Manjani: Fullani ose të dorëhiqet, ose të shkarkohet. As PS dhe as LSI s’e mbron

12 Gusht 2014, 16:52Politika TEMA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, ka kërkuar dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani, përballë skandalit që ka rrethuar institucionin që drejtohet prej tij.

Në një intervistë dhënë sot për Ora News, Manjani tha se ndonëse Fullani është veshur me përgjegjesi ligjore, dorëheqja e tij do të është një akt etik, që do të ndihmonte vënien nën sundimin e ligjit të gjithë sisteminin financiar në vend.

Ky shtet e ka krijuar një standard. Zyrtari publik në kushtet e çfarëdo skandali, edhe më të vogël se i Fullanit ka dhënë dorëheqjen. Me përjashtim të Lulzim Bashës e Sali Berishës, të gjithë zyrtarët e tjerë të këtij shteti, kur janë gjetur përpara kushteteve të tilla kanë dhënë dorëheqjen, ose janë shkarkuar. Nuk u është lënë mundësia të vazhdojnë detyrën publike, sepse kanë dëshmuar që nuk e bëjnë dot. Edhe në rastin në fjalë Fullani s’ka pse të bëjë përjashtim. Ose me dorëheqje, ose me shkarkim, duhet gjetur një mënyrë mbi të gjitha të vëmë nën sundimin e ligjit të gjithë sistemin financiar shqiptar”, tha Manjani.

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë është një skandal i madh, por nënkryetari i Lëvizjes Socilsite për Integrim, shpreh rezerva për funksionimin e institucionit më të lartë financiar ndër vite, çka sipas tij ka ardhur nga keqmenaxhimi:

Nuk është vetëm akti i vjedhjes, por ka shumë ngjarje të tjera që lidhen me sistemin bankar niveli i kredive të këqija, niveli i ulët i kreditimit. Ka shumë probleme të tjera për të cilat BSH nuk mund të heqë veten nga përgjegjësia. Sot jemi në kolaps.

Bëhet një tender për privatizimin e një kompanie publike me garanci falco që i shkaktoi shtetit 85 milionë, minimumi, humbje. 60 milionë janë nga skema e vjedhjes së TVSH”.

Ylli Manjani, me bindje hedh poshtë mundësinë se mazhoranca PS-LSI, po mbështet poltikisht guvernatorin, Ardian Fullani:

As PS e as LSI nuk mund të mbrojnë individët. Jo individët që s’i ka zgjhedhur vetë, por as ato që i zgjedh vetë. Nuk është në politikën tonë. Fenomeni duhet diskutuar dhe kritikuar. Partitë nuk janë për të dhënë mbrojtje siç i jep familja Berisha, jo PD”, tha Manjani për Ora News.

24 komente në “Manjani: Fullani ose të dorëhiqet, ose të shkarkohet. As PS dhe as LSI s’e mbron”

  1. jari says:

    Po te largojne nga partia per kete qendrim mjaft dinjitoz per Fullhajnin.

    1. paco says:

      O Ylli. Po Broho a eshte i LSI?
      si eshte puna juaj? mos Perfshiheni
      ne Poli Standarte? Apo do thuash se
      Braho i bene ne koke te vet? Po qe keshtu
      qe te jete i papergjegjshem,atehere a duhet
      qe edhe ju si Parti te mbani pergjegjesi qe
      e kini vendosur ne krye te komis.sigurise?
      Ju lutemi na indaj keto dy gjera,ndryshe!!!!
      me qafshe moj Shege! Qe i mbveti ne Goje Kenga:
      Bir Spartak i Nenes,Cte te qaj me pare…..
      Hiqesh si i zgjuar,por na qekerke….. Tru Thare!

      1. Agim says:

        Ah mo qyqar..si njihni fare mostrat e Metes, Manjanin dhe Brahon. Meta mafiozi ben diversion tek shqiptaret, nje here si kurve e here si virgjereshe. Eshte bastard.

        1. avatarii says:

          Po mo Agim, por nqs e ke parasysh Meta dha doreheqjen pas videos se Fiksit, po keta te Sales qe as e shkojne ne mendje

          1. Denisi says:

            Njeri here si kurve dhe tjetri si prostitute!

    2. BLUE Jasmin says:

      hahahha po jo ore se nuk e largon njeri
      http://bit.do/thesar-ne-Shqiperi

    3. adrin says:

      O paloke po kujt don tja hedhesh ti me keto. Vjedhja e bankes se shtetit eshte vjedhje, dhe duhen denuar nga Guvernatori e me radhe te gjithe. Dhe guvernatori qe derdh shampanjen lume mbi koken e djalit te tij, te denohet i pari pasi nuk ka kryer as dhe nje funksion nga ata qe e parashikon ligji por e ka kthyer institucionin me te remndesishem bankar te vendit banken e Shqiperise ne nje han.
      Ndersa per 3 miliard dollaret qe flet ti paloke mos u mundo te ja hedhesh popullit se edi rama firmosi per tre miliarde per te shpetuar 30 miliarde se me keq qeverisjen tuaj dhe keqmenaxhimin prishet pa u menduar nje kontrate qe e kishit lidhur vete dhe ja late peshqesh tere kete zullum qeverise pasardhese Qeverise qe eshte sot ne psuhtet. kjo eshte e verteta. Po ti nuk ke se cfare te besh se te kane dhene nje leter ne dore qe ta lexosh dhe kete do te besh.

  2. Billy1 says:

    Shkarkoni Fullanin, bejeni Llallen uje dhe prejini presidentit mustaqet, nese doni te beni shtet! Ndryshe, hapni krahun!

  3. Bruins says:

    Pse ne ceshtje te tilla ku skandali eshte me pasoja kombetare, partite politike prononcohen me vonese dhe jo me liderat e tyre?
    Mendoj se afera te pista jane bere midis lidereve politike dhe Fullanit.
    Gjithone e me teper flitet per luften kunder korrupsionit ne drejtesi,prokurori,arsim ,shendetesi dhe perpiqen te bejne dhe shembull, por a ka me te korruptuar se politikanet(perjashtoj keta te rinjte)sidomos stafi ministror dhe asnje te denuar. Atehere a mund te luftojne korrupsionin ky kontigjent politikanesh? Eshte mosbesuese ? Le te presim cdo te ndodhe. Koha humbet dhe vonesa eshte dem kombetar.

  4. Bardhi Tolabi says:

    Presioni i popullit po e sjell ne din edhe pushtetin.Me pelqen reagimi i Manjanit,vese ne mos qofte konjuktural.Populli po zgjohet dhe po firmos per referendum.Full-hajni,administron paret e tij dhe eshte e drejta e tij,t’a shkarkoje pergjegjesin e vjedhjes,per te mos thene hajdutin e pareve te tij.

  5. of says:

    Duhet me dite a eshte mendim i Manjanit ky apo i ka thene Meta me dale qe te flase ne emer te Partise. Po qe keshtu Fullhajnin e piu e zeza, shkarkohet ne shtator dhe pse Meta ka nje nder per ti kthyer duket se kerkon me shume elektorat se te mbaje Fullhajnin

    1. Aty says:

      Per hir te se vertetes, Manjani ka qene koherent ne keto qendrime, madje i ka shprehur sapo skandalit i doli era. I ka te vetat keto qendime apo jo, kjo mbetet per tu pare, sepse Braho dje foli si per pasneser, mire qe nuk tha “Te denohet al-kaeda, por jo Bin Ladeni”!!!!

  6. Majakovski says:

    Edhe pse nuk jam mbeshtetes i LSI shkrimet, intervistat , prononcimet e Ylli Manjanit me jane dukur korekte dhe te guximshme.

  7. perkthyesi says:

    DEKLARATAT E MANJANIT NUK MUND TE ZEVENDESOJNE HESHTJEN E KRYEMINISTRIT SHQYPTAR EDI RAMA, AS TE PERGENJESHTROJNE AVOKATINE E ILIR METES DHE SPARTAK BRAHOS PER KUSARIN E THESARIT TE SHTETIT FULLANI.

    Prandaj me mire Manjani qe i perket dhe eshte nje nga BOSAT e Partise se Bostanit apo te Shalqinjve LSI laro-laro nga jashte dhe flak te kuq perbrenda le te pyese kryeministrin famoz Edi Rama qe qeveris bashke me shefin e tij Ilir Meta:

    PSE KRYEMINISTRI SHQYPTAR HESHT SI PESHK KUR GUVERNATORET KUSARE TE BANKES SE SHTETIT VJEDHIN THESARIN SI NE FILMAT E HOLLIVUDIT?

  8. Dini says:

    E dyshimte deklarata e ketij jeniceri te Ilir Metes. Megjithate edhe mund te ndodhe qe LSI ta braktise Fullanin pasi Ilir Meta rrezikon shume duke e mbrojtur Fullanin per nje nder (gruaja e Fullanin e shpalli te pafajshem per korrupsionin me librin ne dore)qe ai ja ka shperblyer nje here duke e rizgjedhur guvernator.

  9. perkthyesi says:

    PSE MEDIA JONE KOMBETARE ESHTE VENE NE SHERBIM SERVIL TE PUSHTETIT MAFIOZ DHE NUK FLET DHE INVESTIGON VJEDHJEN MAKABER TE BANKES SE SHTETIT NGA GUVERANTORI KUSAR FULLANI?

    Me perjashtim te disa gazetave te vecuara si gazeta TEMA dhe tek-tuk ndonje tjeter, media shqyptare hesht si PESHK bashke me kryeministrin famoz Edi Rama qe erdhi ne pushtet me premtimin per ndeshkimin e korrupsionit me votat plebishitare te shume shqyptareve. Gazeta me investigative DITA fshiu nga faqet e saj cdo lajme me kete vjedhje makaber, ndersa shume gazeta te tjera kane dale ne mbrojtje te guverantorit Kusar Fullani duke bere nje avokati qesharake si ajo e Spartak Brahos, Sali Berishes apo e Ilir Metes, te gjithe ne unison te papare ideollogjik.

    PSE KESHTU?

  10. Libri says:

    A sa genjehesh o popull!!!

    E harruat kete Manjanin kur i lepinte by..end sales, ne ish qeverine?

    Eshte nje gogel nga tespiet qe mbajne mjeshtrat e kualicionit te reaches.
    Tung!

  11. Devolliu says:

    Z.Ylli; je shumë i drejtë e i qartë në qëndrimet e tua dhe jo vetëm për këtë çështje.
    Sikur këtë deklaratën tënde ta bënte Ilir Meta, Full-hanit nuk do t’i mbaheshin këmbët dhe pas 5 minutash do të dilte në konferencë shtypi për ta lexuar aktin e dorëheqjes, pasi edhe tekstin e ka të përgatitur.
    Por Ilir Floriri nuk e bën një deklaratë të tillë se i ka borxhe të mëdha Full-hanit e Full-haneshës dhe për këtë është i qartë çdo shqiptar, i majtë apo i djathtë qoftë.

  12. GENI says:

    Shpejt u kujtuat per shkarkim?!? Po a eshte dakort shef floriri?!? Po i dashuri,i embli e i suksesshmi Kryeminister Rama qe si kemi degjuar zerin a eshte dakort pa dhimbje?!
    Ju lutem pyetini edhe njehere te dy: Floririn dhe Argjendin ne se jane dakort!! Kemi durim,Ju presim per pergjigje.

  13. liri says:

    PARA se te iki fullani duhej te shporreni dhe ju te LSI… qe hyni ne qeveri vetem per te vjedhur…,ky eshte opinioni I popullit shqiptar per kete parti antishqiptare,sepse ne veprimtarine e kesaj partie ka vetem korrupsion,shkelje te ligjshmerise haram e paci buken shqiptare…,i bejme thirrje prokurorise te hetoi me hollesi te gjithe dikasteret ku ka LS-ISTE,sepse aty me siguri do gjeje me dhjetra FULLANE.

  14. antifullan says:

    Ylli po te jeni kunder fullanit ate qeflien e LSI ne bord pse nuk e urdhetoni te kerkoj doreheqjen e Hajnit.Ik mor palaco kujtoni se ha bar mileti more hajdute te babezitur te nje partie mafioze

  15. tironsi says:

    Me faktet qe po dalin nuk flitet per shkarkim apo doreheqje ,po per arrestim te Full-Hajnit dhe te gjithe zagareve te tjere qe kane vene dore ne pasurine e popullit

  16. lisi says:

    Bravo,e tregove vehten politikan dhe ne lartesine postit,pa mare parasysh as pasojat se ku bien.
    Te lumte !

  17. Te ka teri shpirt te ka teri xhan says:

    Mos beni bla bla bla por zonja e LSI mikesha terit te japi doreheqjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje