Partia Demokratike ka udhëzuar të zgjedhurit e saj vendorë dhe drejtuesit e degëve në rrethe për të mbledhur firmat e qytetarëve me qëllim mbajtjen e një referendumi përsa i takon reformës territoriale.
Burime nga PD konfirmojnë për TemA se kjo do të jetë një nga rrugët që partia më e madhe opozitare do të ndjekë për të kundërshtuar një prej reformave më të mëdha në vend të 23 viteve të fundit.
Publikisht PD ka kundërshtuar këtë reformë duke e cilësuar si një hartë elektorale ndarjen e re të vendit në 61 bashki, ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha i ka kërkuar Presidentit të Republikës të mos dekreteojë ligjin e miratuar më 31 Korrik nga 88 deputetë të mazhorancës qeverisëse dhe PDIU.
Udhëzimi
Të zgjedhurit vendorë dhe drejtuesit në rrethe të PD po përgatisin procesin e mbledhjes së firmave tënevojshme për mbajtjen e një referendumi për reformën territoriale.
Burime nga PD konfirmojnë se drejtuesit e komunave dhe bashkive, përfaqësues të Partisë Demokratike, të mbështetur edhe nga drejtuesit e degëve të kësaj partie apo këshilltarët komunarë dhe bashkiakë, brenda pak ditësh do të nisin mbledhjen e firmave për referendum.
Të njëjtat burime shprehen se në këtë nismë ftohen edhe bashkiakët apo komunarët, të cilët kundërshtojnë ndarjen e re të propozuar, pavarësisht përkatësisë politike që kanë. Firmat që do të mblidhen do të depozitohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka tagrin për vendosjen ose jo të mbajtjes së referendumit popullor apo lokal në lidhje me ndarjen e re administrative.
Reforma Territoriale
ReformaTerritoriale u miratua pas 3 muajsh diskutimi dhe debatesh nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e fundit të sesionit parlamentar. Kjo reformë nuk morri mbështetjen e Partisë Demokratike, por forca e dytë politike më e madhe në opozitës, PDIU mbështeti ndarjen e re territoriale.
Tashmë pritet që Presidenti i Republikës të vendorë nëse ky ligj do të dekretohet apo do t’i kthehet për rishqyrtim Kuvendit. Nëse Kreu i Shtetit vendos që reformat ë rikthehet në Kuvend, atëherë ky i fundit në sesionin e ri Parlamentar mund të rivotojë ligjin dhe nëse aim err shumicën e cilësuar të votave, atëherë konsiderohet i miratuar.
Burime nga Presidenca kanë konfirmuar se ligji do t’i kthehet Kuvendit për rishqyrtim pasi konsiderohet jo në përputhje me Kushtetutën e vendit. Duket se këshilltarët e Presidentit dhe partia Demokratike po shfrytëzojnë faktin se ndarja e re territoriale nuk njeh më komunat si njësi të qeverisjes vendore cka Kushtetuta i ka të përcaktuara sit ë tilla.
Po kështu, ndryshimi i kufijve administrative të një njësie vendore nuk mund të ndryshohet pa u marrë mendimi i banorëve të asaj njësie. Kjo është edhe pika më e fortë që demokratët po përdorin në kundërshtimet e tyre, të cilat pritet ti paraqesin edhe para Gjykatës Kushtetuese.
PD do te mbledhe firmat per referendum? Megjithmend e keni? Po kush do t’a beje kete gje? Ne PD askujt nuk ja mban bytha per pune. Per llafe, aaa, te thekin! Per pune te hane mune!
Juve nuk e doni reformen territoriale. Ju nuk doni asgje. Ju mohoni gjithcka qe behet nga Parlamenti dhe qeveria. Per cka keni thene po juve? Per asgje. Edhe per territorialen juve u ftuat me te drejte veto dhe me bashkekryetar te merrnit pjese por ju e bojkotuat. Atehere me cfare morali kundershtoni ate qe beri Parllamenti kur ju bojkotoni gjithcka. Ju jeni per shakterrimin evenidt. Gjithcka qe beni eshte ne kundershti me interesat kombetare. Ju doni vetem kaos. Ju jeni mjeshter te kaosit, me supermjeshterin e kaosit Sali Pashe Toptani.
do dilni si peshku pa uje apo do provoni sa te zotet jeni
MIRE E KA PER REFERENDUM POR ME PARE DO PYETET POPULLI PER VRASJET DHE VJEDHJET
QE BÊTE JUVE TE PDse , ME NE KRYE DIRIGJENTIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR SALI BERISHA
ME FAMILJEN E TIJE ETC ETC ,,,,POR EDHE ZEVENDESIT TE TIJE QE VRAU VODHI 300 MILION EURO
FIRMOSI DHE SHITJEN E DETIT GREQISE ,,, E SHUME E SHUME BEMA ,,,, TE TJERA ,,,,,LERE PASTAJ ME PALLATET E NDERTUAR ME LEKET ( RROGES ) MILIONA TE TJERA TE GRABITURA ,,,,,
TE NA RROJE PARTIA POPULLI DO HAJE FJALIMET E DJALIT TE ENVERIT LUL BASHES,,,,,,