Fatos Klosi: Fullani, përgjegjës për cenimin e sigurisë kombëtare, duhet të largohet

10 Gusht 2014, 14:11Politika TEMA

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se me grabitjen e Bankës së Shqipërisë është cenuar siguria kombëtare, ndërsa bën fajtor për këtë Guvernatorin Fullani.

Sipas tij, Fullani është votuar nga përfaqësuesit e popullit në Parlament dhe është ai përgjegjës për mirëfunksionimin ose keqfunksionimin e institucionit që drejton.

Sipas tij, është skandaloze që për katër vjet nuk ka pasur asnjë kontroll apo inventar në thesarin e shtetit:

Është një ngjarje e rëndë dhe çuditërisht për mëny rën se si janë sjellë punonjësit e Bankës, ngjan shumë me vjedhjen e Thesarit të Shtetit shumë vite më parë. Edhe atje kishte muaj dhe vite të tëra që nuk ishte hapur asnjëherë dera e thesarit dhe nuk dinte njeri se çfarë kishte brenda.

E dinin në letra, por asnjë kontroll apo inventar nuk ishte bërë. E njëjta gjë dhe këtu, deklaron punonjësi që unë kam 4 vjet që vjedh dhe asnjë nga strukturat e Bankës nuk e dinte këtë gjë sepse nuk ishin bërë inventarët. Me sa di unë, të gjitha institucionet e shtetit, në fund të vitit bëjnë inventarin e të gjitha materialeve që zotëron një institucion. Kjo nuk ishte bërë në Bankën e Shqipërisë, ku mbahen paratë e reja, por dhe të konsumuara apo që dalin jashtë qarkullimit”, thotë ai për “Panorama”.

Në një institucion ku ruhet paraja duhet të ketë procedura shumë të forta për ruajtjen e parasë, sepse një bllok kartëmonedhash mund të merret lehtë. Janë këto procedura strikte që parandalojnë vjedhjen. Po nuk pati kontroll te paraja stok, nuk merret vesh sa janë në gjendje. Jam i sigurt që bota prej kohësh ka përcaktuar procedura që rregullojnë funksionimin e këty re institucioneve të rëndësisë së veçantë për të parandaluar çdo ngjarje të kësaj naty re.

E keqja jonë e madhe është se të gjitha procedurat janë të shkruara, sepse nuk janë shpikur, por janë marrë nga përvojat më të mira botërore, por nuk zbatohen, nuk merren seriozisht.

Njerëzit i marrin lehtë, “hajde se nuk ka se çfarë të ndodhë në Bankën e Shqipërisë”, por ja që ndodhi. Opinioni im është se në çdo rast të rëndësishëm kur ndodhin ngjarje të tilla, çdo gjë ka ardhur pse nuk janë zbatuar procedurat. Për mua është papërgjegjshmëri totale dhe këtu unë shoh një problem të madh. Kur ka papërgjegjshmëri të tillë në një institucion si Banka e Shqipërisë, merreni me mend se çfarë ndodh në institucionet e tjera. Unë e marr me mend se në të gjitha institucionet kry esore ka një lloj papërgjegjshmërie dhe besohet më shumë te ndershmëria e njerëzve sesa te rregullat e punës apo të institucionit”, vijon më tej ai.

25 komente në “Fatos Klosi: Fullani, përgjegjës për cenimin e sigurisë kombëtare, duhet të largohet”

  1. ALbani says:

    Me sistemin qe ndertoi Sali Berisha dhe Fatos Nano ne Shqiperi do te duhen 20-30 vjet te crrenjoset babezia e Shqipetareve per te bere para me korrupsion ose bakshish ne punen e shtetit. Nuk ka ndryshuar asgje te gjithe marrin para nen dore per qoka dhe leshime qe bejne ne punen e shtetit. Pasojat e qeverisjes se deritanishme jane edhe vjedhjet si kjo e fundit. Aq me teper qe ngrihen politikanet dhe mbrojne nje njeri si Fullani i pasururuar me paret e shqiptareve dhe duan ta mbajne akoma.
    aty duhet te ngrihen te gjithe ne kembe dhe te shporrin kete sistem qe ndertoi dyshja e Berisha-Nano, gjithcka nte filloje ga e para.

    1. feniks says:

      Ashtu sic u GRABITEN 713 milion euro ne Banken e Shqiperise,sepse ishte RRUMPALLE,edhe ne Ministrine e Bujqesise e Ushqimit te SUNDUAR nga ministri PANARITI i LSI-se mbulohet nje KRIM ME I MADH!!!
      Lexoni me poshte shkrimin,qe ndonese ka dale para nje jave,ASKUJT NUK I BERI PERSHTYPJE NGA QEVERIA,OJF-te,AVOKATI I POPULLIT,KLSH,PROKURORIA E PERGJITHESHME,SHIK-u etj!!!

      Vazhdon krimi
      Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët

      Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës

      “kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
      dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
      përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
      nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
      italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
      pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
      dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
      vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
      atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
      shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

      Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

      Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

      Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU

      Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.

      Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë

      Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.

      15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë

      1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
      2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?

      3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?

      4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
      5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
      7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?

      8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?

      9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?

      10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?

      11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?

      12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?

      13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?

      14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?

      15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?

      Përparim HALILI

      1. anonim says:

        i nderuar feniks,nuk marr persiper te debatoj me Juve,thjesht dua te komentoj dhe natyrisht,me shume pergjegjesi qytetare…
        Une jam nje tregtar i vjeter,shume i vjeter nga shkodra…ne mes tjerash,punoj dhe me serbine,te cilen e njoh mire sikurse edhe gjuhen serbe…nuk kam punuar asnjehere miellin ndonese kam patur oferta..mielli ne shqiperi eshte shume i veshtire te punohet sepse eshte monopol i firmave te medha nga tirana apo nga kukesi qe “bashkepunojne”me mullinjte e Kosoves dhe qe me nje artifice te perpunimit te grurit tone atje,sjellin sasi te medha mielli duke shmangur detyrimet doganore…Ju garantoj me pergjegjesi maximale se juve keni informacione te gabuara ne lidhje me cilesine e miellit nga serbia ose me qellim te caktuar kerkoni te mos thoni te verteten…..une e di shume mire qe mielli nga serbia eshte super i kontrolluar,eshte miell qe shitet dhe ne vende te tjera te europes dhe pikerisht kete miell nga serbia,e cila ka rreth 430 mullinj aktiv,pikerisht kete miell e konsumojne dhe shqiptaret….po ju sjell nje shembull interesant : nje tregtar nga shkodra i cili shkarkon te pakten 50 ton ne dite nga ky miell serb,ne fakt,per arsye biznesi,kete miell e merr ne Nikshiq…te gjithe e dime se Nikshiqi eshte nje vend malor,ka ujin e mire por nuk mund te beje grure.Firma Malazeze e blen grurin ne serbi,e sjell me tren ne nikshiq ku eshte dhe nje fabrike mielli e madhe,e bluan dhe e shet ne Malin e Zi dhe shqiperi…Ne mes tjerash,organet malazeze te kontrollit te ushqimit jane shume rigoroze ne ruajtjen e shendetit te popullates se tyre…
        Per sa siper shkrova,me lejoni te perfundoj duke thene se ne asnje menyre nuk e besoj qe mielli nga serbia eshte i kontaminuar…nga ukraina,rusia,etj,etj,ndoshta…!!

        ju pershendes..

        1. feniks says:

          I nderuari “anonim”!
          Ju keni marre mundimin gabimisht te beni replike me mua,por nuk keni kuptuar thelbin e ceshtjes:
          -Kete shkrim nuk e kam bere une,por gazetari Perparim Halili,qe ndodhet ne fund!
          Une vetem sa e mora nga media e para disa diteve dhe e pasqyrova ketu me qellimin e mire,qe te njihen me shume shqiptaret,por edhe se qeveritaret nuk kane bere asnje koment rreth tij!
          Faktet e hedhura ne kete shkrim jane te gazetarit e jo te miat!
          FAKTI,QE MINISTRI I USHQIMIT,zoti PANARITI nuk e CAU PAFILLEN FARE,por vazhdoi te na derdelliste per ushqimet BIO,me beri mua ta nxjerr ne pah kete denoncim SKANDALOZ!!!
          Behet fjale per BUKEN E POPULLIT ,ndaj organet kompetente,sidomos QEVERIA DHE PROKURORIA duhet te kishin dhene ALARMIN pas ketij shkrimi!
          POR NE NUK KEMI SHTET,prandaj vijojme te merremi me ENVER HOXHEN,se nuk bejme gjera me te mira se ai!!!

    2. ALBANIA TOGETHER says:

      ore ti ke shume te drejte po ky eshte nje kokerr legeni edhe nuk iken
      http://bit.do/e-zgjedhurit-e-rinj-si-xhaketat-e-gabit-te-pastruara-ne-dry-clean-e-familjes

  2. qytetar says:

    Mos lodhemi kot ,se na u mbaruan dhe fjalet ,per kete ngjarje qe nuk do te
    sqarohet kurre .Rama don ta mbylli kete ceshtje .per hire te karriges qe
    mori nga kryemafiozi Meta .Rama do te na i shpaguaj ,kete Riljndje
    kusaresh qe na premtoi ,ne zgjedhjet e ardheshme.

    1. andromeda says:

      Në rast se ky Edi nuk arrin ta kuptojë rëndësinë e një ngjarje të këtillë atëhere kot që iu ka fut këtij zanati dhe ta lërë politikën se nuk ia thotë. Të merret me media-artin dhe instalacionet se as pikturë tamam nuk bën dot ai. Të mos e marrë në qafë më shumë këte popull e të mos na lodhë dhe ne. Këtyre zuzarëve nga të katër nahitë iu duhet treguar vendi me forcë e dhunë dhe jo me gjoja sikur. Dhe për këtë duhet një dorë e fortë.

  3. sa kot says:

    qeveri ordineresh ka qen dhe esht

  4. Populli says:

    Rilindje KUSARESH!!!!

  5. Muco says:

    E ka thene mire Edi; s keni pare asgje akoma!

  6. liri says:

    Jam dakort me klosin por fullani duhet jo vetem te largohet por te ndiqet penalisht.

  7. shkodrani says:

    Jo zoteri, jo te largohet, por te ARESTOHEEEEEEEEEEEEEEEEEET.
    Dhe gjithe pasuria ti konfiskohet qe ti kthehen arkes ato 7 miliard leket e vjedhura.

  8. qytetar says:

    e skate Klosi, por çoje deri ne fund fjalen, ky se bashku me politiken shqiptare kane cenuar dhe rrezikojne zhdukjen e popullit shqiptar!!!

  9. Shelegura says:

    shpresa per ndryshim eshte e madhe .
    zoti edi rama mos ,mos .mos .ecgenje kete popull te trojtuar kaq keq
    se keto vite nuk eshte drejtuar por eshte vjedhur eshte mashtruar eshte dhunuar nga drejtus me kullare nga njers qe puna ne shtet eshte vetem per te vjedhur edhe keta qe vene sot jane me te njejtin mentalitet .edi shum pune shum pune shum pune.

  10. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    FULLHANIT I KANE BESUAR JO VETEM PARATE E BANCES POR DHE GRATE E POLITIKANEVE PER ORGJI

  11. Fane Mirdite says:

    O KLOSI JU VODHET ARIN TANI MILJONAT JU JENI TE DISTINUAR TE VIDHNI SHQIPTARET PO KETU KA POPUJ ME TE FORTA QE JU DESHTEN 80 VJET PER TE KUPTUAR QE KETA POLITIKAN NE PUSHTET JANE VETEM PER TE VJEDHUR .SHQIPTARE ZGJODHEN TE AI QE JEPTE 100 DHE TE MERRTE 40 TEK KY QE TE JEP 100 DHE TE MERR 200 O DEBILA .

  12. dhembeli says:

    Dhe ky skandal mbas te tjereve!
    Menyra se si u veprua nga organet e drejtesise,te cilet u lane afat e shteg fulanerve per ti stisur bemat e tyre dhe kjo vjedhje do u bashkohet shoqeve.
    Shpresat jane shume te vakta per zbardhjen e te vertetes!

  13. Cun Tirone nga te vertetet says:

    O Klosi, mos na bej ekspertin tani, se kur ishte ti ne krye te SHISH u vodh floriri. Pse nuk na komenton pak dhe ate ngjarje?
    Pse nuk i ben thirrje rilindjes te flase e te prononcohet per skandalin?
    Por ti je nje rilindas deshtak si shume te tjere. Ketu te gjithe jane bere “opinioniste”, “analiste”, se s’keni as karakter e as nivel, ju ka mbetur mendja vetem te vjedhja qe i beni ketij populli ne menyre sistematike.

  14. DeAlfa says:

    Retorike e pafund , spekullime te pafund, sensacione te pafund , bla-bla-bla gjithe shtypi ! Pse lodheni
    kot zoterinj futni hekurat Sali Fasllic Berishovicit dhe ai e di ku shkuar thesari dhe parate ! Bashpuntoret
    tij jane Full-hajni , Bashici ,etj.etj.
    Zeni eshte inspektori qe kontrollon thesaret e babit andej nga ishujt Maldivias , ne Malajzi, dhe nje rruge e
    dy pune ben edhe plazh ne ujrat e ngrohta te Oqeanit Indian ………! ZENI dhe JAMARBERI dhe ne menyre
    te vecante goca babit ….. !

  15. . says:

    ***************************************************************

    -Berisha ka vjedhur Fullanin,

    -Fullani ka vjedhur Banken,

    -Banka ka vjedhur parat e popullit,

    Populli ka vjedhur Shqiperine,

    -Shqiperia ka vjedhur vete-veten.

    -Shqiperia “ZERRO”.

    **************************************************************

  16. DeAlfa says:

    Z. ”feniks” , perpara se te besh kuadrin ”sinoptik”’ te qeverise Rama ,per te cilin nuk kam asnje kundershtim,
    duhet te na tregosh per nje qind krimet e Sali Berishes pergjate 24 vjeteve te te ashtuquajtures demokraci
    alla shqiptare , e cila mund te jete cdo gje por demokraci jo dhe jo ! Mos egzistenca e shtetit shqiptar ia ka
    lene vendin nje anarkie ”sui generis” ne Shqiperi keto 23 vjeteve te sundimit bajraktar Berisha-Nano , qe
    mbollen ne vendin tere te zezat e globit: hajnine,prostitucionin, vrasjet pa nam e pa nishan , bandat kacake
    e mafioze , e mjeruan nje popull te tere ,duke u zvarritur neper rruget e botes si muhaxhir …!!! Nje ”demokra-
    ci” e tille kurre te mos qofte …!
    Te vjedhesh te gjithe thesarin e bankes do te thote ta coje vendin nje grusht hajnash te veshur me pushtet
    ne KOLAPS ! Funksionari japonez qe kishte pervetesuar dhjetra mije dollare kur u zbulua ia keputi vetes me
    nje koqe plumbi kokes, ndersa tek ne vidhen miliona dollare dhe ne vend qe te japin llogari para popullit
    bejne karshillek ! Kjo eshte tmerreshme ! Nje dite me pare Fullhajni tha se thesari nuk eshte prekur, ndersa
    diten e dyte arrestohet pikerisht drejtori thesarit ?! O tempora o mores !!!
    Zgjidhja arrestimi i menjehershem i Fullanit, ku prapa tij qendron Berisha e banda e tij mafioze ! Sekuestri-
    mi i gjithe pasurise se Full-hajnit, Berishes e Co. per te cdemtuar pasurine e popullit ! Kjo eshte rruga ,ndersa
    rruget e tjera jane perralla e demagogji, per t’i hedhur popullit hi syve ! Po pyetja behet a i ha me populli
    shqiptare mashtrimet e qeveritareve ….. !!

  17. Dashi i Vezikos says:

    Feniks, na ke llahtarise me komentin tend. Dmth mielli
    me te cilen behet buka es hte nga drithera per tagji kafshes
    h dhe kancerogjene? Panariti veterinaro debil do na shpetoje
    nga kjo stihi? Ruana zot. Atij jepi ca pare dhe mbaro pune
    si te kesh qejf. Sos!

  18. ela says:

    po pse o shqiptare vrisni njeri tjetrin ? dilni e vrisni ndonje nga keta plera e te shikoni si ndryshoni ju e ku futen keta minj

  19. Elio Gora says:

    Une kam respekt per z.Klosi si pedagog e si njeri,por perse duhet te ndodhe ky fenomen,qe per gjithshka qe ndodh ne Shqiperi,do te meret prononcimi i tij.Eshte bere njelloj si Artan Hoxha qe per pak desh u be president.Eshte bere bajat neper studiot e televizioneve duke u dhene mend me pordhet e tij te gjithe miletit dhe per gjithshka.Eshte e vertete se si njeri i lexuar,duke ndjekur rrjedhen logjike,mund te japesh nje mendim te pergjithshem edhe pse nuk e njeh fushen per te cilen diskutohet.Por une mendoj fare mire mund te thirret ne studio nje person qe eshte specialist per fushen qe diskutohet.Mund te ndodhe qe specialisti te mos jete aq orator sa Tani(per pak president),por me vetem disa fraza mund te thote ate qe duhet sepse e njeh fenomenin,eshte mare me fenomenin.Kush nuk diskutoi ne rastin e mbetjeve kimike,soj e sorollop,por specialistet edhe ne rastet kur ftoheshin ne studio,degjoheshin nen surdine,sepse oratoret “specialiste” te mbysnin me pathosin e tyre.

  20. the economist says:

    Manipulimi i fjaleve te çdokujt qenka specialiteti i kesaj gazete servile e propagandes se atij qe paguan me shume.(Ne asnje pjese te deklaratave te zotit Klosi nuk gjej kerkesen e tij per doreheqjene Fullanit e per me teper thekson qe incidente te tilla mund te ndodhin kudo ne istitucionet shqipetare)
    Sulmet e ashpra dhe interpretimet subjektive te çdo fjale lidhur me ndodhine ne Banken e Shqiperise tregojne edhe njehere anshmerine per arsye perfitimesh personale te gazetareve te kesaj gazete.
    Oculos habent et non videbunt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje