Partia Demokratike del sërish bllof në akuzat e saj për marrëveshjen e firmosur mes qeverisë “Rama” dhe kompanisë CEZ a.s për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve.
Në një deklaratë publike të një dite më parë, deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi akuzoi qeverinë se përmes kësaj marrëveshjeje ka amnistuar drejtuesit dhe punonjësit e CEZ-it që ndërprenë energjinë për ujësjellësat e disa qyteteve kryesore të vendit dy muaj para se kompanisë ti hiqej licenca.
“Veçanërisht, do t’i kujtojmë opinionit publik, ndërprejen e qëllimshme të energjisë elektrike nga ana e CEZ, për ujësjellsat e disa qyteteve kryesore në verën dhe dimrin e 2013, duke lënë pa ujë zona të tëra turistike të Shqipërisë; mosfurnizimin e qëllimshëm me energji elektrike të shqiptarëve në festat e fundvitit 2013, duke lënë bashki dhe komuna, për javë të tëra, në menyrë të qëllimtë, pa energji elektrike. Por, marreveshja për të cilen Rama është kaq shumë krenar, u garanton faljen punonjësve dallkauke të CEZ, pavaresisht se cfare veprimesh ata kanë bërë ata kundër shqiptareve, e kundër ligjit”, u shpreh deputeti demokrat Halimi.
Po si qëndron e vërteta për këtë rast?
Gazeta TemA disponon shkresat e Prokurorisë së disa rretheve që kanë refuzuar te nisin hetimet për këto raste që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.
Më tej se kaq, Prokuroria në motivimin e refuzimit të hetimit i ka dhënë të drejtë kompanisë CEZ në veprimet e kryera duke i cilësuar ligjore çka e bën në fakt antiligjore aktin e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në stacionet e CEZ-it dhe prangosjen e punonjësve.
Përkundër asaj që pretendon PD, këto dokumente, padyshim që përbënin një provë të rëndësishme në duart e çekëve për çdo rast të kalimit të mosmarrëveshjes në gjykatën e arbitrazhit ku ata kishin paditur shtetin shqiptar.
Shkresa e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat mban numrin e protokollit 2407/1, firmosur më 12/12/2012. Në shkresë prokurorja Eloida Goxhi shkruan se “Më datë 30.11.2012, nga ana e CEZ Shpërndarje sh.a në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat është paraqitur informacion mbi qëndrimin zyrtar dhe ligjshmërinë e veprimeve të punonjësve të CEZ Shpërndarje sh.a për ndërprerjen e energjisë elektrike më datë 16.11.2012 në shoqëritë e ujësjellësave. Më datë 16.11.2012, pas një tërësi procedurash dhe komunikimesh, nga ana e shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a është bërë ndërprerja e energjisë elektrike në subjektin ujësjellsa të cilët janë debitore në vlerë të konsiderueshme ndaj kësaj shoqërie. Gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike pranë këtyre subjekteve, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit janë ndërmarrë veprime, për ndalimin, shoqërimin dhe në disa raste edhe arrestimin e punonjësve të shoqërisë CEZ Shpërndarje. Duke e vlerësuar kallëzimin që është bërë nga ana e CEZ Shpërndarje sh.a arrijmë në përfundimin se nuk jemi para ndonjë vepre penale. Nuk konstatohet asnjë element i figurës së ndonjë vepre penale”.
Shkresa me numër 28/12 e Prokurorisë së Rrethit të Korçës është firmosur më datë 28/11/2012 nga prokurori Përparim Vukaj. Në këtë shkresë thuhet “në datën 16.11.2012 nga ana e CEZ Shpërndarje sh.a është bërë ndërprerja e energjisë elektrike për disa stacione të furnizimit me ujë, që janë në varësi të Drejtorisë së Ujësjellësit Fshat Korçë. Pas kësaj ndërprerje nga ana e drejtorit të kësaj drejtorie është kallëzuar ky fakt në Polici. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore si dhe pas kryerjes së verifikimeve rezulton se provuar se… sipas ligjit, subjektet e treta duhet të paguajnë detyrimet brenda ditës së fundit të muajit pasardhës të faturimit, në rast të kundërt CEZ Shpërndarje sh.a është i justifikuar të realizojë ndërprerjen e energjisë elektrike…. Procedimi penal për faktin e sipërcituar nuk mund të fillojë, pasi në të nuk gjenden element të veprës penale të vetgjyqësisë por edhe as të ndonjë tjetër vepre penale. Si drejtuesi i rajonit juglindor që ka urdhëruar drejtuesit e qarqeve, po ashtu edhe këta të fundit që kanë urdhëruar elektricistët e zonave, po ashtu edhe këta të fundit që kanë zbatuar në terren urdhrin, kanë vepruar në bazë të ligjit dhe nuk kanë realizuar asnjë të drejtë të tyre në mënyrë të kundraligjshme”.
Shkresa me numër protokolli 1244, datë 20.12.2012 e Prokurorisë së Sarandës, firmosur nga Çlirim Shahini përmban këtë konstatim. “Kallëzuesi Ndërmarrja, Ujësjellës Kanalizime sh.a Sarandë e përfaqësues nga drejtori Durim Bajo pretendon se nuk ka patur njoftim nga CEZ Shpërndarje, për ndërprerjen e energjisë elektrike dhe se njoftimi është marrë nëpërmjet medias. Kallëzuesi shpjegon se kompanisë CEZ Shpërndarje, në muajin tetor 2012 i janë xhiruar 42 milion lekë duke mbetur debitor për shumën 14 milion lekë. Nisur nga faktet rezulton se nuk jemi përpara veprës penale për të cilin pretendohet në materialin e dërguar nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Sarandë, por përpara një konflikti me natyrë civile. Për sa më sipër, Prokuroria duhet të vendosë mosfillimin e procedimit penal”.
Shkresa numër protokolli 1850, datë 07.01.2013 e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës firmosur nga prokurori Altin Binaj thuhet se “Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës nuk ka përmbushur detyrimet e pagesës së energjisë elektrike ndaj furnizuesit CEZ Shpërndarje sh.a në një total prej 1 465 794 232 lekë. Vetëm për muajin shtator të vitit 2012, ka konsumuar energji elektrike të papaguar në vlerën 38 618 044 lekë. CEZ ka njoftuar ndërmarrjen për të paguar vlerën e papaguar. CEZ me shkresën Nr.7143 ka njoftuar edhe Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Entin Rregullator të Energjisë dhe Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit të cilat nuk rezulton që të kenë kthyer përgjigje në lidhje me kërkesën e furnizuesit CEZ Shpërndarje…. Mospërmbushja e detyrimit për pagesën e energjisë elektrike prej palës debitore Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ka sjellë si pasojë ndërprerjen e energjisë elektrike. Veprimet e kryera nga përfaqësuesit e CEZ Shpërndarje sh.a dega Durrës e Shijak janë në përmbushje të një urdhëri të ligjshëm në përmbushjen e detyrimit kontraktor të furnizimit me energji elektrike”.
Shkresa me numër protokolli 5769/1, datë 26.07.2013 e Prokurorisë së Lezhës firmosur nga prokurori Edmond Koloshi thotë se “nga analiza e fakteve dhe provave të administruara rezulton se fakti i ndërprerjes së funrizmit me energji elektrike të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Lezhë sha nga ana e CEZ Shpërndarje nuk përbën vepër penale, po është një marrëdhënie juridike civile që zgjidhet me marrëveshje midis palëve ose me proces gjyqësor civil pranë gjykatës kompetente. Ndërprerja e njëanshme e furnizimit me energji elektrike nga ana e shoqërisë furnizuese CEZ Shpërndarje sha nuk përbën elementët e asnjë vepre penale për sa kohë kjo shoqëri tregtare vepron në zbatim të kontratës së furnizimit dhe marrëdhënieve kontraktuale të përcaktuara në këtë kontratë”.
Të gjitha këto shkresa të Prokurorisë që i japin të drejtë kompanisë CEZ datojnë në kohën kur qeverisjen e vendit e kishte Partia Demokratike.
Sa bythe me bythe me qeverine jeni mo TEMA. Gjitha shkresat e shteti po ju vihen ne dipozicion.
Turp per Temen qe ben mbrojtesin e kompanise se Cekeve per kete problem dhe nuk ben asnje koment apo opinion per problemin, thelbin e tij dhe koston qe ka per shqiptaret.
Sic thote populli: Po ti me ke je? je me ariun apo me mua?
Keshtu ndodh kur media manipulohet deri ne marrezi dhe hipokrizi per interesa meskine te pronarit apo grupit te interesit.
Ti qenke komplet idiot. Po cfare rendesie ka se kush i nxjerr shkresat. Nese prokuroria ka nxjerre keto vendime, ceket i kane patur ne dore keto letra dhe i paraqisnin ne gjykaten e arbitrazhit duke i perdorur ne favorin e tyre. Gjykatat e huaja nuk jane si gjykatat e shqiperise. Logjika jote qe te mos publikohen shkresat nuk te con askund.
Po mire Ed Halimi kujt ja kerkon pergjegjesine??? Nese i kane mbyllur vet ceshtjet ja kane dhene gjithcka gati cekeve ata duhen cuar ne burg per shkaterrim te interesave publike dhe shteterore.
Po mire ke kujtojne se marrin per budallenj Halimi me shoke? Duhen kallezuar penalisht per kete cka kane bere dhe kane goje e flasin sot serish. Minimumi duhet te heshtin dhe e duhura eshte te perballen me ligjin.
o anonim dhe rrok.nuk eshte nevoja qe shteti ti vere ne dispozicion temes te dhenat.Ato tema i nxjerr ne cdo kohe nga kompjuteri pasi me sa shohe ato jane vendime te prokurorise te shpallura boterisht dhe te evidentuara .e dyta, prokuroria nuk eshte shtet. dhe e treta nuk ka pengese ligjore qe institucionet te mos i japin medias iformacion, perkundrazi jane te detyruara .