Nga Erion Braçe
Tre javë nga vjedhja në Bankën e Shqipërisë, po ndodh që:
Guvernatori absolut rri në krye të bankës edhe pse ka humbur gjithçka, moralin, besimin, autoritetin, fuqinë.
Rri thjesht për shkak të mandatit.
Këshilli Mbikëqyrës, me fuqi të qarta ligjore rri nën Guvernatorin, për ta mbrojtur atë, edhe pse secili prej tyre ka humbur moralin, besimin, autoritetin, fuqinë.
Rrinë thjesht për shkak të mandatit.
Ligji për Bankën e Shqipërisë ngarkon Guvernatorin dhe Këshillin me përgjëgjësi të plota.
Ligji për Bankën e Shqipërisë ka zhveshur Këshillin nga çdo kufizim në shkarkimin e anëtarëve të Këshillit dhe Guvernatorit.
Ligji e thotë qartë se Këshilli mund të shkarkojë në kushtet kur Guvernatori dhe anëtari i Këshillit cenojnë rëndë interesat e Bankës.
Përse Këshilli nuk e shkarkon Guvernatorin?
Është provuar qartësisht se Guvernatori, njëherësh anëtar e kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, ka cenuar rëndë interesat e Bankës.
Përse Këshilli nuk bën detyrën që i ka ngarkuar ligji në këtë rast?
Të mos përmbushësh detyrën është faj, faji i radhës në një mori fajesh të tjera të rënda që fajësojnë direkt edhe Këshillin.
Guvernatori, që është edhe anëtar Këshilli, që është edhe kryetar Këshilli, që është edhe drejtor ekzekutiv i Bankës, ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë morale, administrative dhe penale në kufijtë e mospërmbushjes së detyrës me pasojë cenimin e rëndë të interesave të bankës.
Por, Këshillit, përtej përgjegjësive të drejtëpërdrejta në vjedhjen historike të Bankës, po zhytet deri në fund duke mbrojtur Guvernatorin dhe restauruar të keqen në krye të sistemit financiar shqiptar.
Një marrëdhënie e turpshme që lindi nga politika nën varësinë e së cilës banka është, vijoi e u zhvillua me konfliktin e rëndë të interesave mes Këshillit dhe guvernatorit.
Një degradim i plotë, ku të gjithë mbrohen dhe mbrojnë Guvernatorin.
Mjafton kaq që këta njerëz të mos marrin e të mos lejohen më kurrë të ushtrojnë funksione publike.
Duhet të largohen.
Unë nuk shpresoj fare se ata do të shkarkojnë Guvernatorin apo të dorëhiqen.
Pra, unë nuk shpresoj fare që ata të bëjnë detyrën.
A e lexuat seç thonë, do bjerë në ngërç Banka!!!
Asfare! Banka është kapur nga e keqja dhe largimi i guvernatorit, Këshillit, Inspektorit vetëm e çlirojnë Bankën.
Këta nuk e çlirojnë dot! Duhet ta bëjmë në. Me ligj.
Dua të ndaj me ju, detyrën për rishikimin e ligjit për Bankën e Shqipërisë me qëllim çlirimin e Bankës së Shqipërisë nga interesat partiake, politike, interesat e korrupsionit e nepotizmit, klientelizmit, për ta pavarësuar realisht, rikthyer fuqinë e eficencen në krye të sistemit financiar shqiptar, transparencën, garantuar kontrollin e brendshëm e të jashtëm, përgjegjshmërinë për t’u ndarë e ndëshkuar ashpër çdo rast të ngjashëm korrupsioni apo thjesht abuzimi me detyrën.
Detyrën për të bindur autoritet më të larta të Kuvendit e Qeverisë për nevojën ulëritëse të një auditi ndërkombëtar në Bankën e Shqipërisë, prej vitesh e abuzuar dhe keqpërdorur dhe natyrisht kryerjen sa më parë të këtij auditi.
ANALIZE : Nje leter e hartuar mire dhe qarte.
Likja brace Likja. O Brace eshte Likja bre burr jo Fullhajni.
O Braaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaace eshte LIKJAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
Brace, me i poshter dhe i lig se Kac Islami pasi eshte skuth. Luan me imazhin e llapaqenit. Heq vemendjen nga Fullani dhe merret me Ermelinden, trim me grate, eshte numri 2 i Financave te Shqiperise si Kryetar i Komisionit parlamentar te Ekonomise dhe flet si gjeli maj plehut. Shko puno dhe mjaft kakarise sje ne opozite.
Z. Agim! Erjon Brace eshte nder deputete me me integritet, me te ndershem, prandaj edhe me te guximshem, qe ka Kuvendi. Pse nuk dalin te flasin te gjithe deputetet me kete gjuhe? Sepse e kane “ngrene diku nje luge corbe te prishur”, kurse Erjoni dhe pak te tjere jane te paster. Çdo balte e hedhur kunder Erjonit eshte balte kunder ndershmerise.
Brace eshte nder zerat e rralle per nga pasioni dhe sinqeriteti si e kupton politiken. Ka deshmuar integritet, pavaresisht turisteve qe kane hyre ne PS per te bere nje dore … gallate.
Erjoni keto shko thuaja atij te gjatit qe e votuam se Cdo dite qe kalon dhe ai nuk reagon aq me shume humb besimin tek ne dhe po na forcohet ideja se ky vend edhe me rilidhjen me meten 700 karatsh nuk behet. Po nuk larguat fullan hajdutin mos Hajdeni me ketej nga kavaja per vota se do shkoni edhe ju per lesh si sala
Oh Brace na thuj noj gje me te hajrit
http://bit.do/Brace-godet-serisht
Mire Erioni, mire! Lufto deri ne fund more djale, bej te pamunduren sepse ata qe kane vjedhur parate, nuk duan ta shkarkojne. E degjove perfaqesuesin e LSI-se, i cili pa iu skuqur faqja i doli ne mbrojtje Full-hanit. Pse? E kupton ti qe atu jane bere pjese e hajduterise ata ‘lart”, ata qe drejtojne Parlamentin e Shqiperise. Forca Erjon, jepi zemer Rames!
Na doli Full Hajni Trim e Burre
Qe nuk e cane menderen kurre!!!
******************************
Pa cka se cthoni ju o te mjere
Parate i kam une dhe mbi to do te Vdese
Sa ta kem Saliun-Gjalle
Zoti riskun ma ka lene te beje Palle
Me Ilirin,Bashen dhe Nishane
Kemi Kohe qe hame ne nje Tave.
Se Helbete Trim i mire me shoke shume
Kur Vjedh njeri,te tjeret bejne Mure!
Faleminderit i them edhe Arjanes
Pa ate Parate do ti shifja nga Maja e Thanes
Bene Ndere Ajo,Fitoja edhe Une
Ndaj ne Shtepine tone;
Parate shkojne Lume……
po mir bene qe e ngre zerin o erjon po shefi i qeveris e i parlamentit nuk po ndihen //////si e spjegon ti kete /////se ato qe thua ti i lexuam dhe u haruan por duhen vepra dhe vetem vepra ndryshe e keni te humbur davane //////do katandiseni si dy partit e medha ne greqi
Ok Brace shume mire i ke thene dile ne krye te protestave te popullit,vetem keshtu mund te jesh me i sakte dhe me bindes per ato qe thoni.
Ide e bukur. Dil Brace ne protest. Populli po organizohet vet ti dil perkrah popullit
Ka humbur gjithcka vetem jo parat qe ka vjedhur
Mriami. O Brace,kjo eshte shume e qarte,nuk ka nevoje per audit nderkombtare, mos e zvarisni problemin,Vjedhjen ata e kane pranuar,apo doni ta pranoje edhe fullani.Kjo ska per ndodhur kure,prandaj ne kete rast vepron ligji,vepron ligjevenesi qe eshte parlamenti,pra shumica e ka ne dore.i ka numurat,e ka mandatin nga populli,prandaj lete veproje.Kujt ja kerkon ,Kryeministri dhe kryetari Kuvendit duhet te veprojne shpejt.Fullani eshte i paafte,qe kur u zgjodh ne krye te Bankes me mesatare 5,6.Kjo eshte nje skandal, edhe nje specialist i thjeshte nuk mund te zgjidhet me kete mesatare, dhe jo Guvernatori.Ata qe e kane vene tani e mbrojne,ky eshte nje gabim i madh nga ana tyre dhe sa sesht vone duhet te reflektojne. Do te destabilizohet sistemi bankar po te hiqet Fullani, thot ish kryeministri ,kjo llogjike nuk qendron,perkundrazi sistemi bankar do te forcohet. Eshte gabim i madh te mbrosh ne keto rethana Fullanin,kjo do te kete kosto ne zgjedhjet e ardhshme,prandaj Z.Basha duhet ta kuptoje ,qe kjo mbrotje demton Partine demokratike dhe vete ate.Ai te mos degjoje ishat,por te shikoje interesat madhore te Partise Demokratike. Te gjithe jane te barabarte para ligjit, dhe ne kete rast ligji duhet veproje. Guvernatori,deri sa te provohet pergjegjsia penale, ka pergjegjesi morale, prandaj ai vete duhet te japi doreheqjen,kur nuk e jep,jane mekanizmat ligjore qe veprojne.
akt me te rende nuk ka. eshte cenuar siguria monetare. ky vend nuk eshte normal.shteti ka rene. uqeret bredhin me melci ne qafe. ku po shkojme……
BRACE, RRUGA ME E MIRE ESHTE QE GUVERNATORIN TA ZGJEDHI SHOQATA E FINANCIERVE SHQIPTARE DUKE PASUR SI KRITER PROFESIONALIZMIN DHE NDERSHMERINE.DERI SOT ,KU KA FUTUR HUNDET POLITIKA, NA KA PRODHUAR NJEREZ MEDIOKER DHE TE PANDERSHEM.VAZHDO LUFTEN TENDE, SE DHE POPULLI PO SHEH MIRE SE SI PERCOHET FRYMA E URREJTJES NDAJ KLASES POLITIKE ,NEPERMJET ZERIT TEND.PER BSH E VETMJA RRUGE ESHTE SHKARKIMI SE ATA KANE MARRE UDHEZIM NGA AI QE I VENDOSI TE MOS LEVIZIN NGA ATJE ,SE PASTAJ HAPEN LETRAT NGA FILLIMI.
O Brace ,o gore ,o deputete i pordhamentit ,Jeni duke lene Nam para
Nderkombetareve ,sa per kete popull ,nuk ja u ndjen fare .Mendoheni gjithe
naten si ta mashtroni neser.
Gezohem, qe paska nje ligj qe kur guvernatori ben shkelje te renda ,ai
duhet te shkarkohet .
Shyqyr Brace qe e gjetet kete ligj ,se na cuditet ,kur the qe nuk ka ligje
Per gurvenatorin ,prandaj qeveria i ka krahet e keputura .Shyqyr qe qeveria
i vuri krahet prap .TANI VEPRONI !!!
ANALIZE ; Dakort qe Fulanin e mbrojne ato qe e kane vu ; tuj fillu me Berishen e ne vazhdim. Mbrojtja e Fullhajnit nga keto eshte logjike sepse kane vjedhe bashke.
Ajo qe po me ben pershtypje me shume nga te gjithe eshte heshtja e Ambasades se BE ne Tirane. Kane ” realizu ” programe te pafundme shume milioneshe tuj na shpjegu se si bahet lufta kunder korrupsionit e kur vidhet ne menyre kolektive BSH tuj fillu nga Drejtori e deri tek pastrueset heshtin. Presin sa njerezit e media ta harrojne kete histori me nje ere te pakandshme e pastaj i fusin nje spraj me parfum Francez e rifillojne seminaret kunder korrupsionit.
Se per çfare korrupsioni flasin ne kongrese antikorrupsion kjo formule eshte sekret i BE !
Por kjo histori ka nje kontest vertete te rrezikshem pasi menjehere lind pyetja : Si eshte e mundur qe bankat e BE pranojne me bashkepunu me BSH kur tashme dihet se atje vidhet ne menyrat me te turpshme te mundeshme ? BE ben veprime financiare me Fullanet ??? Po turp nuk u vjen fare ketyre ?
Po keto te BE nuk e kane degjuar shprehjen tone popullore : Me kallzo se me ke rri se te kallzoj se kush je !
sa e zgjasni ket muhabet kot….po ec o vlla se si te gjitha do harrohet dhe kjo….boni ham ham kot…pse vetem leket qe jane bank kane rendesi…ska rendesi leket e rruges kombit, gerdecit, lir metes..etj etj…!!??? asnjoni nga keta qe dihet qe vodhi ,jo vetem nu ku doreheq po u bone kryeminstra e kryetare….
Kastriot Myftaraj
2 orë më parë · Edited
Çudia e fundit e Fullanit, ai ka falsifikuar edhe… emrin e vet
Sipas faqes zyrtare online të Bankës së Shqipërisë, guvernator i bankës qendrore është Ardian Fullani. Por në Regjistrin e Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë nuk ekziston një person me emrin Ardian Fullani. Në regjistrin e gjendjes civile ekziston vetëm një person me emrin Adrian Fullani, i datëlindjes 15 janar 1955, i lindur në Tiranë, i biri i Janit dhe i Elenës. Ky është pikërisht “heroi” ynë i këtyre ditëve, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Të dhënat e “Ardian Fullanit” dhe të Adrian Fullanit përputhen në gjithçka, datëlindja, vendlindja, atësia, amësia, gruaja, fëmijët. Gruaja e guvernatorit, Arjana Fullani, sipas regjistrit të gjendjes civile është gruaja e Adrian Fullanit jo e Ardian Fullanit. Dy fëmijët e guvernatorit, Eriku dhe Fiona, sipas regjistrit të gjendjes civile janë fëmijët e Adrian Fullanit, jo të Ardian Fullanit.
Kështu, Adrian Fullani ka përdorur një emër të dytë informal, atë “Ardian” në detyrat publike që ka mbajtur. Se përse e ka bërë këtë gjë, për shkak të një çrregullim personaliteti, ose për një arsye tjetër më të ndërlikuar, ende nuk mund të thuhet me siguri. Gjithsesi është e sigurt se njeriu i cili drejton që prej dhjetë viteve bankën qendrore të Shqipërisë, ka gënjyer deri edhe për emrin e vet.
Problemi është se në vitin 2004 Presidenti i Republikës ka emëruar Ardian Fullanin si Guvernator të Bankës së Shqipërisë dhe jo Adrian Fullanin. Kuvendi gjithashtu ka zgjedhur Ardian Fullanin dhe jo Adrian Fullanin si Guvernator. E njëjta gjë është përsëritur në 2011. Askush në të dy rastet nuk ka menduar për të verifikuar emrin e personit që do t’ i jepej kjo detyrë e lartë. Në 2004 Kryeministri Fatos Nano i dërgoi Presidentit emrin e Ardian Fullanit dhe ai e dekretoi e më pas Kuvendi me shumicë socialiste, e votoi atë. Në Gazetën Zyrtare u publikua emërimi i Ardian Fullanit në postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. E njëjta histori u përsërit në vitin 2011 kur tashmë në pushtet ishte PD dhe Kryeministër ishte Berisha. Në origjinë të kësaj ngatërrese pra është Fatos Nano, i cili e njihte mikun e tij me emrin Ardian Fullani, që ky e përdorte vetë dhe këtë emër dërgoi Nano te Presidenti. Më pas, kur erdhi koha që Fullani të rizgjidhet, emri i tij informal u quajt i mirëqenë dhe askush nuk bëri verifikime.
Dhe që nga ajo kohë Adrian Fullani ka nënshkruar shkresat zyrtare me emrin informal Ardian Fullani. Merret vesh, në rrethana normale do të kishte qenë e pamundur që Adrian Fullani të drejtonte Bankën e Shqipërisë për dhjetë vite me emrin Ardian Fullani. Por duket se Fullanit nuk i ka kërkuar askush ndonjë dokument identiteti kur është paraqitur në Bankën e Shqipërisë për të marrë detyrën, e as më pas kur ka marrë pagën e tij të lartë, shpërblimet, dietat etj. Gjithçka kalohej në llogarinë e tij bankare. Ata që kryenin veprimet ishin njerëz që e dinin se nuk duhet të pyesnin për gjëra që nuk kishin të bënin drejtpërdrejt me ta.
Tashmë një gjë është e sigurt, banka qendrore është një kaos të plotë, duke nisur që nga emri i drejtuesit kryesor të saj, që mban detyrën e dyfishtë të Guvernatorit dhe kryetarit të Këshillit Mbikqyrës të kësaj banke. Nëse një pensionisti që është transferuar nga një qytet tjetër në Tiranë, i është shkruar gabim një gërmë e emrit, ai nuk e merr dot pensionin pa u rregulluar ky lapsus. Por del se dikush mund të bëhet dy herë guvernator i bankës qendrore me emër të ndryshuar në mënyrë informale dhe të ketë në dorë Thesarin e shtetit. Gjithsesi, ky fakt e bën shumë më të thjeshtë çështjen e shkarkimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Guvernator i Bankës së Shqipërisë është zgjedhur Ardian Fullani, i cili është një person që nuk ekziston në Shqipëri. Detyrën e Guvernatorit e ushtron me të padrejtë Adrian Fullani i cili nuk ka asnjë të drejtë të ligjshme për ta ushtruar këtë detyrë. Shtetasi Adrian Fullani nuk mund të tregojë asnjë akt zyrtar me të cilin të vërtetojë se është emëruar dhe zgjedhur guvernator i bankës qendrore. E thënë shkurt, atë nuk duhet ta lejojë roja te dera e jashtme për të hyrë në zyrën e tij/Kastriot Myftaraj
“…me pak fjale Ardiani nuk mund te ndeshkohet sepse nuk eshte Ardiani por eshte Adriani”
Si dhe kur qenka provuar qartesisht se eshte pikerisht Guvernatori qe ka cenuar rende Banken e Shqiperise ? Prokuroria sikur po heton ende. Mos eshte ne dijeni te ndonje raporti paraprak z. Brace e nuk do te tregoje ?
Po me “autoritetet me te larta te Kuvendit” c’fare ka parasysh z. Brace? Ai vete eshte Kryetari i Komisionit te Ekonomise, me lart se kaq vetem Kryetari i Kuvendit eshte. Po tre anetaret e tjere te Bordit te Bankes pse nuk jane zgjedhur, e pse nuk ka bere presion Z. Brace me pare per kete? Ndoshta kujton se eshte ende ne opozite. Propozimi i tij per ndryshim te ligjit eshte i drejte, por nuk jep asnje zgjidhje te shpejte per vjedhjen dhe kontrollit. Ne rastin me te mire, nje ligj i tille do kerkonte te pakten 6 muaj te miratohej e te hynte ne fuqi. Deri atehere c’do te behet? Ja e degjuan Z. Brace dhe anetaret e Bordit dhane doreheqjen ne bllok, se helbete kerkese e drejtperdrejte nga autoriteti me i larte i Kuvendit per ekonomine dhe financat. Me ke dhe kur do i zevendesoje Kuvendi ata ? Sa muaj duhen per kete? C’fare garancie ka qe ata qe do vine do jene me ndryshe ne jne kohe qe kuadri ligjor dhe politik eshte i njejte ? Guvernatorit, edhe mund ti kerkohet te jape doreheqjen pasi eshte nje zevendes qe mund te administroje Banken deri ne caktimin e nje Guvernatori tjeter. Te kerkosh heqjen e gjithe kupoles se Bankes menjehere duket nje cike utopike dhe shume kaotike, per me teper kur kerkesa vjen nga Kryetari I Komisionit te Ekonomise. Ne vende normale, thjesht kjo kerkese do kish bere qe te tronditeshin ekuilibrat makroekonomike e te zhytej ne kaos komplet sektori financiar.
EU debili,
nese mendon se Bordi Mbikqyres drejton realisht Banken e Shtetit dhe financat e Vatanit gabohesh rende, sepse degjo ata qe dine me teper ose jane me shume inteligjente se militantet dru me pre:
BANKA E SHTETIT KA VITE QE ESHTE KTHYER NE ARKE KURSIMI E PUSHTETAREVE MAFIOZE ALBENEZE SI REZILI YNE NE SYTE E BOTES.
dhe kete te VERTETE e tregojne nen hunde te gjitha Institucionet nderkombetare qe i kane vene detyren vetes t’i bejne shqyptaret nga majmune me bisht nga prapa ne krijesa qe ngjajne me njerez te Botes se civilizuar.
Kur vidhet Thesari i Bankes se Shtetit nuk duhet te dorehiqet, por duhet te arrestohet dhe te izolohet urgjentisht nga Prokuroria Bordi Mbikqyres bashke me Kryetarin Kusar Fullani, ne menyre qe kusaret dhe kriminelet servile te pushtetit mafioz te mos fshehin dhe te pengojne hetimet e Prokurorise, gje qe sipas gjasave nuk ka si te ndodhe ne Shqypnine Komuniste te Rilindjes socialiste. Ne nje vend tjeter ballkanik kur u prek Thesari i nje Banke Private, qeveria socialiste e miqve te Edvin Piktorit dhe e tera doreheqjen sepse ishte prekur Siguria Kombetare. Parafytyro sikur te ishte vjedhur Thesari Federal i SHBA. Vete Presidenti Obama do te kishte ikur per nje cast kokposhte nga posti i tij. Kjo nuk ndodh ne Shqypnine e Rumpalles dhe Hajnise totale dhe Kryeministri Edi Rama megjithe Zerin e tij te Popullit hesht si PESHK dhe nuk e hap gojne fare per kete megaskandal te papare financiar qe ka bere vaki vetem ne filmat fantastike te Hollivudit.
O Brace!
Mos o burre,mos,mos i fut te gjithe ne nje thes.A ke sy dhe vesh te degjosh e shikosh?Po mka disa dite qe znj.Ermelinda Meksi ulerin per pergjegjesine e Guvernatorit,per pergjegjesine e sejcilit antar te Keshillit Mbikqyres,per analizen dhe marrjen e masave perkatese.Perse,cfare kocke te ka zene gryken dhe nuk e ben vecimin e kesaj zonje,e cila e ka bere dhe e ben detyren,por nuk e mbeshtet njeri,nje prej te cileve je dhe ti,me keto deklarata “bombastike”.Perse ke fjetur gjume dhe nuk keni kerkuar si kryetar i Komisionit perkates i Parlamentit,te plotesohej kuorumi i nevojshem i Keshillit Mbikqyres,perse nuk kerkon qe urgjentisht te mblidhet parlamenti dhe te beje keto plotesime,duke vene njeres te pergjegjshem te cilet do te kerkojne shkarkimin e Full-hajnit?Ka shume gjera qe ti dhe ata merhume deputete dhe qeveritare duhet te ndermerni dhe reformoni ne menyren me urgjente.Kur do e beni,apo kur te shkoje frika e popullit per bankat deri ne ate nivel sa te terheqin paret dhete shkaktojne kolaps?A ka me emergjence se kjo,apo prisni ndonje lufte per t embledhur parlamentin?Mjaft me fjale,beni veprimet ligjore qe nevojiten.
Kërko për Subjekt
Kërkoni për një subjekt si më poshtë:
Vendosni shenjën përqindje (%) në fillim ose në fund të emrit apo NIPT-it të subjektit që kërkoni për të marë listen e subjekteve që përmbajnë një pjesë të këtij emri apo NIPT-i.
Kërko me:
1. NIPT.
2. Emër Subjekti.
3. Emër Individi.
4. Emër Tregtar.
5. Vendodhje (Qyteti).
6. Aksioneri
NIPT Subjekti
Aksioneri Emri Tregtar
Vendodhje
NUIS: J61905010H Emri i Subjektit: BANKA E SHQIPERISE
Objekti i aktivitetit
| Për këtë subjekt nuk është bërë plotësimi i të dhënave (ekstraktit historik), subjekti është i lutur të paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të QKR për të mundësuar plotësimin e të dhënave.
Erioni. Je pesha pupël para Likes !
Nuk na pjerdh fare . Bravo i qoftë , nga të gjitha anët skeni ç ti bëni .
O Brace, po le nam o burre ! Po sikur te prishet facebook-u me ca do punosh ti ? Po ik o vlla te Komisioni i Ekonomise e bej punen per te cilen paguhesh se as nuk merr vesh, e as nuk ke bythe the merresh me financat se nuk ta rras Likja. Ik se po i ben dem Bankes e po le nam te nderkombetaret se shqiptaret kane 300 dite qe po ta pine lengun. U be viti e nje gje per te thene nuk ke bere ! Le nam duke bere gam gam.
Pergjegjesia direkte nis nga Guvernatori dhe zv/guvernatori dsic e permend Z. Brace. Keshilli nuk vendos dot kunder shkarkimi persa kohe qe shumica eshte me Guvernatorin. U desh qe te reagonte Prof. Meksi qe te kuptohej per publikun se Keshilli Mbikqyres ne shumicen e vet ishte i kapur. Banka Qendrore dhe Keshilli ka nje pozicion kyc ne vendimarrjen e politikes financiare dhe jam dakord me Prof. Meksi qe nuk mund te lihet ne ngerc. Te dalin pergjegjesite, por edhe qendrimet te tilla radikale jane thjesht per populizem. Z. Brace si Kryetar i Komisionit te Ekonomise duhet te flase edhe si ekspert. Ceshtja e keshillit eshte terheqje e vemendjes nga largimi i Fullanit duke treguar qe politika po e mbeshtet ate dhe nuk do te ndermarre hapa per shkarkimin e tij. Si mundet qe banka e Shqiperise te operoje me nje ligj te vitit 1997!? Presioni duhet te jete drejt Guvernatorit per modelin e qeverisjes agallare qe tregoi meqenese jemi ne rilindje dhe me radhe rishikim i ligjit e riformatim i Keshillit Mbikqyres.
E ka ndryshuar emrin per mos ju kujtuar periudha kur ka qene vartes i “Beut te Saukut”
Adem, pse tu perzier ty nga fjalet e sakta te Erionit ore?C’pati sikur ishe mire apo je i gjelles qenve te kusareve ? Rri ore rehat se nuk ka kush nevoje te marri mendje tende
Veproni ne Parlament !
Jo demagogjise !
bravo,i ashtuquajturi Demo.
nisur nga komentet tuaja , po komentoj si pensionist.
Deri tani beni sikur nuk ke kuptuar asgje se cndodh ne banken e shqiperise,
nuk ke faj , ben sikur i lexon gjerat persembrapthi.
flet gjoja kodra pas bregut,kur denoncohet vjedhje e parave te njerzve te thjeshte ne B.SH.
ne vend qe te solidarizohesh me ata qe denoncojne vjedhjen,nga hajdutet e bankes,ju kam ndjekur qe keni bere vetem kete komet
kush eshte brace,
cfare ka mbaruar brace,
le nam o brace.
kjo tregon se niveli tend po mbron hajdutet, prandaj hidhesh dege me dege.
kur ndegjova vaske currin e permetit,
demo rrinte kapardisur,
i ziu demo,
kavalli demo…..
demo rrinte kapardisur.
mundohu te mos i ngjash atij te kenges.
njerzit mezi e ngrysin diten me pensionin 140000 lek te vjetra ne muaj dhe
guvernatori se bashku me te gjthe anetaret e keshillit mbykqyres,jane fajtor.
A e di sa marrin rroga keta anetare .
Vetem gurvenatori,pa ushqimin.djetat. u dhetime jashte shtetit,palestren merr 245.ooo leke te vjetra vetem ne nje dite, barazi me 20 pensionista ne muaj.
Dhe vetem per te administruar e per te rruajtur parate ne Banken e
Shteti
Qe politika e mban Fullanin kjo nuk ka diskutim. Jam i sigurte qe shume shpejte Fullani nuk do te jete Guvernator ndoshta ne BURG. Deri tani pervec Erjonit jane prononcuar rreth ketij skandali emra te njohur me simpatizan te shumte si Spartak NGJELA, Ylli Manjani, Ermelinda Meksi. Erjon dua te di ky Fullani vazhdon ta marri ate pagen mujore $ 12000!!! Fullani dhe anetaret e Keshillit Mbikqyres duhet e pakta me iniciative vetem per moral edhe pse ndoshta nuk ndjejne pergjegjesi te mos marrin pagen per kete detyre, marrja e pages eshte injorim i opinionit ne kete moment shume prej te cileve nuk kane buken e perditeshme. Pse do te thote dikush. Po pse valle u paguat dhe gezoni gjithe ato privilegje???
O Erjon, po shkarkojeni mor burre, cfare ju pengon?
E para, po te doje parlamenti, brenda nates ndryshon ligjin.
E dyta, plotesoni keshillin mbikqyres me anetaret e tij. Duhen edhe dy te tjere. Vendosni tuajat Shkarkoni Dhorin i cili kryen aktivitet partiak dhe perfaqeson PD-ne ne keshillin bashkiak. Ermelinden e keni, Adrian Civicin e keni,ne vend te Dhorit zgjidhni nje tuajin, plus dy te rinjte plus akoma edhe nje qe e ka LSI ne keshill, ja shkuat 6 me 3 ne favorin tuaj, per ta shkarkuar Fullanin.
Pse nuk e beni? Se nuk doni. Sepse ne popull flitet se edhe ju jeni te zhytur.
Tani, do ta shkarkoni Fullanin apo si e keni hallin? Mos u habitni kur t’ju shkarkojme juve ne zgjedhjet e ardheshme!
ky pilivesi eshte aq i ditur me finanzat si me sarinen qe e lante me uje.
Ka qene por eshte bere akoma me bilush sa eshte bere krietar i komisionit te ekonomise.
Bracja sa me shume bertet aq me shume tregon impotencen e vet.Rama ne dore te Braces!Vajmedet Rilindja!
Full-hajni ne burg.Nuk bie sistemi finan…ar sipas Berishes.BSH eshte e pavarur ne punen e saj po jo veteadministrim se te gjithe paguhen me taksat tona,dhe nje njeri qe paguan shteti per vjedhje ne punen e tij duhet hequr.Edhe rrogat dhe shperbkimet duhet t’i caktoje shteti dhe Fullqeni.Si ka mundesi qe nje mesues merr 30-40 mije leke dhe Fullmuti merr deri ne 13 milion leke te vjtra si rroge mujore ?C’eshte Fullhaleja superpresident,superkryeminister,apo eshte privat me banke private pasi i beri aq leke sa do per nje banke private,
Pse lodhesh kaq o burre te na tregosh sa shume qe di.Ti merr vesh nga gjithe fushat:nafta,cezi.konkurrenca, bujqesia etjcfar edhte per ty banka asgje fare I ben kto ndryshimet dhe I zgjidhe te gjitha.Po si harrove mo burre ato anetaret qe mungojne I kishe emru dy fringo qe benin cfar doje ti.
Pastah pse lodhedh megjithe kto ndryshime shkencore qe dun kohe konsendus etj bej mo nje gje fare tvogel sic je vete.Te gjithe emerimet dhe shkarkimet ne banken e shqiperise te jene ne dore te ErjonBraces dora vete.Ja e sheh kollaj fare u zgjidh dhe kjo pune.Fli tani se je lodh shume kto dite .Te gjithe pushojne vetem ti djersit ne pune ke halle shume.ta qaj hallin vlla
Duket ashiqare lidhja e ngushte Sali-FullHajn-Ridvan.I kane luajtur fene per 8 vjet kusari dhe larje paresh te pista.Mendoni se Drejtori i Kontrollit te Pareve te Pista ka qene Nje fare Ben Doci-dhender i Bodes.Ketyre i eshte shtuar dhe Likja me trimat e tijdhe hajde zbertheji!!Duhet qe Qeveria Aktuale te veproje se do te humbase besimin ne popull.Kjo Qeveri u votua per te kthyer nje Shqiperi , ku mund te jetohet normalisht.Ndjehemi te huaj ne Vendin Tone.Zagare te Felliqur!!
Braceeee, shko beje fresk Likes e Rames, se temperaturat parashikohen te ngrihen shume!
Vrap!
Te pershendez zombi per komentin . Eshte Likjaaaaaaaa
po keni bythe hiqeni dhe futeni brenda…
Mjaft me teater Z. Brace
Kush ju pengoje ju zotrote qe te plotesonit 2 vendet vakante ne keshill sot e 8 muaj para?
Pse nuk i plotesuat?
Po ti kishit plotesuar 2 vendet e lena bosh si pasoje e mbarimit te mandatit te Arjan Kadarese dhe Halit Xhafes, zonja Meksi sdo te ishte vetme e cila do kerkonte largimin e Full-hajnise. Bashke me Civicin mbase edhe me “Ela Golemin nqs Likja do ta lejonte” do te perbenin shumicen dhe Full-hajnia shkarkohej dhe vinte per miratim ne kuvend.
Por ju nuk donit qe te ikte Full-hajnia sepse mesa duket ju ushqente te gjitheve, por tani qe i rreshkiti kemba po i jep edhe ti nje te shtyre. Me sa duket te shkon goja leng per karrigen e Full-hajnise.
Haaaa ky eshte i mbaruar. Si Fullani e me keq se ai, cdo dite del ne media qe te fitoj kohe Fullja.
MEGASKANDALI I VJEDHJES SE THESARIT TE BANKES SE SHTETIT NUK MUND TE ZGJIDHET NGA VETE KUSARET ME PUSHTET.
Vajtimet si kukumjacke pylli e vetmuar te Erjon Brace Djalit ne Facebook jane tejet qesharake per nje vend qe kerkon t’i bashkohet BE-se dhe aderon te permbyshe standardet e Botes se Civilizuar. Prandaj Erjon Kryetari i Vogel sa nje Gogel qe di te vjatoje, por nuk di se cfare te beje me mire te pyese BOSIN e tij Edi Rama:
PSE HESHT KRYEMINISTRI SHQYPTAR NE KETE MEGASKANDAL FINANCIAR MAFIOZ TE PAPARE NE HISTORI?
nderkohe qe ka ardhur ne pushtet me premtime per ndeshkimin e korrupsionit?
CILAT JANE FIJET E PADUKSHME QE LIDHIN EDI RAMEN ME FULLANIN?
sepse per Sali Berishen dhe Ilir Meten lidhjet e tyre mafioze per vjedhjen e Bankes se Shtetit jane ashiqare dhe i dine edhe kalamajte e rruges, prandaj edhe ikane dale ne mbrojtje me lloj-lloj argumentash mjaft qesharake. Dhe jo ne vend te fundit:
PSE HESHT MEDIA ALBANEZE INVESTIGATIVE DHE PSE AJO ESHTE VENE NE SHERBIM TOTAL TE PUSHTETIT MAFIOZ DHE KUSAR?
Keture pyetjeve do te bente mire t’u pergjigjej Erjon Brace dhe jo te vajtonte si kukumjacke pylli e vetmuar duke demonstruar pafuqine e tij si Kryetar i Grupit te Ekonomise ne Parlamentnin tone grotesk qe ngja me nje komedi te shemtuar komuniste te Kohes se Qepes.
Erjon, ne Shqiperi paraja eshte gjithçka. Keshtu qe Fullani s’ka humbur asgje.
Di ndonjë të më thotë,ky erioni ç’është emigrant apo deputet?Kam dëgjuar se është deputet.Po qe se është e vërtet ky qurrash nuk ka pse qurravitet nëpër gazeta e fb. por të bëjë atë për të cilën populli e ka caktuar dhe i jep paratë,të çojë në bangën e të akuzuarve hajdutët në krye të bankës.N.q.s nuk ka mundësi të dorëzojë mandatin e deputetit.
Ligji per Banken e Shqiperise i vitit 1997(?) i jep autoritet absolut guvernatorit dhe zv/guvernatorit per administrimin e Bankes duke qene edhe Kryetari e Nenkryetari i Keshillit Mbikqyres. Pergjegjesia duhet te filloje nga ata. Keshilli u duk qarte qe eshte ne shumicen e tij i kapur nga Guvernatori dhe opozita e sotme. Duhej reagimi i Znj. Meksi per te kuptuar sesi ka funksionuar ky keshill. Megjithate nuk mund te behen kerkesa radikale per shkarkim te menjehershem te Keshillit kur Banka duhet te ndjeke politiken e vet monetare dhe te mbikqyre sistemin financiar ne vend. Nje fshirje e tille normal qe do te conte ne ngerc sistemin dhe stabilitietin ekonomik. Aq me teper kur deklarata te tilla vijne nga kryetari i komisionit te ekonomise. Mjaft me me popularizem. Duhet pergjegjshmeri dhe hapa konkrete per te rikthyuer besimin tek institucionet dhe vendosur njerez me integritet dhe profesionalizem. Nuk mund te konsiderohet kontributi dhe figura e Znj. Meksi njesoj me te tjeret ne keshill aq me teper nga Z. Brace qe duket me shume sikur heq vemendjen nga problemi i vertete: largimi i Fullanit dhe modelit te agallarit nga institucionet shqiptare.
Pra, te kalojme dhe gushtin; me pas do fillojne procedurat per ndryshimin e ligjit; dhe me kismet andej nga dhjetori I kemi vene gjerat ne vi?! Po Fullani nderkohe?! Jo, jo! E keni gabim.
Me ato para qe ka ai,jeton ku ti doje trapi,nga SHBA-ja deri ne Dubai.asgje nuk ka humbur.
Nuk ka nevoje per shume filozofi . Skandali eshte konkret si kurre ndonjehete ne historine BSH . Nese Keshilli Mbikqyres nuk ka interes te shkarkoje Fullanin sic e ngarkon Ligji , te votuarit nga populli duhet urgjentisht te veprojne , ne menyre qe t’i kthehet besimi ketij shteti , ne te kundert haram, haram, vota qe keni marre.
O Brace! Po c’na e prish keto dite te bukura plazhi me zerin tend qe gumezhin si miza pas perdes. Po lere o buurre se nuk e hane keta qe ti nuk e dije se ne BSH kishim shoke te perbashket. Nuk e hane keta qe ti nuk e dije se organika e drejtimit te BSH-se ishte e manget. Nuk e hane keta qe ti nuk dije se kuadri ligjor qe rregullonte marredheniet e BSH-se me auditin si dhe me institucionet e tjera kishte nevoje te ribehej. Nuk e hane keta qe nderkohe shoket tane te perbashket nuk kane gjetur pasardhesin e Fullanit ne menyre qe asgje te mos ndryshoje. Nuk e hane keta qe ti nuk e di qe per shume me pak ata femijet e Bulqizes nuk do ti ngjiteshin kembezbathur kodrave perveluese te kromit. Nuk e hane keta qe ty te rruhet qe per shume me pak me mijera njerez me semundje degjenerative, tumore, paaftesi te kufizuara, mund te kuroheshin me dinjitet. Nuk e hane keta qe ty te prishet gjiza per ate mesuesen e fillores, qe ti thua se e ke shpirt, e cila sebashku me mijera e mijera pensioniste do kishte plotesuar ato 17000 lek mizerabel. Nuk e hane keta qe ti me kete gumezhitjen tende nuk ke per qellim vetem ti mbushesh mendjen atij elektorati pleher qe te voton se ti dicka the, dicka bere. Prandaj elektoratit tend shpeerndaji ca buke masive kur te vije koha e ne mos na e prish kot gjumin e drekes. Mos ma merr per keq e shihemi nga Nesipi per tavell te shtunen mbasdite.
korigjoj dicka, sepse keta te Temes do thone “Fevzua nuk di te shkruaje shqip”… Pra jo “njerezit… me paaftesi tekufizuara”, por “njerezit …me aftesi te kufizuara”. Mire?
O Brace, po korigjoj dicka se keta te Temes do thone “shih Fevzua nuk di te shkruaje shqip”. Aty ku them “njerezit…. me paaftesi te kufizuara” duhet “njerezit … me aftesi te kufizuara”. Mire?
Z Braçe lihet te kuptohet qe ju pengon Ilir meta, se po te doje maxhoranca mund te gjej instrumenta jo per ta hequr por dhe per ta futur ne burg. Prokuruori kuptohet eshte ne krahun e xhambazve, ka tre jave hetimet jane ne piken zero. Vjedhja e deklaruar seshte azgje cfare ka ndodhur ne banken e Shqiperise, taksapaguesit shqiptare paguajne 10 milion Euro ne vit per rrogat e 500 pubonjesve qe ka ky institucion dhe 6 milion Ero qira pwr zyrat Refik Halilit, ne nje kohe qe Hotel Dajti dhe Babka vazhdojne te zarriten nerikonstruksion. Turpe. Mevjen keq por keto jane shenja te keqija per sukset e qeverise tuaj por dheper te ardhmen e femijeve tana.
OPINIONE
EUREKA E ARDIAN FULLANIT E CO ….
– Pranga e jo dekorata…Ndeshkime shembullore ligjore e jo pergezime per heronje te munguar, aniheronje qe zbuluan vjedhjen masive te Bankes se Shtetit Shqiptar … pasi hajnave nuk ui kishte mbetur gje tjeter per te vjedhur vec Guvernatorit te saj…
– Ku ta conin te shkretin!?… U eshte merzitur edhe gruas e femijeve te lare ne flori e diamante prej abuzimeve te tij !!!
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Aferim …!
” Zbuluam dhe denoncuam vjedhjen e BSH-se ” deklaron syri dhe veshi i Sali Berishes ne Keshillin Mbikqyres te saj ish- keshilltari i tij Petraq Milo. “Vete Banka zbuloi vjedhjen” …. Eshte bere nje refren qesharak sa edhe cinik i Fullanit, Berishes, Kules, Milos e shume shume te tjereve, perfshi dhe ndonje politikan me peshe te madhe te mazhorances.
Ne vend te japin doreheqjen e ti vetdorezohen drejtesise gati gati sa nuk kerkojne hapur dekorata dhe bonuse per kete hajni te turpshme e skandaloze te Bankes se Shtetit Shqiptar diten per diell e ne qender te kryeqytetit shqiptar per jo pak …. por per mbi tre vjet dite per dite e ore per ore. Jo per qindarka por per gati 8 milione dollare !
Zbulojne vjedhjen gati 8 milione dollareshe pasi punonjesi i saj kishte vjedhur aq shume sa e brejti ndergjegja prej kusari, u lodh duke palckitur dhe u vetdorezua ne drejtesi … Tre vjet vjedhje pa pra… e Guvernatori e ceta e tij nepotike e syleshe na bejne heroin dhe kerkojne edhe dekorata .
Zbulojne vjedhjen gati milliardeshe ne leke kur kishte mbetur pa vjedhur vetem guvernatori i saj shperdorues i paskrupullt dhe ceta e tij kusare ne krye te BSH-se … e kerkojne edhe bonuse te majme
Aferim per guximin e cmendur qe vjedhjen e vetdenoncuar nga hajni e paraqesin sikur ata, bashkefajtoret e kusarit zbuluan vjedhjen sikur te behej fjale per disa qindarka, per 3 sekonda… 3 minuta … 3 ore pas orvajtjes per ta vjedhur
Larg qofte! …. Vjedhja zbulohet mbas mbi tre vjet hajnie te perditshme e nen hunden e Guvernatorit dhe sejmeneve rreth tij .
Te pakten mos i vidhni meriten hajnit te lodhur nga kusaria
E nuk behet fjale as per qindarka e as per disa qindra leke, dollare apo euro. Behet fjale per gati nje miliarde leke shqiptare , mbi 7 milione dollare mund e djerse, pasuri te popullit shqiptar qe ata e kishin detyre ligjore jo vetem ti ruanin por edhe ti kollandrisnin si nikoqire e mire, sikur te ishin te familjes se vet.
Drejtepersedrejti apo terthorazi gjithe stafi i tij nga roja private apo shteterore e Bankes se Shtetit Shqiptar e deri tek Guvernatori Ardian Fullani dora vete, ndihmuan, lehtesuan dhe krijuan kushtet ideale per kete vjedhje te turpshme e te pashembullt ne historine shqiptare.
Me veprimet e mosveprimet e tyre kriminale ata nuk lene mjete e sejmene politike deri tek ish- kryeminisrtri e ish- Presidenti Sali Berisha e tere banda e tij kusare votash e palckitese pasurish, hajdute me cizme e vjedhes me jaka te blu pa perdorur jo vetem qe ta paraqesin vjedhjen e vetedenoncuar nga kusari vete, por edhe si sukses dhe vetdorezimin e tij ne drejtesi si akt heroik e merite te tyre… Tamam Xhejms Bonde te vertete !?
Mire qe i krijuat te gjitha kushtet hajnit te miliona dollareve por te pakten mos i vidhni atij meriten e zbulimit te hajnise mbi trevjecare. Vodhi sa u lodh dhe u vetdenoncua.
Lala Kros o Lala Kros vet shkruaj e vet vulos !
Nuk eshte aspak cudi qe me kete papergjegjesi te paturpshme, me kete bashkepunim te hapur ose te maskuar ne kete hajni masive, Guvernatori Fullani dhe syleshet bashkefajtore rreth tij te marrin edhe dekorata nga ky palo- President e pse jo edhe bonuse te majme per “zbulimin e hajnise multimiloneshe nga vetvetja, nga brenda familjes nepotiko- politike bankare”. … Lala Kros O Lala Kros vet shkruaj e vete vulos! .
Ku jane auditet dhe kontrollet e KL(LE)SH-it!? Me cfare jane marre tere keto vite e ke kane ndeshkuar per shkeljet flagrante ligjore, mungesen e rregullit e ligjit ne nje institucion qe quhet te jete shembull rregulli per te gjitha te tjerat!?
Cfare kontrollojne ato kur nuk kerkojne llogari e mprehin lapsin per cdo qindarke te popullit e shtetit shqiptar te rrenuar nga “banda e gangstereve“ dhe nga “kjo Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit“ sic jepte alarmin “The New York Times” ketu e gati 7 vjet perpara!?
Cfare pret e cfare ben Prokuroria e Pergjithshme? Cfare ben ajo me dosjet e medha e te renda te krimit te kusarise me Autostraden e Hajnise se Kombit dhe kredine me interes prej rreth 12 per qind, kur ka gati nente vjet qe interesi i kredive ne tregun boteror sillet tek 2- 5 per qind, per Gerdecin, per 11 janarin, CEZ-in, Podesten…. !?
Skandal nderkombetar e tallje cinike me shqiptaret
Flene mbi to e lene te skadojne afatet ligjore te ndeshkueshmerise se tyre duke u bere bashkefajtore ne krime qe shkojne deri ne shkallen e krimeve kunder njerezimit sic eshte 21 janari dhe Gerdeci !
Ndersa Presidenti sylesh vazhdon e ben sehir ne nje kohe qe cdo shtet demokratik do te reagonte menjehere e teper fuqishem per te vene para drejtesise cilindo qe me veprimet ose mosvperimet e tij ka krijuar shtratin e nxehte dhe kushtet perfekte per kete kusari.
Vjedhja afatgjate e multimillioneshe e Bankes se Shtetit Shqiptar nga persona brenda personelit te saj nepotiko- politik eshte nje skandal kombetar e nderkombetar, eshte turpi i Guvernatorit dhe oborrit te tij nepotik politik, qe na mori fytyren edhe ne shqiptareve kudo jemi.
Orvajtjet e pacipa, cinike, cnjerezore te Ardian Fullanit dhe cilitdo politikani apo deputeti, qeveritari apo opozitari per ti veshur kesaj kusarie masive nga brenda oborrit te Guvernatorit dhe tutoreve e protektoreve te tij politike vellon e herozimit dhe meritat e zbulimit te saj eshte nje tallje e skajshme me shqiptaret dhe nje komedi e shpifur ne syte e mbare kombit dhe te miqeve dhe aleateve nderkombetare.
Stop me hajgare te tilla banale e tallje cinike me shqiptaret. Pak se u shperdoruat mundin e djersen e tyre, por edhe tallen me varferine dhe mjerimin ku e ka katandisur Zogu, qoftelargu Enver Hoxha dhe pjella e tij bastarde Sali Berisha dhe banda e tij e kusareve, qe e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflig te klanit te vet familjar e politik, ku ata dhe banditet e tyre bejne beun dhe taksidaret ndersa shqiptaret rajane, roberit e tyre.
Minat me sahat te Berishes dhe Maja e Ajsbergut te kusarise bankare
Ardian Fullani eshte vetem njera prej shume minave me sahat qe ka lene te kurdisura e gati per te shperthyer ne cdo kohe despoti dhe albanofagu me i eger ne historine shqiptare Sali Berisha ne cdo fushe e ne cdo skaj me djersen e mundin e shqiptareve,
Vjedhja masive e shumevjecare e “nje hajni xhepash” 7 milione dollaresh duket e mund te jete vetem Maja e nje Ajsbergu e nje kusarie me permasa shume me te medha. Prokuroria, Byroja Kombetare e Hetimit, SHISH-i, KL(E)SH-i …te gjitha hallkat e shtetit shqiptar duhet te veprone me iniciative e rrufeshem per ti shkuar deri ne fund kontrolit e hetimit te cdo hallke e cdo veprimi e mosvperimi kriminal te kupoles se Bankes se Shtetit Shqiptar, e per te vene ne bangot e te akuzuarit cilindo qe ka ka gisht direkt e tetorthorazi ne kete e shume kusari te tjera te mundshme.
Behet fjale per Banken e Shtetit Shqiptar e jo per Banken e Ardian Fullanit apo Petraq Milos, as e Dhori Kules e jenicereve blu, e Sali Berishes apo Fatos Nanos, te Podestes apo Damir Fazlicit, as e Klanit te Fevzi Frangajat e as e Klanit te Argita Xenit…. as e dreqit apo te birit.
Banka e Shtetit Shqiptar eshte banka e te gjtihe e secilit shqiptar. Kur vidhet e shperdorohet si ne mallin e babait Banka e Shtetit Shqiptar jane vjedhur e demtuar te gjithe e secili shqiptar, eshte cenuar stabiliteti financiar, vete e ardhmja e Shqiperise dhe shqiptareve.
“Nje hajdut xhepash” perballe nje mali kusarie
Asnje insitucion, anje politikan, aq me pak nje Banke … askush nuk qendron mbi ligjin e voten e popullit, voten e demosit qe quhet dhe eshte demokracia. Qe veria e ka per detyre ligjore dhe mision hyjnor te marre cdo mase e kryeje cdo veprim deri tek nje audit e hetim te imte e te menjehereshem kombetar e nderkombetar, perfshi BERZHI-in, FMN-ne dhe Banken Boterore ne Banken e Shtetit Shqiptar per te pakten pese vjetet e fundit.
Jam i bindur dhe i sigurte qe vjedhja tre vjecare e multimilioneshe e “hajnit te xhepave” do te duket si nje hajni xhepash perballe malit te kusarise Fullani Berisha e Co.
Ligj e drejtesi per cilindo ! Pranga jo dekorata! Ndeshkime te pameshirshme ligjore jo pergezime e ledhatime per kusaret dhe tutoret e protektoret e tyre!
Sot! Neser eshte e do te jete teper vone !