Ngjarja makabër në Elbasan/ Gjyshi i 4- vjeçarit: Nexhmija mori hak, i ka ngritur thikën edhe burrit të saj

11 Gusht 2014, 09:35Politika TEMA

Ish- vjehrri i Nexhmije Dushkut, 26- vjeçares që masakroi fëmijën 4- vjeçar rrëfen marrdhëniet me ish-nusen.

Sipas tij, martesa e të birit me Nexhmijen iu ka sjellë vetëm fatkeqësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Godolesh të Elbasanit.

Dushku, e divorcuar nga i shoqi, vrau djalin dhe tentoi vetëvrasjen.

Mehmet Murati thotë se kjo është një hakmarrje e Nexhmijes, e cila edhe kur u nda nga i shoqi, nuk ua sillte kurrë nipin për ta parë.

“Tre vite më parë ata u ndanë sepse kishin mosmarrëveshje të mëdha mes tyre, por edhe ish- nusja me ne. Vendosën të ndaheshin, dhe djalin, Kleomarin, ne kishim të drejtë ta shihnim një herë në javë. Por prej dy vitesh nuk e kemi parë me sy nipin. Tani nuk e di a do e shohim të vdekur”, shprehet për Panoramën Mehmet Murati.

Ai tregon edhe episode që kanë rrezikuar jetën e të birit.

“Kishte raste që Nexhmija ishte shumë e acaruar. Ajo herë pas here kërcënonte me thikë në dorë. Kështu ka bërë edhe me tim bir, Altinin, por falë Zotit nuk i ndodhi gjë atij. Përgjatë dy viteve martesë të djalit me nusen unë jam përpjekur gjithnjë të merrem vesh me babain e saj, madje jam detyruar ta kthej nga Greqia. Ai i fliste gjithnjë, por Nexhmija sërish niste debatet me familjen”, tregon ish- vjehrri.

Ai rrëfen se i biri është në Angli pa dokumente, por nëse familjarët e Nexhmijes do të pranojnë, gjyshërit do të marrin pjesë në varrim.

Sipas policisë, krimi ka ndodhur si shkak i depresionit të 26- vjeçares.

5 komente në “Ngjarja makabër në Elbasan/ Gjyshi i 4- vjeçarit: Nexhmija mori hak, i ka ngritur thikën edhe burrit të saj”

  1. ??? says:

    fillimisht mendova se eshte nexhmija e enverit,por tani u qetesova ?

  2. The Great appear Great because we are on our knees, let us rise! says:

    Bredhin me neper bote me vegla ne dore dhe martohen me “ndonje” shqiptare qe te kujdeset per pleqte. Problem!

  3. shefkia says:

    jo jo eshte nexhmia e salihit se e para vetem kafe pat ba dam edhe qe se vrau ramizin por kjo e dyta nuk ka te sosur ajo krihet e na vritem

  4. gledis says:

    Martohen shqiptaret e lene nusen me babane dhe ikin ne emigracion bejne atje jeten qe u pelqen dhe u dergojne nga nje kore buke grave dhe femijeve qe lene mbrapa pa pike pergjegjesie.Gruaja iken nga shtepia e prinderve per hir te dashurise qe ka per njeriun e zemres dhe ky na tregon qe nuk shkonte mire me vjehrren dhe me vjehrrin.Pastaj grate e stresuara lajthisin nga mendja dhe vrasin vjehrrat shpirtkeqe dhe femijet e tyre,ose zene ndonje dashnor qe te shtyjne ditet.Ej nuk jemi ne mesjete o njerez ,e lini ore rinine te jetoje si te doje mos ja nxini jeten dhe pastaj hiqeni si i bukuri shejtan te persekutuar dhe te pafajshem.Katandiset nena e re qe vret femijen dhe veten dhe ju e quani veten te pafajshem,popull i trashe!!!E kuptoni cdo te thote qe nje nene te vrasi femijen o milet,do te thote qe ka qene ne depresion ekstrem dhe te pa kuptuar prej injoranteve qe e rrethojne.Nuk ka nene normale ne bote qe te beje nje krim te tille,nena jep jeten per femijen e saj qofte ajo dhe gruaja me e rendomte mbi dhe ,kurse baballaret jane thjesht injeksioni i nje nate qejfi,se pastaj thyejne qafen dhe nuk duan tja dine per krijesat e tyre.QE NJE BURRE TE QUHET BURRE DUHET PIKSEPARI TE MBROJE GRUAN DHE FEMIJET E TIJ E JO TI LERE NE MESHIRE TE FATIT,JU MENDONI SE BURRE TE BEJNE VEGLAT,JO MOR JO BURRE TE BEN PERSONALITETI DHE MARRJA E PERGJEGJESIVE,NATYRA TE BEN THJESHT MASHKULL.

  5. mirel says:

    Shtaza do cuar te luftoje mjekerroshet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje