AMC mundëson falas shërbimin me cilësi zëri HD. Të interesuarit mund ta testojnë në të gjitha dyqanet e kompanisë
Përmirësimet teknologjike po lehtësojnë dita ditës veprimet dhe jetën tonë. Komunikimi, pa të cilin shumë prej nesh nuk do të funksiononin dot po ndeshet gjithnjë e më shumë me sfidat e tregut. Kërkesat në tregun e komunikimit të lëvizshëm nuk kanë të bëjnë vetëm me ofertat dhe çmimet. Çdo ditë e më shumë një vend të veçantë zë cilësia dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë. Prej disa javësh, në Shqipëri, AMC ka nisur të aplikojë këtë risi të fundit, ndoshta e paimagjinuar. Quhet “HD Voice” dhe inicialet të bëjnë të mendosh për standard “High Definition”, e thënë shqip “definicion i lartë”. Por çfarë do të thotë dhe si mund ta përfitosh “HD Voice”? Në këto hapa të parë, ky zhvillim është i aplikueshëm në telefonat “smart”, tabletat dhe pasijet që e suportojnë këtë teknologji. Tjetër fakt i rëndësishëm për përdoruesit është që HD ofrohet falas dhe aktivizohet automatikisht, por duhet që të dy bashkëbiseduesit të kenë aparate që e suportojnë këtë teknologji të re.
“HD Voice” tashmë po aplikohet në shumë vende. Zhvilluesit e kësaj risie thonë që tanimë do të jetë më e lehtë ta njohësh bashkëbiseduesin nga zëri, do të shquhen qartë fjalët apo gërmat e vështira si “s” apo “f”. Nëse në shumë raste gjatë bisedave keni hasur vështirësi për shkak të zhurmave të rrugës, apo erës, këto me “HD Voice” eleminohen. Testimet kanë treguar që lehtësohet komunikimi dhe në rastet kur duhet të dëgjosh një person që flet me zë të ulët apo kur ai ndodhet në ambient me shumë persona që flasin në të njëjtin moment.
Teknikisht është mundësuar përafrim i frekuencës së zërit të njeriut me frekuencën e zërit që transmetohet në linjat telefonike, dhe kjo ka bërë që cilësia në komunikim të jetë shumë afër natyrales. Gjerësia e zërit të njeriut zhtrihet nga 80 Hz në 14 kHz, ndërsa komunikimi i deritanishëm telefonik ka pasur frekuenca të zërit nga 300 Hz në 3.4 kHz. “HD Voice” e ka “qetësuar” zërin në komunikim në frekuencat 50 Hz deri në 7 kHz, pra në frekuencën e zërit të njeriut.
Në Shqipëri, prej disa javësh kjo teknologji po aplikohet nga AMC, kompani pjesë e gjigandit Deutsche Telekom. Në të gjitha dyqanet e AMC gjithkush mund të provojë falas cilësinë HD të zërit. Duke përdorur prej shumë celularëve që gjenden në dyqanet e AMC shqiptarët do të bëjnë vetë dallimin e këtij përmirësimi teknologjik.