Dhuna në Kuvend/PD: Heshtja e Ramës aq kriminale, sa goditja dhe kërcënimet ndaj opozitës

13 Gusht 2014, 12:55Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me atë që e konsideron si heshtje ndaj dhunës së ushtruar në Kuvend ndaj përfaqësuesve të opozitës.

“Heshtja e Edi Ramës po bëhet po aq kriminale, sa akti i tij i goditjes dhe kërcënimit me jetë të opozitës në Kuvend.Sa më shumë të thellohet, aq më shumë kjo heshtje e bën Edi Ramën njësoj të inkriminuar sa deputeti i tij, i dënuar me 7 vite burg për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi. Prej 34 ditësh, asnjë fjalë nuk thotë Edi Rama për goditjen fizike dhe kërcënimin me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, nga skuadrat e tij të dhunës të instaluara në Kuvend”, thuhet në deklaratën e rradhës së PD.

Në vijim, PD thekson se “prej 34 ditësh, ai bën të paditurin, mbyll sytë, para dosjes penale të Arben Ndokës, që ka tronditur të gjtihë shqiptarët, dhe zgjedhësit e tij”.

“Edi Rama do të dështojë në tentativën e tij, që përmes heshtjes synon të lërë në harresë ngjarjet e rënda, ose që ato të duken normale.  Partia Demokratike nuk pajtohet asnjë moment me kriminalizimin e kuvendit, me kapjen e zyrave dhe institucioneve prej banditëve. Ne do të bëjmë cdo ditë transparencë, për interesat më të larta të qytetarëve shqiptarë”, theksohet në deklaratën e PD.

 

8 komente në “Dhuna në Kuvend/PD: Heshtja e Ramës aq kriminale, sa goditja dhe kërcënimet ndaj opozitës”

  1. Andrea says:

    Mos u kthe pergjigje ketyre krimineleve qe derdellisin vend e pa vend, luaji mendsh se keshtu e duan. Jo veç per kete rast por per gjithçka tjeter. Keto njerez veç mosperfillje meritojne.

  2. Aty says:

    Keni nderruar ndonje mendje per skandalin Fullani ju apo jo? Sigurisht qe jo, sepse jeni vete pas tij. Nese eshte keshtu, ju meritoni dru jo vetem nga ai injoranti Ndoka, por nga i gjithe mileti qe ju ka duruar 8 vjet, sa per 80 vjet me ca llumi keni lene kudo neper institucione. LATE NAM si kalamajt.

  3. Aljor says:

    Ore “demokratikas” po dhe dashnores ti perseritesh 100 here “te dua” merzitet,e ju per nje rrugac po na beni parada qesharake.Mjaft,gjeni nje kenge te re.

  4. gallate shqiptare says:

    Ne vitet 90-te cubat e shkodres me urdher te Sali Berishes nuk lejonin kreytarin e ps-s Nanon e askend tjeter nga kjo force politike te hynte ne qytet dhe Sala i keshillonte keta te mjeret.Mos shkoni ne Shkoder eshte bastion i pd-s.per analogji i bie qe Rama ti thote Strazmirit, mos e kruj me gjethe fiku se i ben dem vetes.

  5. Kritiku says:

    PD=Grup njerezish rrumpalle!

  6. Zani T. says:

    O Sali (Berisha): po e ke qelbur fare me “legjenden” qe po thur kunder Arben Ndokes, deputet! E di se cfare thone te “Partizani i panjohur”, ku presim per pune per ty apo jo? E ke djegur e percelluar Shqiperine disa here, s’ke lene gje ne kembe nga ajo qe ka krijuar djersa e ndershme e popullit ne 50+23 vjet dhe fryn e fryn si IDIOT (pa asnje dyshim)legjenden e Arben Ndokes! S’ka me kriminale e me te paturpshme, me perverse, me te ndote, gjiriz fare. Pa le kur dalin edhe atro zboristet e tu sidomos ai bukuroshi Ristani.
    Po ti disa muaj me pare mohove ne nje nga “te enjtat tuaja idioteske” (shyqyr na kane pushuar veshet) se nuk ke vile ne gjiun e Ngjal-lalzit. Tani aty del duke bere pushimet. Kriminel! S’ke asnje mg gjak malesori, i pabese, mashtrues ordiner. Po vjeshta erdhi. Mos kij merak!

  7. Kryqi says:

    Rama duhet ta di qe, do,apo s’do, i duhet kurban.Ai do te luaj me karten e harreses
    Po te ishte normalisht nje kryeminister duhet jo vetem te prenoncohet por edhe ta dencoje krimin Ndoka,apo skandalin Fullani.
    Nuk ka force apo nuk i intereson? Do na e thote nje dite s’ka ku shmanget.
    Budallalliqet,se Berisha se PD.se ata,se ne nuk jane me justifikime,meqe Berisha eshte i keq kjo automatikisht na ben ne te mire nuk pi me uje Secili duhet ti pergjigjet kohes se tije.

  8. Leonard Dingo says:

    Do ti cmendesh zoti Kryeminister? Mos u pergjigjni..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje