Prokuroria e Tiranës shpreson të tërheqë në bashkëpunim dy nga të dyshuarit në skandalin e vjedhjes së Bankës së Shtetit, Petrit Ramohitajn, ish-përgjegjës i Arkës në Veprim dhe Bashkim Xhilagën, ish-përgjegjës i të dyja arkave.
Një burim jozyrtar i tha Top Channel se dy ish-nëpunësve të Degës së Thesarit u është ofruar mundësia e bashkëpunimit për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhte brenda mureve të Thesarit, pasi besohet se ata kanë informacion të nevojshëm për procesin hetimor, aq më tepër që paraprakisht ka të dhëna se ata nuk janë të implikuar direkt në procesin e vjedhjes së 713 milionë lekëve, por thjesht kanë shpërdoruar detyrën me mosveprimet e tyre.
Në fakt Xhilaga dhe Ramohitaj u pyetën nga Prokuroria e Tiranës edhe javën e kaluar ku edhe u shprehën se s’kishin asnjë faj, por gjithë përgjegjësia, sipas tyre, qendron tek eprorët. Në rrëfimin e parë të tyre të dy burrat thanë se drejtuesit e kishin lënë Departamentin pa Rregullore dhe nuk kuptohej se çfarë detyre kishte njëri apo tjetri.
Ishte kjo deklaratë që solli 12 orë më vonë arrestimin e ish-drejtorit Dorian Çollaku, i dyshuar edhe me Mimoza Bruzian si bashkëpuntorët e ngushtë të Bitrajt.
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton po ashtu se lëvizjet e ish-drejtorit Çollaku jashtë vendit janë të shpeshta, vetëm për gjashtë muaj, tha një burim i Prokurorisë së Përgjithshme, ai ka dalë nga Shqipëria 30 herë dhe shumica e këtyre udhëtimeve është me destinacion Greqinë.
Përveç seancave të pyetjeve menjëherë pas arrestimit asnjëri nga 10 të dyshuarit nuk është vizituar në paraburgim nga grupi i hetimit. Në fakt duket se organi i hetimit po ndjek një strategji të re, që mesa duket synon lodhjen nervore të ndonjerit prej të dyshuarve e për rrjedhojë dorëzimin e tyre për të folur në mënyrë të detajuar.
Prokuroria vijon t’i kërkojë paraburgimit 302 dhe 313 që nëntë nga të arrestuarit të mos takohen nga asnjë i afërm apo avokat. I vetmi person që me sa duket nuk përbën sekret për prokurorinë është nipi i Bitrajt, Klevis Bejtjaj, i dyshuar për moskallzim krimi, për të cilin prokuroria i thotë administratës së 302 , se 27-vjeçari mund të vizitohet nga të afërmit dhe avokatët.
Klevis Bejtjaj del i implikuar nga këqyrja e kamerave të sigurisë teksa pret Bitrajn, kur del nga Departamenti i Thesarit me lekë të fshehura në trup./TCH
Ku i cuan paret se ska asnje arsye te udhetosh kaq shpesh jashte vendit dhe duke qene ne ”pune ” – o ckan bere keta hajdute – hashiqare fare !!!!!
Ka dale sa here ka dashur, nga xhepi nuk ka paguar asgje,ka udhetuar duke paguar nga parat e shqiptareve, me bileta te shtrenjeta, sigurisht, por shpresoje shume se ka shkuar me valixhe plote me euro per ti trasferuar ne bankat greke, cfare kerkon ne greqi ky zoteri ne cdo jave vecese udhetimeve per kontrabande,per fshehje te parave etj.etj.po kush do ti verifikoje keto? Ku ka prekuror te pergjithshem shqiperia, shqiperia eshte ne epoken e gurit, shqiperise i mungon njeshi per te bere shtet.
Shifrat tregojne se Qirjes Collaku na paska
shkuar jo pak por Gjashte here ne Muaj
kryesisht ne Greqi! Atehere do te thote se:
Ka pamedyshje ndonje Biznes dhe nepermjet tij
kryen pastrim parash.Ndryshe nuk ke aresye te
shkosh gjashte here vara-vingo vetem per kot.
Të nderuar komentues
Mos u nisni nga një lajm kaq banal, që po ja u shesin si zbulim.
Se sipas lajmit duhet të shkarkohen të gjithë oficerët e policisë kufitare dhe të arrestohen nga oficerët deri te drejtori i përgjithshëm i policisë (ky pasi nuk ka nxjerrë udhëzime për vartësit)pasi kanë lejuar të kalojnë lekët me valixhe.
Provoni të kaloni 10.000 euro në pikë kufitare pa e deklaruar dhe do të më kujtoni.
Me respekt
O temen e semes, Ja paska mare Piro Xhixho i AKEP. Piro per 6 muaj ka udhetuar 90 here jashte shtetit.
eh mire o mire
http://bit.do/fati-i-Ardian-Fullanit
Hahahaha,
Po Fullani, mo aman, sa here ka dale? Cfare gallate, hahahaha.
Per te qare e per te qeshur, bashke.
Keshtu si po dalin te dhenat, i bie qe shuma do jete shume me e madhe.
Hahaha, vaj medet, mjere ne. Po normal, kur shtetin e kane akoma te uzurpuar zuzaret e Sali Berishes, keto gjera do presim. Skemi Shik, skemi prokurori, skemi gjykata, skemi struktura te konsoliduara qe te kooerdinohen per interesat e shtetit.
Nuk e kuptoj, pret hajdutin jashte, i cili ka te fshehura leket dhe, akuzohet per “moskallzim krimi”!!!! Hahaha, hajde prokurori, hajde!
Ato syzet blu a o mor vesh te kujt ishin?
Po tregou i duruar o burre se do ti tregoje Magdalena ne shkrimet e ardhshme. Por meqe ma solle nder mend mos e ke pare gje Magden ka humbur fare, ndoshta ndonje grua e leshuar nga ato trup shkurterat i ka zene rrugen!!!
… dhe i eshte ngaterruar neper kembe! Ahahah, c’na ka gjete!
ndoshta nuk kane qene syze fare do kete qene ndonje gje tjeter blu
E shoqja XHINA?- si Lazby qe je na sqaro pak???
Ou, mos ka te beje me ate vazon platsike me lule blu te Ambasadorit tend Z.Bino ne Bullgari?-
thjesht mu kujtua se shume e ke perfolur…por kur e pe ne rruge u tkurre sa nje iriq.
Te tmerronte shoferi eeee? per ate e ke fjalen?
Tpu ndyresire!”
Per 6 muaj 30 here, po per 3 vjet sa here ka dale?
Po te ndihmoj pak o en. 6 muaj jane gjysma e vitit… kusurin zbertheje vete… ?
Ky paska punu refugjat ne elladha ?
Jo mo jo . Ne greqi ka qene me pune te rregullt , tek Banka e Shqiperise ka qene part time.Vaj me det djersa dhe pasurija e Shqiptareve,po behen rrush e kumbulla nga keta zuzare
Vjedhja ne BSH nuk eshte nje dukuri e koheve te fundit.Ka patur sinjalizime se ky fenomen ka qene mjaft aktiv qe ne vitet e para te demokracise dhe se jane te implikuar figurat me te larta te PD .Qe ne kohen e SHIK ut te Gazidedes ka patur te dhena por qe per interesa te klaneve te fuqishme mafioze qe gjithmone kane perdorur bankat shqiptare si lavatrice te parave te pista e verteta nuk eshte zbuluar kurre.Edhe ne rastin konkret po synohet te mbulohen gjurmet e kokave te krimit dhe skandalit qe ne cdo vend demokratik do rezonte dhe qeverite.Kete e verteton fakti qe megjithse ka kaluar nje kohe e gjate prokuroria ka mbetur ne nje rol pasiv duke u mjaftuar me arestimin e gureve te shahut por jo me arestimin e kokave kryesore te cilet si gjithmone ne nje vend te kapur nga krimi sic eshte dhe Shqiperia jane te pa prekshem dhe mbreterojne ne mes te luksit dhe pasurive perallore te grabitura nga populli i mjere.Sikur te ngjallej dhe vetem per 24 ore Enveri gjithe keta politikane sharlatane dhe hajdute do te shkonin vete ne qelite e burgut apo ne litar.Para nesh eshte nje dileme e pa zgjidhur ne keto 24 vjet te demokracise.Rezuam shtetin e diktatures se proletariatit ku te gjithe ishim te barabarte mes nesh per te ndertuar shtetin demokratik te lirive dhe te drejtave te njeriut ku secili ka mundesine per tu pasuruar me punen e aftesite e tij apo e rezuam nje diktature per tu fhene mundesi diktatoreve te rinj qe per fat te keq jane shtuar shume te na grabisin,shfrytezojne e dhunojne dhe pastaj te na shpelajne dhetrute se gjoja po jetojme ne nje vend te lire e demokratik.Cdo shqiptar per veten e tij e ka zgjidhur me kohe kete dileme por jemi te pa afte qe te bashkohemi dhe ti japim zgjidhje per te miren tone dhe te kombit pasi te gjithe diktatoret sundojne me moton perca e sundo dhe tek ne me mire se kudo ka gjetur zbatim ne politike e kudo.
713 eshte shuma dale sipas kontrollit, por sipas Adrianit na paska mare para nga ato qe eleminoheshin. Hajde nxireni Shumen !…
Perse te mos trashen e bredhin ,jo nga 30 here ne 6 muajpor me!
I zente mallkimi I popullit fullanin me gjithe cka nga pas!
Nuk ka bredhur o luksi
Ka shoqeruar parate jashte shtetit , ku kane brere investime ne fusha te ndryshme
Te bredhesh jashte shtetit per qef cdo 5 dite te merzitet jeta
Ky ka bredh per qef kur shoqeronte dollare e euro
Kur I vogli ka bere kerdine, po sala me fullanin?
@ija rrobte si vidhet shteti
Une them se Po ngushtohet Rrezja
Mbase vjen dita larg Menderes time
Po erdhi ? Sala duhet te jete I pari , Iliri
I dyti e me radhe .
TU MEREN PARATE E POPULLIT PASTAJ LE TE KAKBEN NE BURG TE PAGOJNE EDHE ATO QE KA MARE SALIU DHE I BERI MISH PER TOP SI GJITHMONE, DUKE U LENE DISA THERIME KETYRE IDJOTEVE ME DIPLOMA FALCO……..PER TE SHPETUAR DHE PER TE BERE TRAZIURA NE THESAR TE [POPULLIT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
keshtu si serviret lajmet duket sensacional.. por gazetaria jone gjithmone eshte e deshtuar.. dorian collaku eshte student i nje MBA ne selanik dhe shkonte dy here ne muaj sepse programi ishte ndertuar i atille.
ku eshte gazetaria investigativeee???.
VETEM MAJA A AJSBERGUT E NJE KUSARIE PERBINDESHE
– Minat me Sahat te Sali Berishes
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kush paguan harxhet multimilioneshe te “Bandes se Gangstereve” berishiane !
Kush pagoi per udhetimet e drejtorit te Thesarit Collaku!? 60 e ca udhetime jashte shtetit kushtojne teper shtrenjt….
Kush pagoi per orgjite e Ardian Fullanit e co!?
Kush pagoi per oret e botikat qindra mijera ueroshe te djalit e vajzes se Beut te Saukut Ardina Fullani !?
Kush pagoi per shperdorimtet masive e shpenzimet marramendese deri edhe per grila e perde antidiellore te Ardina Fullanit !
Kush!?
Sali e Argita Berisha!? Bujar Nishani e zonja Nmer nje !?
Kush !? Adriatik Llalla e Ajazi qe hane buken e pagat prej djerses e mundit te popullit dhe bejne avokatin e kusarise dhe krimit berishian!?
Kush gjyqtaret e larte e KLD e sterkorruptuar qe jane kthyer ne mburoje e garde pretoriane e krimit te organizuar!?
Kush paguan harxhet multimiloneshe te “bandes se gansgtereve” dhe te kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” te Sali Berishes ne cdo hallke jetike te shtetit ligjor shqiptar !?
Njera prej shume minave me sahet te Berishes
Ardian Fullani eshte vetem njera prej shume minave me sahat qe ka lene te kurdisura e gati per te shperthyer ne cdo kohe despoti dhe albanofagu me i eger ne historine shqiptare Sali Berisha ne cdo fushe e ne cdo skaj me djersen e mundin e shqiptareve,
Vjedhja masive e shumevjecare e “nje hajni xhepash” 7 milione dollaresh duket e mund te jete vetem Maja e nje Ajsbergu e nje kusarie me permasa shume me te medha.
Prokuroria, Byroja Kombetare e Hetimit, SHISH-i, KL(E)SH-i …te gjitha hallkat e shtetit shqiptar duhet te veprone me iniciative e rrufeshem per ti shkuar deri ne fund kontrolit e hetimit te cdo hallke e cdo veprimi e mosvperimi kriminal te kupoles se Bankes se Shtetit Shqiptar, e per te vene ne bangot e te akuzuarit cilindo qe ka ka gisht direkt e tetorthorazi ne kete e shume kusari te tjera te mundshme.
Behet fjale per Banken e Shtetit Shqiptar e jo per Banken e Ardian Fullanit apo Petraq Milos, as e Dhori Kules e jenicereve blu, e Sali Berishes apo Fatos Nanos, te Podestes apo Damir Fazlicit, as e Klanit te Fevzi Frangajat e as e Klanit te Argita Xenit…. as e dreqit apo te birit.
Banka e Shtetit Shqiptar eshte banka e te gjtihe e secilit shqiptar. Kur vidhet e shperdorohet si ne mallin e babait Banka e Shtetit Shqiptar jane vjedhur e demtuar te gjithe e secili shqiptar, eshte cenuar stabiliteti financiar, vete e ardhmja e Shqiperise dhe shqiptareve.
“Nje hajdut xhepash” perballe nje mali kusarie
Asnje insitucion, anje politikan, aq me pak nje Banke … askush nuk qendron mbi ligjin e voten e popullit, voten e demosit qe quhet dhe eshte demokracia. Qe veria e ka per detyre ligjore dhe mision hyjnor te marre cdo mase e kryeje cdo veprim deri tek nje audit e hetim te imte e te menjehereshem kombetar e nderkombetar, perfshi BERZHI-in, FMN-ne dhe Banken Boterore ne Banken e Shtetit Shqiptar per te pakten pese vjetet e fundit.
Jam i bindur dhe i sigurte qe vjedhja tre vjecare e multimilioneshe e “hajnit te xhepave” do te duket si nje hajni xhepash perballe malit te kusarise Fullani Berisha e Co.
Ligj e drejtesi per cilindo ! Pranga jo dekorata! Ndeshkime te pameshirshme ligjore jo pergezime e ledhatime per kusaret dhe tutoret e protektoret e tyre!
Sot! Neser eshte e do te jete teper vone !
VETEM MAJA A AJSBERGUT E NJE KUSARIE PERBINDESHE
– Minat me Sahat te Sali Berishes
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kush paguan harxhet multimilioneshe te “Bandes se Gangstereve” berishiane !
Kush pagoi per udhetimet e drejtorit te Thesarit Collaku!? 60 e ca udhetime jashte shtetit kushtojne teper shtrenjt….
Kush pagoi per orgjite e Ardian Fullanit e co!?
Kush pagoi per oret e botikat qindra mijera ueroshe te djalit e vajzes se Beut te Saukut Ardina Fullani !?
Kush pagoi per shperdorimtet masive e shpenzimet marramendese deri edhe per grila e perde antidiellore te Ardina Fullanit !
Kush!?
Sali e Argita Berisha!? Bujar Nishani e zonja Nmer nje !?
Kush !? Adriatik Llalla e Ajazi qe hane buken e pagat prej djerses e mundit te popullit dhe bejne avokatin e kusarise dhe krimit berishian!?
Kush gjyqtaret e larte e KLD e sterkorruptuar qe jane kthyer ne mburoje e garde pretoriane e krimit te organizuar!?
Kush paguan harxhet multimiloneshe te “bandes se gansgtereve” dhe te kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” te Sali Berishes ne cdo hallke jetike te shtetit ligjor shqiptar !?
Njera prej shume minave me sahet te Berishes
Ardian Fullani eshte vetem njera prej shume minave me sahat qe ka lene te kurdisura e gati per te shperthyer ne cdo kohe despoti dhe albanofagu me i eger ne historine shqiptare Sali Berisha ne cdo fushe e ne cdo skaj me djersen e mundin e shqiptareve,
Vjedhja masive e shumevjecare e “nje hajni xhepash” 7 milione dollaresh duket e mund te jete vetem Maja e nje Ajsbergu e nje kusarie me permasa shume me te medha.
Prokuroria, Byroja Kombetare e Hetimit, SHISH-i, KL(E)SH-i …te gjitha hallkat e shtetit shqiptar duhet te veprone me iniciative e rrufeshem per ti shkuar deri ne fund kontrolit e hetimit te cdo hallke e cdo veprimi e mosvperimi kriminal te kupoles se Bankes se Shtetit Shqiptar, e per te vene ne bangot e te akuzuarit cilindo qe ka ka gisht direkt e tetorthorazi ne kete e shume kusari te tjera te mundshme.
Behet fjale per Banken e Shtetit Shqiptar e jo per Banken e Ardian Fullanit apo Petraq Milos, as e Dhori Kules e jenicereve blu, e Sali Berishes apo Fatos Nanos, te Podestes apo Damir Fazlicit, as e Klanit te Fevzi Frangajat e as e Klanit te Argita Xenit…. as e dreqit apo te birit.
Banka e Shtetit Shqiptar eshte banka e te gjtihe e secilit shqiptar. Kur vidhet e shperdorohet si ne mallin e babait Banka e Shtetit Shqiptar jane vjedhur e demtuar te gjithe e secili shqiptar, eshte cenuar stabiliteti financiar, vete e ardhmja e Shqiperise dhe shqiptareve.
“Nje hajdut xhepash” perballe nje mali kusarie
Asnje insitucion, anje politikan, aq me pak nje Banke … askush nuk qendron mbi ligjin e voten e popullit, voten e demosit qe quhet dhe eshte demokracia. Qe veria e ka per detyre ligjore dhe mision hyjnor te marre cdo mase e kryeje cdo veprim deri tek nje audit e hetim te imte e te menjehereshem kombetar e nderkombetar, perfshi BERZHI-in, FMN-ne dhe Banken Boterore ne Banken e Shtetit Shqiptar per te pakten pese vjetet e fundit.
Jam i bindur dhe i sigurte qe vjedhja tre vjecare e multimilioneshe e “hajnit te xhepave” do te duket si nje hajni xhepash perballe malit te kusarise Fullani Berisha e Co.
Ligj e drejtesi per cilindo ! Pranga jo dekorata! Ndeshkime te pameshirshme ligjore jo pergezime e ledhatime per kusaret dhe tutoret e protektoret e tyre!
Sot! Neser eshte e do te jete teper vone !
Opo keta jane bishti.Problemi eshte kush eshte koka. Kush i priste ne Greqi dhe ku i transferonin parate qe dilnin nha Banka Shqiptare
Ana shkruaj per here te pare,por nuk kuptoj nje gje pse jemi nje popull kaq i vonuar qe gjithmone zgjedhim njerezit e gabuar te na drejtojne.
Te mos lejohen te takohen me avokat? Ku jemi, akoma ne komunizem.
O prokurore, mos beni gafa te tilla. Se ndonje nga keta mund te hapin ceshjte tek gjykatat nderkombetare per te drejtat e njeriut dhe nuk do paguajme me parate tona edhe gafat tuaja.
Kane bere c’kane bere kane te drejten e tyre te komunikojne me avokatet.
Te dashur komentues, asnje kriminel nuk do te denohet ne shqiperi. Sali QENI eshte hero, hero muti por hero. Populli shqiptar eshte popull kriminel e din gjithe bota, i don kriminelet dhe i ngren lart. Rofshin hajdutet! Populli mut shqiptar mund tua leje ne dore edhe …
Nuk besoj se ka ndonje drejtues te bankave greke qe mund te kene familjen ne Greqi, qe mund qe edhe udhetimet cdo jave tja paguaj kompania te kete shkuar ka here ne Greqi brenda 6 muajve !!
Me vjen keq per Ramohiton qe eshte njeri shume i mire, shume i mire e korrekt qe ne moshe shume te re dhe po e peson nga mosveprimet e eproreve abuzues.
TE BURGOSON HAJDUTET>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Nuk besoj se ka ndonje drejtues te bankave greke qe mund te kene familjen ne Greqi, qe mund qe edhe udhetimet cdo jave tja paguaj kompania te kete shkuar ka here ne Greqi brenda 6 muajve !!
Me vjen keq per Ramohiton qe eshte njeri shume i mire, shume i mire e korrekt qe ne moshe shume te re dhe po e peson nga mosveprimet e eproreve abuzues.
lerini ne burk hajdutat kan vjedhur parat tona,
Opinion | Shtypi
Të “shkujdesurit” qeveritarë në katër kohë grabitjesh bankare
12 Gusht 2014 – 08:56
Gazeta Shqip
Bajram Peçi
Populli që ëndërronte Rusoi nuk pati gjasa që të shihej në Europë, ku u shndërrua në turmë revolucionesh dhe më pas në hordhi të dy luftërave botërore. “Francezët dhe anglezët – na thotë Stefan Cvajg – të zhgënjyer nga civilizimi, iu vërsulën ekzotikes”, dhe na jep shembullin e lord Bajronit, që iku nga vendlindja dhe shkoi në Shqipëri për t’i kënduar pastërtisë dhe heroizmit të shqiptarëve dhe grekëve. Lirizmit të romantikut të madh nuk mund të mos i shpëtonte pa parë naivitetin e popullit tonë nga njëra anë dhe veset e paudhësitë njerëzore nga ana tjetër. Të shkujdesurit që popullojnë këtë vend ende nuk e dinë dhe as duan t’ia dinë ç’është të nxjerrit mësim. Po davarit nga tisi i kohës disa grabitje, për të cilat s’ka se si të të mos skuqet faqja:
***
Koha e parë, viti 1926. U krijua një bankë nën emërtimin Banka Kombëtare e Shqipërisë, e cila, siç u provua, nuk ishte gjë tjetër përpos se një instrument në dorën e Partisë Fashiste Italiane që do i paraprinte aneksimit e pushtimit të Shqipërisë. Me karakteristikat e një banke monopol, ajo mori përsipër emetimin, kreditimin dhe administrimin. Banka Kombëtare e Shqipërisë nuk ishte gjë tjetër përpos se grupi financiar privat italian, kur dihej se në të gjitha bankat e botës, banka e emetimit është bankë e shtetit dhe jo private. Për të qenë bankë kombëtare, aksionerët e saj patjetër duhet të ishin pjesëtarë të kombit të vet. Pronari i aksioneve themelore, Banka Credito Italiano, që ndërkohë administronte edhe aksionet që kishin bankat e tjera italiane të grupit financiar të Mario Albertit, bleu brenda vitit dhe 30 mijë aksionet që i kishin lënë palës shqiptare. “Të shkujdesurit” e parë në historinë e bankës ishin Mufid bej Libohova, Ajet bej Libohova, Neshat pashë Vlora dhe Eqrem bej Vlora, të katër zotërues të paketës shqiptare të aksioneve. Shumëkush thotë se ishin agjentë të Italisë e tradhtarë të vendit të tyre. Viti 1927 e gjeti bankën shqiptare tërësisht në pronësi të italianëve. Filloi kështu grumbullimi i arit që ndodhej në Shqipëri. Për këtë, u përdor politika e mbajtjes së kufizuar të sasisë në qarkullim të kartëmonedhës 5, 20 e 100 franga ar. Në këtë mënyrë, banka i detyronte zotëruesit e monedhave ar të shkëmbenin në sportele monedha ar me kartëmonedha. Sasia e arit të grumbulluar shkonte në pronësi të grupit financiar italian, emetuesit të kartëmonedhës. Mes viteve 1926-1929, ata grumbulluan 58407 copë monedha ari.
***
Koha e dytë, viti 1939. Një opinionist i njohur i yni në fushën e politikës, para do kohe, tejkaloi nxënien e dijeve të tij dhe u fut në ekonomi, duke bërë pyetjen: përderisa ari i Bankës së Shtetit Shqiptar, i marrë nga pushtuesit gjermanë përfundoi pas Luftës II Botërore në Londër, pse e akuzojnë më kot Ahmet Zogun? Dhe ngatërroi kështu i ngrati, garantimin e paritetit të mbulesës kartëmonedhë me lingota ari, të cilat ishin në Itali. Ahmet Zogu mori prerje monedhash ari që ishin në qarkullim. Përmendet shifra prej 183 kg. Blendi Fevziu përmend shifrën prej 178 kg, të futura në 11 valixhe. Më e saktë është shifra që përmend arkëtari i përgjithshëm i Bankës Kombëtare, Ramadan Berberolli, 448535 monedha ari. Pra, mbreti ynë mori gjithë gjendjen e monedhave të arit që ishin në bankë, ndërsa nëpunësit e saj, një pjesë ia bënë gati, një pjesë bëri sehir dhe disa nga të shkujdesurit e tjerë e shoqëruan në ekzil.
***
Koha e tretë, viti 1997. Është pak t’i përkëdhelësh me emërtimin “të shkujdesur”. Vetëm një mendje, jo thjesht e paaftë në drejtim dhe administrim, por dhe e sëmurë, mund të merrte vendimin që thesari në metale të çmuara etj., i shtetit shqiptar të hiqej nga një prej bankave më të sigurta në botë dhe të çohej në “shpellat” e gërxhet e fshatit Skuterrë, ku një mendje edhe më e sëmurë kish ndërtuar tunele ku do të strehohej Shtabi i Përgjithshëm në kohë lufte, e nga ku do të drejtohej lufta kundër dy superfuqive, “… deri në fitoren përfundimtare”.
Selia qendrore e Bankës Kombëtare, e cila u inaugurua pesë muaj para pushtimit italian, vepër e arkitektit Morpugo, dekoruar nga artisti roman Alfredo Biagini, është vlerësuar nga të tjerë arkitektë jo vetëm për figurën e shfaqjen monumentale, volumet madhështore të sallës së veprimeve dhe mozaikët e punishteve venedikase, por sidomos për shkallën e saj të lartë të sigurisë. Sipas kujtimeve të historianit Kristo Frashëri, “… kasaforta madhështore e bankës ku ruhen mbulesat e saj në ar, argjend, stoli e gurë të çmuar, së bashku me hambarin e kartëmonedhave … është e siguruar me mure të betonuara, jashtëzakonisht të fuqishme dhe me një portë hekuri të rëndë, me disa çelësa dhe kode, të cilat asnjëherë nuk ndodheshin në duart e një njeriu të vetëm”. Italianët e kishin ndërtuar atë jo me logjikën e viteve ’90, “buona per Albania”, por si për veten e tyre. Kishin menduar të rrinin gjatë e përgjithmonë.
Në malet e Skuterrës u vodhën në vitin 1997, 340 kg ar, kryesisht, siç thuhet, monedha. Prej tyre u gjetën 26 kg. Të tjerat luhaten në këmbime mes luksit, ndërtimit të pallateve dhe shthurjes në hapësirat e një shteti të ndodhur disa herë në honin përbuzës të shtetit të dështuar. Vjedhja u zbulua prej një administrate të dobët, të paaftë, pothuaj të vdekur, vetëm pas tre vjetësh.
***
Koha e katërt, 2014. Në të vërtetë vjedhja ka ndodhur që nga viti 2011 e në vazhdim. E shndërruar tashmë në strehëz të këndshme punësimi për të afërmit e një pjese të elitës politike, kontrolli në Bankën Qendrore të Shqipërisë, në institucionin me privilegjet më të posaçme, rezulton se është shndërruar në formalitet. Sasia e lekut për asgjësim dhe ajo që pret të hyjë në qarkullim, matet me peshë ose me metër kub (?!). Siç po provohet këto ditë nga mediat e shkruara dhe ato vizive, drejtimi, organizimi dhe administrimi i bankës ka qenë në mëshirë të fatit. Guvernatori, Këshilli Mbikëqyrës dhe drejtuesit e departamenteve të saj, për shkak se nuk kanë kryer detyrat funksionale, kanë lejuar përmes mosveprimit vjedhjen e mbi 700 milionë lekëve. Veç një gjë nuk u duhet mohuar: botimi periodik i buletinit zyrtar dhe raportet tremujore të politikës monetare. Të jeni të sigurt, asnjë nuk i lexonte. Botimi i tyre në tirazh pesë mijë kopje ka ndikuar vetëm për të shpërdoruar ato pak para të taksapaguesve shqiptarë.
***
Ndërsa politikanët tanë, me zë të mekur, hedhin e presin fjalë me dy kuptime, opinioni qytetar, i ndier i nëpërkëmbur, është i zemëruar. Ata duan jo thjesht shkarkimin e titullarëve. Ata e dinë më mirë se bankierët rolin e madh që kanë bankat në një shoqëri moderne e me tërë politikën e një vendi. Çudi është, por ja që guvernatori nuk e jep dorëheqjen për të lënë të lirë hetimin, ndërsa Këshilli Mbikëqyrës nuk e jep guvernatorin! Shpresojnë ende se do të dinë të përfitojnë nga të mirat dhe të bukurat e këtij institucioni. Çfarë qëndrimi fatal!
Qeveria po le nam.
Per kete gje duhet te ishte prononcuar urgjent.
Cfare dihet, cfare po ndodh? Pse sflet qeveria?
Fundja te justifikoje ne popull heshtjen e saj.
Pse sthuhet as edhe nje gje. Ministri i Financave
duhet te kishte thene nje fjale, per kete mega skandal.
Ceshte ky tmerr? Nje person del nga Shqiperia 30 here
brenda 180 diteve?
I bie qe te pakten 60 dite ka ndejt jashte. Me cfare justifikimi
ka dale? Si ka mudnesi nje njeri me certifikate sigurie, del
kaq here jashte shtetit dhe pse. Si ka mundesi qe seshte
pushuar nga puna drejtori i Burimeve Njerezore (Nipi i Fullanit)
Si e justifikon ai marrjen e rroges, paraqitjen ne pune.
Fullani kete drejtori e ka ne pergjejgesi direkte. Ku ka marre leje
ai per keto dite. Cfare arsyesh ka patur qe ka dal kaq here.
Me cfare lekesh?
Vaj medet, aty ne thesar qenka bere nami, e paskan zhyt doren
mire te gjithe. Hahahahaha
te gjithe ne burg dhe familjet te internohen ,te gjithe zvarre neper Tirane