Duke filluar nga shtatori bizneset që kanë një qarkullim vjetor nga 2 milionë deri në 8 milionë lekë, do të paguajnë jo më pak se 25 mijë lekë tatime mbi fitimin e tatueshëm.
Kjo përcaktohet në ligjin për sistemin e taksave vendore, sipas të cilit shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë, është 7,5 %, por jo më pak se 25 000 lekë në vit.
Gjithashtu përcaktohet se tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 deri në 2 milionë lekë është 25 000 lekë në vit.”.
Këstet e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për vitin vijues, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë, llogariten në bazë të të dhënave të deklaratës tatimore të një viti më parë.
Procedurat
Sipas ligjit, gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan në llogarinë e organeve tatimore ose Postës Shqiptare, këstet tremujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin të biznesit të vogël, brenda datës 20 prill, për muajt janar, shkurt dhe mars; brenda datës 20 korrik, për muajt prill, maj dhe qershor; brenda datës 20 tetor, për muajt korrik, gusht dhe shtator dhe brenda datës 20 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.
Tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 2 (dy) milionë lekë në vit paguajnë si tatim të thjeshtuar mbi fitimin një tatim fiks, në masën 25 000 lekë në vit.
Kjo pagesë kryhet brenda gjashtëmujorit të parë të çdo viti. Tatimpaguesit me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit, të cilët fillojnë ushtrimin e aktivitetit gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit, paguajnë detyrimin e tyre tatimor proporcional brenda datës 20 dhjetor të vitit vijues.
Në rast se aktiviteti i biznesit hapet, mbyllet apo pezullohet gjatë vitit fiskal, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël është proporcional me kohën e zhvillimit të aktivitetit dhe llogaritet në bazë të vetëdeklarimit të tatimpaguesit.
Për tatimpaguesit e regjistruar për herë të parë gjatë vitit, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin llogaritet në bazë të qarkullimit dhe të fitimit të tatueshëm, të parashikuar nga vetë tatimpaguesi, për periudhën nga data e regjistrimit deri në fund të vitit të parë kalendarik.
Në rastin kur tatimpaguesi, në çdo kohë, gjatë periudhës tatimore, vërteton se tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për këtë periudhë tatimore do të jetë, në mënyrë domethënëse, më i ulët se tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, të periudhës paraardhëse, organet tatimore pranojnë zvogëlimin e parapagimeve, sipas rregullave të parashikuara me udhëzim të Ministrit të Financave.
Nëse organet tatimore vlerësojnë dhe kanë të dhëna se tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për periudhën vijuese tatimore, do të tejkalojë me më tepër se 10 për qind tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e periudhës së mëparshme tatimore, ato mund të rregullojnë në rritje parapagimet, në përputhje me tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e vlerësuar prej tyre.”.
Deklarimi
Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga dy deri në tetë milionë lekë, është i detyruar që deri më 10 shkurt të vitit që pason periudhën tatimore të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore. Detyrimin për paraqitjen e deklaratës vjetore në afatin e mësipërm e kanë edhe të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 2 (dy) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.”.
ha ha ha ha sa mire qe po u ulekerkan taksat.
E le te shkruaje ndonje komentues trushkulur qe pa taksa nuk mbahet shteti
korkodili, shteti me taksa mbahet, por jo taksa per te mbushur xhepat e thaset fullani e fullanet, shqiptaret duhet ti paguajne taksat per permiresimin e jeteses se tyre,por jo per korrupsionne per te pasuruar nje grup alabakesh, shqiptaret kerkojne trasparence e pjesmarje te shoqerise civile ne planifikimin e perdorimin e taksave, ne nuk duhet te paguajme taksa e me taksat tona fullani e fullanet ti caktojne vetes nje page mujore 10.000 euro dhe nje personi ne asistence 30 euro, keto jane raporte te papranueshme, bashkit vjelin taksat e gjithe bisnesit dhe keto para nuk ivestohen por vidhen nepermjet formave mafioze,ku sote per nga infrastruktura qytetet jane kthyer si fshatra, e atehere pse u dashka paguar taksa me deshire?qe nga vitet 1990 e deri tani jeta e shqiptareve nuk eshte permiresuar por perkundrazi, atehere taksat perse paguhen? per te mbajtur nje administrate gjigande,per te paguar deputetet me paga si ne amerike?per te mbajtur ne kembe nje administrate te korruptuar?