Identifikohet autori i vrasjes në Vlorë/ Dëshmitarët: U zunë teksa pinin dhe luanin... tavëll

11 Gusht 2014, 09:57Politika TEMA

Policia e Vlorës thotë se ka identifikuar autorin e vrasjës së djeshme në këtë qytet.

A.M, i shpallur në kërkim, është autor i vrasjes së Endi Yzeiraj, 28 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Lef Sallata.

Mësohet se viktima dhe autori ishin miq të hershëm.

Por duket se ka qenë një lojë tavëll ajo që ka nxehur gjakrat në këto ditë të nxehta në Vlorë.

Dëshmitarët thonë se autori dhe viktima ishin në lokalin e lagjes bashkë me disa miq, duke pirë dhe duke luajtur tavëll.

Por në një moment A.M nuk ka duruar dhe është nxehur.

Ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me një plumb të vetëm mikun e tij.

Por kjo goditje ka qenë fatale për Yzeirin, që gjeti vdekjen mas pak minutash.

 

11 komente në “Identifikohet autori i vrasjes në Vlorë/ Dëshmitarët: U zunë teksa pinin dhe luanin… tavëll”

  1. maloku lozonjar incestual says:

    malokeria = qeneria

  2. asllani says:

    Paska shku mors…

  3. Une says:

    Mos u merzit se policia do te kap. Keto vrasje kapen shpesh sepse nuk
    nuk jane vrasje bankieresh gjykatesish apo bisnesmenesh. Do kapesh dhe ti dhe do kesh ne dispozicionin
    tend rreth 20 vjete per te mesuar tavell. Ke vetem nje fitim nga kjo histori kur te dalesh nga burgu do jesh
    nje gjysh qe di te luaj tavell.

  4. United Kingdom says:

    Pu pu pu pu nxori pistoleten dhe e vrau thote!

    Po mire o njerez:- te tere me pistoleta ne brez jane ne shqiperi!

    Po policia c’fare bene? Pse nuk ushtron kontrolle 24/7/365! Apo neper lokale dhe lloto kush do rri thuaj!

    Police te digjenerum vetem ne shqiperi gjene.

    E kane mendjen kush e kush te ndaloj me shume makina qe ti rjepin shoferet nga leket se per gje tjeter nuk i ke jo!

    Kurre mos u beft ai vend i mallkuar.

    1. mirel says:

      mos u tremb se e rregulon Tahiri kete punen e pistoletave.
      tani qe e bene zap Lazaratin keta do I bejne zap te gjithe keta pinxhot me pistolete, po si tja beje policeve qe I ka gjysma kontrabandiste dhe gjysmen hajdute ordinere.

  5. frank says:

    Far west ,tek lagja LEF SALLATA te bejne sallate :)kujdes nga sherifat e rritur me sistemin e xhaxhi saliut se jane te gjithe shtepi pushke,o zot pse ju dhe duar dhe goje ketyre njerezve ,edhe majmunet jane me te zgjuar se majmunet e shqiperise qe per nje loje tavell vriten.llogaritni keta jane e ardhmja e atdheut.don dhe turizem zotni rama me njerez akoma majmune te eger.

  6. Klodjan elamazi says:

    Mirmengjes mirdita mirmbrema .nje dy tre a din te numerojn kto njerez apo deri ne tre nuk harrin me te numerojm te mendojm se ken te bejm me jet njerzish jo me jet kafshesh mjer ajo nènnnnn

  7. shefkia says:

    e paska fy rende me e mund tavell nuk durohet te rrinte gjithmon me kok ulur e pa dinjitet cubi hyri ne historija pavi hajrin kobures e trimnis u hap edhe nje drit shprese per drejtesin se kan mbetur pa pune

  8. Blendi says:

    Maloket e jugut jane me keq se maloket e veriut….hahahahahahaha

  9. elinor , says:

    Ndac qeshni e ndac qani por ky eshte shqipotari,

    ABC-ja e Mitrush Kutelit:

    “A
    – E njeh Zenelin?
    – Jo, nuk e njoh!
    – U bë për të vrarë. E do ta vras!
    – Si e qysh?
    – Dje më shkeli hijen!
    – Hijen tënde?
    – Timen! Ecja rrugës, në diell, kur më arriti Zeneli. Hija
    ime ishte aty poshtë. Ish e gjatë, sepse dielli perëndonte.
    E priste më dysh rrugën. Zeneli më dha tungjatjetën
    edhe ma shkeli hijen. Ç’të bëj?
    – Vraje!
    – E vrava.
    – Aferim! Pas pakëz, duke pirë duhan.
    – Fëmijë ka Zeneli?
    – Ka po janë të vegjël.
    – Vraji!
    – T’i vras?
    – Vraji se do rriten. Më mirë tani sesa më vonë.
    – Mirë thua; ke të drejtë. Do t’i vras! Do t’i shuaj! I ati më
    shkeli hijen. Kjo s’është pak!
    B
    – Dëgjove gjë?
    – Jo.
    – E vranë Todrin.
    – Ku?
    – Në mes të tregut.
    – Kishte faj?
    – Tani s’ka faj se është i vdekur, po atëherë kish.
    – Si e qysh?
    – Todri po shikonte një dru telefoni. Ish pak si i vrenjtur
    se s’kish me se të blinte bukë. Iu afrua një burrë me
    mustaqe, trim me fletë si çdo burrë me mustaqe, edhe i
    tha: – Bre qen!
    – E njihte burri me mustaqe Todrin?
    – Jo nuk e njihte. Por e vërteta: burri me mustaqe kish të
    drejtë. Bre qen! – i tha trimi me mustaqe: Bile i tha: Bre
    qen i qenit! Pse vështron me inat drunë e telefonit?
    – Më fal, se të pres fjalën: druri i telefonit mos ish i trimit
    me mustaqe?
    – Jo. Druri mund të ish i kujt të ish. A mund të mos ish
    asfare, mall pa zot si është malli i shtetit. Po sidoqoftë
    Todri e vështronte me inat drunë e telefonit.
    – Ndofta sepse kish barkun bosh…
    – Punë e tij. Bre qen, tha trimi, bre qen i qenit! Pse, bre,
    vështron me inat drunë e telefonit? Todri desh t’i
    përgjigjet, po trimi nuk e la: nxori koburen edhe e vrau. –
    Na, i tha, të të mësoj unë të shikosh me inat drunë e
    telefonit!
    – Kish të drejtë trimi.
    – Doemos, se po të mos kish nuk e vriste.
    C
    – S’po e shoh prej disa ditësh Zefin.
    – As e ke për të parë, Zefin e vranë.
    – Pse? Kush?
    – Fajin e kish Zefi.
    – Fol!
    – Nipi i të kunatit të vëllait të Zefit…
    – Nuk mora vesh. Edhe një herë, të lutem.
    – A ka një vëlla Zefi?
    – Ka.
    – Edhe ky a ka një kunat?
    – Ka.
    – Edhe kunati a ka një nip?
    – Ka.
    – Pra, nipi i të kunatit të vëllait të Zefit kish rënë në gjak
    me një shtëpi kreshnike kombëtare.
    – Vetë nipi?
    – Jo, shtëpia. Punë e vjetër, gjysh-stërgjysh, po ti e di se
    gjaku s’falet.
    – Jo! Po të falet, humb burrnia, ndera e trimnia.
    – Po, pra… E meqë shtëpia e të nipit të kunatit të vëllait
    të Zefit ish në gjak, erdhën edhe e vranë Zefin, sipas
    Kanunit të Lekë Dukagjinit, (ndjesë pastë!).
    – Në e vranë sipas Kanunit, bënë mirë. Iu rrittë ndera e
    trimnia e burrnia hasmit të shtëpisë të të nipit të kunatit
    të vëllait të Zefit. Më vjen keq për Zefin, se ish njeri me
    kulturë – pesë vjet në Torino, poet e shkrimtar… – po në
    qenka punë gjaku, shumë mirë që u vra! Duhet ruajtur
    ndera, trimnia e besnia e kreshnikia e fisit të racës
    arbënore. Duhet ruajtur përgjithmonë Kanuni i Lekë
    Dukagjinit (ndjesë pastë!) sidomos për punë ndere,
    trimnie, kreshnikie, besnikie. Pse ndryshe kombi i racës
    kombëtare ilire edhe pellazge kreshnike arbënore asht
    në rrezik me hupë. Dhe që të ketë qetësi të plotë
    Shkëlqesia e Tij Lekë Dukagjini që na la Kanunin, duhet
    medoemos t’i digjet shtëpia Zefit edhe t’i priten drurët e
    kopshtit kombëtar.
    – Eja të pimë nga dy-tri gota për shëndet të Lekë
    Dukagjinit (i rrofshin çunat!) e për nderën, trimninë,
    besnikinë e kreshnikinë mijëvjeçare që na nderon truallin
    tonë kombëtar e fisnik.
    – Eja të pimë po koburet t’ia dorëzojmë një miku, se kam
    frikë mos të shkel hijen, o mos shoh me inat ndonjë dru
    telefoni…
    Ç
    – Ore, thonë se ti e vrave Selmanë…
    – Unë, jo!
    – Po kush?
    – Dyfeku im!
    – Ky që ke në krahë?
    – Ja, ky! Pse s’ta mbush synë?!
    – Si jo. Dyfek të këtillë s’kam parë as në Turqi.
    – E ke mirë. Dyfek si të turkut s’ka në botë, se turku i
    punon me merak. Po ky imi është veç botës. Pandeha se
    s’të pëlqen…
    – Si u bë puna e Selmanit?
    – I qe shkrojtur ta vras unë, nga e shkrojtura nuk shpëton
    dot.
    – E ke hak. Që kur e polli e ëma, iu shkrojt në qitap: këtë
    çun do ta vras Ymeri me një dyfek turku. Po aman më
    thuaj si erdhi puna që e vrave?
    – Me një të shtënë e lashë thes. Erdhën edhe e ngritën
    në tabut.
    – Ti ku ishe?
    – Prapa ferrës.
    – Ai?
    – Shkonte rrugës.
    – Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bëri mirë që ra si
    thes. Të lumtë dora ty edhe dyfekut i lumtë çarku!
    Ymeri qeshi se iu kujtua thesi. Selmani ra menjëherë si
    një thes me misër pa pasur kohë t’i thotë: faleminderit
    se më vrave – si e do burrnia, kreshnikia e besa
    shqiptare. Po Ymeri zemërgjerë e shpirtluan, ia fali këtë
    të metë.
    – Shkaku i vrasjes?
    Fajtor ka qenë Selmani! Sepse Selmani ka një nip nga
    ana e mbesës. Nipi i mbesës së Selmanit ka një qen
    edhe ky qen qopek i ka lehur një herë mikut të të nipit të
    së mbesës së Ymerit. Miku iu qa të nipt, nipi iu qa
    mbesës, mbesa iu qa Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun
    dhe e vrau Selmanë…
    D
    Rrinte Suli me Sulën në hijen e një lisi kombëtar edhe
    përkëdhelnin dyfeqet kreshnike me nga një leckë vaj.
    Këtë e bënin për të kaluar kohën e për të shprehur
    dashurinë kreshnike për armët kreshnike.
    Dhe që të dy, si trima kombëtarë, e kishin ngjeshur
    mesin me kollanë e gjoksin me rripa. Kollanët ishin
    mbushur me paketa fishekë edhe varur kishin bomba të
    kuqe.
    Të tjerë fishekë e bomba kombëtare kishin nëpër xhepat
    kreshnikë.
    I foli Sula Sulës:
    – Ore, ti e ke të papërdorur dyfekun e as që di në shpon.
    – Kam zbrazur njëzet paketa. Qe kalamidhet!
    – Ke zbrazur në bosh, jo në plot…
    – Qysh në bosh? I kam rënë një zogu majë një lisi edhe e
    kam rrëzuar, i kam rënë një lepuri, i kam rënë një thiu të
    egër…
    – Të thashë se ti ke zbrazur bosh, më havadan. Ti s’hyn
    në rradhën e burrave. Hajt!
    – …
    – Ore, a ke zbrazur më njeri? Se atëhere i thonë plot. Je
    goxha burrë, e s’ke vrarë njeri!
    – Jo, njeri kurrë! Kur të më bjerë hasmi në pusi, do t’ia
    shkrep.
    – Prit gomar të mbijë bar!
    Fluturoi një zog kombëtar nga lisi kombëtar edhe hija e
    tij kreshnike shqiti për një grimë në truallin e fisit
    arbënor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si
    urdhëron Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!).
    I foli Sula Sulit:
    – Po ti sa herë e ke përdorur pushkën?
    – Dy! Një herë i rashë Zeqos edhe e lashë kapicë, në
    lëmë. Gjysmë herë kur plagosa Zyferë e gjysmë herë
    Stavron. Këto të dyja bëjnë një. E një e para: dy!
    U duk larg një si pikë e zezë që lëvizte në rrugë. I foli
    Sula Sulës:
    – Ja, shikon tutje, po vjen një njeri! Bjeri!
    – S’di cili është…
    – Çudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qënka
    shkrojtur t’i biesh ti me dyfek të ri. I erdh exheli. Apo s’ta
    mban?
    – I bie po mos merret vesh…
    – S’ka si merret vesh. Unë s’rrëfej!
    – Me besa-besë?
    – Me besa-besë e për kokën e dyfekut.
    – Atëherë t’i bie?
    – Bjeri!
    Në këtë kohë pika që lëvizte në rrugë ish madhuar se e
    shtynte exheli drejt pushkës kreshnike kombëtare.
    Sula ish i përulur prej Sulit se kish shtënë vetëm bosh.
    Turp i madh për një trim kombëtar e për një pushkë
    kreshnike të lyer me vaj!
    U shtri barkazi në mezhdë, i fjeti synë pushkës edhe i
    hoqi këmbëzën.
    Edhe pika lëvizëse nuk lëvizi më…
    Edhe Sula puthi çarkun e dyfekut kreshnik për provën e
    naltë…
    … Qanë e vajtuan në shtëpi. Shkulën flokët nëna e
    motrat e të vrarit. U kanos vëllai të marrë gjakun nga
    hasmi i vjetër i shtëpisë, po puna është se pushka
    kreshnike e Sulës nuk mbeti në turp kombëtar.
    Edhe Suli e mbajti fjalën e nuk e tradhtoi Sulën…
    DH
    Vasili me Veselin ishin shokë. Shokë që në vogëli –
    ngrohur më një diell, lagur më një ujë. Pastaj erdh puna
    që Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Që të dy
    ia dhanë flakë më flakë, si trima të ndjerë që na
    nderojnë vendin e kombin kombëtar kreshnik.
    Puna rrodhi kësilloj:
    Vasili me Veselin rrinin në një hije edhe bisedonin. Aty
    pranë ish lumi. Pranë lumit një plep. Vasili tha:
    – Hajde plep, hajde, që të mbolli dora e Krishtit!
    Veseli tha:
    – E keq, or mik, e mbolli dora e Muhametit!
    – E Krishtit!
    – E Muhametit!
    E filluan si me të qeshur po doli e ngjeshur se sikush
    gojën e kish të tijën edhe me bukë e ushqente. Po
    përveç gojës, kishin edhe kobure në brez, si çdo shqiptar
    i vërtetë.
    – Plepin e mbolli Krishti!
    – Plepin e mbolli Muhameti!
    Pak-pak! koburet kreshnike, flakë më flakë!
    E që të dy u vranë!
    Njëri për plepin e Krishtit, tjetri për plepin e Muhametit…
    E
    Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani
    vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin…
    Puna rrodhi kësilloj:
    Rrinin që të gjithë edhe vështronin malet e larguar.
    I pari i tha të dytit (Selmani Selmanit):
    – Mali që përtej është më i lartë se ai tjetri.
    – Jo, e ke jangëllësh. Ai tjetri është më i lartë nga ai që
    përtej.
    – Jo, ti e ke keq!
    – Jo unë, po ti!
    Hynë në valle edhe të tjerë: dy Stefanë, një Hasan, një
    Mestan, një Kristan, një Vasil, një Halil…
    Si trima që ishin, e bënë fora edhe u vranë trimërisht në
    shesh të burrave. U ngritën pastaj edhe farefisi edhe i
    dogjën shtëpinë njëri-tjetrit.
    Dhe malet mbetën si ishin: male…”

  10. ilir says:

    ne kete vend nuk ka pasur asnjehere polici por policet jane mbrojtesit e hajduteve dhe kriminelave rastet jane pa fund si policet dhe hajdutet njesoj jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje