Dekreti i Nishanit/ Halimi: Presidenti dëgjoi ndërkombëtarët për shkollën e Magjistraturës

12 Gusht 2014, 11:05Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi e ka konsideruar një veprim të drejtë dhe Kushtetues kthimin e ligjit për shkollën e Magjistraturës në Kuvend për rishqyrtim nga Presidenti Bujar Nishani.

“Presidenti dëgjoi BE, KE, OSBE dhe SHBA, të cilët njëzëri kërkuan mosmiratimin e ligjit me nxitim, brenda natës dhe pa konsultim me aktorët e drejtësisë dhe ekspertizën ndërkombëtare. Rama nuk i dëgjoi dhe eci në rrugen e autoritarizmit oriental për të kapur drejtësinë.

Presidenti qëndroi në anën e ndërkombëtarëve dhe parimeve europiane për një drejtësi të pavarur nga politika. Rama urdhëroi mbylljen e shkollës së Magjistraturës që gjyqtarë mos bëhen studentët më të mire të zgjedhur me konkurs të monitoruar nga partenerët, sepse do ti emërojë vetë gjyqtarët sic ka bërë në traditen e vet PS para 2005, kur ministrat, zëvendëministrat dhe deputetët bëheshin gjyqtarë brenda natës”, shkruan Halimi në një koment në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, kjo ishte arsyeja pse ishin alarmuar partenerët ndërkombëtare dhe ngritën zërin.

“Delegacioni i BE kërkoi të presin 1 shtatorin për ligjet e drejtësisë kur do vijë ekspertiza. Tani në shtator fjalën e kanë ekspertët nderkombëtarë. Kush ecën me nxitim natën dhe injoron këshillat e miqve ndërkombëtare, pengohet në këmbët e tij!”, komenton Halimi.

Kthimi i ligjit në Kuvend nga Presidenti Nishani solli reagimin në rrejtet sociale nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i PD-së Lulzim Basha. Partia Demokratike përshëndeti veprimin e Kreut të Shtetit, ndërsa Kryeministri shprehu keqardhjen për Presidentin që mes reformimit të drejtësisë dhe inercisë së rrënimit të drejtësisë, zgjodhi këtë të fundit.

Ky reagim i Ramës u shoqërua me komentin e Kreut të Shtetit që akuzonte Kryeministrin se me reformë kuptonte plotësimin e tekave të tij.

Në përgjigje të komentit të bërë nga Nishani në rrjetin social Facebook, Rama do të reagonte sërisht duke u shprehur se më parë kishte një qeveri që sulmonte Presidentët, ndërsa sot ka një President që sulmon Qeverinë.

2 komente në “Dekreti i Nishanit/ Halimi: Presidenti dëgjoi ndërkombëtarët për shkollën e Magjistraturës”

  1. webapp says:

    nderkombetaret e vicidolit?

  2. ali says:

    Po pse ore thuthuq Halimi;
    Nderkombetare e quan ti Sali Berishen?
    Je shume i cuditshem o Halim,pasi
    Gjithmone Mizen andej nga ana tjeter
    e ke pare si Buall.Dhe Buallin nga ana e juaj
    nuk e shikoni fare.Ketu qendrone edhe
    Iluzioni Optik i mashtrimeve qe ka prekur Ju
    te PD.piraterike te Sali Xhihadit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje