Nishani vijon “betejën” me mazhorancën, kthen mbrapsht ligjin për shkollën e Magjistraturës

11 Gusht 2014, 14:50Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani vijon përplasjet me mazhorancën.

Ai ke vendosur të kthejë një tjetër projektligj prapsht.

Bëhet fjalë për atë të Shkollës së Magjistraturës.

Sipas Nishanit, ky projektligj shkel kompetencat e KLD-së.

Në argumentim thuhet se deputetet propozues nuk kanë justifikuar dhe arsyetuar në mënyrë bindëse nevojën e ndërhyrjes në ligj.

Përveç heqjes së kompetencës për emërimin e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës nga KLD, sipas Nishanit, “ulet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve (nga 2 në 1 për secilën kategori) që janë pjesë e Këshillit Drejtues dhe kushtëzohet përzgjedhja e gjyqtarit anëtar të Këshillit Drejtues nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore dhe jo nga KLD”.

Gjithashtu quhet antikushtetues ngritja e një komisioni me mjek psikiatër dhe psikolog për të dhënë një “leje aftësie për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit apo prokurorit”.

Sipas Nishanit, “ndryshimet ligjore që sjell ky ligj, janë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk janë të justifikuara dhe shkelin parimin e sigurisë juridike në një shtet demokratik.”

Ai ka kërkuar që përfaqësues të Presidencës t’i mbrojnë këto argumente në Komisionin e Ligjeve.

Referuar prononcimeve Tuaja se arsyetimet e kthimit të ligjeve nga Presidenti i Republikës janë “të dobëta” kërkojmë t’i mbrojmë para Komisionit duke respektuar parimin e të drejtës për t’u dëgjuar”, thotë Nishani.

14 komente në “Nishani vijon “betejën” me mazhorancën, kthen mbrapsht ligjin për shkollën e Magjistraturës”

  1. gjini says:

    Nishani e ka mik Drejtorin e Shkolles ashtu si e solli me dhune ashtu do me e mbajt po me dhune. Shkolla e Magjistratures me emerimin e Fanes eshte kthyer ne celule te PD dhe ka filluar nje korupsion i papare, jane bere listat s ekush do te fitoje sivjet nga militantet e PD mgjth ndryshimet ne ligji e kane pezulluar rregjistrimet dhe zhvillimin e konkursit per kete vit.

    1. selami says:

      Progresi nga sa shihet po PerBaltet
      nga Berisha nga njera ane dhe nga Nishani
      po nga e njejta ane!Te tjeret,kryesuar nga
      Basha mbeten vec zeri i ketyre te dyve.
      Me kete rast,Dyshimi u Sfumua,ai qenkerka i perqendruar
      Tek Saliu dhe vetem tek Saliu.Askush tani nuk
      e kerkone gjetiu.Saliu eshte Faza dhe Nuli i PD.
      Ai eshte Bi,per te mos thene Poli Polar,Eshte
      Dinamua,eshte Flaka qe po e pervelone te gjoren PD.
      Basha dha Nishani me tere Kulunine e tyre nuk ndihen
      po nuk e klikone Sala Pultin.Kesaj i thone Monokraci,
      Patriarkalizem,Bajraktarizem,ndaj kurr nuk do te linde
      Demokracia ne kete Parti.Dhe Mazhoranca te mos
      shpresoje se mundet ndonjehere qe Nishani te Cedoje!kurre!
      perderisa Saliu do mbreteroi.
      Atehere Populli do te flase.Populli do ti vere ne islla
      Nishanet dhe shejtanet e Partise Private te Saliut.
      ndryshe….me te keqen u mesuam.

  2. vlonjati says:

    cili eshte ai sakat ne bote qe gjykon drejte?

  3. jeta says:

    Edhe vjet e njejta gje u be, te gjithe militante dhe ne menyre abuzive u futen ne magjistrature me ardhjen e z.Fana ne krye te kesaj shkolle.
    Lista e fituesve u ndryshua tre here pas shpalljes se fituesve pasi njerin prej tyre gabimisht e kishin bere prokuror kur ne fakt ai donte gjyqtar,kurse i 11 ne liste jep doreheqje nga studimet per ti hapur rrugen te 12 ne liste.
    Gjithashtu edhe fituesit e tjere kishin bere pune te ndryshme qe me humbjen e pushtetit nuk do te vazhdonin me t’i kishin dhe u duhej nje vend i sigurte qe te mos i prekte askush.
    Me universitete te mbaruara vite me perpara dhe te shkeputur nga studimet ishin aq te zote sa te fitonin vendet e para ne konkurs duke len jashte listes se fituesve studente qe kishin konkurruar me nga 3-4 here rrjesht pa nderperje dhe te diplomuar viteve te fundit.
    Me vika keq per militantet e pd qe duhet te kene bere “perpjekje te shumta”per nje nga 18 vendet e sivjetshme ne kete shkolle.
    Shpresojme te vijne njerez me profesioniste qe minimalisht ata qe e meritojne te mund te futen ne kete shkolle se per 100% merite nuk do behet asnjehere.

  4. populli says:

    Ky nuk e meriton te jete as roje ne presidence, j0 me president. Turp qe nuk u gjet nje njeri me mend per kete detyre kaq te rendesishme.

    1. Veterrani i LUFTES! says:

      Ah, morr shoke, ah …! Ay e ka fajin! Unitet!

  5. liri says:

    CFARE prisni akoma per ta shkarkuar kete dordolec topall…,hiqeni se e mbushi kupen duke mbrojtur gjyqtaret e superkorruptuar te sistemit tone te drejtesise.

  6. tomi says:

    Po kerkoj ligjet e fundit te miratuara ne parlament por nuk i gjej,ju lutem kush di ndonje faqe na e tregoni, ju faleminderit.

  7. Koco says:

    Me te drejte populli jone thote : Po nuk u prish , nuk ndreqen punet , Tashme duket qarte se ishet e Saliut , ngasojne si nje kufome qe te butermon dhe kerkohet ne menyre imediate te groposen kete kufoma te gjalla qe bejne hije per poshteri ne kete toke , Nuk ka si ndodh ndryshe nga ky mendje rrjedhur se keshtu do arsyetoje edhe per Fullanin maresin ne pune ne B Sh zonjen e pare, ? per cfare vlera ne kete fushe ?

  8. Luani Luan says:

    Redaksia duhet t’i censurojë mesazhet e mësipërm të mbushur me fyerje e sharje. Shkruesit e këtye mesazheve duhet të shkojnë sërish në klasën e parë të shkollës nëntëvjeçare për të mësuar se si shkruhet shqip dhe, nëse mësuesja është “e kompletuar”, ata do të duhet të nxënë edhe rregullat e mirësjelljes pavarësisht nga fakti se cilit person i drejtohen. O i madhi Zot! Sa shumë injorantë ka ky vend! Me sjellje të këtilla nuk mund të integrohet Shqipëria jo më në Europë pas as në Afrikë.

  9. Asnjeanesi says:

    Ligjet e fundit te miratuara ne Parlament , zoti Tomi , jane plot 67 dhe u miratuan diten e fundit te punimeve te Parlamentit . Shto ketu edhe Reformen Teritoriale . Parlamenti aprovon ligje , por duhen dekretuar nga “i ballcamosuri” ne seline e Presidences .

  10. Andrea says:

    Ktheji ktheji se ty do te kthejne permbys o dordolec president, si nuk te vjen ndot nga vetja o kermill i jargavitur.

  11. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KETA QE SHIKONI NE KETE FOTOGRAFI JANE MAFIA E KLDse NUK BEHET SHTET ME KETA
    HAJDUTE ,,,,,KETA PAGUHEN PER TE MBROJTUR KRIMINELET DHE HAJDUTET ,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje