Kuotat në Universitete/ Bushati: Rama, akt armiqësor kundër të rinjve

13 Gusht 2014, 13:56Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka ndërmarrë një akt armiqësor ndaj të rinjve duke ulur me 12 mijë kuotat në Universitete.

“Sot u zyrtarizuan kuotat e reja të pranimeve në Universitetet Publike, dhe ato janë 12 mijë më pak se vitin e shkuar.

Me firmën e tij, Edi Rama, ka vendosur që 12 mijë të rinj të mos zgjedhin të ardhmen që ata duan.

Të mos zgjedhin, auditorin, leksionet, dijen.  Shkurtimi drastik i kuotave është arbitrar dhe shkon kundër aspiratave të rinisë shqiptare për edukim dhe kundër nevojave që ka vendi ynë”, tha deputeti Helidon Bushati në një konferencë për mediat.

Sipas tij, Edi Rama ka detyruar kështu 12 mijë të rinj të bëjnë zgjedhje të tjera të imponuara, duke i bërë ata vulnerabël ndaj jetës vegjetative, bareve e lokaleve, apo edhe më keq, duke i shtyrë drejt veseve si bixhozi, apo edhe drejt rrugës, e potencialisht krimit.

“Shkurtimi i kuotave të pranimit në universitete është një nga goditjet e Edi Ramës ndaj arsimit, dhe vjen në kohën kur prej një viti ai nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën mësimore, nuk ka mbajtur premtimin për rritjen e fondit të ekselencës, apo për cuarjen në 5 përqind të buxhetit për arsimin.

Me kuotat e reja, Edi Rama u ka ndaluar ëndrrat për të ardhmen 12 mijë të rinjve e të rejave, dhe ky është një akt armiqësor ndaj këtij brezi, krejt e kundërta e propagandës boshe që Kryeministri dhe të tijtë bëjnë për rininë”, tha Bushati.

Reagimi i deputetit demokrat vjen në një kohë që vendimi i Qeverisë mbi kuotat ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

6 komente në “Kuotat në Universitete/ Bushati: Rama, akt armiqësor kundër të rinjve”

  1. krio says:

    Po ky nga doli? Apo mos e nxorren qe te ngaterohen njerzit me ministrin Bushati.
    U plasi per arsimin e larte biles aq shume sa nuk e kan kontrolluar asnjehere.

  2. Kritiku says:

    12 mije jane shume pak. Duhet qe te shkurtohen akoma edhe 30 mije te tjera, sepse me kete nivel shkollimi qe kemi nje numer shume i vogel nxenesish jane te afte qe te vazhdojne universitetet. Qeveria Rama ka bere akoma gabime, sepse duhet qe te anulloheshin edhe te gjitha titujt e marre ne shkollat skandaloze shqiptare, per te gjithe ata qe e kane marre nje titull mbas vitit 1990.

  3. Billy1 says:

    Kur se kupton nga zhurma, nga era nuk e kupton se ja ke fut pordhes kot? Si ka shkurtuar kuotat per 12 mije te rinj, Edi Rama?
    Ti a e di se vete te rinjte i kane shkurtuar kuotat jo per 12 mije por per 24 mije me pak. Sepse rezultojne MBETES ne maturen shteterore. Budalla!

  4. andromeda says:

    E ke gabim o tunxh, kështu motivohen më mirë që të gjejnë drejtimin dhe vokacionin në jetë dhe të investojnë si duhet. Po të ishin në kioskat universitete me siguri do e kalonin kohën në kafene, në lojra fati dhe në malavita e, pa mësuar fare të paiseshin me diploma sa për sy e faqe e të pretendonin poste të lakmueshme shtetërore. Do të kishim një ushtri njerëzish injorantë dhe të papunë. Po ju ulërini me qëllim që të fitoni kredibilitet politik. Jeni të mbrapshtë e s’ju beson kush më. Jeni drejt një rrënimi të shpejtë

  5. lili says:

    ik o cun se nuk po dini cfar po flisni – mendohuni pak se nuk eshte mendja juaj e ndritur -ju pam e provuat vehten -shkaterruat gjithcka dhe arsimimin .

  6. jakup mkallini says:

    o kllufa te keqperdorur po lexojeni deklaraten shume here perpara se te dilni per show dhe beni mek mek ju jeni edhe nga trute te trashe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje