Geri Kokalari: Ja si e kam njohur Fullanin. Kriza e BSH-së, momenti që Rama të fillojë seriozisht antikorrupsionin

11 Gusht 2014, 14:58Politika TEMA

Teksti i mëposhtëm është mesazh i shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari dërguar një miku gazetar në Tiranë, me lejen për ta publikuar nëse e shihte të nevojshme.

Për herë të parë e kam takuar Fullanin si pasojë e takimeve të mia në Bankën e Shqipërisë në vitin 1996.

Nga bisedat e shkurtra me të, përshtypja ime e parë dhe e qëndrueshme deri sot, ishte se kisha takuar një gomar arrogant, pompoz, ngjitës, tejet joprofesional.

Sinqerisht, nuk mendoj se krimi më i madh ku është përfshirë BSH është vjedhja e disa milionë dollarëve.

Por shpresoj se kjo do të shfrytëzohet si katalizator për të detyruar dorëheqjen e këtij rrëshiqi me ajër, dhe ndërmarrjen e hetimeve për BSH-në dhe krejt sistemin bankar shqiptar.

Në mendimin tim, krimi më i madh në BSH ndodhi kur Berisha, Meta dhe zonja Fullani konspiruan për të emëruar Fullanin si guvernator i BSH, në këmbim të pastrimit të Metës nga akuzat e rryshfetit.  

Prandaj, unë kam dy sugjerime.

E para, Berisha dhe Basha duhet të mbyllin gojën kur akuzojnë për korrupsion, sepse ky është rast klasik kur korbi-korbit i thotë “sa i zi që je” dhe flasin autorët e akteve më të rënda korruptive që Shqipëria ka parë.

Së dyti, Rama duhet ta shfrytëzojë këtë krizë, për të nisur luftën e vërtetë kundër korrupsionit që premtoi gjatë fushatës elektorale, dhe të caktojë menjëherë një prokuror special për të filluar ndjekjen ligjore të të gjitha akteve kriminale të kryera nga anëtarë të regjimit të Berishës, qoftë dhe nëse hetimet mbërrijnë mes anëtarëve të koalicionit të tij.

Një fillim mund të ishte edhe mashtrimi bankar që u krye në bashkëpunim me qeverinë Berisha, duke përzgjedhur Rezart Taçin si fitues i tenderit të Albpetrolit.

Nuk ka pasur kurrë ndonjë garanci parash nga American Chartered Bank, e megjithatë duke e ditur, qeveria e përdori garancinë fantazmë në tentativë për t’i zhvatur vendit një prej aseteve më të mëdha shtetërore.  

Rama ka patur mjaftueshëm kohë në dispozicion si kryeministër, dhe tashmë duhet më në fund t’u japë shqiptarëve atë për çka e votuan më 23 qershor 2013: Më pak fjalë, më shumë vepra!”

 

http://respublica.al/artikuj/2014/08/11/gkokalari-ja-si-e-kam-njohur-fullanin-kriza-e-bsh-se-momenti-qe-rama-te-filloje

72 komente në “Geri Kokalari: Ja si e kam njohur Fullanin. Kriza e BSH-së, momenti që Rama të fillojë seriozisht antikorrupsionin”

  1. - homeri- says:

    – ja ky eshte nje prononcim pateriotik … qe shteti yne ti jap goditje reale kurrupsionit te kaluar dhe te jete si mesim per kedo qe bene korrupsion

    1. Emmi says:

      Gomar,arrogant, pompoz, ngjites, tejet joprofesional… shueme e vertete!! Dhe pa e takuar fare,qe ne pamje e tregon qe eshte i tille dhe keni plotesisht te drejte.

    2. Devolliu says:

      Ky Kokalari ka 1000 herë të drejtë kur thotë se duhet të gjykohen të gjitha aktet kriminale të qeveritarëve të Rregjimit të Berishës.
      Mirpo këtu çështja komplikohet pasi Koalicioni i sotëm Qeveritar përbëhet nga gjysma e qeveritarëve të kriminelit Berisha, madje nga më të inkriminuarit e atij rregjimi, duke filluar që nga Like Floriri, hajduti me çizme e me bllok në dorë. E përderi sa Likja është Kryetar Kuvendi, ai nuk lejon të preket as Saliu që e shpëtoi nga burgu, por as gitërat, xenërat, gjinërat e tërë fullanërat e atij rregjimi kriminal.

    3. Zombi says:

      Pershendetje z.Kokalari,
      Ka 23 vjet qe u nderrua sistemi ne Shqiperi dhe per fatin tone te keq, populli shqiptar vazhdon te udhehiqet nga nje klase bastarde pjelle e komunizmit dhe qe e ka kthyer Shqiperine tamam si nje gjah qe shqyhet nga egersirat. Popullit shqiptar po i rrenohen dhe ato pak vlera qe i mbeten nga rregjimi i kaluar, po edukohet nje brez i ri pa ndjenje atdhetare duke ju ngulitur kultura e vjedhjes si ato qe bejne Fullhanet, Saljanet dhe Ilirhanet. Nuk ndodh ne asnje vend te botes ku FBI percakton autenticitetin e videos ku tregohet ILIRHANJA me bllok ne dore duke kerkuar 700 mije euro, dhe ky bastard zgjidhet kryetar parlamenti. Shiko parlamentaret e Shqiperise se cfare injorantesh dhe ordinere jane. Popullit shqiptare i ka hipur e keqja ne zverk dhe nu eshte ne gjendje ta largoje ate. Evetmja shprese qe ngelet per Shqiperine dhe shqiptaret. eshte klasa politike dhe njerezit intelekyual qe jane ne emigracion. Ju dhe vetem ju mund ta shpetoni Shqiperine.

    4. Fashion Girl says:

      thuhet qe nga kjo vjedhje e ka marre nje dore te mire edhe Sala vete, sa e vertete eshte nuk e dime
      http://bit.do/kush-i-mori-parate-e-vjedhura-te-bankes

  2. Pelasgian says:

    rama e ka menjen te boja …

    1. Sulo says:

      Berishen qe e pame dje ne vilen superluksoze ne gjirin e Lalzit(ndonese kish thene qe s”kam ),eshte komshi me zoteruesin e viles superluxoze,shokun Like floriri,prandaj dhe berisha+Braho ,mbrojne Fullin!!

  3. qytetar says:

    mire e ke ti o Gerti por kujt ja kerkon, rama eshte vetem korb dhe si i till smund tu thoj atyre sa te zinje jane! Nese e doni kete vend ejani prej amerike, merrni edhe shqiptare te tjere si Shenasi rama dhe krijoni nje levizje qytetare, ndryshe kot flisni!

    1. fshatari says:

      Qyqeqar ta mbeshtes

      1. qytetar says:

        çke more fshatare apo te shava baben, ske faj ju per edin … ndersa baben e lini pa buke, sa te kemi fshatar si puna jote sben hajer ai vend!

    2. Guri i largum says:

      E vetmja zgjidhje.

  4. geni says:

    shum drejt e keni then. kjo lidhje treshe Meta-Berisha Fullani eshte koka e korupsionit,antiligjit,dhe pengesa kryesore per ecjen perpara dhe njekohesisht shkopi ne rrote per Ramen.
    duhen prokurore dhe gjykates Kineze (per 5 vjet) per te vene drejtesi ne Shqiperi.

  5. Delli USA says:

    Dilema eshte,te jesh a te mos jesh kryeminister,me Meten ne koalicion I ke duret lidhur per te luftuar korrupsionin,pa Meten duhet te dorezosh celsat dhe te kthehemi perseri tek dyshja Berisha-Meta.Hall me burre dhe hall pa burre,hall te mos martohesh kurre.E pat Brahon e Likes sot, doli dhe mbrojti hapur Fullanin dhe kerkoj doreheqjen e keshillit,a thua se drejtori nuk eshte dhe njekohesisht kryetar I ketij keshilli.Rama po operon ne kushte te veshtira,i takon shqiptareve qe LSI-in e korruptuar te mos e bejne factor qeverises

  6. Shelegura says:

    kjo eshte vendosja e pikes mbi i
    ne tegjitha shkrimet e geri kokolari e ka thene mendimin si nje akademik i nivelit amerikan luaj nga plogeshtia edi rama

  7. Mira says:

    Po Geri,fajtori kryesor eshte drejtuesi,paaftesia e tij ,por duket hapur,qe ka abuzuar shume si gurvenator,duhet te shkoje ne burg,se perdryshe nuk ka ma shprese per kete vend.Mjaft me fjale duam vepra….

  8. Lana says:

    Nga BSH duhet te iken te gjithe dhe zevendesohen me te tjere qe nga Guvernatori e deri te polici qe rri te dera. Duhet te kete ligj kundra nepotizmit ne banke e kudo, kush e shkel ne burg ndryshe hajdutet nuk ndalen ketu.

  9. MOKO says:

    Geri,Geri,akoma se ke mare vesh,se Rama ka mbetur kukull ne qeveri? Akoma se ke kuptuar se kush drejton shtetin shqiptar? Akoma nuk po vijne te dhenat se grabitja,korupsioni,nepotizmi drejtohen nga LSI dhe Edi nuk hap dot gojen? A ke degjuar ndonje lajm se Edi ishte ne takim me forcen e tij politike ne Durres,Kukes,Shkodet,Tirane….apo diku tjeter? Nuk shkon dot se i mashtroi,u tall,me elektoratin etij dhe sot drejton edhe PS Ilir Meta….Mer pak informacion e shkruaj ndryshe neser…mire Geri….?

    1. kaposh says:

      rama i ka duar e kembe te lidhura shume fotr se le likja i floririt se e ka bllokun ne dore mban shenim shumat qe do grumbulloje ne keta kater vjet SHQIPTARE MOS JEPNI VOTE PER LIKEN AI ESHTE KOKA E VJEDHJEVE SHTETERORE NE VEND LARGOJENI KETE TE KEQE KETE CIBAN NGA POLITIKA Geri mblidh shoke ajde ne atdhe fillo nje levizje te re sa shqiperia keshtu do vazhdoje me keta njerez te pa ngopur dhe duar lidhur

  10. andromeda says:

    Rama karaboja, si duket s’ka për të bërë gjë. Puna e këtij asht parë me vakt. Ky o s’ka këllqe për të qeverisur si duhet, o asht i përlyer me oligarkët e zinj.Epo të kesh shumicën e cilësuar në parlament e të mos bësh asgjë për të mposhtur zullumqarët e këtij vendi me luftën parlamentare, me amendamentet ligjore, me abrogime të kushtetutës dhe në fund me referendume kjo tregon paaftësi. Kemi humbur besimin tek kjo rilindje e bujshme e Edi piktorit dhe kemi një neveri të plotë për tërë klasën politike shqiptare. Duhet një shndërrim total që të bëhet diçka dhe të rikthehet besimi se Shqipëria mund dhe të bëhet. Deri tani është e zhbërë dhe shkon drejt greminës.

  11. bo bo says:

    Te lumte Geri Kokalari!Ky eshte nje qendrim i sinqerte,realist e patriotik.Rama duhet te veproje pa medyshje,vonesa ka probleme te tjera dhe insinuata jo te kendshme per shqiperine.Fakti se po e mbron “kupola e politikes” nuk eshte pa gje.Keta po e rrjepin kete popull dhe po ja kthejne lekuren seprapthi.Tani eshte koha e proves e proves se zjarrit!

  12. Billy1 says:

    Bravo! Mashtrimi i madh financiar, ai sikur gjoja Rezart Taci, kishte depozituar nje garanci bankare prej tetedhjet milion euro ne nje banke amerikane, per te fituar tenderin e Alpetrol. Qeveria Berisha e dinte qe TACI nuk kishte kokerr leku, as si garanci bankare as per te blere kompanine. Mashtroi totalisht.
    Por me e keqja eshte se nje vit me pas duket se qeveria Rama e harroi kete mashtrim. Askush nuk e permend. Nga prokuroria mos prisni qe ta permende.

  13. muuuu says:

    O zot si mundeni ti besoni Rames ,kur dihet qe ky eshte lidhur me mafiozin,
    Hajdutin me te madh Meten ,si mundet te luftoje Rama korrupsionin qe i ka rrenjet tek Meta dhe Berisha ????????? Rama eshte vetem nje mashtrues ,i
    Cili e ka pranuar koalicionin per veten e tij ,vetem per tu bere Kryeminister dhe pa Meten nuk funksionon asgje ,prandaj per hire te karriges se tij te shtrenjte ,ai rrin sus para mafies qe komandohet nga
    Plaku Berisha prej Vicidoli dhe Ilir floriri qe mban ekulibrin sa majtas dhe djathtas. Vetem keta qe merren me politike jane bosat e Shqiperise
    ndersa populli eshte vasali i tyre,qe din vetem te mashtrohet dhe kurre
    nuk ze mend .

    1. Adrimi says:

      O Muuu, po te ishin njerzit si ti nuk do Ishim ne kete gjendje, Na ka zene keq.

  14. Gert Lena says:

    S’i heq presjen ketij njeriu! Per njerez si Geri ka nevoje Shqiperia!
    Gert Lena, Suedi

  15. sandri says:

    Fatkeqesisht o zoti Geri keta lloj gomeresh te pafytyre e kane marre ne krye ate vend. Keta llloj tip grekesh qe jane femijet e tipit shokut Maqo Taqo dhe Jani. Edi Rames i ka hyp frika nga Mafia.

  16. bledi says:

    banka e shqiperise i ben thirje punonjesve qe te mprehin shqisat.

    ne kete mes shqisat duhet ti mpreh Edi Rama.
    Rama eshte i vetmi qe ka nevoj per shqisat aktive se po afrojne zgjedhjet per 8 muaj.

    qytetaret e thjeshte edhe pa shqisa fare e kane kuptuar
    qe Fullani me drejtoret e tij kane vjedhur ne disa menyra popullin shqiptar,
    per qindra miliona euro- ne vit.

    nje pjese e kane perdorur per qejf dhe nje pjese per te doravitur politiken.

    shqisat duhet ti thone Rames qe duhet te fus peshqit e medhenj ne burg,
    njerezit nuk e hane kur burgjet mbushen me cironka.

    suksese Edo.
    qytetaret shpresojne qe je duke lexuar dhe mund te reflektosh.

  17. DORI says:

    JA KU DOLI E VERTETA BERISHA META PO VJEDHIN SHQIPERINEEEEEEEEEEE!!!!!!!!!!!!!!

  18. DORI says:

    P.S METEN RAMES JA KA BERE “PESHQESH” KLANET PERENDIMORE QE DUAN TE KOMANDOJNE SHQIPERINE SA HERE U DO B………A…..!!!!!

  19. bledi says:

    Edo kete te kishe marre keshilltar jo Faten.

  20. emiilio says:

    O Geri me vjen keq qe nuk arritur ta njohesh Sadik Llullen. Nje njeri injorant pijanec ordiner nje pasha BLU sic rendom kane filluar ti qujne keta hajdutet e Berishes,posedues i qindra ha toke ne portoromano dhe menagjues i miliona erove nga shitja enje pjese te konsiderueshme te kesaj toke.

  21. Meri says:

    Z. Geri , Percaktimi Juaj eshte i sakt Fullani eshte thjesht nje gomar. Keshtu duhej qe te pasuroheshin dhe te pasurohen.
    Edhe nga Rama nuk mund te pritet asnje ndryshim. Cdo shqiptar i merguar qe ka shkuar keto kohe ne Shqiperi jane befasuar qe situata koruptive eshte me e lart se sa ka qen.
    Institucinet te emeruar me lidhje miqsh dhe fisnore pa kualifikimn e nevojshem. Konstatimi vjen nga komunikimi me kete personel.

  22. ALbani says:

    Kryeministri Rama eshte ne gjume te thelle (comma)nga dehja qe i dha fitorja, eshte frikacak qe se ka shoqin, ka nje mine me sahat ne koalicion (ILIRIN E VIDIOS)qe kur te doje ai e prish koalicionin dhe hidhet tek preheri i Gogolit-Berishe,per te cilin sic tha ne parlament ka debulese.Pra de jure eshte me Ramen dhe de facto eshte me Berishen(KUPTOHET PER GJERA TE LIGA)….dhe ne presim ramen te beje drejtesi…..kjo ishte nje rrene qe e hengren Shqiptaret SIC E KANE HENGER PERHERE.!!!!!

  23. tolo says:

    Qe Fullani eshte nje gomar, injorant, joprofesionale, nuk e di vetem ti zoti Geri,por e dine qe te gjithe ata qe ne jete e kane njohur Fullanin.
    Fullanin e njohim ne ish shoket e tij ne fakultet ku Fullani mbaroi per kontabilitet univeritetin 3 vjeçare, me nota jo te mira.Fullanin e njeh dhe politika si Nano, Berisha dhe Meta.
    Dhe pse ish joprofesionale,injorante,fudulle dhe gomare ata politikane e vune ne ate poste per te vjedhur Fullani por pjesen me te madhe e kane mare shefat e tij te siperpermendur jo me kote po e mbrojne Berisha direkte ,Meta nepermjet Brahos.
    Fullani eshte nje gomare por shkelmat ja jep popullit dhe punon per vete dhe shefat e tij.
    Po Rama a ka ngjyer gje? Kjo do kuptohet ne muajt e ardhshem.

  24. bledi says:

    per ke thua po bien kembanat.

    normalisht per ata qe kane vesh,

    Rama duhet te kete vesh ose e hengri.

    njerezit jane duke luajtur shah.

  25. Populli says:

    I dashur Geri,
    Shqiperia ra, qekur piktori kryeminister vrapoi neper nate per te kollofitur ngjalat ne Gjirin e Lalsit.

    Ai zgerdhihet me ropatjen e popullit per pak dinjitet, nga karigja kryeministrore,pasi e ka nenshkruar qe ate Nate the kobshme krimin Berish-Meta-znj Fulani.

    Faleminderit!

  26. Tironsi says:

    Gjithmone Z.Geri Kokalari deshmon patriotizmin e tij ne cdo fushe.Ne kete rast sygjerimi i tij eshte per tu marre menjehere ne konsiderate.Po shihet ashiqare se LSI po mundohet te mbroje Full-Hajnin, ,jo vetem per nderet reciproke por dhe per aferat e shumta te pista , po nje frike me e madhe eshte dhe zgjerimi i Hetimit dhe per Vjedhjen e Arit te Thesarit…..Me nje fjale do te dalin shume te palara.

  27. Spiro Duka says:

    Ky eshte fundi,Edi Rama nese e eshte me te vertet i ndershem dhe e ndjen veten te pa fuqishem per te bere qe premtoi duhet te therras zgjedhje te reja ku tju kerkoj shqiptareve votebesim per te qeverisur vetem(50% + 1)pa LSI.Nese shqiptaret nuk i pergjigjen te me vote te rrine ulinkurrizin dhe te marin udhet e botes.

  28. drejtesia says:

    z,Geri, jeni ne kohen e duhuir e jepni direktiva ,por ke fuqi ne USA sepse sa;i antishqiptari eshte me keq se ISIS ne Irak…kerkojme ndihme nga USA sepse po sot ne kete gazete z.S.Braho tha : nuk ka shkelje penale nga Fullani ,e ja se si jam pergjegjur : Mbi deklaraten e sotme ne shtyp nga deputeti i LSI ek/i komisjonit te sigurise kombetare ne parlamentin shqiptare z.Sportak Braho ..se Fullani ligjerisht nuk ka kryer vepren penale e ska pse te dorehiqet,tek gazeta e perditshme e pavarur .. Tema date 11.08.2014 z.Spartak Braho,ne deklaraten qe keni botuar ju them publikisht se:
    Per Jurispodencen qe mbani, nuk shoh e lexoj legjishmeri..por z.Braho, shpreheni se eshte cenuar siguria financiare e vendit, kjo e drejte 100%,por z.deputet qe perfaqesoni ,LSI ,ju personalisht ju kujtoje se keni bere padrejtesisht dy mbrojtje antiligjore.qe jua kujtoj mbare shqiptareve..si:
    1.- Keni mbrotur ne gjykaten e larte, me gjyqetare Arjana Fullani, gjykimin e ceshtjes se vidios se hajnise 700,000 euro,qe beri shkak protesten e 21 janarit dhe qe nga dora e Sali-lulkes mbeten te vrare 4 protestues ,qe keni nxjerre ,me “vendim gjykates se larte”te pafajshem kryetarin e partise tende z.Ilir Meten,sot me detyren e kryetarit te kuvendit??po,po sot qenka I ndershem.mbuluar me kete vendim ?
    2.-Po sot po merrni ne mbrojtje ‘”ligjitime” Fullhajnin, e shpreheni se nuk ka shkelje penale qe populli kerkon me firma mbare popullore doreheqjen e guvernatorit e tij =doreheqje nga ju pyes si popull ,o juve I diplomuar , jurist e deputet a keni sy me pa vepren e shkeljet penale-ligjore te Fullanit..?
    a) SHITJEN E BONOVE TE THESARIT ne popull me % te larte dhe parat nga kjo shitje ja dha sali antishqiptarit,ku ky i fundit ne rolin e e “pronarit” i jep Fullanit(bankes se shqiperise) ne pronesi ish/Hotel Dajtin…?e pse nuk keni sy te shikoni se si e ka katandisur,e kush do te pergjigjet para ligjit per kete gjendje mjerane te kesaj ndertese ne mes te bulevardit,apo do jete perseri full-hajni tjeter qe do pergjigjet.se duhet kthyer leket popullit.?.e pse jeni valle ne ate detyre me petkun e deputetit qe merrni ne mbrojtje nje kriminel,apo po e ktheni borxhin e haracit te pare (sqaruar ne piken nr.1)
    b) Si do reagoni qe parat e mbledhura nga shitja e bonove qe duhet nje dite t’ja ktheje popullit ky Full hajne,apo nuk e dini shkeljen ligjore te kesaj piramide me keq se ne vitin 1997,ku ligji denoj Sudet e Vefen etj …e Full-hajni s’ka shkelje”penale” e per rjedhoje nuk duhet te dorehiqet,,,mjeran per nje jurisht,nuk gjykoj moshen se deri cfare moshe duhet te jete deputet e mbi te gjitha kryetare i komisjonit parlamentare te sigure kombetare,kur e faktoni vete me siper qe eshte cenuar siguria financiare e vendit..? pyes a keshtu u thuhet popullit ?-qe ju nuk kryeni kete detyre se merrni me ligjin tend (sic e moret nga gjykata e larte nga gjyqtare Arjana Fullani,gruaja e guvernatorit)ne mbrojtje hajdutet te paaftet,ku nen drejtimin e ketij guvernatori eshte kryer vjedhja marramendese,apo nuk ju bene pershtypje se kete gje keni kryer keto 24 vjet ne pasurimin me shitje e plackitje..se nen kolicionin me saliun kete detyre keni klryer…apo jo,Ju mafja ne pushtet? E antiligj e antishqiptare?kur thoni ju keshtu po drejtesia ahere paska mbrotjen Tuaj nga pas,an ipse shkelet siguria financiare e vendit?
    c) Z.Spartake me vepren tuaj ja keni hequr diplomen po ,po vetvehtes Tuaj,titujt e veshjet e deputetit ne sherbim te antishqiptarizmit te dale hapur ne kete depunim tuajin,lexohen shume qarte nga populli, mjafton qe LSI ne mazhorance ,I kthen borxhin gjyqtares Arjana Fullanit,me mbrojtur burrin??
    Oh medet ,e mjere shqiptraret ke kane ne krye te komisjonit te sigurise kombetare,cenohet kjo siguri financiare e ju merrni ne mbrotje fullan hajdutin sikur nuk e njihni?
    Ju keshilloj uluni pak e beni analizen e punes se tij ,ne banken e shtetit shqiptare qe e keni kthyer ne sherbim te familjareve te pushtetit qe jane punesuar si ne kete banke edhe ne punen primare ne sherbim te agjenturave serbo ruse greke edhe pse shqiperia e shqiptaret po I shkaterroni.apo jo?
    Z.spartak, ju pyes me te drejte qe..-Po ta kryhesh kjo vjedhje ne ndonje institucion shteteror apo privat a nuk do kishte “shkelje penale” nje drejtore qe do ishte ne detyre i nje institucioni shtetror(idem si rasti i bankes ) a do ta ndiqni penalisht? Apo nuk do te kishte gruan gjyqtare ne gjykaten e larte, e ju pyes ,-valle a do ta therriste nen hetim prokororia, minimum do kerkonte qe:
    -si ka kuadruar gjendja monetare ne inventare ,pra ne thesat.cdo date 31. Dhjetor te fund viteve ?
    -ju pyes kur vjedhja e vete deklaruar paskesh 4 vite e Full hajn i mos te marri masa….?
    -kur vete I deklaruari ,para prokororise ,pra hajduti shprehet ,sipas deklarime ne media ,qe vjedhjen e ka kryer me leje te titullareve??? E kush na qenka titullari,kur ne krye te bankes,me ligje ,e theksok me ligje eshte Guvernatori,e ky nyk paska pergjegjesi ligjore e penale???
    d) Gaboheni rende z.Deputet,se me kujtoni,qe Juve me kete shkrim tregoni qe jeni antare te shtetit qe shkaterroj sali antishqiptari,shih hotel Dajtin e keshtu eshte katandisur tere vendi,duke qene juve mbrojtje te sigurise antikombetare,mallkim e mjerisht populli…shkurt sic U mbroteT tek gruaja e Fullanit,gjyqtarja Arjana Fullani,Ilir Meten ,ashtu po e mbron edhe Fullanin e hajnise …kete marveshje ju bene saliu ,Juve te L.S.I apo jo?–mjer vendi se nuk e paskishim dite qe sa shume antishqiptare qenkan ne ushtrine agjenturore ne sherbim te shkaterrimit,vjedhjes e plackitjes se vendit…besoj se shberblimi ne para i ketij avokati =do jete marramendes=euro apo dollare, nga banditet…
    Ahere ju lutem, merrni e kontrolloni pasurine e z.Spartak Braho, ju te Inspektoriatiti te larte te verifikimit te pasurise se sic genjen Saliu ,edhe keto te LSI genjene,kjo q eta lexoje Z,Sportak, e ta dije se populli e ka pare qe me perpara sa i pavlere eshte ky njeri…ne mbrojtje te hajduteve…mallkimi mbi kete bande kriminelesh..qe nuk paskesh qene veper penale nga Full-hajni….o antijurist,ti hiqet diploma e petku I deputetit,,sinqerisht vajton vendi e mbare populli….cfare deklarate bene nga kryetari I komisjonit te sigurise kombetare ne parlamentin shqiptare??????o Enver ,ngrihu vetem nje here…..je e vetmja arme ne mbrotje te popullit e ketij vendit….

  29. Mashtruesi says:

    Po mo Geri,ja tani direkt Rama do te nise luften kunder korrupsionit. Si fillim po ofron ne qeveri te pakorruptuarin Idrizi dhe me pas vazhdojne te tre bashke me Liken qe te na rrrrruajne Thesarin e c’te kete mbetur tjeter. Ti o Geri mire e ke po kujt i flet,ketu tek ne jane bere te gjithe hiena duke filluar me Ramen,Meten dhe te tere me radhe…..!

  30. Turp says:

    Kokalari ka shum te drejt. Rama duhe te tregohet trim dhe te filloje punen tamam sic ka filluar ne fusha te tjera…arsimi, lufta kunder Laz etj etj…

  31. sammy says:

    Korrupsion dhe vjedhje ka ne te gjitha institucionet .Problemi eshte se klasa politike nuk ka vullnet te beje gje.Rama ose duhet te luftoje i vetem dhe pa kompromise dhe neqoftese vendi shkon ne zgjedhje populli do ja jap voten 100% dhe ai do te fitoje pa koalicion.Kjo ndodh neqoftese ai vepron shpejt dhe nuk eshte rob i karrikes krye ministrore .Duhen levizje te fuqishme te shkathta >po nuk rrezikove Z.Rama nuk hyn dot ne histori vetem me boje dhe Lazaratin Emero nje FALKONE dhe ke per te pare se sa populli do te votoje per ju.

    1. toni nga BERATI says:

      vetem nje FALKONE na shpeton nga kjo gjendje

  32. arvaniti says:

    Vleresim me te drejte dhe me te sakte per personin Fullani nuk ka.Por dhe analize me te sakte se cfar duhet te beje Rama prap nuk ka

  33. salah says:

    Ariana Fullani është një gjykatës jashtëzakonisht kriminale, tërësisht i korruptuar me shumë skandale. Ligjet e di këtë grua, vetëm jo Fatmir Hajdari. në sistemin e Berisha, Meta dhe Gjin Gjon, Dhurato Bilo dhe kriminelëve të tjerë të drejtësisë

  34. amerikan says:

    Okay Geri e ke shkruajtur “I”-ne por te mungon pika … Je shume prane realitetit e ndoshta propozimi eshte zgjidhja me e mire e mundeshme edhe pse s’eshte me e mira per momentin por Rama nuk mund te dale jashte rrethit … Ai eshte tashme ne te njejtin stan qe nga koha e ngjales te Gjiri I Lalezit. Jam ne te nejten vale shqetesimi e percaktimi por Rama eshte I kapur dhe e ka te veshtire te behet lider i zgjidhjes se kesaj situate e per kete do te doja sincerisht nje ide nga ju z.Kokolari…KESHTU SIC DUKET SHQIPERIA JONE E SHTRENJTE PO SHKON POSHTE E ME POSHTE…

  35. Une jam, ti je. says:

    Meta ndjen rrezikun se mund ti zbulohen petet lakrorit dhe menjehere nxorri Brahon per te mbrojtur Fullanin. Geri i ka rene pikes dhe mesaduket ka informacion per cka ndodh ne Shqiperi. Pyetja tani shtrohet hapur dhe troc: Cduhet te bejne njerezit, zgjedhesit, p[ra populli per te permbysyr keta hajdute te pangopur? A ka njeri qe te na jape nje zgjidhje? Sepse, sic e dime te gjithe, kjo qeveri rrezohet vetem me vote. Votat ua dhame perpara nje viti per te na qeverisur ashtu si na premtuan. Rezultatin po e shohim cdo dite. Atehere c’duhet te bejme? Kjo eshte ceshtja.

  36. Kendveshtrim tjeter says:

    Plogeshtia e Rames,vjen nga uzurpimi i pushteteve nga Berisha,si dhe nga shpallja i “pa fajshem” i Fullanit nga xha Braho !
    Rama ka gabuar ne ndarjen e pushteteve brenda aleances,Parlamenti dhe gjyqesori, drejtohet nga forca trete politike,LSI-a !
    Presidencen
    KLD
    KLSH
    SHISH
    etj.
    Drejtohen nga Berisha.
    Rames i mbeten Bashkite.
    Pa reformen ne drejtesi kjo aleance dhe maxhorance,nuk e lufton dot korupsionin,krimin,vjedhjet,tjetersimet e pronave etj!

  37. kirurg says:

    Ne fakt, fjala e urte eshte: “Korbi korbit nuk ia nxjerr syte”…

  38. lilo says:

    Bravo – shume e qarte ……

  39. nramy says:

    Z. Kokalari.
    Ne shqiperi gomarit me perkedheli I themi hajvan.

  40. shpetimi says:

    Megjithese shkrimi i zotit Kokalari trajton shume probleme, te cilat jane teper te rendesishme, une po i referohem vetem fjalise se fundit, citoj :

    “Rama ka patur mjaftushem kohe ne dispozicion si Kryeminister, dhe tani ka ardhur momenti tu jape shqiptareve ate per cfar ata e votuan me 23 Qershor- Me pak fjale dhe me shume pune.”

    Ky konstatim eshte me se i vertete, gje per te cilen per hire te se vertetes, shqiptaret kane kohe qe kane filluar tu bien borijeve te alaramit te zhgenjimit.

    Zoti Rama duhet ta kuptoje mire qe kur zhurma per kete zhgenjim te pushoje, kjo nuk do te thote aspak se situata eshte permiresuar, por vetem se shqiptaret jane lodhur duke paralajmeruar se ne se kjo situate nuk ndryshon vota e tyre nuk do te jete perseri pro tij.

    Zoti Rama dhe njerezit e tij te besuar, duhet ta perceptojne drejt realitetin.

  41. Treviso says:

    Geri Kokolari dhe ne emigrantet e tjere e kemi inate Fullanin, prandaj kerkojme te beje dorheqje dhe te hetohet.

  42. Losar Vjerdha says:

    Po por Fullanit,sipas mediave po i del zot shoku Spartak Braho e kete te fundit e ka akuzuar per korrupsion vite me pare ish kryeministri, sh. Nano. C’ti themi kesaj. Edhe per keshillin drejtues sh. Braho kerkon te mos shkarkohen te gjithe por vetem tre. Hajde hajde.

  43. tomsojeri says:

    Z.Geri !Jeni gjithmon ne lartesin e patriotit dhe gjithmon keni mar pjes ne vlersimet tuaja pergjendjen aktuale te gjendjes ne Shqiperin e rrethuar nga mashtrus pas mashtrusish qe me shumftyrsin e tyre prej kameleoni keni mbetur i zhgenjyer per mbeshtetjen qe jukeni dhen atje ku jeni ! Ky popull po zhgenjehet vazhdimisht sepse sapo kan ardhur ne fuqi si Fatos muti dhe Sali krimineli kan ber te kunderten e premtimeve !Ate qe kan aritur esht shpartallimii plot i shtetit me ne krye drejtesin qe te gezojnvjedhjet e abuzimet e medhe ne kuriz te ktij populli te varfer ! Nuk di te spjegoj si kta hajdut mafjoz kan kaq sukses ne rugen qe ndjekin !Nuk dim akoma se cfer e pengon Edi Ramen te shpetoj Shqiperin nga ferri qe e futen kta gangstera per 24 vjet !
    Je nje patriot qe e ke then fjalen tende perher dhe je i nderuar dhe i respektuar per ter ata shqiptar qe e duan ndryshe SHqiperin ! Fatkeqesisht sado perpjekje dhe shkrime qe ju dhe te tjer si ju mundohen te hedhin drit per kte realitet te hidhur ,asgje nuk ndryshon !Po ata qe ishin, vazhdojn te jen dhe te pasurohen akoma dhe per fat te keq, kan mbeshtetjen e presidentit shqiptar, qe esht akoma me idiot se Fullhajni qe ke njohur !
    Z. Geri ,mbase kjo qe do them esht nje utopi femije qe mendon se yjet qe sheh naten ne qiell mundet ti zer ne doren e tij si xixellonjat ne nje fush ter arom pranvere ,por ska gje ,un do e them e le te me qesh kush te doj ! Cohu e hajde ne Shqiperi e behu ti konsulenti i aferm i kryeministrit qe shqiptaret e votuan ashtu ne menyr spektakolare !Do gjesh plot atdhedashes ,qe nga gazetar,intelektual e der te popull i thjesht e i varfer! Ka humbur durimi ,ka humbur besimi dhe kam lexuar ketu propozime edhe per protektorat si e vetmja rugdalje ! Saliu dhe banda e tij e kan percar Shqiperin dhe aty qendron forca e shpresa e tyre !Shqiperia esht mbushur me Fullhajner qe mbrojn njeri tjetri sepse ata i mbron cdrejtesia shqiptare e katandisur ne krye te ksaj bande !Hajde ,se je shqiptar patriot ,e thon qe Edi ka konsulent Toni Bler por zor se ai kupton shqiptaret, qe as gjuhen nuk ju njeh !
    Me fal per kte guxim ndofta prej te mari por thon qe i mbyturi nga floket e tij kerkon te shpetoj……….

  44. salhajvonic says:

    Ujqerit po bon gerdin kurse mileti albanistan thojn gjurmet gjurmet
    Tgjith e dijn kush jon ujqierit
    Kurse rama me rilindjen e tij jon bo mo keq se delet qi ta gzoj kte mandat se ene ai e din qi nk e ka tgjat

  45. King says:

    Geri kokalari respekt
    Kshu duhet shoqeria e mire e shendoshe flet hapur per interesat e popullit
    Edi rama eshte piktor I deshtuar thoshte sala pasi ai ka enderr vetem kryeministrin asgje tjeter
    I ka futur qeverise kodin e heshtjes se dalin dallaveret sheshit
    Burr me frikacak skam pare qe nga 1991
    Lexova xha brahon karakurven e qeverise sot kur tha ska faj fullani, ja keta qelbesira na qeverin sot duan tja fusin keshillit mbikqyres , se transfertat mafioze I ka bere fullani

    Cdo person ne BSH duhet pushuar nga puna pervec personat qe punojne ne sportele dhe pastrueset

  46. nori says:

    Puna eshte se Ramen nok e votuan por ai i bleu votat e shqiptareve dhe nga momenti qe ai i bleu nuk ka asnje detyrim kundrejt votuseve .Kuptoheni kete gje ,ju dhe te gjithe te tjeret . Rama eshte i lyer me keqe nga Berisha ne korrupsion……><

  47. maloku says:

    O Kokpalari Fullhajnin e vuri Tosi. Por ri urte qe kur u bere vasal i Soros. Si mut jugor qe je do mbrosh racen tende. Ha mut me goje nga Amerika, hajde provoje Edin ketu. Nuk ke folur asnjehere per Edin kur ishte kryetar bashkie. Çfare patrioti je ti me fole vetem ne njerin krah. Ne Amerike me opoziten merren.Nuk kemi nevoje per leksionet tuaja.

  48. Kris says:

    Eshte i drejte percaktimi se Fullhani eshte nje gomar.Prandaj i duhet politikes ne krye te bankes.gomari ushqehet mire e rruhet nga fshataret e politikes se gomari u ka sherbyer dhe mund te dije shume.Zoti na rruajt po e beme gomarin te pellase.
    Sa per Napoleon piktori ai po punon shume edhe gjate pushimeve te detyruara nga vapa.Ka hartuar nje liste me mesuesit qe nuk kane kaluar kalucin.
    Prishi shatervanin tek sheshi dhe sa te mbaroje vizita e papes do vendos ne vend te tij nje kaluc.do testoje gjithe banoret e tiranes qe nga kapter presidenti.Ai kaluc i piktorit do jete arritje e qeverise te tij ne 300 diteshin e dyte.
    Me problemet e popullit merret FMN dhe banka boterore.
    Ndonje paqartesi per pushtetin e sqarojne ambasadoret
    Mos e angazho te lutem piktorin me pune Fullhajnesh,tacer e macer se i ngelet pa bere dhe lufta heroike qe ben ne facebook

  49. Tafili says:

    Z. Kokalari mendoj se keni te drejte, po ne Shqiperi nuk te degjon kush (te degjon populli i shkrete por jo ata qe duhet).
    Duke lexuar shkrimin tend mu kujtua nje varg i Fishtes qe ironizonte qeveritaret ne kohen e Zogut :

    ” Ah bre burra si shoj halli ,
    Nuk ka ma keq se ku bjen puna,
    Kan vu ujqit me rujt vathin,
    Deri kur te mbesi berri i fundit. ”

    Pra mjerisht historia perseritet ne vendin tone por nje spirale me te larte. Sa parashikues te medhenje jane keta Rilindasit , por kush i degjon !

  50. anonim says:

    PO PO do e heqin Fullanin dhe do e gjykoje e shoqja Arjana Fullani ajo qe gjykoi Liken hahaha o zot cfare parodie gallate fare po mos u merzisni edha pak dhe rrotullohet dhe vjen prape berisha ne pushtet e atehere na rritet dhe Zaho djali e ishalla kalamjte e Likes dhe moniken ti kemi mire ishalla.

  51. perkthyesi says:

    SHQYPNIA PO VIDHET NE MES TE DITES NGA KOMUNISTET DHE ENVERISTET

    Prandaj edhe zoti Kokalari duhet te pyese me mire Edi Ramen:

    Me ke eshte Kryeministri shqyptar? Me Boten Perendimore Demokratike te BE-se dhe SHBA apo me bolsheviket e Putinit te Rusise qe dine te gllaberojne shtetet dhe tokat sovrane si karamele pasticerie njesoj si Hitleri dhe Stalini vite me pare? Sepse nga ministrat e RILINDJES socialiste qe ka caktuar ne qeverine e tij dhe nga mefteshia dhe mosdeshira e ndeshkimit te korrupsionit makaber ashiqare me permasa llahtare ne vendin tone duket sikur sa per sy e faqe Shqypnia deklaron se eshte me BE-ne, nderkohe qe ministrat e qeverise Rama-Meta shkojne dhe bejne homazhe tek lapidaret komuniste me grushtin lart dhe me fotografine e Enverit ne dore.

    Mbase kjo eshte arsyeja qe cuditerisht kryeministri fuqiplote i vendit Edi Rama nuk permend asnje fjale per kusarin enverist te Bankes se Shtetit, Fullani, megjithese mund te ndermare hapa ligjore permes Parlamentit per shkarkimin dhe ndeshkimin e merituar te tij. Pse Edi Rama eshte futur ne brimen e miut per kete ceshtje dhe fshihet pas procedures parlamentare per te ndeshkuar kusaret e Shtetit si ASKUND ne Bote? Ndryshe per Sali Berishen dhe Ilir Meten eshte e qarte pse jane bere avokate te grabitesit me qellim te Thesarit te Bankes se Shtetit me argumenta mjaft qesharake. Prandaj edhe pyetja e Kokalirit do te ishte me e drejte te behej si:

    KUR DO TE HEQE DORE EDI RAMA NGA ENVERIZMI NE DREJTIMIN E SHTETIT?

  52. Lil Toronto says:

    Si quhej ish governatori I bankes ne kohen e fajdeve ne 1996 qe dha doreheqje e iku ne Amerike ? Ai I duhet Shqiperise.Nuk me kujtohet emri Petraq Luniku.

  53. Nuci says:

    z. Geri ne ta mban ec në Shqipëri. Mos shit ment nga Amerika. Ne ta mban eja rregullo punet tona. Le nam me shkrime boshe.

  54. Gjergji says:

    Kjo pune duhet te nbyllet duke marre nje kove me boje dhe nje furce e te pikturojme apo te lyejme bangen.

  55. Shqiperia e mjere says:

    Faleminderit Z. Kokalari nje njeri i mencur qe megjithese je larg te dhemb per vendin tend dhe ke perdorur cdohere fjalen tende te mencur per te zgjuar hajvanet tane ketu. Po zaten te mencurit e pane se asgje ska per te ndryshuar dhe iken e lane vendin te pafuqishem perballe gomareve qe e shkaterruan kete vend. Shqiperia ka nevoje per djem si ju qe te vije ai vend ne norme jo b… pamuker qe vendi po i digjet dhe ata kane nerva dhe ikin per pushime. O e mjera shqiperi ku eshte katandisur.

  56. Georges says:

    Zoti Kokalari edhe ju te vini ketu po nje mut do te beni, Valle a e dini ju se Fullani eshte miku me i madh i Ambasadorit te SHBA-ve, zotit Aleksander Arvizu? Natyrisht qe e dini. Atehere?!

  57. sabri xhebexhiu says:

    sa fatlum jan ata te pandehur kur ju merret ceshtja per shqyrtim…
    por ketu skemi te pandehur por te akuzuar te lir e te fuqishem…
    kan hequr ca menjan ..per hapjen dhe mbylljen e perdes se skenes..
    shum e kadifejt ajo perde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje