Marrëveshja me CEZ/Bozdo: Aferën e turpshme do e vuajnë shqiptarët

13 Gusht 2014, 12:48Politika TEMA

Partia Demokratike reagon sërisht ndaj marrëveshjes së Qeverisë me CEZ, ndërsa ish-zv.ministri i Energjetikës Enno Bozdo tha se janë shqiptarët ata që do të vuajnë pasojat e kësaj marrëveshje korruptive edhe me rritjen e çmimit të energjisë.

“Çdo qytetar shqiptar, përveç halleve e shqetësimeve të përditshme, tani e tutje do të ketë edhe një pagesë më shumë për të bërë. Dhe kjo për shkak të firmës së Edi Ramës, pa transparencë, antiligjore dhe anti-shqiptare mbi një marrëveshje që jo vetëm i fal kompanisë çeke 3 miliardë usd dëme dhe borxhe, por i jep asaj në dorë 95 milionë euro, që do të shlyhen nga të gjithë ne. Por ka edhe më; shqiptarët duhet të dinë se herët a vonë, dhe është vetëm çështje kohe, çmimi i energjisë elektrike do të rritet. Do të rritet pavarësisht se ne e kemi paguar tashmë CEZ për të mos i rritur çmimet. Do të rritet sepse maxhoranca ka vendosur t’i falë CEZ gjithçka, shpërdorimet, të harrojë borxhin e pranuar, dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pas kësaj marrëveshjeje, çmimi i energjisë do të rritet, dhe shqiptarët duhet ta dinë përse-në!” , tha Bozdo.

PD denoncoi sërish mosreagimin e kryeministrit Edi Rama, “që nuk përton të bëjë “selfie” vend e pa vend, që komenton çdo gjë dhe gjithçka, dhe çuditërisht e kalon vetëm me një batutë “twitter”-i këtë aferë të turpshme”.

Partia Demokratike këmbëngul se do të vazhdojë të denoncojë me forcë përballë opinionit publik këtë aferë, si megavjedhjen e shekullit dhe megaskandalin financiar që dëmton pafund Shqipërinë dhe shqiptarët!

Sipas opozitës sa i takon “Aferës CEZ”, opozita i ka faktuar opinionit publik se:

• “Marrëveshja CEZ” është negociuar në mungesë të plotë të trasparencës, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në padijeni të Avokatit tonë ndërkombëtar, dhe duke mos marrë parasysh asnjë këshillë të tij;

• Avokati ynë dhe ekspertët tanë ndërkombëtarë janë përjashtuar nga këto negociata, në kundërshtim me detyrimin e negociatorëve për tu këshilluar nga ata;

• Janë afro 500 milionë euro që CEZ-as i ka borxh të pranuar kompanive shtetërore shqiptare, borxh nga i cili maxhoranca ka hequr dorë tashmë;

• Janë afro 3 miliardë dollarë dëm i përllogaritur si rezultat i menaxhimit katastrofik të kompanisë “CEZ shpërndarje” nga drejtuesit e saj, dëmshpërblim nga i cili maxhoranca ka hequr dorë tashmë;

• Sikur të mos mjaftonin këto, shqiptarët do t’i paguajnë kësaj kompanie, nga xhepat e tyre, edhe 95 milionë euro të tjera;

• Raportet e kompanive të mirënjohura ndërkombëtare i certifikojnë këto shifra; për më tepër, këto raporte, vërtetojnë se investimet e kryera nga CEZ në Shqipëri janë minimale dhe për rrjedhojë në shkelje të angazhimeve kontraktuale të kësaj kompanie;

• Raportet vërtetojnë abuzim financiar, shpërdorim detyre dhe evazion fiskal për drejtuesit e CEZ në Shqipëri, por maxhoranca u ka falur atyre imunitet të plotë juridik, ose e thënë ndryshe, “…ju bëtë çfarë deshët, por nuk do t’iu hyjë gjemb në këmbë..”;

10 komente në “Marrëveshja me CEZ/Bozdo: Aferën e turpshme do e vuajnë shqiptarët”

  1. 1444 says:

    Aty ku kane abuzuar me shume aty dhe sulmojne me shume,c’mbeturina te pacipe,po s’kane faj keta por Rama qe ka 1 vit ne pushtet dhe asnje ska futur ne burg.

  2. Toni T says:

    Po ju qenkeni te pacipe vet e zgjodhet CEZ, vet e perzute, e tani beni dhe moral. Por kur ju le ky i mbarumi qe ka marre pushtetin mire beni, zanatin e shpifjes dhe mashtrimit e keni ne gjak, bashke me deshiren per ta varrosur kete vend.

  3. Andrea says:

    Way to go Edie! Ignore the MF!

  4. Mazllëmi says:

    “Foli dhe miza në bythë të kalit, se po i varet …. gomarit” !

  5. petrit zela says:

    Ju nuk e njihni turpin.Sepse ju jeni vete turpi I kombit..

  6. iliri says:

    Ik oj plehra e Sorosit, ik o maskara hajdut, ik mbytu diku, mjere PD ku ka rene me nje hale si ju.

  7. Kritiku says:

    Ennno Bozo, qe as vete nuk e di se me sa “n-e” duhet qe te shkruhet emri yt, ti je idiot i lindur dhe te ka ngelur ne fytyre kjo shprehje.
    Ti akuzon Ramen, per rezultatin e punes rrumpalle qe bete ju shpellaret e Berishes?! Injoranca e juaj nuk ka kufi. Ne vend qe te mbyllni gojen, e hapni ate me shume, duke u diskretituar akoma me shume. Po te ishit ju te zgjuar do ta kuptoni qe sa me shume flisni, aq me shume dalin ne pah idiotesite e juaja e te berit te puneve.
    Shko ore njeri rrumpalle sepse nuk je ti per te bere te tilla deklarata qesharake te tipit Berisha.

  8. jakup mkallini says:

    njerez fikni tv kur del ky rrakitiku se tremben femijet

  9. Leonard Dingo says:

    Te turpeshme e beri Seit Dollapi,me te turpshme e beri Koco Kokedhima qe e ka bere drejtor Seit Dollapin..

  10. Leonard Dingo says:

    Ceku i mori specialistet e larte me konkurs pa miqesi,ndersa kemi degjuar qe pas Cekut ne Cez fillojne pune njerezit me para si nga te djethtet dhe te majtet.Turp ta kene ata qe marrin ne pune njerez me leke,nese eshte e vertete ,biles vdekshin ne vend me shpirt e them..Te paret vdekshin ata qe padrejtesisht kane larguar nusen time nga puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje