Dhuna në Kuvend/PD: Heshtja e Ramës e bën më të gjallë dëshminë e alencës kriminale

10 Gusht 2014, 13:48Politika TEMA

“Kryeministri Edi Rama po thyen edhe rekordin personal të papërgjegjshmërisë duke hyrë në ditën e 31-të të heshtjes, pas vërtetimit me fakte e prova të inkriminimit që i ka bërë parlamentit”.

Kështu thuhet në një deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike, e cila prej 1 muaji i kërkon Kreut të Qeverisë të reagojë pas dhunës së Kuvend ndaj deputetit Genti Strazimiri.

Sipas partisë më të madhe opozitare, opinioni publik, mbarë qytetarët mësuan me anë të dokumentave se Edi Rama i dha mandatin dhe imunitetin e deputetit, të dënuarit për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi.

“Një akt i paprecedent në 23 vitet e demokracisë sonë, për të cilin Edi Rama heshti ditën kur gjithë shqiptarët u tronditën nga dosja kriminale e Arben Ndokës, dhe hesht edhe sot e kësaj dite. Që rilindja e Edi Ramës ishte një ngjizje e aleancës me krimin kjo është parë herët dhe është denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike. Por edhe pse është themeluesi i kësaj aleance, qytetarët sërish prisnin që Edi Rama të reagonte pasi faktet e rënda dolën në dritë. Siç do të kishte reaguar çdo kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s. Por Edi Rama hesht e bën të paditurin. Mosdhënia e llogarisë dhe papërgjegjshmëria janë tiparet kryesore të këtij kryeministri. Heshtja e tij 31 ditore pas sulmit ndaj opozitës në parlament prej instrumentave të dhunës, banditë që ai i ka dhënë karrike në kuvend, nuk ndihmon aspak në harresën e burimit të tensionit të skajshëm , përkundrazi e bën më të gjallë dëshminë e aleacës kriminale të Edi Ramës dhe pasojat që kjo ka sjelle në kulmimin e krizës politike në vend”, theksohet në deklaratën e PD.

 

4 komente në “Dhuna në Kuvend/PD: Heshtja e Ramës e bën më të gjallë dëshminë e alencës kriminale”

  1. A E KINI VENDOSUR KALENDARIN DHE OREN TE PARLAMENTI MEQENSE ESHTE EDHE PERBALL KRYEMINISTRISE ? Vendoseni ,vendoseni se mos harroni ditet……

  2. Vunoi says:

    Flet Rama po ta kerkoje populli;si me armet kimike.
    Kendojne te gjithe Berishat,Metat,Fullanet
    Po duhet ndergjegjia kombetare te reagoj per drejtesine.

  3. qytetar says:

    Ju vetem me nje brime i bieni fyellit !!!
    Kerkoni me cdo kusht te shperdani vemendjen e publikut.
    Rama po hesht per ceshtje me madhore ,ju thoni dhuna ne kuvend.
    Ju jeni te gjithe per tu perplasur koke me koke .

  4. shqiptari says:

    Taktikat e Saliut per te shpetuar Fullanin dhe veten. Mire qe nuk merret me vjedhjen e bankes (se eshte I zhytur ne mut deri ne gryke) por ben edhe diversione te pamoralshme. Politike kurve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje