Nga Spartak Ngjela
Tani që vjedhja e stokut të Bankës së Shqipërisë është një çështje mbarëshoqërore, duhet analizuar edhe vetë “Ligji për Bankën e Shqipërisë”.
Pyetja që duhet ngritur është kjo: a e ka ndihmuar ligji aktual vjedhjen e 713 milionë lekëve në BSH?
Ligji e ka ndihmuar, dhe ai duhet ndryshuar urgjentisht.
Ligji ka mangësi në lidhje me administrimin e brendshëm të Bankës.
Sipas ligjit aktual, Këshilli Mbikëqyrës i Bankë së Shqipëisë duhet të ketë 9 anëtarë, nga të cilët, vetëm tre ka në detyrë, të tjerët janë part time (me kohë të pjesëshmë).
Cilët janë këta të tre? Ata janë: Guvernatori i Bankës dhe dy zëvendësguvernatorët.
Madje, Guvernatori është edhe kryetari i Këshillit Mbikëqyrës; kurse njëri nga zëvendësguvernatorët, që quhet i parë, është edhe zëvëndëskryetar i Këshillit Mbikëqyrës.
Zotërinj që merreni me këtë çështje! Pse flitet kot për Këshill Mbikëqyrës?
Në atë Bankë ka pasur vetëm një Guvernator dhe një zëvendësguvernator,dhe asgjë tjetër.
Ky është kyçi i abuzimit, sepse edhe zëvendësguvernatori i dytë mungon, nuk është emërurar.
Atëherë?
Gjithçka është e qartë: si pasojë e një ligji banal, i cili, në emër të pavarësisë ka krijuar një Guvernator absolut, patjetër që do të vidhej jo vetëm stoku, por gjithka që ka vlerë materiale në atë Bankë.
Ligji është i papranueshëm, prandaj duhet ndryshuar urgjent; kurse përgjegjësia, në bazë të ligjit është e qartë: ajo është drejtpërsëdrejti e Guvernatorit.
Zotëri, a të ka pëlqyer që të jesh absolut?
Atëherë mbaj edhe përgjegjësinë e absolutizmit tënd.
Si ka mundësi që, ligjërisht, supervizioni i një Banke Kombëtare të drejtohet nga Guvernatori i saj?
Domethënë, kontrolli dhe ekzekutimi janë të dyja në një dorë. Për një vend demokratik, kjo është papranueshmëri juridike. Shkurt: ligji aktual i “ka varur mëlçitë ujkut në qafë”.
Ja zotërinj, kjo është arsyeja pse sot në Shqipëri kemi krijuar një burokraci piraterike, sepse kemi krijuar absolutë që, duke u lidhur me njëri- tjetrin si të paprekshëm, kanë vjedhur vlerat monetare të shqiptarëve.
Tani gjithçka është e qartë dhe mos dirdhni kot lotë krokodili ju “përgjegjësa të lartë”: me ligj është dhënë besimi se edhe mund të vjedhësh, por po u kape, do të përgjigjesh penalisht. Por, edhe këtu, kemi një pikë tjetër absolute: Prokurori i Përgjithshëm, që është sërish absolut sipas ligjit, dhe, natyrshëm, duke qënë ndihmës i piraterisë burokratike, e di ai se deri ku duhet të shkojë përgjegjësia penale.
Ky është rrethi vicioz i papërgjegjshmërisë dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Ky rreth patjetër që duhet zhbërë; sepse në të kundërt nuk ka më asnjë reformë në Shqipëri.
Ligji ka krijuar absolutizëm të pakontrollueshëm në “institucionet e pavarura”, dhe pastaj, pikat absolute, pasi bashkohen, vjedhin qetë- qetë paratë dhe gjithë zhvillimin shqiptar, në fakt këta disponojnë personalisht “me ligj” vetë mirëqënien e shoqërisë shqiptarë.
Prandaj, të drejtë kanë njerëzit që krijojnë peticione gjigandë… kështu duhet të vijojnë derisa t’i marrin vetë gjërat në dorë e të shpëtojnë veten nga një grabitje kaq e gjatë që ndodh në atdheun e tyre.
Ligji për Bankën e Shqipërisë duhet përmirësuar urgjent në funksion të eliminimit të arbitrarizmit banal që ka krijuar në këtë Bankë.
Kjo Bankë ka pasur në veprim vetëm dy persona: që të dy duhet të jenë subjekte të përgjegjësisë ligjore për vjedhjen e 713 milione lekëve…
Dhe Guvernatori vijon të rrijë në detyrë dhe nxjerr në media edhe ‘bishta për ndihmë’, sepse rëndom edhe mundet t’i këtë blerë.
Koha nuk pret më; në Shqipëri po shfaqet hapur pirateria e qeverisësve e këtij vendi.
Kjo vjedhje e Bankës së Shqipërisë është turp historik, kush s’e kupton, është idiot dhe duhet të largohet nga drejtimi, kudo që të jetë, kush e kupton dhe e pranon normalisht, është i implikuar në vjedhjen gjigande dhe shumëvjecare që iu është bërë shqiparëve.
Kjo ka munguar ne Shqiperi. PERGJEGJESIA!!!
Bjeri o Taku, më të lumtë dora. Si nuk të ka vlerësuar Rama ty për kulturën juridike që ke dhe sigurisht guximin t’i thuash gjërat troç. Ti duhet të ishe këshilltari nr.1 i Ramës për t’i rrëfyer atij se si bëhen punët e mëdha dhe fillimi i rilindjes duhet të ishte reforma në drejtësi. Në drejtësi konvergojnë të gjitha çeshtjet e një shteti. Ndryshe nga sistemet diktatoriale, në kapitalizëm drejtësia është qendra e gravitetit ku marrin zgjidhje të gjitha çeshtjet juridike, ekonomike, shoqërore dhe politike. Kjo duhet të ishte krye çeshtja e rilindjes qysh në krye të herës dhe jo butaforitë e fasadës shtetërore.
Andromeda, dakort me ty.Po pse a mund te presim zhvillime pozitive dhe reforme ne drejtesi nga ministri injorant dhe katundar ?Te gjitha jane fjale.Shto dhe njerezit qe la PD kur iku dhe qe kane nje fuqi prapavepruese rilevante.Ngjela mund te ishte reformator.Nuk e perdoren.Tashti dihet c fruta do te vjelin.
Pse ka ndezur motorrat Ngjela ne kete rast te vecante?
Do kete pasur ndonje inat me Fullanin?
Ke te drejte moj Andromede, Taku eshte nje vlere e shquar intelektuale por problemi eshte se Takun nuk e pj..dhen se u hapte pune ketyre plehrave si Ramushka dhe Metushka.
Por, nga ana tjeter: nderkohe qe Taku analizon “konfliktin e interesit” ne raportin e Guvernatorit me Keshillin Mbikqyres, duke e paraqitur ate si konflikt te hapur interesi dhe shprehet per ndryshimin e ligjit per administrimin e bankes se Shqiperise, ai nuk referohet kete rradhe as tek modeli Anglo-Sakson te cilin e ka fort per zemer. Ai nuk thote asgje per faktin se kjo strukture administrimi eshte e katerfishte e disenjuar dhe aprovuar nga strukturat analoge Europiane dhe Amerikane.
Sa per dijeni, modeli anglo sakson presupozon nje koncentrim kompetencas te Guvernatorit dhe ku keshilli mbikqyres eshte vetem me funksion konsultativ. Sigurisht qe kodet regullatore funksionojne.
Taku e ka mendjen me celes, dhe po i ngeli celesi takuar, Taku nuk e ka problem te beje rremuje.
U perpoq Edi ti veri nje rele, por truri Takut nuk e mban ngarkesen.
Edhe pse ne kete rast Taku ka te drejte, nuk mund ti besoshs asgje.
Po zvguvernatorja e preferuara e Berishes qe nga mandati kur ishte president dhe e kishte Keshilltare,kur kaloi gjithe PD ne opozite zonjen e beri Drejtoreshe te Titujve me vlerr me pas drejtoreshe te Autoritetit Mbikqyres te shoqerive te Siguracioneve dhe kur i mbaroi mandati e coi po me votim parlamenti zevendesguvernatore qe te vidhnin se bashku me Fullhanin parate e shqiptareve.Ka blere dy shtepi ne amerike dhe ka dy vajza qe shkollohen atje.Me cfare????
dhe shkon ne usa 5 here ne vit me parate e shtetit. dhe injoron cdo ligj e vkm per tu zbatuar. !!!
edhe ngjela po flet shume dicka ka
ashtu si ministri drejtsiei
qe
ska drejtsi asgjekundi
Ama per kete lloj shteti na DERDELLITEN keta karagjoze,ne 1990-ten?
Per kete shtet hajdut u ngriten te DHJEROSURIT e dhjetorit???
Per kete shtet KRIMINEL u rrezua SOCIALIZMI????
Pse kjo eshte MIREQENIA E SHQIPTAREVE,qe kane 24 vjet,pa buke,pa uje,pa shtepi,pa pune,pa siguri,pa arsim,pa SIGURI PER JERTEN,pa te ARDHME TE FEMIJVE etj,etj????
Ne se kujtoni se do na genjeni me ate,qe ju keni MILIARDA ndersa shumica e popullit GERRYEJNEKAZANET E PLEHRAVE,harram ta keni voten tone!
PRANDAJ KENI FRIKE NGA ENVER HOXHA EDHE PAS VDEKJES,SE POPULLI SOT JETON SHUME HERE ME KEQ SE NE KOHEN E TIJ!!!
MALLKUAR QOFSHI,O POLITIKANE TE ZGJEBOSUR!!!
LAVDI BURRIT TE MADH TE SHQIPERISE,ENVER HOXHES!!!
Per kete shtet votove ti moj bibe sigurimse e internacionales se trete komuniste, motra e Putini, armike e betuar e kosovaareve..
Dhe mos fillo tani : -O lali…lla lla lla se dosjen e ke sa nje mal
Feniks,akoma se ke kuptuar se ky shtet eshte pjelle e Enver Hoxhes?Po,po!Qe kur Enver Hoxha vendosi ta lere Shqiperine ne doren e Ramiz Alise,gjithcka me pas eshte rrjedhoje.
Shume sakte Avokat ! Po prandaj nuk te duan ty se u bie kokes me dokumente e jo me gam gam si Bracja !
Adem – Ky i bie ne koke sa nuk i kane varur melcite dhe sapo ja varin, ha aq shume sa nuk flet dot me.
dhe vazhdon te mungon me kete minister legen
http://bit.do/ligji-e-ka-ndihmuar-vjedhjen-e-713-milioneve
Guvernatori nuk po jep dorheqjen !
Keshilli Mbikqyres duhet te jap dorheqjen,per te krijuar kushtet per nje Keshill Mbikqyres te ri,per te larguar nga detyra Guvernatorin !
Por Keshilli Mbikqyres voton 6 me 1 per mos shkarkimin e Guvernatorit!!!!
Ne kete rast,zgjidhjen e ketij leshmashi,duhet ta bej Parlamenti.
Spektakel me hajdut shikojme ne telenovelat,por kjo nuk duhet te ndodhe me xhepat tona.
Avokat akuzat e perseritura tuajat dhe te shume e shume te tjereve, per kete rast apo per dhjetera mijera raste te tjera, tingellojne si britma ne shkreterire. Do ngelen te tilla per shume dhjetevjecare te tjere nese nuk nderhyhet ne ligjin elektoral, qofte edhe me artifica te posacme, ne menyre qe pesha e atij 85% e elektoratit, tmerresisht i prapambetur e patriarkal sepse me origjine fshatare, te reduktohet. Ndryshe mesatarja e parlamentit do vazhdoje te jete e ulet, megjithe pasojat qe sjell. Nje zgjidhje mund te jete ajo e dy dhomave ne parlament si dhe vendosja e nje sere filtrash, si p.sh. fiksimi ne max 2 legjislatura i te zgjedhurve, niveli arsimor i kandidateve, etj etj
Eshte vertet per te vene duart ne koke e te ulerish qe, kur ndodh nje vjedhje, apo fatkeqesi dhe aksident, atehere kujtohemi se “ligjet jane te keqia”, se duhen ndryshuar “X”, “Y” rregulla. Pse mor zoterinj ligjvenes dhe qverises,mos valle do te na duhet te krijojme, neve qe vetem te krijojme nuk dime, te shpikim, neve qe vetem te shpikim nuk jemi te zote? Jo. Te gjitha keto qe ne duam te “shpikim” ka shekuj qe bota i ka bere dhe i zbaton. Por ne nuk jemi ne gjendje qe as ato qe ka shkruar bota t`ì lexojme drejt, pale pastaj edhe t`i zbatojme. Prandaj po zvarritemi dhe do te zvarritemi per shume kohe, qe uroj te jete sa me e shkurter.
Avokat,perse sillesh verdalle,thuaje troç,:kete mafje ne pushtet,kete mafje financiare qe drejton shqiperine e shkateron vetem nje-REVOLUCIONI I CILI DENON,BURGOS,KONFISKIN DHE SHPETON SHQIPERINE DHE ME MILIARDAT QE GRUMBULLON LULEZON GJITHE VENDIN” MJAFT ME PO DURON KY POPULL,ME LLOGJE NE BLLOGJE AS NUK ZGJIDHET,AS NUK SHPETOHET,AS NUK SHKATEROHET KJO KLASE E POLITIKES TE MAJTE E TE DJATHTE.JANE 140 DEPUTETE,E SOT DUHET 70 TE ISHIN NGRITUR E TE KISHIN DETYRUAR ILIR FLORIRIN TE MBLIDHTE PARLAMENTIN.A DO BEHET? KURRE.A DO SHPETOJE FULLANI? SIPAS DEKLARATAVE TE KETYRE “trimave qe kemi zgjedhur” ka shpetuar.Perse flisni ne eter?
ore njerez
ata kete pune
e kane bere per 23 vjet
mer leke me “difekt” dhe fut letra
hidhi ne treg dhe dorzoi ne banke
banka i merte se me difekt
ata digj libra dhe jo leke
priten kampionatin dhe thane ta bejme NE publike se na falin
si spinoruse qe je nuk para te besojme
Shume mire dhe shume qarte Spartak.Ti duhet te ishe ne krye te nje levizje popullore per kete problem.Me siguri qe shumica e shqiptareve do te ndiqnin pas.Sepse ti nuk ke frike,nuk je i kapur nga askush dhe e di me mire se te tjeret se kush eshte e drejta dhe me ke eshte ajo.
Shpresoj qe ata qe e kane ne dore te te degjojne.
Ne Shqiperi e ka marre ferra uraten. Eshte fakt qe shqiptaret nuk jane ne gjendje te veteqeverisen dhe konkretisht :
– Me qeverine e Ismail Qemalit punet vajten rrokopuje dhe Europa u detyrua te ne dargoje Prnz Vidin.
– Qeveria e Zogut mbahej me Kredite qe jepte Italia e Musolinit.
– Enver Hoxha u mbajt ne fillim me Kredite e Jugosllavise, pastaj te Bashkimit Sovjetik, pastaj te Kines. Kur u prishem edhe me Kinen dhe nuk morrem kredi, arka e shtetit mbeti bosh.
– Me transicjonin po e shofim vete se nga cfare “burrash” po qeverisemi. Ne po mbajme shtetin duke rritur borxhin publik dhe jo per aftesi te ekonomise sone te pjerdhur.
– Troç muhabeti, ne nuk kemi arritur pjekurine politike dhe admistrative per te qeverisur vendin. Mos valle tek ne duhen deruar “KOMISARE” nga BE per te na qeverisur. Nuk behen petullat me uje thote populli.
Jemi te mbaruar nga te gjitha anet, plaku!
i sakte Ngjela!
spartak ngjela ka kerkuar dhe kerkon gjithmon drejtesi dhe esht nje njeri qe mbron te verteten dhe thot vetem realitetin. cesht e verteta ne do vuajm shum. korrupsion gjithandej fillon te rama dhe mbaron te instruktoret e vegjel. shqiperia esht ber nje lagje jevgjish ne europ. nuk e di a do behemi njerez…? rama mos te hiqet burr i mir cin ka futur ne burg per korrupsion nga shtetaret..asnje. saliu dihet tashme qe ka ber kerdin me vjedhjet.
Ky burre i zgjuar duhet degjuar. Ai i ben mire kombit
Popullit te vet. Spartak Ngjela, te falenderojme dhe gezon
tere respektin per problemet qe ngre. Edhe nje here: Ta
degjojme Avokatin. Te gjithe kemi nevoje per mencurine e tij.
Ne vecanti- qeveria aktuale.
Irritimi im per kete mega-skandal ,nuk jane vetem hajdutet e pangopur,
por heshtja e Rames, i cili nuk merr guximin te dale perpara popullit ,per
ti dhene drejtim kesaj ceshtje ,por luan me Zahon e vogel me Rraketake.
Hajde Kryeminister hajde !!!!!!
Hahahahabahaahahahahahah po lere te gezoj se ka vuajtur shum te ket femij.
z.Avokat,ato qe vodhen ne rrugen e kombit,L.Basha,pse su denua?
Ato qe krijuar e pervetsuar para dhe vrane 26njerez ne Gerdec,pse nuk u denuan?
Ato qe shiten km vije detare Greqise ,Lulzim BASHA pse nuk u denua?
Ato qe shkaterruan mbrotjen e shiten arme,parat ku shkuan dhe pse su ndenuan?
Ato qe dhane pronesi hotel Dajtin,parate ku shkuan e sali serb nuk u denua?Po mediat e financuar nga berisha me parat e popullit nuk u denoka,Po kryeministri qe nuk ka paguar faturat energji elektrike,telefona e uje 8 vjet ne pushtet,pse nuk u denoka-pse keto shpenzime te kryera nga qeverisja salia allishberisheve kryhet duke marre borxh e perseri goditet populli,e kjo nuk u denoka?
Ato qe moren e plackiten pasurite kombetare ,pse nuk dolen para drejtesise e pse n uk u denuan/
Ato qe vodhen floririn, ku e derguan e pse nuk u denuan?
Ato qe pervetsoj Bodja,saliu,topallja Bregat,Vokshat,ristanet,paloket pse jo dhe ato vilat e shtepite mme se u ndertuan e pronat me cte drejte u tjetersuan e sot populli do paguaj vendimet e Strasburgut per keto padrejtesi, e deri me te voglat.kush duhet denuar e pse nuk denohen?po palo president qe kthen reformat,me qellim sabotimi rilindjeje… pse nuk u denoka? pse ky maskarade nishanlliu,nuk flet per vjedhjet e bankes se shqiperise por hesht,ky eshte siguria e shtetit nishanlliu i matrapasllekut?e kjo nga kush duhet denuar,e pse nuk denohet?…
Sa ka per keto ANTISHQIPTARE,HAJDUTE z.Avokat, e ketu pra i jap te drejte e mbeshtes 100%,qeverine rilidese,dale 23 qershor 2013 e vete kryeministrin,qe po punon e ka shume shpres rilindja e vendit,por shohim qe cdo denancim nuk merret e gjykohet,pse ndodh kjo? lexohet e form mire shikohet,se drejtesi ndodhet e nenshtruar nen kembet e antishqiptarit me te madh te ketij kombi sali maskarate qe populli e pushkatoj pse nuk u denoka per keto qe ka bere?cfare ka drejtesia per kete hezitim? apo duhet te vije BE…edhe pse lulbashici i hajnise ka rreshtu ushtrine goje cthurur ne media televizive,pronare e sherbetore duke saju genjeshtra e mashtrime ne popullin,me shpifje e mashtrime kunder qeverise ..por pse per keto mashtrime,kjo veper nuk u denoka???apo qenka vetem nje zevendese e PD..KETO JANE LIGJET?KETO KANE BERE PARLAMENTARET ANTILIGJ KETO 24 VJET…e pra z.avokate nuk i heq asnje pik e presje,shtetit e ligjit qe kishte sistemi socialit i Enver Hoxhes..do apo se do zotrore ,si avokat pranoje….
Ah moj drejtesi qe dashke mosdrejtesi vetem se skafunksionuar kurre duhet vazhduar pafundsisht ne kete rruge?????
Politikanet tane lozin a ka kush e ka e tallen me popullin.
Populli, vetem populli! Ku eshte? Pse kjo indiference e tij dhe jo vetem per kete rast?! Por me qe jemi ketu, si spjegohet qe deri dje (mbas nje jave)kane firmosur vetem 5.000 shqiptare peticionin? Ky duhet te firmoset minimalisht nga 100.000 vete, jo sepse keshtu do jape doreheqjen Fullani, se ai po te ishte Governator dhe jo Fullhajn, do ta kishte bere qe te nesermen. Jo, ate dhe kedo,tjeter , me shprese, do ta denoje parlamenti dhe prokuroria. Por forca e protestes duhet te shprehet pikerisht me anen e ketij peticioni, proteste qe i drejtohet sidomos politikes dhe institucioneve, qe kane lidhje direkt me kete skandal, por edhe te tjere dosjet e te cilave i ka zene pluhuri. demokracia tek ne eshte kjo qe eshte pikerisht se tek ne mungon plotesisht reagimi qytetar, ndaj dhe keta hajna bejne kerdine duke i bere karshillek atij. Nuk jemi ne diktature, qe e justifikonte konformizmin e njerezve. Sot mbas 23 vjeteve njerezit jane te lire qe te pakyten te firmosin nje peticion dhe vetem kaq. Popull, Zgjohu!
Ngjela,kur do ta vrases vehten qe shqipetaret te shpetojne nga shurranjozet e ish bllokut dhe doktori pacient qe i ka bere synet?
JE I MADH jo vetem ne moshe por ne mendimet fantastike dhe te llogjikshme!
A KANE NDARE LEKAT E SHQYPTAREVE NE THESARIN E BANKES SE SHTETIT PUSHTETARET SI BYREKU NE TEPSI ME NDIHMEN E GUVERANTORIT FULLANI?
Kjo pyetje direkte nga Spartak Ngjela per politiken tone kombetare do te ishte me e drejte sesa te merrej me Keshille Mbikqyrese servile dhe Guvernatore lakej si FEBELE te cdo pushteti sic eshte edhe Fullan Kusari qe ka gjetur shesh ne Shqypnine mjerane dhe ka bere pershesh per vite me radhe duke u pasuruar si nje sulltan prej Arabie ne kurriz te popullit.
Prandaj jo vetem avokati Ngjela, por edhe i gjithe populli shqyptare ka ardhur koha qe te pyese kryeministrin tone rilindas Edi Rama:
A KA MARRE PJESE NE KUSERINE AI DHE PARTIA E TIJ NE NDARJEN E THESARIT TE GRABITUR TE BNAKES SE SHTETIT NE MAREVESHJE TE HESHTUR ME FULLAN KUSARIN?
sepse per Sali Berishen dhe Ilir Meten nuk ka mbetur asnje pike dyshimi qe jane pjese e kusrise UNIKALE te vjedhjes makaber te Thesarit te Bankes se Shtetit per nje periudhe kohe te gjate dhe nuk jane denuar nga Drejtesia si ASKUND tjeter ne Bote dhe si nje REZIL i shqyptare ne syte e popujve te tjere.
Per kete Edi Rama duhet te dale nga brima e miut ku eshte fshehur dhe te flase ballehapur para miletit qe i dha 1 milion vota per te luftuar korrupsionin ne vendin tone dhe te mos tregohet i mefshte dhe kontradiktor si ne rastin e HL-ve te Asadit.
Pse “nastradit” edhe e diskuton, po patjeter qe edhe ky e ka marr pjesen qe nuk ndihet!
Gazetari i famshem investigativ Italian Saviano ka thene “Tere bota ka mafie e ne Shqiperi mafia ka shtet” As kete nuk e kuptoni o shqiptare. Per 15 vjet u ndate ca me Nanon ca te tjere me Berishen vazhduat edhe per 10 te tjera me Ramen e Berishen. Vazhdoni edhe nja 20 te tjera pa kuptuar se cfare behet me ju.
Ju vodhi Everi jeten per 50 vjet e po vazhdojne t’ju vjedhin cfare ju ka mbetur mbas shpirti te bijte e ju asgje nuk kuptoni. Po dihet se budallait duhet me ja marre gjerat nga dora se gjithsesi i humb. E turpshme eshte ta thuash megjithse e vertete por me shume i ngjajme turmes se bagtive se shoqerise njerzore.
po na trego ti moj filozofe me ke je ti.Me Putinin???
E dhimbshme por reale. Me ze frika te vij me pushime ne vendin tim e jo me te jetoj (jo nga vendi por nga njerezit.)
me falni per injorancen totale.. (edhe timen). por ne parlament ka te zgjedhur pa dipllome (fallco) … perderisa jane zgjedhur dhe me fikshezjare… pse jeni kaq te nxehur …. ti gezojme.
Mos u mundoni kot te ngrini kete popull, ky gjithmone dele ka qene prandaj eshte ne kete gjendje dhe keshtu i varfer i keputur do te jete gjithmone, mjafton te kete pak buke thate sa te mbaje shpirtin.
Popull qe vrasim njeri tjetrin e nuk cohemi as ne protest per te drejtat tona kunder ketyre pushtetareve.
o lesh koke derre ngjal ngjela-po ti mbane pergjesi per 13 mije te vrare qe kerkove per gjoja bllokun e metes -si u bete Brenda nates nga rama e ngjela ne NGJALE TE METES.Ti je pakurrizore si ngjala,vetem bishte ke.shikoja vetem emrin ANASTAS si JANATULLOSI.
Z. Ngjela,
Uroj te jeni mire. Per problemin e udheheqjes se ndritur te BSH kam shkruar rreth 21 artikuj ne harkun kohor 2003 – 2006. Nuk kam ndermend te perseris veten ne lidhje me kete bufonin e BSH, Sh. Ardian Fullani ( keshtu e kam quajtur ne nje artikull te botuat nga gazeta Tema me titull ” Mafia ne tempullin e parase “. Nje gje me ben pershtypje te vazhdueshme : pse nuk permendet asnjehere emri i Laurent Berias te BSH ( Sh. Tafos Ibrahimi ). Ka rreth 17 vjet Zv / Governator i BSH. Eshte deshmitar dhe iniciator i te gjitha vjedhjeve te natyrave te ndryshme qe kane ndodhur ne BSH dhe asnje njeri nuk e ngacmon kete RAMSES te koheve moderne te komunizmit.
Me respekt,
Ku ka tru piktori deshtak te vleresoj Avokatin!
Po mbi te gjitha nuk ka vullnet, piktori kryeminister!!!
Vjedhja ne Banken e Shqiperise ka nje zgjidhje relativisht te thjeshe.: Intelektualet dhe Patriotet si G.Kokalari,S.Ngjela,M.Baze etj,etj,te udheheqin dhe te organizojne Revolten Popullore te mbeshtetur
nga Qeveria dhe vecanerisht Kryeministri Rama.
Ne se Rama e kompani nuk kane kurajen civile ta bejne dhe drejtojne kete Revolte tà leshojne qeverisjen e vendit ne nje “Kuvend Emergjence” me Intelektuale Patrite te Ligjeruar me nje Plebishit Popullor dhe te inkurajuar e gjithembeshtetur,per Reforme ne drejtesi,Prokurori,Banke te Shqiperise e kudo ku eshte e nevojshme per te luftuar korrupsionin dhe vjedhjen e Prones private apo shteterore.
Popull Shqipetar reago urgjentish me kurajo e zgjuarsi,
verja “kufirin” tek thana qeverise Rama ne se nuk te mbeshtet.
Pranoj 100% llagjikimin e juristit Ngjela.
Kam nje pyetje jashte radhe per kete zoteri.Ju lutem bejani te ditur.
Shpesh, por edhe ne shkrimin e sotem edhe ju permendet fjalen “IDJOT”. Per sa une kam verejtur, ne shqiptaret nuk kemi konceptin e drejte te idjotizmit, lojes se idjotit dhe vete njohjen e personalitetit te nje idjoti, aq sa idjoti i thote te drejtit dhe korektit:-Idjot!
Te lutem zoti Ngjela te na japesh per ne si popull, nese ju do te donit, shpjegimin e te konceptuarit te kesaj pyetjeje.
Me konsiderate per ato qe thua, V.D.
Ngjela ndoshta nuk i lexon komentet tona ,po ju jap nje definicion
te fjales IDIOT ,meqense perdoret shpesh ,ndoshta vend e pa vend.
Nqs njerzit nga pervoja e jetes nuk kane mesuar asgje, dmth perserisin
te njejtin gabim .Ky quhet Idiotizem .
P.sh Populli shqipetar eshte mashtruar nga cdo qeveri qe ka ardhur .
Mashtrimi i fresket eshte Haleanca RAMA & META .
A mund ti besohet METES QE DO TE SJELLI RILJNDJE ???? E verteta thote JO.
POR POPULLI I DHA VOTEN . NE KETE RAST KY POPULL QUHET IDIOT .
IDIOTESIRAT E KETIJ POPULLI NUK MBAROJNE ME KAQ .
Pra ti “SHqiptare” je nje idote e gjys, sepse ke qare per Meten kur shkoi ke Saliu dhe i rrotulloje syte si bole:-Mbase kthehet prape tek PS qe te mari Partineeeeee????
Avdyl ! Nga pergjigja, kuptohesh qe je kaluar IDIOTIT .
(QE DO TE THOTE: BUDALLA ,KOKETRASHE )
ndersa ti “SHqiperia” ke kohe qe nuk ke shkuar ne tragjas te qash per by passin e zengjinet e rinj dhe per bejleret e agallaret.
Kur shkruan ti une e kam ore zbavitje. Mblidhemi grupi jone dhe dhitemi gazit se te nohim shkurtabiqeeeee
Perfundimisht, je i MODH, Avokat!!!!!!!
RAMA KA MINISTER (DREJTESIE ) NGA LSIjs , NUK I INTERESON REFORMA NE DREJTESI QE PROPOZOI
NGJELA ,,,,, I INTERESON REFORME NE FACEBOOK ,,,,,,TE HANE TE PINE DHE TE VJEDHIN PRAPE. ,,,,
O Spartak! Diku do te kene pare pa edhe vjedhin! Kicua yt e lau me burg pa edhe nuk po e them apo po e them edhe Kicua kishte llogari rrjedhese ne bankat e Zvicres nga disa kontrata te medha te bera ne kohe te mi nisterllekut te tija….mileti nuk i di por ka disa qe ti dine akoma pislleqet e familjes Ngjela…te kam thene edhe njehere QEPE! Mos u revolto..prodhim serie jeni.
Prokuroria dhe grupi i ngarkuar nga Adriatik LLalla e kane filluar hetimin pa pjesemarjen e policise shtetit i vetmi institucin qe i ka ikur nga duart Sali Berishes.Ne keto kushte hetimi eshte i pabesueshm dhe cdo dite po reflektohet ne deklaratat e dhena nga ky organ.Ata thone se nga 10 punonjes te arrest uar vetem1(nje) eshte per vjedhje,te tjeret jane ne akuze dhe te arrestuar per shperdorim detyre.Ketu gjithcka esnhte e kjart ata hetojne per te shperndare pergjegjesin e vjedhjes ne BSH.Per shperdorim detyhre i pari duhej izoluar ne arrest Guvernatori Adrian Fullanie mbasi ai eshte personi krysor pergjegjes per veprimtarin e BSH.Me shume vemendje te lexohen ato qe thot Avokati Spartak Ngjela.Ato jane shume te sakt dhe nuk lene vend per interprenKuvenditim.Ata qe sot dalin ne mbrojtje te Kryehajdutit Fullani jane te lidhur ne kete skandal te permasave te jashtezakons.Kuvendi,Deputetet dhe Qeveria heshtja eshte me pasoja te renda.
Geoges,perse na kthen pas ne nje kohe qe vjedhja ee Bankes ben muuuu?Ato qe beri Kico Ngjela i pagoi,por Spartak Ngjela po thot nje te vertete,perse ju djeg juve dhe e kercenoni?Keshtu ju merrni ne mbrojte vjedhsit?Apo nuk eshte keshtu?
NGA DISKUTIMET NE FORUMIN SHQIPTAR
Leopardii, 22 Apr 2010
Re: banka e shqiperise – 2 -bashkefajtore per gjendjen e keqe te shqipetarve
Me ardhjen e Fullanit, Banka e Shqipërisë është kthyer në një qeveri hije që ka departamente me në krye shefa që marrin rroga më të mëdha se vetë ministrat.Fullani, kur erdhi nga Banka Italo-Shqiptare solli Dashamir Halilin, të cilin e bëri shef të personelit dhe që sot është krahu i djathtë i tij, edhe pse është një njeri pa kualifikime shkencore, ka pasur kredi të pashlyera, është shef i personelit. Fullani, nëpërmjet Halilit, e rriti personelin e bankës nga 350 vetë që ishte në 2004, në më tepër se 500 vetë sa janë sot.
Banka e Shqipërisë është kthyer në një strehë ku riciklohen në poste me privilegje burokratët që u ka mbaruar mandati në poste të tjera dhe ku është krijuar një komunitet i çuditshëm ku “fle macja me miun”, duke qenë se aty janë të afërmit e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të dy krahëve të politikës. Në BSH, drejtor i Departamentit Juridik, është ish-kancelari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka marrë në këtë departament si jurist dhe vëllain e Xhoana Nanos me shkollë me korrespondencë, si dhe bashkëshorten e kryetarit të SHISH, Bahri Shaqiri. Në BSH është djali i Fatos Bejës, vajza e Ylli Bufit, kunati i Shaban Memisë, deputetit të PD, djali i Agim Fagut, mbesa e Alfred Moisiut etj. Këshilltar i Guvernatorit Fullani është Hekuran Pallumi, ish-këshilltari kryesor i ish-drejtorit të SHISH, Kujtim Hysenaj. Drejtoreshë për Marrëdhëniet me Publikun është kunata e Fullanit. Fullani, për shkak të lidhjeve të biznesit të ndërtimit ka marrë djalin e ortakut të tij në punë në Bankë, edhe pse pa asnjë kualifikim, si shef të sektorit të transportit.
Banka e Shqipërisë është një institucion financiar ku mund të cënohet siguria kombëtare e vendit, nëse aty bëhen keqmenaxhime në sferën e veprimtarisë së saj. Por drejtori i SHISH, Bahri Shaqiri, i ka duart e lidhura që të hetojë për këto afera, se gruaja e tij është punonjëse e departamentit juridik të bankës dhe Fullani kujdeset që ajo të marrë benefice të ndryshme në formën e dietave të majme në udhëtimet jashtë vendit, shpërblimeve etj. Fullani tregohet shumë dorëlirë me shpërblimet për punonjësit e bankës, duke u vënë atyre, pa harruar sigurisht vetveten, deri edhe katër rroga shpërblim në vit, dhe rrogat në Bankën e Shqipërisë janë më të lartat në gjithë administratën shtetërore. Këtë Fullani e bën që me anë të këtyre njerëzve të blejë mbështetjen e të afërmeve të tyre të pushtetshëm.
Kur erdhi në pushtet PD, në vitin 2005, emëroi në postin-kyç të inspektores së përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, domethënë në postin e shefes së kontrollit të brendshëm të kësaj banke (post ky titullari i të cilit zgjidhet nga parlamenti), si dhe me kompetenca edhe për të kontrolluar bankat e tjera ën vend, që janë private, Teuta Baletën, vajzën e Abdi Baletës. Deri më atëherë kjo kishte qenë drejtoreshë e Departamentit të kërkimeve shkencore në Bankën e Shqipërisë, e marrë në punë nga burri i tezes së saj, Limoz Malaj. Sa erdhi në Bankë Fullani mori 12 milion lekë të reja kredi për strehim, sikur të ishte i pastrehë dhe po kështu morën dhe bashkëpunëtorët e tij. Fullani ka dhënë për personelin 10 milion dollarë kredi, me interes 0.5%, për afate që shkojnë nga 20-30 vjet. Fullani bashkëpunon ngushtë për interesa private me ministrin e tashëm të financave Boden, edhe pse bëjnë sikur kanë kontradikta për çështje të detyrës së tyre, si ajo që ka të bëjë me rritjen e normës së interesit, të cilën Fullani pretendon se e ka bërë për të ulur inflacionin. Por raportet e Bankës së Shqipërisë në parlament kalojnë qetë. Ministri i Financave Bode, i cili ex officio është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pa të drejtë vote, megjithatë nuk merr kurrë pjesë në mbledhjet e këtij këshilli, sikur atje të merren vendime që kanë të bëjnë me financat e Bangladeshit dhe jo me ato të Shqipërisë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit hesht për të gjitha shkeljet e Bankës së Shqipërisë, shumë prej të cilave janë veprime kriminale, dhe i nxjerr shkeljet në shifra qesharake financiare. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është ai që me përbërjen e tij zbulon intrigat e ndërlikuara politike që thuren si rrjetë merimange rreth bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës prej tetë vetësh, sipas ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë” i kërkon llogari guvernatorit për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë. Se sa serioz është ky këshill këtë e tregon si një provë lakmusi qenia në të si anëtar e Arian Kadaresë. Sipas CV-së të Arian Kadaresë, të paraqitur në faqen zyrtare on-line të Bankës së Shqipërisë: “Z. Arjan Kadareja është diplomuar në vitin 1986 si inxhinier minierash, në Fakultetin e Gjeologji-Minierave të Universitetit të Tiranës. Ai ka kryer në 1995 një Master of Arts në Ekonomi, pranë Institutit Universitar të Studimeve Ndërkombëtare të Gjenevës (Zvicër) dhe përfunduar në vitin 2000 PhD në Ekonomi, pranë këtij Instituti. Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 1986, si inxhinier në Minierën e Kromit në Batër, ku ka punuar deri në 1991, për të vazhduar si pedagog në Fakultetin e Gjeologji-Minierave, në Universitetin Politeknik të Tiranës, deri në vitin 1993”.
Pra, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është dhe një ish-gjeolog i shndërruar në financier, kur emigroi në Zvicër në vitin 1993!!! Arian Kadare, nga gjeolog u bë financier, për të zbuluar “minierën e arit” në Bankën e Shqipërisë, kur u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në dhjetor 2006. Kjo tregon joseriozitetin e qeverisjes së PD. CV që ky Arian Kadare ka shkruar për vetveten në vetën e tretë është shumë zbavitëse. Ai thotë për vetveten: “Fushat e tij të interesit fokusojnë çështje lidhur me modelimin makroekonomik, analizën e politikave ekonomike, ekonominë ndërkombëtare e monetare, atë financiare, programimet etj..
Ai është autor i një sërë materialesh diskutimi (WP), publikimesh e kumtesash në veprimtari të ndryshme shkencore ndërkombëtare”. Se si mund t’i futet një ish-gjeolog kësaj aventure në financën e lartë, ky mbetet një mister! Gjithsesi është një paradoks, sa ironik aq edhe sinjifikues, që një ish-gjeolog që është bërë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka kryer dy mastera në financë, ndërsa kryetari i Këshillit Mbikëqyrës (Fullani), njëherësh dhe guvernatori, nuk ka bërë asnjë të tillë?! Të jetë ky sinqeritet cinik, apo neglizhencë arrogante? Anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës janë Ksenofon Krisafi, ambasador i Shqipërisë pranë zyrave të OKB dhe OBT në Gjenevë të Zvivrës, në vitet 1998-2002 dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe njëherësh këshilltar diplomatik i kryeministrit Nano. Zgjedhja e Krisafit në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në vitin 2004, tregon simbiozën abuzive të shtetit dhe politikës me Bankën e Shqiupërisë, si dhe prirjen për ta parë Bankën e Shqipërisë si strehë për burokratët e lartë para largimit nga postet në prag të rotacionit të pushtetit.
Edhe më saktë abuzimin nepotik në Bankën e Shqipërisë e tregon zgjedhja si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në vitin 2004 e Teuta Çuçit, gruas së Leontiev Çuçit, ish-funksionar i lartë i PS dhe që në kohën kur gruaja e tij mori këtë post, ishte ambasador në Zvicër, i emëruar nga qeveria e majtë. Teuta Çuçi jetonte me burrin e vet në Zvicër, dhe për të ushtruar funksionin e anëtares të Këshillit Mbikëqyrës asaj i paguhej dieta për të udhëtuar me avion nga Zvicra në Shqipëri, çka ishte një shkelje ligjore, se zonja Çuçi, derisa e pranoi vendin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, për të cilin paguhej me një rrogë më të madhe se të një ministri, po të donte ta mbante këtë post le të banonte në Tiranë. Këtë Kontrolli i Shtetit nuk e quajti shkelje, kuptohet për faktin se kryetari i tij e kishte mik Leontiev Çuçin. Në Këshillin Mbikëqyrës nuk mund të mungonte edhe Adrian Civici, i cili së bashku me gruan e tij janë bërë në borde në ai personazhi i atij filmit të realizmit socialist, Kiu i kurseve.
Adrian Civici, i cili është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës për Ekonomi Agrare, në CV e vet në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, nuk e ka vënë këtë fakt (duket për kompleks inferioriteti intelektual), por ka vënë vetëm specializimet që ka bërë jashtë vendit në kohën e tranzicionit. Civici u bë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në prill 2005, në prag të zgjedhjeve. Sot ai është klani i Ilir Metës se gruaja e tij, Adriana Civici është anëtare e Asamblesë së LSI. Anëtarja tjetër e Këshillit Mbikëqyrës, Elisabeta Gjoni është njeriu i Berishës. Në qeverisjen e parë të PD pas vitit 1992 ajo ka mbajtur njëherësh tre detyra, atë të zëvendësguvernatorit të parë të Bankës së Shqipërisë (1993-1996), të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë(1993-1997) dhe të këshilltares së Presidentit Berisha për çështjet financiare(1992-1997). Me sa duket, këtë Elisabeta Gjonin supozohej të pyeste Berisha për çështjet e firmave piramidale që lulëzuan në atë periudhë.
Kur Berisha doli në opozitë në 1997, apologjetët e tij thoshin se ai ka gabuar në kohën që ishte President i republikës se kishte këshilltarë të këqinj. Nëse është e vërtetë kjo, atëherë një nga këshilltarët e afërt të këqij të Berishës në këtë periudhë ka qenë Elisabeta Gjoni. Kur Berisha erdhi në pushtet në 2005, ai e shpërbleu Elisabeta Gjonin duke e bërë edhe drejtore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kjo tregon se Berisha nuk është gabuar nga këshilltarët, por ka gabuar me vetëdije. Zonja Gjoni vetëm para pak kohësh dha dorëheqjen nga posti i dytë që mbante, i cili ishte i papajtueshëm me atë të anëtares së Këshillit Mbikëqyrës.
Anëtari tjetër i Këshillit Mbikëqyrës është Fatos Ibrahimi, i cili mban që nga viti 1997 edhe postin e zëvendësguvernatorit dhe që atëherë u zgjodh se ishte miku i Anastas Angjelit. Ibrahimi hedh firmat që i thonë, duke përfshirë dhe ato për tenderat dhe rri urtë e butë në këtë post prej 10 vjetësh, duke u shërbyer klaneve që ndërrohen. Ky Fatos Ibrahimi është një njeri shumë misterioz se, sipas CV të tij zyrtare të paraqitur në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, ai është anëtar i Bordit të Fondacionit “Soros”, ku kryetare e bordit është gruaja e guvernatorit Ardian Fullani, Ariani Fullani. Fatos Ibrahimi deri në vitin 1990 ishte një ekonomist province që punonte në degën e Bankës Bujqësore në Përmet.
Ngritja e tij marramendëse filloi në vitin 1997, kur u bë zëvendësguvernator i parë i Bankës së Shqipërisë, dhe pas kësaj ofiqet e tij erdhën duke u shtuar. Ai sot është zëvendësguvernator i Bankës së Shqipërisë pranë Bankës Botërore, pranë Bankës Islamike të Zhvillimit, si dhe anëtar i disa bordeve. Se kur e gjen ky njeri kohën të merret me të gjitha këto punë, ky është një mister. Anëtari tjetër i këshillit Mbikëqyrës, Halit Xhafa, ka qenë në këtë Këshill edhe në vitet 1993-1996 (në atë kohë mbante dhe detyrën e anëtarit të bordit të privatizimeve), dhe u zgjodh përsëri në vitin 2006. Anëtari i fundit i Këshillit Mbikëqyrës, Limoz Malaj, baxhanaku i Abdi Baletës, është një burokrat i vjetër ekonomisë komuniste, i cili mbijetoi dhe në periudhën paskomuniste, në poste të larta. Malaj ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Kontabilitetit në Ministrinë e Financave në vitet 1974-1984 dhe që më pas për 13 vjet (1985-1998) ka qenë Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. Në vitin 1998, pas rikthimit të socialistëve në pushtet ai u bë Drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Bankave dhe institucioneve financiare. Njerëz si ky i janë qepur ekonomisë shqiptare dhe nuk do t’i ndahen deri në vdekje. Ai tërhoqi në Bankën e Shqipërisë në poste drejtuese dhe mbesën e gruas, vajzën e baxhanakut të tij, Abdi Baleta.
Ky Këshill Mbikëqyrës me njerëz të tillë firmos pa vërejtje vendimet e guvernatorit Fullani. Në sektorin e tenderave të Bankës së Shqipërisë është Artur Bejko, ish-oficer i Sigurimit të Shtetit. Ky Këshill Mbikëqyrës miraton tenderat si ai për blerjen për guvernatorin të një autoveture me vlerë 100.000 euro, apo marrja me qira dhe mobilimi me vlerë 1.2 milion euro i ish-selisë së VEFA, në Sheshin “Avni Rustemi”. Këshilli Mbikëqyrës miratoi dhe vendimin barbar të guvernatorit Fullani për t’i bërë një shtesë kati ndërtesës së Bankës së Shqipërisë, e cila është një mrekulli arkitektonike që do të hijeshonte qendrën e çdo kryeqyteti, dhe që Fullani kërkon ta shëmtojë. Me këtë shtesë kati Fullani planifikon që të nxjerrë fitime të mëdha me shpenzimet e saj. Fullani ka një veprimtari të gjerë biznesi që fillon nga ndërtimi, ku operon me përfaqësues të tij, deri në sigurimet, ku ai është aksioner në Albsig. Për punët e Bankës së Shqipërisë ka një heshtje në media dhe kjo vjen se ai ka lidhje me shumë nga pronarët e tyre, duke përfshirë dhe gazetarë të caktuar.
Blendi Fevziu është një mik i ngushtë i Fullanit dhe takohet shpesh me të. Kur u diskutua e u miratua buxheti i vitit 2008, në debatin që u bë nga salla e parlamentit tek studiot televizive dhe faqet e gazetave, morën pjesë deputetë, analistë, shoqëria civile, por vetëm përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë munguan dhe vetëm Banka e Shqipërisë heshti, sikur të bëhej fjalë për buxhetin e Uruguait dhe jo të Shqipërisë. Banka e Shqipërisë sot kontrollohet nga një mafie interpolitike, mes poleve të së cilës manovron si akrobat i vërtetë Fullani. Për Fullanin ka ardhur koha të largohet edhe se është fyese për elitën intelektuale financiare shqiptare, profesorët dhe specialistët, që në krye të Bankës së Shqipërisë është një njeri me mesatare të ulët, pa asnjë specializim pasuniversitar, pa asnjë titull (CV e tij është kryevepër e llojit të vet)
————————————————————–
Nëse Lëvizja «Mjaft» do ta zgjeronte vëzhgimin e saj për pagat dhe shpërblimet e larta të funksionarëve shtetërorë, edhe tek Banka e Shqipërisë, publiku do të shikonte se guvernatori Fullani paguhet më shumë se kryeministri dhe Presidenti i Republikës dhe paga mujore e Fullanit arrin deri në 600 mijë lekë të reja.Drejtorët e departamenteve në Bankën e Shqipërisë e kanë rrogën më të madhe se ministrat, duke pasur pagën mujore 200 mijë lekë të reja. Fullani rriti dietën e guvernatorit për udhëtimet në SHBA, nga 100 dollarë në ditë që e ka pasur guvernatori para 2004, në 200 dollarë në ditë. Ndërsa drejtorëve ua rriti nga 60 dollarë në 100 dollarë. Shpenzimet për simpoziume, pritje, dreka, darka, botime, udhëtime, botime janë një mënyrë e tërthortë për të rritur të ardhurat e punonjësve të Bankës së Shqipërisë që janë pjesë e klanit të Fullanit, dhe për këto vendos Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve publike, Ina Kraja, kunata e Fullanit. Restoranti «Nëna Mbretëreshë», një pjesë të mirë të xhiros e ka nga «Banka e Shqipërisë».
Tenderi i ushqimit të punonjësve të Bankës së Shqipërisë bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë dhe është fituar nga burri i vajzës së dajës të Fullanit, e cila nga ana e saj është përgjegjëse e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Me anë të Drejtorit të Administrimit Agron Skënder Aga, kryetarit të komisionit të tenderëve, Bejko dhe shefit të sektorit të Prokurimeve, Gent Deva, Fullani realizon disa operacione financiare të sofistikuara, duke bërë me prokurim të drejtpërdrejtë për nevojat e Bankës së Shqipërisë, ato që i quajnë blerje të vogla, por që në total rezultojnë të shumta, si blerje sendesh kancelaria, pjesë makinash, servis për makinat etj. Sigurimet në Bankën e Shqipërisë kryhen tek shoqëria e sigurimeve Albsig se atje është aksioner Fullani, nëpërmjet kunatit të tij, vëllait të bashkëshortes së Ardian Fullanit. Ndërsa bashkëshortja e kunatit të Fullanit është drejtoreshë e Marrëdhënieve publike në Bankën e Shqipërisë. Në Albsig Fullani kombinohet dhe me Arben Malajn.
Sa u përket departamenteve të tjera, Departamenti Juridik i Bankës së Shqipërisë drejtohet nga Toni Gogu, shok i bashkëshortes së Fullanit, që është gjithashtu juriste. Gogu e ka zgjeruar departamentin duke marrë atje 12 juristë, aq sa nuk ka as Këshilli i Ministrave. Në Departamentin e Thesarit Fullani ka vënë drejtor mikun e tij të vjetër, Ardian Miho, me shkollë me korrespondencë, ndërsa zëvendësdrejtor ka marrë një kushëri të Ministrit të Financave Bode. Në këtë departament Fullani ka punësuar dhe vajzën e dajës, si përgjegjëse sektori. Departamentin e Politikave Monetare e drejton Gramoz Kolasi, i cili nuk ka asnjë kualifikim shkencor, por në Bankën e Shqipërisë të drejtuar nga Fullani, kjo gjë nuk është handikap profesional, se vetë guvernatori nuk ka asnjë kualifikim shkencor. Mbetet mister se si e gjen kohën Gramoz Kolasi të drejtojë këtë departament kaq të rëndësishëm, kur ai më shumë kujdeset për bizneset e veta, si barin luksoz përballë selisë së Kuvendit, apo për të organizuar party ku zbavitet eprori i tij. Në Departamentin e Mbikëqyrjes, Fullani ka vënë drejtor një jurist, kur duhet të jetë financier, se atje bëhen analiza financiare.
Drejtor i departamentit të Operacioneve financiare është Marian Gjermeni, i cili ka mbetur atje prej kohësh. Gjermeni i kupton shumë mirë veprimet abuzive që Fullani bën, sidomos kur shet euro shpesh, se e di që ndërhyrjet në treg kanë qenë të rralla. Departamenti i Marian Gjermenit organizon tenderin për bonot e thesarit, ku blejnë vetë punonjësit dhe politikanët me anë të njerëzve të tyre, ose të sekserëve. Drejtor të sektorit të transportit Fullani ka marrë djalin e ortakut të vet në sektorin e ndërtimit, i cili është kushëri me Fatbardh Kadillin, bashkëpunëtorin e afërt të kryeministrit Berisha dhe nipin e Vili Minarollit. Si këshilltar kryesor Fullani ka Hekuran Pahumi, me profesion inxhinier, ish-këshilltar i drejtorit të SHISH, Kujtim Hysenaj. Për çfarë e këshillon ky njeri, për kontrollin e fondeve të terroristëve, krimit të organizuar? Ai nuk është financier.
Nëse do të shikoni jetëshkrimin zyrtar të Ardian Fullanit, të përpiluar prej tij në vetën e tretë, dhe të paraqitur në faqen on-line të Bankës së Shqipërisë, do të shikoni se ai është përpiluar me një teknikë që e ka përdorur dhe Al Capone. Në jetëshkrimin e vet Fullani ka zona të errëta, të cilat ai nuk parapëlqen t’i sqarojë. Jetëshkrimi i Fullanit fillon kështu: «Z. Ardian Fullani është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë dhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës, përkatësisht në vitin 1977 dhe në vitin 1991. Përvoja e tij në fushën e sektorit bankar brenda dhe jashtë vendit është mjaft e gjerë. Ajo i ka fillesat në Bankën e Shtetit Shqiptar në vitin 1985, si Zëvendësdrejtor i Departamentit të Jashtëm në periudhën 1987 – 1990 e më pas në Bankën Tregtare Shqiptare, si Drejtor i Departamentit të Jashtëm, deri në vitin 1992». Por Fullani nuk sqaron se ku ka punuar mes viteve 1977 dhe 1985. Arsyet për të cilat Fullani nuk e ka bërë këtë gjë, janë në fakt identike me ato të Al Capone kur fshihte të shkuarën e vet, se Ardian Fullani ka qenë shef llogarie i të famshmit «beu i Saukut», i cili në kohën e komunizmit u dënua me vdekje dhe u ekzekutua për abuzime të mëdha me detyrën.
Fullani vetë, shpëtoi pa asnjë pasojë, jo se nuk ishte ngatërruar në abuzimet e shefit të vet, por se atë e mbronte i ati dhe vjehrri, që ishin pjesë e nomenklaturës së regjimit komunist. Kur Fullani shkoi tek Banka Italo-Shqiptare, dikush që e njihte mirë të shkuarën e Fullanit i tha si me humor drejtorit të saj italian se gaboi që e mori Fullanin se ai ndillte keq, duke i treguar historinë e Fullanit me «beun» e Saukut. Drejtori italian Bankës Italo-Shqiptare nuk e mori seriozisht këtë paralajmërim gjysmë me shaka, duke thënë se ai është italian dhe se i mjafton të ruhet nga kobndjelljet italiane, ndërsa ato shqiptare janë punë e shqiptarëve. Por doli se dhe drejtori italian i Bankës Italo-Shqiptare përfundoi si «beu» i Saukut, duke u thënë për të se vrau veten, por duket se e vërteta është se e vranë për shkak të aferave të dyshimta të kësaj banke.
Edhe këtë herë Fullani shpëtoi pa pasoja, madje më pas zuri kolltukun e përgjakur të shefit të vet italian. Dhe ironia është se në të dy rastet, si pas vrasjes së «beut» të Saukut, ashtu dhe pas vrasjes së drejtorit italian të Bankës Italo-Shqiptare, Ardian Fullani shkoi në Bankën e Shqipërisë. Ardian Fullanin, këtë «Makbeth» të bankingut e ndjekin pas fantazmat e ish-shefave të tij, ajo e «beut» të Saukut, e ish-drejtorit të vrarë të Bankës Italo-Shqiptare. Por askush nuk shqetësohet se përse ky njeri ka sot në dorë çelësat e Bankës së Shqipërisë. Portreti i Fullanit del në Top Channel në spotin «Të gjithë flasin në Top Channel». E megjithatë asnjëherë nuk është folur për Fullanin seriozisht, as në Top Channel, as në Tv Klan, ku ai ka mik të ngushtë Blendi Fevziun, as në televizionet e tjera, dhe as në gazeta. Politikat monetare që bën Banka e Shqipërisë kalojnë tangent në debatin publik.
Qeveria dhe mediat pro saj ankohen për ngritjen e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë, duke thënë se kjo frenon rritjen ekonomike, ndërsa opozita dhe mediat pro saj, e mirëpresin këtë si masë të urtë për të frenuar inflacionin e shkaktuar nga qeveria. Për pjesën më të madhe të analistëve të medias ky debat në financën e lartë, i përket një sfere okulte të gjërave. Por askush në media nuk thellohet për të parë se pas rritjes së normës së interesit qëndrojnë dhe interesa të bankave dhe individëve që sigurojnë të ardhura të mëdha nga rritja e interesit të bonove të thesarit. Pse guvernatori Fullani është gjithmonë i dëgjueshëm ndaj qeverisë kur ajo merr vendime për shumat e parave që Banka e Shqipërisë duhet t’ia sigurojë me anë të emitimit të bonove të thesarit. Kuptohet, ai nuk bën kurrë paralajmërime serioze për rritjen e borxhit të brendshëm, që nuk është dhe aq i brendshëm sa duket në pamje të parë, se bonot e thesarit në një masë të madhe zotërohen nga banka të huaja që veprojnë në Shqipëri, se nga ankandet e bonove të thesarit përfitojnë klanet me të cilat ai është i lidhur. Banka e Shqipërisë ka një buxhet të vetin të pavarur, për të cilin ligji parashikon që të miratohet nga Këshilli i Mbikëqyrës i kësaj banke.
Kështu, Banka e Shqipërisë, në aspektin e shpenzimeve që bën, vepron si një shtet paralel që ka Presidentin, kryeministrin, qeverinë dhe parlamentin e vet. Në këtë «shtet» financiar guvernatori i Bankës ka atributet e Presidentit dhe kryeministrit të shtetit autentik, ndërsa këshilli mbikëqyrës ka atributet e parlamentit. Dhe, ndërsa çdo vit buxheti që bën qeveria dhe miraton parlamenti i nënshtrohet gjerësisht debatit publik nga opozita dhe mediat, buxheti i Bankës së Shqipërisë nuk është në vëmendjen e opozitës dhe mediave, sikur mos të ishte fjala për para të taksapaguesve shqiptarë. Buxheti i Bankës së Shqipërisë i cili miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës, parlamenti i Bankës, është rritur disa herë në kohën e Fullanit, dhe edhe më tepër është rritur pjesa e shpenzimeve administrative për paga, dieta, shpërblime, pritje, darka, dreka, automjete, kancelari, pajisje etj.
Askush nuk pyet se si është e mundur që Fullani, i cili e ka rritur në tre vjet që drejton Bankën e Shqipërisë personelin e saj nga 350 vetë në 500, megjithatë prej rreth dy vjetësh e mban vakant vendin e njërit prej dy zëvendësguvernatorëve, pas dorëheqjes së Limoz Malajt? Sigurisht që Fullani e bën këtë gjë, se për të është më e lehtë të abuzojë në mungesë të një zëvendësguvernatori. Askush në parlament, apo në media, nuk pyet se si është e mundur që Bankën e Shqipërisë e drejton një njeri si Fullani pa asnjë kualifikim shkencor, që nuk mban as titullin doktor dhe jo më atë profesor, dhe se ku ka ndërmend të marrë një kualifikim shkencor ky njeri, apo kur të ngjallet «beu» i Saukut? Ndoshta aspekti më i alarmues i qenies së Fulalnit në krye të Bankës së Shqipërisë është se ai është një njeri i rikatuar. Arsyeja kryesore që Ardian Fullani mori shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të vet në Bankën Italo-Shqiptare dhe u dha poste në Bankën e Shqipërisë, është se me këtë donte të ishte i sigurt se ata do ta mbanin gojën mbyllur për bëmat e tij në atë bankë të përgjakur dhe të ndotur nga paratë e pista.
Ardian Fullani, që kur u bë guvernator e ble heshtjen e këtyre njerëzve me paratë e taksapaguesve shqiptarë, duke u dhënë rroga të larta, shpërblime tre deri katër herë në vit, dieta të majme, si dhe duke u lënë dorë të lirë të bëjnë abuzime nga më të ndryshmet. Ky njeri i rikatuar edhe sikur të dojë nuk mund të bëjë asgjë për t’i ndalur ata, se ata mund ta shkatërrojnë në çdo moment me ato që dinë. Është skandaloze që një njeri i tillë, që është ngjitur lart duke shkelur mbi kufoma, drejton bankën qendrore në vend. Në çdo vend normal kjo gjë nuk do të tolerohej dhe edhe nëse një njeri i tillë do të mund të vinte në postin që mban Fullani, me të do të merreshin parlamenti, opozita, media, shërbimi sekret, Prokuroria, të cilat duhet të merren me Fullanin.
—————————————————————-
Si mund te pretendosh qe ky istuticion te shkoje mbare ,ku ne bordin e saj jane mbledhur ,gjeologe e veteriner ,e turli turli
Degjo or Mik ne TEMA:
E KEQJA NE SHQYPNI KA HEDHUR RRENJE QE KUR ENVER HOXHA MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE VITIN 1946 DHE ELIMINOI ME ANE TE GRABITJES PRONEN PRIVATE.
A E DI PAPA FRANCESKU QE NE SHQYPNI ESHTE VJEDHUR THESARI I BANKES SE SHTETIT NGA GUVERNATORI FULLANI?
Mesiguri nuk e di sepse ndryshe nuk do te kerkonte nga qeveria te mos harxhonte LEKAT e popullit per pritjen e tij si nje sakrilegj i shemtuar i pushtetit mafioz.
A E DI PAPA FRANCESKU QE PERBALLE SHESHIT NENE TEREZA NDODHET PIRAMIDA E ANTIKRISHTIT GJAKATAR DHE SADIST ENVER HOXHA?
Mesiguri qe nuk e di sepse ndryshe nuk do te shkelte ne Shqypnine Komuniste ku pushtetaret dhe ministrat e qeverise sa per sy e faqe deklarojne se jane per Boten Besimtare dhe te Civilizuar dhe po kerkojne te aderohen ne BE dhe nga ana tjeter shkojne dhe bejne homazhe tek lapidaret komuniste me grushtin bolshevik lart mbi koke dhe me fotografine e Enver Hoxhes ne dore. Dhe jo vetem kaq, por tani duan me LEKA borxh nga Bota antikomuniste dhe besimtare si ateiste te vertete te festojne 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN komuniste ne trojet tona dhe te vajtojne si kukumjacka pylli LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit.
KJO GJE ESHTE NJE SAKRILEGJ DHE PAPA FRANCESKU EN MIRE TE INFORMOHET NGA BASHKESIA FETARE KOMBETARE QE TE MOS BJERE NE GJYNAH.
Degjo or Mik ne TEMA:
E KEQJA NE SHQYPNI KA HEDHUR RRENJE QE KUR ENVER HOXHA MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE VITIN 1946 DHE ELIMINOI ME ANE TE GRABITJES PRONEN PRIVATE.
Kudo qe te prekesh ne aferat pushtetare shqyptare del ne siperfaqe QELBI enverist. Jam i prekur dhe i mallengjyer nga analiza e hollesishme qe i ben drejtimit te bankes se Shtetit nga Kusari i Thesarit Fullani, por pyetja me thelbesore qe duhet t’i bejne vetes sot shqyptaret eshte:
PSE NDODH KESHTU NE SHQYPNI SI ASKUND NE BOTE?
Mesuam se Edi Rama po harxhon LEKA per te pritur Papa Franceskun ne nje forme dinjitoze dhe kjo nuk ka asgje te keqe megjithese po harxhon LEKAT qe ka marre borxh nga FMN-ja per te rilindur Shqypnine dhe jo per salltanete. Deri keti OK, por:
A E DI PAPA FRANCESKU QE NE SHQYPNI ESHTE VJEDHUR THESARI I BANKES SE SHTETIT NGA GUVERNATORI FULLANI?
Mesiguri nuk e di sepse ndryshe nuk do te kerkonte nga qeveria te mos harxhonte LEKAT e popullit per pritjen e tij si nje sakrilegj i shemtuar i pushtetit mafioz.
A E DI PAPA FRANCESKU QE PERBALLE SHESHIT NENE TEREZA NDODHET PIRAMIDA E ANTIKRISHTIT GJAKATAR DHE SADIST ENVER HOXHA?
Mesiguri qe nuk e di sepse ndryshe nuk do te shkelte ne Shqypnine Komuniste ku pushtetaret dhe ministrat e qeverise sa per sy e faqe deklarojne se jane per Boten Besimtare dhe te Civilizuar dhe po kerkojne te aderohen ne BE dhe nga ana tjeter shkojne dhe bejne homazhe tek lapidaret komuniste me grushtin bolshevik lart mbi koke dhe me fotografine e Enver Hoxhes ne dore. Dhe jo vetem kaq, por tani duan me LEKA borxh nga Bota antikomuniste dhe besimtare si ateiste te vertete te festojne 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN komuniste ne trojet tona dhe te vajtojne si kukumjacka pylli LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit.
KJO GJE ESHTE NJE SAKRILEGJ DHE PAPA FRANCESKU EN MIRE TE INFORMOHET NGA BASHKESIA FETARE KOMBETARE QE TE MOS BJERE NE GJYNAH.
Zoti Ngjela eshte nje njeri i Jurispundences.Sikur Rama te vendoste qe tai jepte nje post ne Drejtesi ai dhe ngjela do te hynin ne histori ,Por kam frike se jo vetem rRama nuk e merr por edhe avokati nuk pranon.Sepse per te dy ka vlere flala e urte .I zoti eshte djali im ,por nuk e pyet njeri ne fshat.Rama eshte Kryeminister ,por ai jo se nuk do por nuk ka fuqi ta beje .Mendoj shkurt qe shume shanse i jepen Vendit tone te ndryshoje por gangrena eshte e madhe.Me keta aktore te politikes qe kemi ne nuk behet gje ,jo se jemi pesimiste por duhet brume tjeter,thone se nga njehere mafia punon ,mos ju duket pa kuptim.Duhen aktore te rinj te luajne Hamletin…
Spartak je i kjarte.Keshtu flitet e jo si Spartak Braho qe ka iirtuar qytetaret me mbrojtjen qe i beri Fullanit.
Mangesi rregulloresh,moszbatim te tyre,lenia e hapsirave per interpretime,po cfare bejne nje grup juristesh me z.Naqe qe vetem marrin shperblime te majme.
Asgjë s’ka për të ndryshuar për mirë në këtë vend. Shpresuam dhe besuam tek Rilindja e të majtëve, por këta përfundimisht nuk dinë të qeverisin. Populli iu dha votat të ndryshonin gjithçka të keqe nga qeverisja Berisha, kurse këta sikur të mos kenë njerëz profesionistë të tyre, apo edhe jo partiak shumë profesionistë, mbajnë akoma servilët, arrogantët dhe të pa aftit e Berishës, Bodes @ CO, si në poste drejtuesish ashtu edhe në poste specialistësh në administratë. Akoma më keq edhe i shpërblejnë në ndonjë institucion njëlloj si në kohën “Berisha”. Me sa duket, edhe ketyre drejtuesve të rinj të Rilindjes ju pëlqejnë servilat, spiunët të lënë gati nga qeverisja Berisha. Pasi më mirë se ata askush nuk i bën këto punë të pista dhe këta i kanë gjetur gati për nevojat e tyre. Elektoratin “GRI” çdo ditë po e humbin, por mesa duket edhe më militantët e majtë po i humbin dita ditës. Populli votoi për ndryshim të së keqes, jo për zevendësimin e një të keqeje me një të keqeje tjetër në rritje. Nuk mund të justifikohesh pafundësisht për dështimet e qeverisjes tende duke u justikuar me gabimet e atij që iku. Prandaj i votuam se premtuan ndryshimin për të gjithë jo për t’u rehatuar në kolltuqe kryeministri dhe ministri për vehten e tyre.
Një amerikan i ditur (të më falni që s’ia mbaj mend emrin) ka thënë: Pushteti të korrupton. Pushteti absolut të korrupton absolutisht.Urime autorit për analizën e shkëlqyer.
Z. Ngjela, se pari vleresoj shume faktin qe keni kurajon qytetare per te folur hapur per nje problem qe megjithese rreth 90 % e shqiptareve e kuptojne dhe e urrejne Fullanin dhe miqte e tij “politikane” , prap ky popull nuk ka kurojo qytetare te dali ne shesh dhe te kerkoje drejtesi. Pyetja ime qe lind natyrshem eshte : Pse ju Z. Ngjela nuk filloni te udhehiqni nje levizje dhe nje proteste mbarepopullore ? Perse nuk filloni te beni dicka per kombin ? Mosha juaj por edhe historia juaj, jua jep gjithe fuqine per kete levizje intelektuale.
I nderuar Z. Ngjela!
keta zhduken vetem rev. pop.!
Sa te jete prokuroria e Sales dhe Gjykatat e Metes edhe ky skandal do ju bashkengjitet Skandaleve te tjera.
Skandalizohesh kur lexon qe kamerat e ketij institucioni te sigurise me te larte funksiononin per 40 dit!
Fatkeqesia e ketij vendi tani ka ngelur Meta, (ky vendosi Fullanin) qe I ka shtrire renjet e tij si aftapodi ne te gjitha qelizat e ekonomise.
Banka ne vitet e Metes K/M ka patur vjedhje me shifra me te medha se kaqe por e mbuluan .Shiten banken e kursimeve dhe krijuan banka te tjera.
Shqiperia eshte peng I ketij mafjozi!
O zoti avokat dy veta e kane vjedhur BSH : Sali FasllicMilloshevici dhe Full-Hajni ! 2 Big-Hajna !
Histori e dhimbeshme por dhe poshteruese… Ben Alia Avokat eshte thembra e Akilit…..
Ju kerkoj lexusve te me falin per rikthimin tek komenti im i ores 2:38 si dhe te falenderoj per idene personale prej komentusit “Shqiperia”.
Per ti shkuar me drejt konceptimit te thenies “IDJOT”, cdo komentus sot ne rubriken “Kulture”, po ne kete gazete, mund te lexoje “Fjalimi i ralle i Fan Nolit ne Asamblene e Lidhjes se kombeve,sot O.K.B.-ja, ku ai ka perdorur fjalen “idjot”.
Nuk kerkova te jap as konceptimin tim per kete fjale, por konceptin mbare boteror te kesaj fjale.
Ju lutem, ja u thoni zoterinjeve qe perdorin kete fjale ne fjalorin e tyre, mbase do kuptoheshin me drejt prej cdo lexusi, pra nuk do keq kuptoheshin edhe per ato gjera qe duan te thone me kete fjale, qe keq konceptohet gjeresisht tek ne.
Po ti Zoti Mero a do doje ta perdoroje kete emertim ne shkrimet e tua? Une do te kenaqesha nese do ta benit kete gje.
Korca ! Fjala Idiot vjen nga greqishtja (Idiotis ) perdoret ne shume vende te Europes ,si sharje per nje koke trashe ,budalla .
Sa here qe kjo fjale te perdoret per Shqipetaret nuk eshte gabim .
Av.Kerkoj te dalesh ti ne krye te revoltave popullore.
Gazetar i rtespektuar Mero Baze,shqiptare i vertete.shife sa nuk eshte vone kete kerkese.Te mbeshtes edhe ty.O sot o kurre kunder ketij poshtrimi alla Fullan..Kjo vetem per femijet tane…ndryshe mbaruam si komb …..
PROKURORIA te beje punen dhe sa me pare eshte zgjidhja , vjedhja e shperdorimet jan prezente dhe shume poshtruse per ne njerzit qe na stresojne cdo dite me shkeljet e pafundme perballe varferise se madhe .
Kur juristi flet Brace llapaqeni te heshte.PS po diskretitohet me kete inpotence intelektuale te tipit Brace.
O RAMA ne dore te ketij ke mbetur o derezi.Ku jane intelektualet e vertete te PS?Thirri dhe dil ne publik e trego zgjidhjen e mos fut vendin ne Kaos.Bej ate qe kerkon populli nomino Fullanin publikisht pergjegjes e mos shperndani pergjegjesite ne stilin sigurimit te brahos dhe braces se verber.
Eshte interesante heshtja e kryeministrit per problemin e Bankes.Interesante eshte dhe fakti qe Njgeles nuk ju ofrua nje vend ne cabinet nga kryeministri.U fol se kryeministri u bllokua nga koalicioni i LSI-se.Ka mjaft hiptoteza dhe akuza se kryeministri bllokohet ne nismen per luften ndaj korrupsionit sepse,kryeparlamentari Meta eshte i zene nga vidjo-ja e fameshme.Mirpo me video,pa video,marrveshja e Gjirit te Lalzit u be.Kjo marrveshje u be per te larguar Berishen,dhe ja arriti qellimit.Tani koalicioni eshte ne udhkryq.A mund te vazhdoje keshtu me gjith keto halle qe la qeverisja e kaluar,me gjith keto reforma qe duhen bere e qe duken sikur kundershtojne njera tjetren?Pra duket se qeverisja nuk po manifeston ndjeshmerine popullore per luften ndaj korrupsionit.Por a ka zgjidhje?Zgjidhje ka.Zgjidhja eshte qe vete maxhoranca qe eshte ne koalicion pra ,kryeministri, te kerkojne votbesimin ne popull,me shpalljen e zgjedhjeve te parakoshme,duke i dhene fund koalicionit.Pra partia socialiste te kerkoje shumicen per te qeverisur pa PD-ne dhe Pa LSI-ne.E ben dot Rama kete prove te veshtire?Ne fakt, me kete zgjidhje i jepet edhe nje here shansi shqiptrve te ndahen nga e keqja ose te bashkjetojne me te keqen perjetsisht.
Nuk dua te besoj se juristet e ngarkuar per ligjin e Bankes se Shtetit e kane katranosur kete menxyre.Qe te gjithe qenkan te qelbur , qe i u shofte fara delenxhinjeve,.
Zoti Avokat! po flet shume drejte , po tashti duhet vepruar.Nuk behet lufta ne FB dhe me Gazeta.Merr nje inisiative se Mileti do te vij pas.
Per mendimin tim ashtu sic e kam thene dhe here te tjera , parlamentit Shqiptar per fat te keq I mungojne figura potenciale intelektuale ne fushen e ligjeve si Zoti Spartak Njgjela.Shume i perpikte dhe shume I skate ne kete shrim.
Per me se nente vjet kam ndjekur nga afer nepermjet kanalit C-Span debatet qe kryheshin ne komisionin e ligjeve ku debatet jane pershkruar nga kultura profesionale dhe etika ligjore ne kete senat,ne menyre te vecante diskutimet e dy ishkryetareve te ketij komisioni Ish Senatorit z. Arlen Specter R dhe Z. Patrick Leahy D sot Kryetar i komisionit te ligjeve.
Panvarsiht nga ngjyrave politike te antareve te ketij komisioni te perkushtuar totalisht per te mos lejuar thyerje te Kushtetutes Amerikane apo moszbatimin e ligjeve te saj.
Kjo eshte arsyeja kryesore qe e kam vleresuar vazhdimisht ligjeratat e Z.Ngjela ne te gjitha problemet qe ai edhe te tjere bashkeatdhetare kane. ngritur
Edhe nje here Shqiperia dhe Shqiptaret kane nevoje te drejtohen nga njerez atdhetare, profesioniste,te kulturuar dhe etike,te pakorruptuar dhe qe e njohin dhe e jetojne realisht ekonomine e tregut.(Sipas bindjeve dhe besimit tim ekonomine e tregut me permasa sociale.)
Sot me shume se kure Qeveria duhet te reformohet me figura dhe kapacitete potenciale si p.sh ne rol zv.kryeministri Zotin Geri Kokolari apo ne funksione kryesore ne sistemin e drejtesise Zotin Spartak Ngjela, apo duke kerkuar ndihme
me specialiste nga FBI edhe nga sistemi i drejtesise Amerikane ,per ta cbllokuar ate kolaps qe egziston kudo ne Shqiperi.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan USA
Artikulli shume i shkurter, por jane ca persona qe shkruajne roman. Po kush i lexon, apo vet shkruaj vete (vulos)lexon.Taku si gjithmone ka te drejte.
Kusari fullani po ra shifeni sa do marri pas.Por ky bie ne menyre ” demokratike ” nga populli qe duhet te dali ne rruge me hunje, kosore, molotovka, dhe ….kallashe .Ndryshe …tu hame moone !
Po te giqet ahmet zogu e te vihet aleksandi i madhe
Vetem Av.Ngjela si Minister Drejtesie e ndryshon kete vend per se mbari…!
Ka nje koment te “be be ban”, pershkrimet e bera ne te cilin i tejkalojne edhe ato te filmave horror. Normalisht, une si intelektual (nuk di x te tjeret) kam nje ndjesi faji, sepse pergjegjesia bie mbi te gjithe. Po si dreqin i behet? Do vazhdojme me denoncimet, qarjet tona? Ndaj kesaj pyetjeje po, ndaj kesaj duhet te ndjehemi ne faj e duhet ti japim patjeter pergjigje nese nuk do duam te perfendojme si te gjithe ata qe qendruan (hengren corben e prishur) te pakten indiferente ndaj horrorit komunist.