Skema e re/ Veliaj: Kush paguan të plota sigurimet, përfiton pension më të lartë

20 Gusht 2014, 16:08Ekonomia TEMA

Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj ka apeluar pagimin e plotë të sigurimeve dhe të deklarojë pagën reale sepse kështu do të përfitojnë një pension më të lartë , me hyrjen në fuqi të skemës së re të pensioneve në 1 janar 2015.
 
“Më vjen mirë që skema e re ka ndikuar në rritjen e numrit të punësimeve me rreth 44 mijë vetë, ku disa prej tyre kanë përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit.

Kemi ende për të bërë, por krahasimi me atë çfarë kemi gjetur është si dita me natën. Me parë Fondi i Nxitjes së Punësimit nuk dihej nëse ekzistonte, shkonte në xhepat e zyrtarëve dhe punësonte zero njerëz”, tha Veliaj gjatë turit “Punë e mbarë”, një nismë për t’u njohur me të gjitha kompanitë dhe bizneset që u shpallën fituese nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit.

Veliaj vizitoi një fabrikë mobilesh në Vlorë, si përfituese e fondit prej 2,7 milionë dollarë për punësimin. Ai tha se me programe si Fondi i Nxitjes së Punësimit po ndihmohen fillimisht sipërmarrësit shqiptarë, të cilët janë edhe punëdhënësit kryesorë në vend.

“Këtë vit, për herë të parë, kemi pasur një ndarje transparente dhe pa burokraci e Fondit të Nxitjes së Punësimit. Për ata që janë vërtet të interesuar, si të rinjtë që takuam sot, në Shqipëri ka punë”, u shpreh ministri.
 
Nga Fondi i Nxitjes së Punësimit në rrethin e Vlorës kanë përfituar 9 projekte me 204 të punësuar. Projektet i përkasin fushave të ndryshme si shërbime hoteleri, prodhim mobilje, duralumin, prodhim konfeksione, prodhim këpucësh etj.

Gjithsej, me programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit janë punësuar 3000 punëkërkues të papunë.
 
Në vijim, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisië nënvizoi se MMSR-ja ka nisur një tur inspektimi edhe në shkollat profesionale në vend për t’u treguar qytetarëve, por veçanërisht të rinjve, se ato janë një mundësi e shkëlqyer për të fituar një zanat që të jep punë.

“Fatmirësisht ky do të jetë viti i parë pa universitetet fantazmë, prandaj shumë prindër duhet të mendojnë se ndoshta një shkollë profesionale është zgjedhja më e mirë për fëmijët e tyre”, tha ai. 

6 komente në “Skema e re/ Veliaj: Kush paguan të plota sigurimet, përfiton pension më të lartë”

  1. kiri says:

    po normale se paguaj gjysma gjysma e merr njesoj te tere..jo o vlla fare!

  2. Claus says:

    Kur flet ky per pensione, ky qe nuk ka deklaruar asnje dite pune, pervec organizatave joqeveritare si “Mjaft”, partise G 99 dhe tani Minister i PS-se eshte per te qeshur.
    Ne vendet e zhvilluara kane bere reforma pensionesh politikane qe kane patur nje barre vitesh pune mbi supe nga me e veshtira deri tek ajo e politkanit, ndersa ky, me nje 18 muaj prezence ne nje universitet privat amerikan ben as me shume dhe as me pak demagaogji per reforme pensionesh!
    Pensionet ne Shqiperi jane vetem piramida qe fundi nuk i dihet. I ka marre ky parasysh rritjet inflacioniste qe duhet te pasqyrohen dhe ne pensione?
    I ka marre ky parasysh ndryshimet demografike qe tashme jane aq prezente dhe ne Shqiperi?
    Kur nuk jane ne gjendje te ruajne nje banke qendrore, nga arka e se ciles do te dale dhe pensioni ne te ardhmen, perse duhet te kesh besim ne kete reforme ku jam i bindur qe eshte vetem nje vrime ne uje.
    Kujt do ia kerkoje pensionisti i ardhshem shkurtimet ne te ardhmen ne pensione?
    Veliaj shakatorit?
    Sigurojeni parane ne rruge te tjera se reforma e Veliajt nuk ju nxjerr gjekundi.

  3. Edvini says:

    Gjysma e ministrave s’kane shkolle per vete keta ministra si ky Erjoni, ose kane shkolle partie. Ministra e deputete pedofile e injorante, keta jane qeveria qe ka ky vend.

  4. Ymeri says:

    Ti Glaus dhe ti Edvin ose jeni injorante ose njerez zemerlig. Veliaj ben thirje qe te deklarohet paga e plote dhe sigurime per page te plote. Pse njesoj eshte te sigurohesh per page minimale kur ne fakt paguhesh me shume? Pagesa per page minimalem, pension minimal, pagese reale e deklaruar ne sig shoqerore pension real.

  5. Konica says:

    Nuk e kuptoj pse merret me skemen e pensioneve ky elif matrak, kur Ministria e Financave duhet te formuloj skemat e pensioneve dhe efektet stabilizuese afatgjata.

  6. luka says:

    Kush me thote ku mund ta gjejme kete ligjin mbi pensionet/sigurimet shoqerore qe hyn ne fuqi me 2015?????
    Thjesht dua te kuptoj se sa me shume sigurime do te paguajme me demagogjine e pensioneve me te larta.
    Me e bukura eshte se te degjosh ministrin te vjen per te vene duart ne koke, kur ta shpjegon se si duke paguar me shume tani “MUND” te kesh nje pension me te larte pas 40 vjetesh. Dhe kete ta thote me nje buzeqeshje sikur eshte dicka shume e mire per ty. Kush tha qe nuk vjen nje shok i tij pas 10-15 vjetesh dhe e kthen mbrapsh perseri ligjin!
    Kesaj i thone ti hedhesh hi syve, njerezve e ti thuash ne do te marrim me shume taksa por ti do te ndihesh me mire me vone (kur te jesh me i varfer).
    Ajo qe po bejne eshte po rritin vleren e sigurimit qe te mbushin arken e shtetit per te shpetuar veten nga problemet momentale pa ne te sem.. le te shkoj populli.
    Pse nuk e rrisin barren e takses per ata qe jane vertet te pasur ( biznesmen me te ardhura marramendese) por e rrisin mbi ata qe vetem me nje rroge mbahen?????? Pse nuk punojne qe te ulin informalitetin por bejne ate qe eshte me e thjeshte rrit taksen?

    Nuk jane keto politika te majta.

    Gjithsesi mbaje o popull se ne emrin tend behen te gjitha. Edhe kur ta fusin ty ne emrin tend ta fusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje