Banka e Shqipërisë i ka vendosur në dispozicion prokurorisë vetëm pamjet filmike të kamerave të sigurisë për 40 ditët e fundit të muajve maj-qershor, ndërkohë që organit të hetimit i mungojnë të dhënat filmike për periudhën nga viti 2011 e deri në maj 2014, pamje të cilat do t’i jepnin hetuesve përgjigje të mbështetur në prova për mënyrën se si u vodhën 713 milionë lekë.
Prokurorët duket se vijojnë të surprizohen me këqyrjet e herëpashershme që kryejnë në degën e Thesarit dhe me siguri evidentimi i faktit që ky objekt i rëndësisë së veçantë ruhet me kamera sigurie të thjeshta i ka lënë ata pa fjalë.
Një burim jo zyrtar i tha Top Channel se është kërkuar për t’u sekuestruar hard disku i dubluar që normalisht duhet të ishte i arkivuar, duke qenë se bëhet fjalë për një objekt të rëndësisë së veçantë, por kjo gjë nuk është bërë e mundur.
Oficerët e policisë gjyqësore kanë adminsitruar vetëm pamjet e 40 ditëve, pasi sistemi i kamerave i instaluar në degën e Thesarit është i tillë që ruan filmimet vetëm për këtë periudhë. Pas këtij afati ato vetasgjesohen.
Nga ana tjetër, burimet shtuan se përveç operatorit te sigurisë, Dhimitër Davidi, nën arrest pasi ka konstatuar në dy episode Ardian Bitrajn duke dalë me thasë plastikë, janë nën hetim edhe punonjës të tjerë të Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes së Bankës së Shqipërisë, së bashku me eprorët e tyre të Sigurisë, të cilët kishin për detyrë të vëzhgonin mes të tjerash veprimet e vartësve të tyre e po ashtu të përpilonin raporte të lëvizjeve të punonjësve.
Prokuroria sheh me dyshim edhe proçedurën e asgjesimit të parave të dëmtuara, që sipas këqyrjeve paraprake rezulton se një makineri e posaçme e Departamentit të Emisionit ka kapacitetin për të asgjesuar çdo ditë 400 mijë prerje kartëmonedhash.
Por, thotë prokuroria, ka mospërputhje mes procesverbaleve të nxjerra nga dy sektorët, ajo e Arkës për Veprim, që nxjerr nga tregu si të dëmtuara çdo ditë prerjet e dëmtuara dhe Arkës Stok, e cila pasi depoziton këtë vlerë i jep të njëjtën vlerë me fonde të reja.
Ky proces kryhet brenda ditës mes të dyja zyrave, si lëvizjet fizike të fondeve, ashtu edhe veprimet kontabël që pasqyrojnë këto lëvizje, thonë pjesëtarët e grupit të hetimit. Por nga këqyrja rezulton se dokumentacioni ka kontradikta./TCH
Me gjithe keto mangesi serioze ,te patolerueshme ,perfundimi i prokurorise
eshte ai qe ka vendosur Meta me Edvin Hajdarin .
Edi do e coj atje ku ka vendin Fullanin. Edi nuk fal njeri, se nuk i ka pasur nevojen.
Fullani eshte mocali i gjere qe krijoi Berisha ne cdo sektor.
eh sa te deshtuar more aman nderkohe qe nje inxhinier IT nuk duhet te pranonte te ndodhte kkjo
http://bit.do/Brace-godet-serisht
Mos u habisni o njerez,te varferuar,te vjedhur,te rahur,te injoruar,te perbuzur nga Fullanet dhe politikanet qe keni zgjedhur vete dhe po heshtin kur pas disa diteve,kur temperatura te jete 39 grade,te DEKLAROJNE:
NUK KA ASNJE TE DHENE NGA BANKA,TE GJITHE PROVAT JANE ZHDUKUR,ASNJI I BURGOSUR NUK FLET.PARLAMENTI KA DHE DEVIZEN E FALJES,DEPUTETET NUK SHOHIN ME TELEVIZOR SE JANE NE ZONA EKZOTIKE ME PUSHIME,PRESIDENTI NA KA INKURAJUAR TA MBYLLIM ÇESHTJEN,SALI BERISHA NA POROSITI PARA SE TE FILLONTE HETIMI.ILIRI NXORI SEJMENIT E TIJ DHE NA PARALAJMEROI,EDI RAMA NUK DIHET KU ESHTE FSHUR NGA FRIKA E ILIRIT,PRANDA DEKLAROJME QE NE MUNGESE TE PROVAVE ÇESHTJA QUHET E ARKIVUAR.PARATE E VJEDHURA DO I ZEVENDESOI POPULLI YNE TRIM E TRAP,ASHTU SI KA QENE NE KETA 100 VJET.
A thua jane 7 milion dollare????????kjo eshte loja.
Germoni se vjen ere e rende aty nuk delni pa gje ,ketu larg ndihet era e “djerses se fullanit de sales” prandaj jepini i nxirrni fundin
Eshte fare e thjeshte po i le nje dite kohe S.Berishes i fshin te gjithe serveret regjistrimet e kamerave ,jo qe u bene me shume se 20 dite e aty jane fshire gjithçka.Po i le dy dite ai pasi fshin te gjithe dokumentacionin fillon e te akuzon,po i le tre dite ai merr ofensiven karakteristike duke lare hesapet me ty,e te katerten dite kerkon te te pije kafene mortore!E ç’fare nuk u gropos ne kete vend, qe mbeten regjistrimet e kamerave pa u fshire!Ju akoma nuk e dini qe kur e perse “miqte” mund e duhet te te quajne “Burre shteti”,ose kandidat per kete nofke “yll ne ngjitje”!A s’jane te gjithe te nje kallepi;hesht kapteri,hesht,kryerama,hesht likja,hesht dhalla,hesht nje parlament,hesht Luli,hesht miku,hesht Fullhajni,flet Berisha,flet mbesa,flet dhenderi,flet Mziu .
fullaji e pikasi qe banka po vidhej dhe e la te filmohej…mbasi e filmoi vjedhjen stakoi kamerat dhe vidhte vete…kjo eshte e verteta absolute
*********************************************************
Si kamerat e kryeministris kur c’drejtonte krimineli Sali Bisha.
*********************************************************
Kan vjedhur te gjithe shefat qe kishin per detyre te siguronin objektin dhe veprimtarine e BSH – puna ska caluar ne nje sektor – ata kan bere marrveshje ne heshtje .