Ambasadorja çeke i përgjigjet akuzave të PD për CEZ: Kanë ndikim negativ, por s'mund të ndalojnë zhvillimin

13 Gusht 2014, 19:03Politika TEMA

Ambasadorja e Republikës Çeke në Tiranë Bronislava Tomasova kritikoi opozitën sa i përket akuzave të kësaj të fundit lidhur me marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe CEZ.

Duke folur nga Korça, Tomasova është shprehur se akuzat e PD kanë ndikim negativ, por këto nuk mund t’a ndalojnë zhvillimin e sektorit të energjisë.

Në këtë kuadër, ajo i bëri apel Qeverisë që të bashkëpunojë me Qeverinë çeke në rrugëtimin e vendit tonë drejt BE, ndërsa shtoi se nuk duhet harruar që Çekia është një vend i Bashkimit Evropian.

Ndër të tjera, Tomasova u shpreh se inkurajon zhvillimin e sektorit të energjisë në Shqipëri, si një sektori i rëndësishëm për vendin.

Ambasadorja çeke u ndal edhe tek reforma territoriale, ku sërish iu drejtuar me një apel opozitës, duke i kërkuar që të bashkëpunojë dhe të marrë pjesë në bisedime.

Tomasova shprehu besimin se ndarja e re do të ndihmojë Shqipërinë, që të ketë përmirësime dhe zhvillime.

Marrëveshja e arritur nga qeveria me CEZ që konsiston në pagesën e një shume prej 95 milionë eurosh, duke shmangur kështu rastin e një arbitrazhi ndërkombëtar, ka ndezur debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas PD, qeveria i ka falur para CEZ, pasi në rast të arbitrazhit ndërkombëtar, Shqipëria do të dilte e fituar. Nga ana tjetër, qeveria ka theksuar se kjo marrëveshje i jep fund konfliktit me CEZ dhe synon zhvillimin e sektorit të energjisë.

Jo vetëm kaq, por sipas qeverisë, janë zbuluar edhe abuzimet e kryera nga qeveria e mëparshme, në një shifër prej 270 milionë eurosh, gjatë kohës që CEZ adminstrohej nga qeveria.

Vetë ndërkombëtarët, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë vlerësuar marrëveshjen e arritur si zgjidhjen më të mirë përmes konsensusit. Javën e kaluar BB i dha hua Shqipërisë, 150 milionë euro për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë.

11 komente në “Ambasadorja çeke i përgjigjet akuzave të PD për CEZ: Kanë ndikim negativ, por s’mund të ndalojnë zhvillimin”

  1. krio says:

    Keni ngateruar PS me PD.

  2. Emigrant says:

    E moj ambasadore nuk e ke fajin it fajin e ka Ai Maloku kafsha me emrin Sali qe per interesa te castit u lidh me Ju se nuk kishte vende te tjera te BE Por Duan te perffitojne sa me shume dhe nuk lidhin mareveshje me vende serioze si Gjermania

  3. i cudituri says:

    Po ti moj llacke mos je gje politikane Shqiptare qe ben keto deklarata skandaloze apo hajd medet Shqiperise? Une skam degjuar ndonjehere qe ambasadori i Shqiperise ne Ceki te prononcohet per ndarjen territoriale ne Ceki apo te bej shantazhe politike qeverise se Cekise per problemet e kompanive private. E pakta qe duhet te ndodhe eshte shpallja e kesaj injorante “person non grada”.

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      mos u “çudit” ene mos merr jerm kot mre tine,se Zonja ambasadore ka fol si perfaqsuese e nje vendi te Bashkimit Europian qe ka ndihmu Shqipnin dhe qe gjithmon ka patun inicativa ne sherbim te integrimit te vendit tone.

  4. sllovaku says:

    Me pelqen se qenke dhe sex,Ja une nuk jam me Sali bythen por as me ty moj zonja putane qe pi gjakun e shqiptareve me ate CEZ in tend ,oh sa te peshtire keta ambasadore si ne republikat e bananeve sillen.

  5. rapatushi says:

    O “i çuditur”, bën mirë tëndërrosh emër: I ÇORODITUR ………….

  6. Mazllëmi says:

    Mos harroni, se Salë shpellari dhe sejmenët e tij, ishin ata që ndalonin CEZ-in me polici (???!!!), që përpiqej të detyronte debitorët, për të paguar faturat elektrike…(???!!!) Dhe këtë e bënin thjesht për qëllime elektorale…(sepse “vatrat” elektorale të PD-së, qenë ato që në shumicë nuk paguanin faturat elektrike) Dhe tani na shesin përralla (si gjithmonë), se do të fitonin Arbitrazhin …(???!!!) Po qesh bota me “bëmat” e idiotëve dhe injorantëve me tituj “prof.dr.), që nuk dinë gjë tjetër veçse të hanë si derrat dhe të vjedhin…!

  7. Kristo , says:

    Ky eshte nje shkaterrim I papare I ketije vendi,Gjate qeverisjen se sales,shkaterrim ne energjitike ,ne ushtri ne fabrika dhe uzinave,edhe hekrat ishit I per scrape ,dhe ku jane parate.me mineralet,me upset enates, shpiti trojeve ebregedetit,dhe pasta je,shpiti dhe detin.me rruget,kosto e dyfishte,beri pake zgjerime ,pake asfaleies super sa indium.dhe filluane te prishe shin pa prerequisite sala mandating.keta rruget u paguane nga shqipetaret,me te gjitha standartet nderkombetare,po fatkeqesishte keta jane kthyere ne rruge te vdekjes,dhe pa pike turpi,akuzon qeverine e re peraksidentet,per katrauren e tije,ashtu sikatraurene me cezin.si katrauren me pronat,edhe nje male me borxhet qe nudihet se ffare eshte bere meketa para sikure te kishte me asfalte malet dhe fushate e te gjithe shqiperise,dhe keta qe ja te pa perfunduara gjysma gjysma,po gjeti she she dhe beri persh eshte edhe sote dele si pasha dhe tallet me shqipetaret se ne shqiperi kemi drejtesi,cdo qeveri qe vjene ,mude te beje ffare te doje mude te djegura dhe te shkaterroje edhe jane te mbrojture me ligjet,qe jane bere po nga keta per te mbrojture veten etyre.pra kjo eshte drejtesi a dhe demokracia shqipetare,ha pi e ike si ne amerike, Shqiperia ka ecure mbrapa o populle jo perpara.n

  8. diu says:

    Ku jane keto qe kane abuzuar 270 miljon euro,pse nuk i denonconi por i fshihni se keni frike se njelloj jeni,vetem populli ta haje,qe akoma vazhdon me paret e vjetra, qe ti duken shume dhe mediat flasin me miljon euro qe bejne miliarda leke,sih cfar paradoksi per shoqerine shqipetare.Flet per 2000leke te vjetra korrupsion ne shendetesi dhe nuk i ben pershtypje per miliarda leke abuzime.Ah popull i mjere ne dore te kujt ke rene.Bejne investime kot ne rruge,ndricim plazhi si ne Durres dhe nuk bejne ne pastrimin nga ujrat e zeza,e ka mare vesh gjithe bota qe plazhi i Durrsit nga plazh i vetem qe vinin turriste gjithe kenaqesi para 90, tani i ndotur dhe i paperdorshem,turp i dheut,vetem vota doni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje