Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit Genci Kojdheli reagon ndaj akuzave të bëra nga Partia Demokratike për funksionimin e Zyrave të Punës.
Gjatë prezantimit të performancës së zyrës së punësimit, Genc Kojdheli ka sulmuar Bashkinë e Tiranës se prej 4 muajsh nuk ka ofruar asnjë vend të ri pune. Ndërsa institucioni që ai përfaqëson ofron 1500-3000 vende pune çdo muaj.
“Punonjësit e zyrës së punës së bashkisë mezi po presin përfundimin e punimeve të linjës së tramvajit për të deklaruar 10 mijë punësimet që u janë premtuar qytetarëve tiranas.”, tha Kojdheli.
Sipas drejtorit të zyrës së punësimit shpërndarja e fondit nxitës së biznesit është bërë në mënyrë dinjitoze, pasi është ngritur një mundësi pikëzimi që u mundëson atyre të aplikojnë për këto fonde.
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genc Kojdheli përmes deklaratës për mediat ka prezantuar edhe performancën e Institucionit që ai përfaqëson për periudhën Janar-Korrik 2014.
Gjatë deklaratës së tij Kojdheli u shpreh se nuk mund të mbyllim të gjitha plagët e lëna hapur nga paraardhësit tanë vetëm gjatë vitit të parë të këtij mandati.
Sipas tij gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 17651 vende të lira pune kundrejt 7781 vende që janë regjistruar në të njëjtën periudhë një vit më parë. Diferenca të mëdha ka edhe në ndërmjetësimin e Zyrës së Punës me biznesin privat për punësimin, ku gjatë këtij viti janë bërë mbi 9000 të tilla.
43.000 shqiptarë i janë shtuar skemës së kontribuuesve në skemën e sigurimeve, ka bërë të ditur Kojdheli duke shtuar se gjatë 2014-s janë punësuar për herë të parë mbi 3000 persona, rreth 4 herë më tepër se e njëjta periudhë një vit më parë.
Gjithashtu drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit ka bërë të ditur se gjatë 2014-s është bërë edhe disbursimi me një fond prej 2,7 mln dollarësh.
Lidhur me deklaratën e djeshme të PD, ai ka sqaruar edhe se asnjë prej të 8 zyrave të punësimit nuk është hapur me fondet e shtetit, por nga donacione të biznesit privat.
Po Zyra e Punes e Bashkise eshte per ato shtate militantet e lagjes time me i lidh nje rroge se bejne detyra partie… BRAVO SHERBIMI KOMBETAR I PUNESIMIT PER TRANSPARENCEN!
Genci Kojdheli te pergezoj per punen e bere ne drejtim te zyrave te punes. i ke dhene nje tjeter pamje dhe ke lezet qe ti vizitosh dhe te marresh sherbim. leji gojet e liga se keto pune kane. Ato kane hallin e militanteve te vet jo hallin e popullit
Ska faj, ka punet e partise, bllokimin e kuvendit, reformave. Punesimi eshte ceshtje dytesore.
Ky dhe Bashkia jane punonjes publike qe paguhen me taksat tona,mos te bejne politike po pune,me politike merret deri ne nivel ministri e mos te zbrese me poshte.Pastaj ankohen kur i heqin nga puna kur nderrohen pushtetet.Ketyre ju pelqen vete te politizohen dhe pastaj thone jemi profesionsta,po nuk u krijua administrate e depolitizuar ai vend nuk do behet kurre.
Ca fotoje! Ca lideri! Na e hapet stomakun. Nje mut keni bere edhe ju.
Shume e mire! Eshte dixhitalizim i papare i tregut dhe kjo eshte e domosdoshme! Nese ka ndonje qe eshte kunder thjesht tregon injorance! Kjo eshte e domosdoshme e eperseris
moa ja fut kot. kam 2 muaj e ca qe jam regjistruar tek zyra e punes ne durres, sper te gjetur pune si ekonomist i larte,asgje. Keto zyra jane me te vertete kot fare.
Deklarata te padobishme, por edhe me shume mundesi per diskutime.
Nuk eshte e nevojshme qe tiu pergjigjen te gjitha thenieve prej idiote qe bejne shpellaret e PD-se. Ata ate pune kane qe te llomotisin si plakat e keqija. Per çdo gje ata jane kunder, por nuk japin asnjehere nje mendom se si duhet te behet me mire, nje pune.
Ndersa krahasimi i mundesise se punesimit me ate te Bashkise, nuk mund te qendroje, sepse Bashkia nuk eshte zyre pune. Bashkia vete si instituticion nuk mundet qe te hape çdo muaj ndonje mundesi punesimi, sepse njerezit nuk duhen qe te punesohen me kontrata mujore.
Sa per ate qe Sherbimi Kombetar i Punesimit, u financoka kryesisht nga “dhurata” te nderrmarrjeve te ndryshme private, eshte nje gafe e madhe, qe te besh te mendosh qe ky person qe qenka vene ne postin e drejtuesit, duhet hequr menjehere dhe te dergohet ne shkolle, sepse nuk e paska idene se cili dhe çfare rroli ka instituticioni qe ai drejton. Drejtor injorant, analfabet funksional! Si more u financoka kryesisht nga privati nje instituticion shteteror?! Ky insituticion si nje hallke e organikes shteterore finacohet nga buxheti i shtetit qe mbushet nga taksat e shtetasve. Dhe ato ndermarrje private qe permend ky trapi, paguajne taksat si edhe kontributin si anetare te Dhomes se Tregetise. Por ky kontribut vetem per Dhomen e Tregetise nuk eshte i mjaftueshem qe te mbahet ne kembe nje instituticion si ai i Punesimit.
Trap ti dhe trap ai qe te vuri! Na mbyten shpellaret! Por nuk eshte ndonje çudi qe kemi kaq shume analfabete funksionale me kete nivel skandaloz te shkollimit. ☺
O drejtor e dini Juve sa injorant me diploma fallso keni sot ne pune si nga pd-ja dhe ps-ja.pa lene menjane ata rrugacet e rrugacet qe ka punesuar njeri qe ka punuar me mua ne drejtesi,por do ti vij fundi dhe atij shume shpejt.
Per nivelin e deklaratave me te cilat dalin perfaqesuesit e qeverise mund te themi, nga Kodheli tek Kojdheli.