Moody’s, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Finanicar, konfirmon vlerësimin B1 për ekonominë shqiptare me parashikim të “qëndrueshëm”.
Moody’s cilëson si arsye kryesore disa faktorë pozitivë, që kanë kompensuar dobësitë e ekonomisë, të cilat mund të kishin shkaktuar një vlerësim në rënie.
Moody’s përmend disa arsye kryesore që kanë ndikuar pozitivisht në këtë vlerësim:
1 – Masat e konsolidimit fiskal nga administrata e re, sipas marrëveshjes së arritur me Fondit Monetar Ndërkombëtar, që synojnë përmirësimin e performancës fiskale.
2 – Statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian është një tjetër faktor pozitiv që pritet të imponojë realizimin e reformave institucionale dhe të jetë një faktor i rëndësishëm për thithjen e Investimeve të Huaja Direkte.
3 – Pagesa e detyrimeve të prapambetura për bizneset do të rrisë deficitin fiskal për 2014 në 6.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por në anën tjetër do të ndihmojë në lehtësimin e kushteve të kreditimit, pasi do ti mundësojë kompanive të ripaguajnë huatë bankare dhe do të jetë një faktor i rëndësishëm në qarkullimin e kapitaleve.
4 – Gjatë këtij viti, borxhi publik pritet të rritet në 74% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por do të bjerë gradualisht duke filluar nga viti i ardhshëm.
Sipas Moody’s, vlerësimi i bonove në valutë të huaj dhe për depozitat është në Ba2 dhe B2 respektivisht. Ndërsa vlerësimi për bonot në monedhën vendase u rrit në Baa3, nga Ba1 që ishte më parë.
Moody’s gjithashtu i jep disa këshilla Qeverisë, të cilat mund të sjellin një vlerësim në rritje në të ardhmen.
“Progresi në realizimin e reformave strukturore do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e vlerësimit për bonot e qeverisë shqiptare. Në mënyrë të veçantë, përmirësimi i performancës së institucioneve, duke përfshirë edhe suksesin në luftën kundër korrupsionit dhe efikasitetin e gjyqësorit. Realizimi me sukses i këtyre reformave do të përmirësonte konkurrencën do ta bënte Shqipërinë më tërheqëse për bizneset dhe për rrjedhojë vlerësimi do të ishte pozitiv”, vlerëson Moody’s.
Por agjencia jep edhe disa arsye që mund të çojnë në një zhvlerësim.
“Një dështim për të stabilizuar deficitin fiskal dhe borxhin publik do të rriste presionin për një vlerësim në rënie. Realizimi i këtyre dy objektivave mund të komplikohet potencialisht nga moszgjidhja e çështjes së kthimit të pronave ose nga sektori energjetik”, vlerëson Moody’s.
Prisni kur te na japin cmimin e pare per mirqenien dhe Ramen ta propozojne per Nobel
I ka zaptu Saluci te dy titujt.
Kjo eshte Moody’s qe vleresoi me A++ Lehman Brothers 1 jave para falimentimit hahahahahahahahaha
Ajde degjo pordhet e rames ne twitter tani.
Mos te ka marre gje malli per pordhet e Saliut ty?
E dija qe do me shanin saliun para se ta shkruaja komentin
Perfundimisht ti je koqe o derman
Ti vuan nga sindroma e shpellareve
e more popull qe na ka mar dreqi qe 1990 e dim po se po na do te pjekur nuk e kem ditur vazhdon telenovela gjarprinje e hardhuca