Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbërrijë në 26 gusht në Tiranë ku në dy javë do të monitorojë situatën ekonomiko-financiare.
Misioni i FMN-së do të analizojë gjithë sistemin e financave publike, ndërsa në qendër të axhendës së takimeve me zyrtarët do të analizohen zhvillimet e fundit makroekonomike, perspektiva e rritjes, bilanci i pagesave, kushtet fiskale, struktura e borxhit dhe parashikimet, qëndrueshmëria e borxhit, diskutimi i strategjisë së menaxhimit të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm.
Nevojat për financim afatmesëm, për politikat mbi mbështetjen e investimeve të huaja dhe mënyrat për të reduktuar varësinë nga bankat tregtare, pritet të jenë gjithashtu pjesë e analizave në takimet zyrtare.
Pjesë e axhendës së takimeve të misionit pritet të jenë analiza e treguesve të derisotëm të buxhetit 2014 dhe hartimi i projekt-buxhetit 2015, si pjesë e kontrollit financiar që parashikon gjendjen financiare dhe makroekonomike të ekonomisë shqiptare.
Aaa….FMN po vjen?
Tani e hodhem lumin!
Mjer ky vend!
Rrokada e pritshme Fullani-Civici, do serviret si nevoje e momentit, per te mbuluar sa me shume pocoqira meqenese na vjen FMN dhe na kontrollon. Shume ujra do te rrjedhin dhe koha do te tregoje se ka patur apo jo lufte mes Bankes se Shqiperise, Bankes Credins, dhe Bankes Kombetare Greke qe si te gjitha lufterat sanksionoi gjithsesi humbjen e jo vetem te dy drejtoreve, dhe largimin e BKG, por edhe zhdukjen e milionave dollare pasuri te shqiptareve.
Do vine, do hane nga nje dreke te mire, do thone beni pak kujdes me financimet publike dhe kaq.
Te na rruaje FMN-ja, se deri tani e ka ndritur. Do na rrise cmimin e energjise elektrike, do ulen pagat dhe shkurtohet administrata, te rriten taksat, etj. KJo eshte paketa e asistences se FMN-se qe shoku Shkelqim, ministri komunist i Shokur Adil Carcani dhe tani i rilindjes do na i reklamoje si rilindje.
Ne fakt eshte rivdekje per kete vend.
Ndersa FMN do mbeshtese fuqishem Fullanin dhe sugjeron qe te mos shkarkohet Fullani per hir te stabilitetit financiar te vendit.
Bravo Rilindja!