Borxhet, OSHEE i ndërpret energjinë Ujësjellësit të Tiranës/ UKT: Akt i pastër terrori

22 Gusht 2014, 16:32Ekonomia TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndërprerë furnizimin me energji për Ujësjellësin e Tiranës.

Nëpërmjet një komunikate për mediat, UKT e quan këtë një akt të pastër terrori. Sipas saj, me këtë akt po cënohet shërbimi më vital, ai i furnizimit me ujë të pijshëm.

“Ujësjellësi i Tiranës njofton opinionin publik se me një akt të paster terrori,  OSHEE  (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike), ka ndërprerë furnizimin me energji të Drejtorisë së Përgjithshme të UKT sh.a, Arkave dhe  Zyrave të Marrëdhënieve me Konsumatorin në të gjithe territorin e Tiranës.

Zyrtarët e OSHEE, përmes këtij akti të paligjshëm dhe të papërgjegjshëm, po cënojnë në mënyre kriminale edhe shërbimin më vital që u ofrohet qytetarëve, atë të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e UKT.

Sipas UKT, shkak për ndërprerja e energjisë është bërë një debi e pretenduar nga OSHEE, por që kjo është e padrejtë dhe abuzive sepse sipas saj është ndërprerë furnizimi që është bërë me kontrata të rregullta.

Madje UKT thotë se KESH i detyrohet Ujësjellësit të Tiranës 67 milionë lekë.

“Pretendimet e OSHEE janë totalisht abuzive pasi de facto bëhet fjalë vetëm për faturat e muajve Maj-Qershor të këtij viti, vlera e të cilave është 47 milionë lekë. Nga ana tjeter është vetë KESH-i, i cili i detyrohet Ujësjellësit të Tiranës plot 67 milion lekë, për energjine e blerë nga hidrocentrali i Lanabregasit dhe që nuk është paguar nga ana e tyre. Në total debia e institucioneve shtetërore ndaj Ujësjellësit të Tiranës është mbi 300 milionë lekë.”

Gjithashtu Ujësjellësi i Tiranës njofton se ka depozituar në Prokurori kallëzimet penale për shpërdorim detyre për ata punonjës të OSHEE, të cilët kanë ndërmarrë këtë veprim kriminal dhe të papërgjegjshëm.

6 komente në “Borxhet, OSHEE i ndërpret energjinë Ujësjellësit të Tiranës/ UKT: Akt i pastër terrori”

  1. OH says:

    Juve te ujesjellesit vetem vidhni parate e shqiptareve dhe per me shume nuk pagunkenui as detyrimet.
    Juve i keni rrethuar me llamarina gjithe vendet e mateave te ujit dhe qytetari as qe e lexon konsumin mujor
    juve faturoni me shume m3 si perdorim dhe me e bukura te vidhni mbi kete baze edhe largimin e ujrave te zeza
    juve nu i grumbulloni leket ne baze te rregullave te shtetit (kupon tatimor ose mandat areketim)
    aty nuk merret vesh sa paguhen e sa derdhen ne nd/je

  2. ??????? says:

    ore po mileti i varfer qe paguan faturat cfare faji ka kete me thoni ju mua , pastaj se ossh eshte e qeverise e ujesjellesi eshte i lulezimit kete zgjidheni ju cakejte e politikes .

  3. The Tiranasi says:

    Po ju trimat e Selfo Qorrit sikur blete me para et thata edhe Centralin Elektrik te Tiranes ?

  4. anonim says:

    Nuk ka asnje lidhje furnizimi me uje i popullates me prerjen e energjise per zyrat dhe arkat. Stacionet e pompimit kane energji dhe vazhdojne te punojne. Propaganda e zakoneshme.

    Nga ana tjeter energjine ne Lanabregas e ka blere KESH qe nuk kane asnje lidhje me OSHEE.Po vete Ujesjellesi a ja pret ujin debitoreve ? Sigurisht qe po. Paguani leket dhe lerini llogjet.

  5. Riki says:

    Paguajme uje 2400 leke te reja ne muaj dhe ne Gusht pa asnje person ne pune paguajme po aq.
    Dhe nuk kaskan leke per te paguar energjine?
    Ti fusin ne burg ata drejtues te ujesjellesit.
    Ka bere njeri analize se sa punonjes ka ujesjellesi, aq nuk ka sa ujesjellesi i New Yorkut.
    Shperdorime.

  6. DRTN74 says:

    TMERR I VERTETE.QYTETARET QE DO SHKOJNE PER TE PAGUAR DHE DO VIJNE VERDALLE.PASTAJ DO PAGUAJNE ME KAMATE.OSSH E KA TE THJESHTE TI MARRE LEKET NGA LLOGARITE E UKT PO KESHTU IMPAKTI ESHTE ME I FUQISHEM.FAJIN E KA SALIU.O ZOT NE DORE TE KUJT KEMI RENE.RILINDJA SI PROCES NDODH PAS VDEKJES.VDIS O POPULL PASTAJ PRIT MESHIRAN E LIDERIT DELIRANT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje