shese si “mall firmato”, shkruan ish-deputeti Hoxha në rrjetin social Facebook.

Në vijim ai shton “përsa u përket të zgjedhurve në Tiranë jam shprehur që: nuk i njoh. Pavarësisht se ndonjërit prej tyre, i vjen era ALKOOL deri ne fb- në tim,apo “zhurma e daulles” së korrupsionit të ndonje tjetri, ka carë veshët e shqiptarëve”.

 

33 komente në “Fatos Hoxha: Të zgjedhurit e rinj në PD, si xhaketat e gabit të pastruara në “dry clean” e Familjes”

  1. emigranti says:

    po pse vazhdon te rrish aty more fatos me ato xhaketa?

    1. Prelilo Luaras says:

      Shan i dhjeri , te permjerin….
      Ose: Mut i jati mut, i biri, mut ai qe beri t’ane…

      1. Sajmir says:

        Fatosi para se te beje analiza le te beje autokritike qe i perbetohej per besnikeri e servilizem familjes berisha per ta lene deputet ne 2009

    2. bobi says:

      Nuk ja mban as bytha te afrohet, se e hane te gjalle po ta shohin aty kete legen bashke me shume te tjere….

    3. bledi says:

      Ku te shkojn,,,te shkojne te gjithe me LSI !??

      Kte po ben Berisha,po mbyt PD-ne,, e fuqizon LSI.!!!

    4. Geni says:

      O zoteri ti kapter ke qene, ke shit hamburger ne bllok dhe ca kohe sherbeve si servil i familjes dhe me ne fund na u bere deputet. Nuk kam ndonje gje me ty, por sado qe mundohem nuk arrij te gjej nje moment per ty qe ja ka vlejt te jesh i zgjedhur. Ka qene fatkeqesi per kukesin qe te zgjodhi ty. Thjesht nuk je ne lartesine e duhur per kete pune dhe kete e thekson tani qe nuk po te qas njeri ben si ze ndryshe ne PD. Behu serioz dhe ndiq ndonje tjeter rruge sepse nuk e ben dot politikanin.

  2. bobi says:

    Komunist e ke rrenjen e komunist do vdesesh o i biri i “pates”,Mosmirenjohes, te mori nga fast foodi per te te bere njeri, vodhe sa deshe bashke me tet shoqe, dhe tani nga frika del e shan Berishen, se mos te fusin gruan ne burg, per abuzimet qe ka bere me tenderat e Ministrise se Brendshme…del gjithnje kur i duhet Edit ..yyyy legen pa pike nderi

    1. andromeda says:

      Ky asht kontingjenti tipik i PD-së që po e shikon anijen e vet të mbytet dhe kërkon të shpëtojë kokën. Kështu ka për të ndodhur dhe me Mesilat e bilbilat e tjerë të PD së berishajve.

    2. pelivan says:

      Kujdes Fatos! Sapo t’u kundervu nje xhaket, firmato e Gabit Salihist… E quajn Bubi,me falni bobi…

      1. bobi says:

        O Pelivan, pse sma thua kush je qe te ta fus tamam…???/

    3. Bobi 1 says:

      Po pse te djeg kaq shume mo Bobi? Ke frike se te shajne liderin? Qe kur qenka bere PD qe nuk pranon mendime ndryshe? Kaq shume ju paskan indoktrinuar sa nuk keni as mendim personal? Po ben si qeni qe uleret kur i ngacmojne pronarin. Na thuaj ca ke bere ti per PD qe qenka per tu lavderuar e kta qe kane bere dicka qenkan komunista sapo shprehin mendimin e tyre?

      1. bobi says:

        O tosi i fshehuuuur …..sa larg bie ne sy

  3. Muco says:

    O Fatos, paske mesuar dhe facebook, bravo qerrata!
    Eshte turp qe PD ka patur njerez si ti, shko meso te flasesh shqip njehere pastaj perdor facebook!

  4. skender says:

    Merrni guximin dhe kritikoni sic ben ish deputeti Fatos Hoxha sepse vetem keshtu mund te ecim perpara duke shprehur hapur mendimin tuaj, duke qene nje shoqeri e hapur dhe duke mos bere konformistin dhe servilin sic kane bere shume deputet dhe anetare te PD dhe vazhdojne te bejne duke e deemtuar dhe penguar rende PD dhe ju siguroj se ju konformist, ju servila dhe te paafte qe fshiheni pa thene asnje fjale, pa thene asgje por vetem me heshtjen tuaj keni vegjetuar dhe keni perfituar nga PD dhe ju jeni demi me i madh dhe jo Fatos Hoxha qe merr guximin dhe flet hapur duke vene doren mbi plage qe me menyrat qe keni zgjedhur ju vazhdoni ti beni demin me te madh PD. Te gjithve ju qe besoni kaq shume tek Sali Berisha mos besoni deri ne verberi se besimi i tepert nuk ju lejon te mesoni te verteten dhe te drejten per te cilen kemi aq shume nevoje.

  5. skender says:

    Vetem njerzit e guximshem mund ta shpetojne kete vend qe funksionon alla turka me ndere, allishverishe, rryshfete dhe bakshishe duke neperkembur demokracine, shtetin ligjor dhe shtetin e se drejtes. Te gjithe jane te penguar nga ndere te vogla dhe te medha qe bejne njerzit e vegjel duke mbajtur peng individin, shtetin dhe demokracine.

    1. Spata says:

      Ta kishte marre guximin kur ishte ne pushtet. Ku ka shpresë se mos e afron Rama, por ai nuk është kaq idiot.

  6. Petro says:

    Nuk eshte pune xhaketash.Edhe nje here:Pa nje analize te humbjes se madhe nje vit me pare, PD nuk mund te jete e besueshme te demokratet e vertete, ;pale te populli i djathte.Iu shmangen analizes me preteksin e kokave te turkut.Po pse te cilesohesh fajtor i humbjes dhe te largohesh nga cdo strukture, do te thote te behesh koke turku? Jo mor te dashur.Hapni rruge te ndershmeve e te paperfolurve.Keni zene me dhune, me fallsifikime, me manipulime kryesite e degeve.S ka asnje shprese per rinovim.Nje humbje vitin qe vjen do ta coje kete perti drejt shthurrjes, drejt ndarjes dhe kjo eshte nje fatkeqesi per vendin qe kerkon nje opozite te vertete.Demokrate te vertete jini vigjilent.Beni analize ne kokat tuaja dhe mos votoni, mafiozet, horrat politike, te paaftet, injorantet me nga dy e me shume diploma.Ata nuk jane vecse grereza dhe s kane te bejne aspak me bletet.

  7. "Pencilina" says:

    Faleminderit Fatos per ndershmerine dhe kurajon tuaj. Ju mbeshtesim dhe do jemi perkrah tuaj ne cdo inisiative qe do ndermerni.
    Nese do ishin te gjithe si ty, tash do ishim perseri ne pushtet.
    Por ne pushtet PD se fundmi, mbajti njerez si Bobi e CO… dhe mbritem ne kete dite.
    Ky “bobi” do jete ndonje nga keta ajdutet ordinere qe na cuan ne opozite.
    Edhe nje here urime Fatos!
    Njerzit e ndershem si ju i duhen ketij vendi!!!

    1. bobi says:

      “penicilina” nuk kam punuar kurre ne shtet fale zotit…dhe ne shtet ka qene Fatosi me te shoqen qe e kishte drejtoreshe aty ku beheshin te gjithe tenderat ..ndoshta ka hall i shkreti qe shkruan dhe shan Pd-ne qe edhe ne se eshte per tu share, nuk e meriton te shahet nga tipa te tille, dhe nese e meriton emeriton per faktin qe promovoi njerez te tille ne pushtet.Sa per te vjedhur verifikojani sa pasuri ka pasur kur shiste hamburger ne dyqan me qera ,dhe sa e ka tani ku dhe femijet i ka arsimuar ne kolegje dhe universitete te shtrenjta ne Angli, e sa shtepia ka .

  8. www.com says:

    O Muçoooo po pse mo prap ha Muço pi Muço mbete ? Po fol mo fol me zërin dhe emrin tënd.Atij Fatosit i lumtë se une e njoh atë, kur ai ka qenë komandant i komandove e ti me Bobin i kishit kepucët lidhura me tel oooo Muçoooo.Ooo Muçoooo do shpatulla puna e kurajo e jo të rrish duke sharë oooo Muço.
    P.s Muço emri yt eshte me ç e di si behet ç me Alt 135.

  9. skender says:

    Bobi, Muco dhe ju te tjeret qe nuk udhehiqeni nga argumentat por nga paragjykime dashakeqe dhe vrastare qe nuk kane dhe nje nivel social-kulturor per tu pershendetur. Une po ju shpreh mendimin tim me aq sa e njoh politiken dhe te zgjedhurit tane ne parlament ku gjate gjithe jetes time kame qene aktiv me PD dhe shume i angazhuar dhe idealist por kurre nuk kam qene servil dhe konformist. Une e njoh Fatos Hoxhen ai ka veti dhe aftesi shtet-formuese, eshte kerkues dhe zbatues i ligjit, ka nje disipline te rrepte ushtarake si me veten dhe te tjeret. Fatos Hoxha eshte punetor, i guximshem, njeri qe merr pergjegjesi dhe vetem me moralin e keq dhe korrupsionin qe nuk ka lidhje. Ai me parimet e tij mund te kete prishur shume interesa gjate te qenurit deputet por mos harroni se deri ne vitin 2005 PD fitonte me veshtiresi ne Kukes dhe mbas 2005 Fatos Hoxha ka bere nje fushate shembullore te thjeshte qe fitoi votat nga te gjitha krahet e politikes sepse vota eshte e thjeshte, sepse njerzit duan njerzit qe punojne qe marrin pergjegjesi. Ne kohen kur ishte Fatos Hoxha deputet shume gjera filluan te funksionojne ndryshe dhe per mire dhe shume pune te depuetetit i njohin shume mire kuksianet dhe nuk flas per ata qe nuk e duan dhe nuk i japin kurre Qezarit cka eshte e Qezarit por rrijne ne ate inatin e vete hakmarres dhe primitiv duke mos u treguar aspak objektiv me aktivitetin e Fatos Hoxhes si depuetet sidomois gjate viteve 2005-2009. Fatos Hoxha ishte parimor dhe punoi per Kukesin si: Punoi per Universitetin e Kukesit, punoi ne permiresimin e puneve ne aadministraten shteterore, punoi ne ndertimin e rrugeve dhe te qytetit te Kukesit, punoi shme me FK Kukesin ku dhe arritjet FK kUkesit sot jane merite e Fatos Hoxhes sepse vuri baza te shendosha per te arritur suksese dhe shume pune te tjera duke ndryshuar konceptin e drejtimit te puneve te shtetit.

  10. shen meri Kukes says:

    O Bobi mos e shaj fatosin sesa per trimeri e kane pasur per tradite. E ema e fatosit, resmija, kur ishte partizane u plagos trimerisht ne prapanice dhe per shak te kesaj medalje trimerie caloi gjithe jeten. O bob pune trimash, qe trimerine e tregojne me plage ne prapanice1

    1. www.com says:

      Te kesh emrin Shen meri do te thote te jesh i ndershem dhe i guximshem o ti shen meri Kukes.Njerezit vulgar qe qelbin e infektojne shoqerine mund te shkruajne keshti si ti.Nese ke argumenta dhe te verteta shkruaji me emrin tend sepse nese pranon se ai eshte trim dhe e njifke nenen e tij ne jemi shume qe e njohin nanen tende per pune te tjera.

  11. . says:

    =============================================

    Shpejt

    kjo Cete-Verioresh e PD-se do shuhet e terra.

    =============================================

  12. Oooo Hoxha—Gjej ndonje shprehje tjeter,se me kete te sotmen eheeeeee lum ne per intelektual qe kemi,kodra pas bregut flasin?!Tek Gabi ka rroba te vjetra Firmato dhe jo Firmato ,me nje vlere modeste se jane shume te perdorura,po nga ta dish zotrote se mos ke pasur nevoje ti afrohesh pazarit te fukarase.

  13. Genci says:

    Fatosi ka folur dhe duke qene pjese e grupit parlamentar te PD , keshtu jane disa votime te cilat i ka kundershtu duke qene deputet, gjithashtu edhe ka ngrit zerin edhe ne media kunder te ashtuqujtura grupet e punes se PD qe merreshin me punesimet. Disa here ngriti zerin per punesimin e demokrateve pasi filloi pazari sheshit per punesim dhe demokratet ngelen rrugeve

  14. bobi says:

    Ta kuptoj Skender, utopine tende deri diku ,por duke te njohur mund te them qe ke sindromen e Stokholmit,mendo o i shkrete qe ke qene i persekutuar dhe as Komunizmi i prinderve te Fatosit dhe nipave te bllokut sdo te sjellin ate rend shoqeror qe ti e kerkon me te drejte. edhe dicka…Po te ndryshonin ndonje gje zgjedhjet ne favorin e njerezve si ty, te siguroj qe nuk do beheshin zgjedhje asnjehere…

    1. pelivan says:

      Tamam jam dhe tamam e kam… O bubi, qe te dogji kaq shume,edhe pse me nje cikerr te cikur….,bajge salihiste.

  15. Babloku says:

    Ish deputeti Fatos Hoxha dhe ish te tj. flasin se ju kan humbur privilegjet e te qenurit deputet. Deputet nuk munde te jesh gjithe jeten, mjafton nje legjislature. Por Kukesin e kan keqperdorur si deputeti gjana e si hoxha ne fjale. Lere pallavrat qe thone servilet e tyne. Ata asgje skan ba per Kukesin, fare. Kan ba per familjen e tyre. Le te flasin si i ban shtetpite e lokalet me cfar te ardhunash. Le te tregojne ku i punesuan grate e tyne dhe cfar CV kishin ato per ato vende pune. Ku i shkolluan femijte dhe cfar fondesh.Ku i punesuan dhe cfar meritash. Pse kjo qenka demokracia per to. Nen hijen e Berishes kan fituar qorrazi ne Kukesin e varfer se keto te dy as si familje e as si persona nuk kan as personalitet e as reputacion ne Kukes. Kan gjete hilen tek Berisha dhe me kaq perfituan vete e familjet e tyne. Tani do te ishte mire keta te dy ti mbuloje pluhuri i historise se nuk ja vlen as te flasin fare e jo ma per Kukes. Po te jene burra meqenese i kan tanuar ne “nderin” qe ata s’kan fije, le te shkojne ne Kukes si deputet te pavarur dhe te shikojne se nuk marrin as 15 vota. Keta jane ish dallkauke qe bashke me Berishen i perkasin nje te shkuare aspak te kandeshme per shqipetaret.

  16. skender says:

    Ish deputeti demokrat Fatos Hoxha, njekohesisht dhe anetar ne komisionin e ligjeve ne kuvend, ku ka qene nje nder deputetet me aktiv ne realizimin e programit te PD, ne shkrimet dhe opinionet e tij, vijne sipas kendeveshtrimit te tij, si rezultat i zhgenjimeve qe ka pesuar vete Ai dhe shume demokrate sidomos pas zgjedhjeve te 2009 dhe kulmi arriti ne humbjen e thelle te PD te 2013. Ai nuk po shan askend as PD dhe as Sali Berishen as dhe Lulzim Bashen, Ai po kritikon menyrat se si po largohemi nga pergjegjesite e humbjes dhe ky largim do te shtoj me shume ftohjen e antarsise dhe rrjedhimisht t’kurrjen e PD. Pa nje analize te hapur dhe te drejteperdrejte te humbjes dhe menyres se si po funksionon PD dhe ppolitikat e saj ne raport me te gjitha deyrat dhe detyrimet qe ka ndaj antarsise, ndaj qytetareve dhe ndaj vendit eshte e veshtire te shkohet ne zgjedhjet e radhes sepse PD nuk eshte prone e askujt por e te gjithe anetarsise e gjithe qytetareve eshte prone e vendit dhe skemi pse t’ja dijme per nder njerit apo tjetrit por secili te respektoje detyrimet qe ka ndaj PD dhe antarsise. Ne jemi mesuar keq dhe kritikojme dhe kur kritikohemi themi menjehere ky po na shan, ky nuk na don, ky nuk eshte me ne, ky nuk eshte i yni, ky eshte komunist, e plote budallalleqe te tjera dhe qe dalin nga pjesa me e paditur e PD, pjesa qe dhe prish shume pune se e ngre dhe zerin larte qe te tjeret te heshtin, pikerisht nga keto mendesi primitive, dashakeqase dhe thellesisht injorante duhet te ndahet PD dhe pjesa me e shendoshe e saj dhe jo te behet strehe per konformistat dhe sevilet qe sa ikin nga qeveria shkojne qene strehe tek bashkia e keshtu me radhe.

  17. skender says:

    Bobi, Une jam idealist i mendimeve te mia dhe mbeshtes pa rezerva cdo ide timen dhe te tjereve qe kane te bejne me shprehjen e mendimit te lire, ndertimin e demokracise, forcimin e shtetit ligjor, ngritjen shtetit te se drejtes, respektimin e lirive dhe te drejtave te njeriut, zgjedhjen e njerzve me aftesi shtetformuese, forcimin e institucioneve te administrates shteterore, perbuz cdo lloj konformizmi per interesa jo parimore dhe jam i gatshem te debatoj me cilindo qe me njeh dhe qe nuk me njeh per te dhene une argumentat e mia ju tuajat dhe argumenti me bindes te fitoje nen gjykimin e te tjereve. Bobi une jam idealist dhe jo utopik se te siguroj se bota po te mos kishte njerez idealist, materialistet do ka kishin shkoqur me kohe, juve jetoni ne realitetin tuaj une do te jetoje ne idealizmin tim plot vuajtje, dhimbje dhe zhgenjime por dinjitoz.

  18. monedha fallco says:

    Po te kisha pare sot perhere te pare,do te thoja burre malsie,
    ish ushtarak i zoti.
    por ce do qe mu kujtua viti i mbrapshte i 97,ku ti u bere kolonel i pd,dhe me efektivat u nise ne jug te vendit si cub kunder popullit te tend te cilet ju vodhen parate ne piramidat,
    dhe po nga ata qe sot ti ben sikur i shan.
    dhe bashkeshortja juaj ishte drejtoreshe kolonele ne Bazen e Furnizimit te Ministrise se Brendeshme,ku jane perfolur shume Tendera, per uniforma,karburante,etjera dhe fale privilegjeve te atyre qe sot ti shan.
    loje e ndyre,
    per shah,
    apo nga ai qe po rivjen ne PD.
    monedha fallco njehere ndrohet,
    ajo bie ere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje