Vjedhja e thesarit/ Banka e Shqipërisë, tender për forcimin e sigurisë

20 Gusht 2014, 16:27Ekonomia TEMA
Vjedhja e thesarit/ Banka e Shqipërisë, tender për forcimin e

Banka e Shqipërisë ka vendosur të ri-instalojë nga e para ose të fuqizojë sistemin e rrejtit monitorues dhe kontrollues.

Nuk dihet nëse vendimi ka lidhje me vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë apo ky është një proces që institucioni e aplikon në periudha të caktuara.

Banka e Shqipërisë ka publikuar njoftimin e një tenderi të hapur kombëtar me objekt “Upgrade i infrastrukturës së rrjetit informatik të Bankës së Shqipërisë dhe integrimi i shërbimeve ekzistuese” .

Për realizmin e këtij përditësimi të sistemit mbikqyrës, Banka ka vendosur një fond limit prej 35.799.000 lekë. Sipas njoftimit, Banka e Shqipërisë pranon oferta deri në 11 shtator, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi.

Supervjedhja e 713 milionë lekëve nga thesari i bankës qendrore nxori në pah problemet me sistemin e kontrollit dhe monitorimit përmes kamerave të sigurisë.

Prokurorët që po hetojnë vjedhjen më të madhe në historinë e Bankës, kanë në dispozicion vetëm pamjet filmike të kamerave të sigurisë për 40 ditët e fundit të muajve maj-qershor, ndërkohë që organit të hetimit i mungojnë të dhënat filmike për periudhën nga viti 2011 e deri në maj 2014, pamje të cilat do t’i jepnin hetuesve përgjigje të mbështetur në prova për mënyrën se si u vodhën 713 milionë lekë.

Ndërkohë hetimet për zbardhjen e supervjedhjes nga thesari i Bankës së Shqipërisë vijojnë nga prokuroria. Por zëvendësimi i avokatit mbrojtës të ish-drejtorit të thesarit të Bankës së Shqipërisë Dorian Çollaku ka shtyrë marrjen në pyetje nga ana e grupit të prokurorëve të një prej të arrestuarve në lidhje me skandalin që përfshiu bankën qendrore.

Pyetja e Çollakut ishte planifikuar të bëhej në ambientet e paraburgimit 313 në kryeqytet ku sëbashku me prokurorin do të ishte i pranishëm dhe avokati i tij mbrojtës Mark Pëllumbi.

Avokati Pëllumbi është paraqitur në ambientet e prokurorisë në orët e para të mëngjesit ku ka dorëzuar pranë prokurorit prokurën e përfaqësimit të Çollakut dhe kërkesën për shtyrje të marrjes në pyetje të klientit të tij për tu njohur më në detaje me dosjen hetimore.

E ndërsa të arrestuarit për skandalin e vjedhjes së thesarit kanë apeluar masat e sigurisë, deri në këto momente të vetmit që nuk kanë kërkuar të ndryshojë arresti me burg dhënë ndaj tyre janë dy punonjësit e magazinës së parave në objektin X-88 në Linzë, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

Në dëshmitë e tyre për grupin hetimorë Bitraj dhe Bruzia janë të vetmit të arrestuar që kanë pranuar të kenë dijeni për vjedhjen, e teksa Bitraj pranon autorësinë duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer i vetëm Bruziaj ka thënë se nuk kam treguar pasi ndjehesha e frikësuar.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur se para datës 26 gusht 7 ish-punonjësit e bankës do të dalin për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.

Njëherazi për vjedhjen janë duke u kryer dhe hetime pasurore tek të arrestuarit apo të afërmit e tyre.

18 komente në “Vjedhja e thesarit/ Banka e Shqipërisë, tender për forcimin e sigurisë”

  1. Bankieri says:

    I bie 7 milion dolare vodhen ufot 7 milion dollare pagoj FULLHAJNI per tenderin e pare te sigurise pra ne total 14 milion dollare per lessh.Ore po qenkemi popull i pasur ne kot vrasim veten nga papunesia varferia pervesiteti mjafton te shkojm te marim keshilla si vidhen leket nga dyshja RAMA-FULLHAJNI e behemi te pasur.

    1. DREJTESI says:

      Po ky Hajn muti doli per deklarate shtypi dhe tha se sigurimi i bankes eshte maksimal por cedoi(gaboi) faktori njeri?

      Tani nuk i dalin ato qe vodhi por kerkon te na super vjedhi?

      Nje ore e me pare duhet larguar. Nuk ka asnje arsye qe nje grabites banke te rrije pa me te voglin problem dhe te drejtoje ne banken qe grabit vete.
      Ai e di me mire se kushdo se ku i “pikon catia” asaj shtepie. Kjo eshte arsye me shume se ai duhet larguar dhe futur ne burg.
      Edhe per faktin tjeter se genjeu kur na tha se banka eshte e sigurte nga ana teknike. D.m.th,qe tenderi prej gati 7 milion € per sigurine e bankes ishte nje grabitje tjeter.

      1. You gotta be kidding!!! says:

        Banka deklaroi se sistemi teknik i saj i sigurise eshte i nivelit maksimal dhe se ishte vetem efekti njerezor qe e favorizoi vjedhjen. Persa i perket aftesise se sistemit te monitorimit per ruajtjen e vetem 40 diteve te videove te arkivuara ne server, Bankes i duhet vetem nje sistem serveri/arkivimi me kapacitet arkivimi te tille qe te perballoje ruajtjen e filmimeve te kompresuara per nje kohe le te themi 5 vjecare.

        Nje sistem i tille nuk do te kushtonte kurre 35,799,000.00 ALL = 341,188.81 USD!!!

        Kesaj i thone: rrofte vjedhja si pretekst per te vjedhur perseri!

      2. Aty says:

        E po nuk duhen zene me gur ky? Fullani ben tender sigurie ne kulmin e akuzave per abuzim me tenderat e sigurise!!! Ne vend qe ti drejtohet burgut, ky thote “le te kap ca te kap”. Plaseni brenda mor kete idiot! A thua ti kete kerkuar ndonje sugjerim Llalles, se cila firme duhet ta fitoje tenderin? Mblidhuni o parlamentare truthare se nuk po i duheni me as dreqit! Poshte mafia!

  2. dhembeli says:

    Duhet te marin dhe ca lek nga tenderat,ne te njejten kohe edhin mjergull mbi sistemin e kamerave. Banka funksionon me regulla strikte ,dhe kamera te sigurta por dora e hajdutit mund te beje gjicka.!
    Dielli me shoshe nuk mbulohet thote populli.
    Rrenjet jane te SALA_FULLANI-COllaku- e Fullanre me radhe.
    Pyetja shtrohet kush I ka dhene urdher Bitrajt te mbante 3 celsa?
    Dhe jo nuk ka bere regullore ,ku regulloret ne banke jane shume te qarta .
    Te dalesh jashte vendit 30 here ne 6 muaj ka domethenie.
    Del qarte qe kjo eshte kthyer ne banke familje,vodhen sa deshen ee akoma nuk ngopen.

  3. muzapopullore says:

    Kete tender duhet ta paguaje FullHaPiQini, Meksi, Culo, Milo, Civici, Eli-sa-beta, ..

  4. Kris says:

    Tenserin do ta drejtoje Ilir floriri.

  5. Edvini says:

    Une mendoj qe per te pasur siguri maksimale kete tender sigurie te bankes t’a marre Koco Kokedhimi, sepse ky ka pervec sigurise se larte qe ofron, krijon mundesi qe me Lauretat e tij te ule nivelin e hormoneve te ish ushtarakeve dhe vajzave te reja qe i ka shume per zemer.
    Ne kete vend cdo gje duhet t’a marre Kocua ose te kaloje nepermjet Kocos, rruge tjeter s’ka.
    Bravo rilindja e Kocos!
    Kur themi Koco nenkuptojme rilindje dhe anasjelltas.

  6. Zamiri says:

    Kocua do t’a marre tenderin me siguri, eshte porosi nga lart.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Sa leke u harxhuan per instalim sigurie perpara se te ndodhte kjo ?!?!

    Vidh, te vjedhim..

  8. bledi says:

    prap do me vjedh 300 mije euro te tjera,

    lek lek vetem lek.

    haku i njerezve qe nuk kane buk ne shtepi i zente te gjithe keta derra.
    qe risin edhe femije derra. vdekshin.

  9. Une mendoje qe Roje TEK BANKA TE VEME te ruaje LEKAT
    INTEGRUSIN LIKE FLORIRIN.
    TE PAKTEN LIKJA E DI SE SI E INTEGRON FLORIRIN , DHE LEKET TONA.
    LIKJA NUK MERR ME SHUME SE 7% , KURSE fRULLANERIA NUK PYET PER PERQINDJE

  10. LORA says:

    Kete lajm e shoh si nje tentative per te mbuluar, per SE DYTI, milionat e sistemit aktual elektronik te sigurise.
    Rrjedhimisht, une mendoj se vjedhja e vertete e parave te shqiptareve duhet ta kaloje disafish sasine
    7.13 milion euro,te deklaruar derime tani nga nahija kusare e full-hanit-pinit-qi,,,,.Bile gjykoj qe koha qe ju dha full-hajnit
    nga Keshilli Mbykqyres,deri ne shtator,do te mbushet me fatura te ububushme.Kjo eshte prognoza kriminale e fullhajneve,deri ne hapin parlamentar te bere publik nga Brace,per shtatorin.
    Nuk shoh shpetim tjeter per BSH-ne,pervecse qilizmes qe duhet te transformoje teresisht organogramen e ketij institucioni.TUNG.

  11. qytetar says:

    ah jo mor jo, nuk eshte çeshtja e sistemit teknik por te atij human dhe ti o fullhajn çfardo qe te besh prap hajne do te ngelesh, prandaj qe ajo bank te ket siguri ti me te gjithe ata qe te mbrojne duhet te futeni brenda!

  12. reforme e thelle says:

    Kam pershtypjen se nuk eshte teknologjia e perdorur per sigurine fajtore qe ne BSH ndodhi ky skandal.Eshte qenia njerezore mbi te gjitha qe komandon dhe nuk ndalohet me asgje.Ju kujtoj nje fakt , ne vitin 1997 kur shteti nuk funksionte, objektin ku ka ndodhur skandali e kane ruajtur tre police dhe punonjesit qe ishin atje siguruan deri karmonedhen e fundit neper depo ne mes te plumbave dhe pastaj u larguan.Sot shikoj ne faqen e BSh qe supergodine per perpunimin e monedhave “bashkekohore” me teknollogji me te fundit dhe paradoksi VIDHET THESARI

  13. shqiperi e mjere. says:

    ore po keta skane fiksuar fullhajnin e nuk po na jep llogari kerkush tani nxirkan tjeter muhabet tendera. Cfare tenedera more ku keni te drejten morale te kerkoni tendera. Tenderat jane shtepite ,vilat dhe gjithcka keni vjedhur ne kurrizin tone more hajdute me cizme. Nese i doni keto ktheni mbrapsh cfare morret ne menyre te padrejte ato po i bejme ne tendera dhe leket i perdorim te fiksojme cfare ju late pafiksuar dhe i vodhet. Po pse mo vetem keta dine te bejne llogari ,po pse ne te tjeret thua te jemi kaq budallenj hahahahahahahahahahah….deri ku shkon marrezia .

  14. Dalmater says:

    A e kuptoni se cfare kemi duke hedhur poshte .”diktaturen” krjuam pa dashje skllaverine qe baballaret tane kishin hequr me gjak .Me falni por tashti nuk kemi se cfare te bejme,me ate qe kane krijuar dmth nje super klan mafjozesh ku vjedhin pa frike sepse nuk ka kush ti ndeshkoje,na mbetet vetem te shikojme,te nevrikosemi dhete bejme komente.Dikur kemi pasur nje tjeter temperament….mjere ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje