FOTOT/ Hyni në apartamentin më të shtrenjtë në botë

20 Gusht 2014, 18:57Lifestyle TEMA
FOTOT/ Hyni në apartamentin më të shtrenjtë në

Vetëm një superpasanik mund të ketë shansin që të shijojë këtë bukuri.

Bëhet fjalë për apartamentin më të shtrenjtë në botë dhe që kushton rreth 400 milionë dollarë.

Apartamenti ka pesë kate dhe gjendet në majën e një shumëkatësheje të ndërtuar së fundmi në Monako.

Apartamenti gjendet në Tour Odeon, një ndërtesë e lartë 170 metra, që do bëhet godina e dytë më e lartë në Mesdhe.

Ajo është grataçiela e parë që ndërtohet në Monako që prej vitit 1980.

Në total do të ofrojë për blerësit 70 super- apartamente.

Të gjithë blerësit do kenë shërbimin ‘concierge’ 24 orë për shtatë ditë të javës, një qendër shëndetësore, shumë pishina dhe një shofer privat për çdo apartament.

12 komente në “FOTOT/ Hyni në apartamentin më të shtrenjtë në botë”

  1. Dea says:

    Mmmmmm, nje mrekulli qenka ?

  2. jete kalimtare says:

    Une jam i ri ne moshe por mua keto lloj pamjesh nuk me bejne pershtypje fare … keto pamje I bejne pershtypje vetem atyre njerezve qe I duket vetja sikur nuk do vdesin ndonjeher atyre njerezve qe mendojne se do rrojne ketu … mua te ma falesh kete vilen edhe 50 milliard leke ne valixhe nuk I dua ..njeriut I mjafton nje shtepi normale nje rroge normale per te jetuar normal pa tangerllik dhe asgje me teper ..sa me shume te shtosh ne pasuri aq me keq eshte …. sa me shume pasuri te ket njeriu fillon e behet mendjemadh ..fillon dhe del nga rruga zotit … Te vetmen gje qe njeriu merr me vete ne varr jane veprat e tij gjate jetes …cdo gje tjeter ne kete bote eshte kalimtare dhe rrense cdo gje ketu do mbesi nuk do ti marrim me vete ne varr … mjafton te kujtosh sa pasanik ka tretur kjo toke edhe ata asgje nuk moren me vete ketu I lan ..

    1. Tani says:

      KUR SE KE PATUR LEKUN NDONJEHERE,
      NUK KE NGA TJA DISH VLEREN!

      CIFTI JOT KA SHPIKUR ATE KLISHENE:
      PARAJA NUK E BLEN LUMTURINE!

      ME BESO, DITET E SOTME E BLEN DHE E TEJKALON!

      1. MCAntony says:

        ik or Tani mos na bej si guru lekesh,,asgje ne bote smund te blej gjthcka..ik tani fli gjume

        1. elona says:

          Shqiptari si gjithmone do jete extremist ne mendime:njeri s’do leke fare se nuk e bejne te lumtur,tjetri mendon se me para blen lumturine dhe me shume…
          Po pse fluturoni me presh ne b*the o njerez?Rrini te qete se as ua fal as ua blen njeri.Nuk jemi ketu per lexione filozofie,po per argetim.Une per vete do argetohesha jashte mase po te kaloja ca dite ne ate apartament.

    2. Arturi says:

      Jam shume dakord me komentin tuaj. Ne gabimisht mendojme se lumturia eshte materiale. Ne fakt, tek thjeshtesia, dashuria dhe veprat e mira qendron lumturia e vertete! ?

      1. Argita_B says:

        Njeriu eshte i lumtur kur vazhdon te deshiroje njerzit apo sendet qe zoteron. Ka qe arrijne te jene te lumtur me pak, dhe te tjere me shume, te tjere nuk do te arrijne kurre te gjejne lumturine dhe pse kane shume me teper se shumica!
        Lumturia eshte relative, po ketu flitet per nje apartament i cili kalon imagjinaten e miliarda njerezve qe jetojne ne kete bote.
        Kulla Odeon nuk ka mbaruar akoma se ndetuari. Eshte me te vertete diçka fantastike. Kam patur rastin ta shoh nga prane pasi kompanija qe puoj ka realizuar nje pjese te punimeve te saj.
        Monako eshte nje parajse fiskale dhe pasaniket qe jetojne ne Monako kerkojne mbi te gjitha qetesine (pasi eshte nga vendet me te sigurta ne bote) dhe statusin fiskal ne menyre qe te mos paguajne taksa mbi pasurite qe zoterojne.

    3. Dea says:

      Po c’lidhje ka ky koment?? Gjeja e bukur vleresohet, po te pelqeu, sigurisht. Pastaj, ta falin, sta falin, e ble se ble, kjo eshte gje krejt tjeter!!! Pastaj, meqe ke kete mendim, po te ta falnin mund dhe ta pranoje, e shisje dhe blije ate shtepine qe te duhej dhe te tjerat i jepje per bamiresi.

  3. enter says:

    Sepse Europa eshte me e mira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje