“Explore Albania”, aplikacioni më i mirë për turistët

12 Gusht 2014, 17:09Ekonomia TEMA

Turizmi në smartphone-n tuaj.

“Explore Albania” është aplikacioni i vetëm në fushën e turizmit, për të gjithë ata që kanë vendosur të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Duke iu përshtatur zhvillimeve teknologjike, kompania AMC mundëson falas “Explore Albania”, aplikacion shumë i vlefshëm dhe praktik.

Ky “app”, që pasurohet dita ditës me të dhëna, është shkarkuar nga 36,000 numra, 15,000 prej të cilëve numra të huaj.

“Explore Albania” nuk i vjen në ndihmë vetëm pushuesve që kanë vendosur të zgjedhin bregdetin nga Saranda në Velipojë për të kaluar këto ditë të nxehta, por në këtë aplikacion mund të gjesh informacion të bollshëm edhe për turizmin malor.

Në aplikim aktualisht paraqiten mbi 500 atraksione turistike, rreth 270 atraksione natyrore, mbi 300 hotele dhe rreth 380 restorante, që shtohen dhe rinovohen periodikisht.

Baza e këtij aplikacioni është harta e Shqipërisë (në formatet MAP dhe SATELLITE), koordinatat dhe pozicionimi automatik GPS i përdoruesit.

Veç këtyre, edhe “Menu” e aplikacionit është e thjeshtë dhe ka mundësi zgjedhjeje mbi atë çka përdoruesi apo turisti ka interes.

Menu-ja të jep mundësinë të kërkosh në kategori: pika turistike, bukuritë natyrore, muze, parqe natyrore, vende ekskursioni, gastronomi, akomodim, shopping, dhe informacione të tjera të vlefshme.

“Explore Albania” është shumë praktik, i thjeshtë për t’u përdorur dhe mund të shkarkohet falas nga çdokush që disponon një smartphone apo tablet të platformave Android apo Apple, përkatësisht nga Play Store apo nga Appstore.

Projekti ka një staf të dedikuar prej 5 personash për mirëmbajtjen dhe zhvillimin teknik të aplikimit, të cilët përditësojnë dhe pasurojnë përmbajtjen e tij.

Në këto muaj aplikacioni ka marrë një vlerësim ndërkombëtar ‘Shumë mirë’ me një mesatare prej 4.1 nga 5 yje në Appstore e Apple dhe Google Play. Gjithashtu ka me dhjetra komente pozitive që vlerësojnë thjeshtësinë dhe ndihmën që jep aplikacioni.

Ky aplikacion mobile, i disponueshëm falas për këdo, përfaqëson një tjetër zhvillim teknologjik të AMC, i cili i bën udhëtimet më të këndshme duke pasur një efekt pozitiv mbi turizmin. Përmes risive të pandalshme për abonentët e saj dhe publikun e gjerë, AMC sjell shërbimet më inovative sipas standardeve të zhvillimeve të fundit teknologjike të grupit Deutsche Telekom.

5 komente në ““Explore Albania”, aplikacioni më i mirë për turistët”

  1. Enos says:

    Qepare kalova me makine ne qender (tr) dhe pashe disa qyqare qe ndonje agjensi tiristike i kishte genjyer dhe sjelle ne kete palaco vend. Te shkretet ne mbi 40 grade celcius, fotografonin bolet e kalit te skenderbeut. Mu dhimbsen

    1. ARUSHA says:

      SHUME E SAKTE SHUME E VERETETE

      TIRONENE E KAN MYT PLEHRAT DHE QELBSIRLLIKU ME E SHUMTA PA RRUGE DHE PLOT KAZAN PLEHRASH

  2. Basha ne kavanoz says:

    Reklame bajate me AMC, nje komopani e ngurte qe nuk can koken per klientet.

  3. beni says:

    Tema lerini keto furca. Dje u ktheva nga Shqiperia. Kabul dhe Kandahar gjithandej. Merre nise nga te duash, qe nga hyrja ne piken kufitare te Muriqanit, deri poshte ne Tirane skandal. I rashe Shqiperise kryq e terthor. Durres, Vlore, Sarande, Pogradec, Korce skandal. Nuk po flas per qytetet e vogla apo fshatrat. Para nje muaji isha ne Kosove dhe ne veriun e Shqiperise. Akoma me skandal.

  4. KATANI says:

    Sora e pelqen folene e vete, por nuk mundet tja shese edhe Shqiponjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje