Braçe paralajmëron: Nismë për shkarkimin e Fullanit e Këshillit Mbikëqyrës

15 Gusht 2014, 11:04Ekonomia TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, njëkohësisht kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat reagoi pas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës për të mos shkarkuar Ardian Fullanin.

“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë paska gjetur fajtorët e sensibilitetet publike.

Qëndrimet e papërshtatshme në rrjetet sociale të disa individëve; qëndrimet e mediave.

Tani, para se të hapet Kuvendi, dua t’u them nja dy fjalë, nga Fullani tek Meksi.

Prej 1990 nuk i marr leje kujt për të menduar, shkruar, folur, mbajtur qëndrim sipas bindjeve të mia dhe njohurive që zotëroj. Kështu që këtë deklaratën që këtë herë “do ishte më e qartë se herët e tjera” merreni mbrapsht.

Jo vetëm për mua, po për çdo shqiptar, që i tmerruar nga vjedhja e papërgjegjshmëria në Bankën që ju drejtoni ka shprehur mendimin e tij ku ka mundur, në rrugë, në rrjete sociale apo në media.

Mbi të gjitha as sot e as nesër, por gjithë jetën për shkak të vjedhjes historike në Bankë, ju drejtuesit e Bankës kur ndodhi vjedhja, nuk do të jeni në pozitat e atij që tërheq vëmendjen apo kërkon përgjegjësi tek dikush tjetër.

Bankën nuk e vodha unë, as shqiptarët e zakonshëm.

Bankën e vodhën të emëruarit tuaj të favorizuar nga papërgjegjshmëria, mospërmbushja e detyrës nga të tjerë të emëruar po nga ju.

Në anën tjetër, si u tha sot? Kuvendi ka një rol ligjor në shqyrtimin e çështjes?

Në Kuvend do të ndodhë! Bëhuni gati! Dhe mos harroni, do përballeni me ligjin në Kuvend.

Jo me “grupet e punës” të mbushur me vartësit tuaj që paskan gjykuar në fund se Guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës nuk e ka shkelur ligjin”, shkruan Braçe në Facebook.

42 komente në “Braçe paralajmëron: Nismë për shkarkimin e Fullanit e Këshillit Mbikëqyrës”

  1. Trendi007 says:

    Hallall Plako. Keshtu u duhet pergjigjur ketyre kokehallvave te BSH.
    Ka plot experte qe mund te japin kontributin e tyre per nje banke te denje per shqiptaret. Nuk behet as qameti dhe as katastrofe nqs keta largohen se nuk jane te rene nga qielli.

    1. Majlinda says:

      Po keshtu duhet te ndodhe, eshte vjedhje e madhe dhe aq me shume te BSH qe kontrollon Bankat e nivelit te dyte. Guvernatori dhe keshilli drejtues duhet te shkarkohen nga Parlamenti. Perderisa guvernatori zgjidhet nga parlamneti, dhe ai parlamnet ka te drejte qe ne rast shkeljeje si ky rast mafioz, te bej shkarkime. dhe keshtu duhet te ndodhe sa me pare ne Shtator. Ne te kundert ky do jete kulmi qe PUSHTETIN NE SHQIPERI E KA MAFIJA, DHE KY SHTET NUK KA FUQI TE BEJ ASGJE.
      Jam shume dakort me Bracen.

  2. te ecim me shpejt se ka ik dritan prifti says:

    Brace ke nji vit qe po flet sikur je akoma ne opozite. Ke folur shume here per ndeshkime, por deri tani skemi pare asnji ndeshkim as me te voglin. Kshuqe o fillo mbaje fjalen, ose dil e thuaj qe Rama ka frike te ndeshkoje peshqit e medhenj. Keshtu deklarata bombastike kot se koti mos na thuaj me sepse po dukesh si komentues forumesh. Neve komentojme se skemi gje ne dore. Kurse ti tani ke partine ne pushtet , boll bere deklarat kot. Sic i thone, fjalen o mbaje, o dh..t e haje.

    1. Beji naften kesaj pune says:

      Sapo EDI ngre grushtin te godas forte Full-hajni ja shtrengon koqet..

  3. i DREJTI says:

    Ku ishit ju zoti Brace nje vit qe nuk moret esnje nisme per te zevendesuar vendet bosh ne keshillin mbikqyres. Edhe ju jeni fajtor per vjedhjen vetem per kete arsye. Korigjo njehere gabimet e tua dhe pastaj shiko te tjeret. Flisni n e pergjithesi pa asnje fakt konkret dhe kujtoni se ne populli nuk kuptojme. Koha e gjuetise se shtrigave ka marre fund njehere e pergjithmone

    1. andromeda says:

      A është Edi në një mendje me ty o Braçe, se ne populli me ty jemi. Halli është tek ai i gjati që s’po thotë asgjë.

  4. linda says:

    Duhet te gjithe te mbeshtesim Z.Brace ne kete nisme….

  5. Lym Kepi says:

    Brace djali te lumte mesa duket je i vetmi qe ste ka futur dot ne taven e peshkut Fullani por bej kujdes se te tjeret ne parlament i ke cironka te tij

  6. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Po me Meksin ca pate??
    Ajo po kerkon dorheqjen e Fullos….
    Me duket se e ke marr me shum urrysh o Braçe???

    1. Shqiptari says:

      @aishja, kishte nje artikull shume te sakte Mero-ja dje ku fliste edhe per meksin dhe pozicionin e saj te dyzuar!

  7. bato says:

    Hiqini me ceremoni Brace sepse per kete ju kemi votuar ne menyre plebishitare. Edhe me 2009 ju votuam por ujku nuk i hapi kutite e manipuluara dersa i dogji ne lunder. Keni edhe gurin edhe arren me 84 deputete. Beni ndryshimet e nevojshme qe edhe ne se vijne prape ne pushtet ujqerit( pjese e tranzicionit dhe rotacioniut politik ), te mos kene mundesine te uzurpojne te gjitha nyjet frymedhenese te demokracise. Ju besojme por mos na zhgenjeni.

  8. VPTR says:

    Me e tmerrshme se vjedhja eshte qendrimi i Keshillit Mbikqyres qe jo vetem mbron vjedhjen, papergjegjshmerine, por u thote shqiptareve ju kot llapni, ju jeni hici, te shkelurit me kembe, sklleverit, ndersa ne jemi ligji dhe Maliqi.

    Qendrimi i tyre dje tregoi se sa eshte majisur plaga. Duhet nje amputacion i forte qe te shpetoje ky organizem i semure.

    Fullani do hyje ne fjalorin e financave por dhe ate publik si sinonimi i papergjegjmerise dhe i makuterise.

  9. GATJA CUN LAZARATI DJE CUN EUROPIAN SOT says:

    Z.ERION jam plotesisht dakort me JU.Por dicka nuk arij te kuptoj.Pse ambasadori amerikan e then troc i fut hundet aty ku sduhet? Me fal por kjo tregon joseriozitetin e shtetit ,prokurorise, ILDKP-es.A jemi shteti i pavarur? A kemi KRYEMINISTER ? A kemi PARLAMENT? Si eshte e mundur qe kryeministri nuk reagon ne baz te nje dispozite ku GUVERNATORI pezullohet 30 dite e pastaj vendos KUVENDI cduhet bere me te? Me fal por kjo hedh jo pak por shum hije dyshimi per kete qeveri. Vertet vjedhja eshte bere ne kohe tjeter e KESHILLI MBIKQYRES e GUVERNATORI injorojn te gjithe shoqerine civile e popullin por mos denimi i ketij krimi dhe GUVERNATORI ne nje te ardhme do kthete si skandal i qeveerise tuaj dhe zgjedhjet lokale po vijne.Mos reagimi i KRYEMINISTRIT shum i habitshem????

  10. sam says:

    bravo erion .meriton vleresim per qendrimin qe po mban .nuk cuditem nga qendrimi i edrames se ai dihet qe ka frike dhe hijen e vet

  11. jetimet e te vrareve te 21 Janarit says:

    BRAÇE,PO QELLON NE AJER!
    Banka e shishtufines jo vetem nuk eshte e pa varur por me e varura e te varurave nga kupola e krimit e korrupsionit.
    Fullhani e bashke me tere keshillin mbikQIres jane te mberthyer per k… e si pupace ne duar te mafjes.PUPACET QE KANE MARRE RROLIN ME QESHARAK JANE AI I NJE AMBASADORI PA EMER E ZONJES LULUSHKA ME MBIEMRIN MEKSI.
    NUK E KUPTON SI GAZETAR I VJETER QE DOREHEQJEN ‘PROFESORET’ E HAJDUTERISE SE MBIKQYRJES NUK E KANE NE DORE SEPSE JANE PENG?

  12. genti says:

    Brace nqs nuk e rrezon fullanin ki kujdes se dhe ty do te kerkojne me dhe ne doreheqje.ky eshte standard shqiptar kur nuk e mund dot hajdutin duhet te dalesh ne pension

  13. shpetimi says:

    More Brace keto qe thua ti, komentuesit e thjeshte kane kohe qe i kane thene me mire dhe me kjarte se ti.
    Ty dhe shoket tuaj i kemi zgjedhur per te bere dhe jo per bla bla bla.Ju nuk e kuptoni sa te merzitshem jeni bere !

  14. lulushi says:

    Shume kurajo prej budallai vazhdon te kete Fullanovici qe provokon kaq rende. Te zhduket me gjithe keshill e me gjithe bord e me gjithe roje madje!!! Ka qene dhe eshte inegzistent pune keshtu qe vec me mire do behet po mos mos jene keta ujqer!!per inerci do vazhdoje te beje ato dy gjera qe ben ajo Banke qendrore leshi se nga politika monetare e nga bankingu nuk merr vesh njeri aty…Mos ndalo o Erjon se jemi shume qe mendojme si ty!

  15. qytetar says:

    BRAVO Braçe!!! Te gjithe shqiptaret ne krahe te Erion Braçes, bravo !!!

  16. Rea says:

    Fjaleve u ka ikur koha tani duhet vetem largimi i menjehershem i FULLHJDUTEVE ,Nishanes dhe te tjere si keta qe e kane kthyer shqiperine ne prone private,hetim dhe sekustrim prone per te gjithe FULLHJDUTEVE qe ne keto vite kane vene pasuri marramendese dhe ku shumica e shqipetareve nuk kalojne dote muajin me buke

    1. LILOLABJA says:

      Po REA
      Populli duhet te marre fatet e tij ne dore dhe kjo sigurohet duke ju futur shqelmin bytheve ketyre soisezeve dhe duke bere nje rezistence te forte qytetare ne gjithe qytetet e Shqiperise .
      Te kerkoje shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem ,te gjyqtareve te koruptuar dhe heqjen imuniteti gjithe krimineleve qe kane gjetur azil ne Parlamentin Shqiptar,pa harruar Presidentin e vendit.
      Duhet dhene nje mesim i madh te gjithe halabakeve dhe ordinereve te politikes qe kalerojne pushtetin, qe çdo akt i tyre antikushtetues dhe i pa ligjshem nuk do jete i pa ndeshkuar.
      Populli nuk duhet te largohet nga sheshi derisa keta oligarke ti fusi ne te semes ndryshe çdo gje mbetet ne fjale dhe i merr era .
      Besoj tek forca e sovranit qe vetem ai mund ti ndryshoje gjerat ne kete vend.Ka ardhur koha te tregojme dhe ne si popull nje nivel te kultures demokratike jemi shume te vonuar .Revolta duhet ti tejkaloje permasat e revoltes preçedente .Pershendetje

  17. luli i vocerr says:

    Bravo me te vertete deputeti Brace. Nuk jane komplimente por te dala nga shpirti i thellesise se zemres. Si ky duen larguar edhe te tjere te vendosur nga Saliovic Berishavic, kriumineli me i etur i shqiperise. keto njerze te zgjedhur e te vendosur ne kohen e ketij saliu jane vetem per te penguar programin realizimin e programit tuaj dhe te mos punoni per kete shtet. jane hajdutet me te medhej te shekujve qe kane kaluar. Dil nje here o Brace se bashku me Edi ramen nga strofulla ku ju ka futur salkioviv dhe punoni per kete popull te shkrete se do te jeni ju te paret qe do tu mbajne mend nje komb i mire per kete shqiperi.
    vetem vilat e hotelet qe kane ne dispozicion te tyre, ku i kane gjetur parat qe i kane blere keto pashallr. As ne kohen e xhxhit Enver nuk ka pasur ketyo diferenca ne pasuri.
    Fullani me cdo kusht duhet hequr dhe duhet bere nje kontroll mi mirefillte per shpenzimet marramendese qe ka bere, pa folur per kredite e dhena apo pagat e marra, ku edhe anetaret e keshillit mbikqyres nuk jane pa gje qe qarkullojne ne banke sikur te jene anetar te njesive guerilse. Nuk mund te flasin keto se jane te majsur kaq shume sa po u merret fryma dhe nuk po dijne se ku do ti cojne se nje dite te bukur kane per ti vjelle, mos keto femijet e tyre. Fillo qe nga Dhgori Kule qe po i bene te tanat duke filluar si politikan, si rektor dhe si anetar i keshillit te bankes. perse ne shqiperi vetem nje dhori kule eshte dhe nuk ka njerze te tjere.

  18. Jimi says:

    Ne ka hajdute ne kete vende keta jane ne banke dhe keshilli mbikqyres!
    Keta jane vendosur aty nga ustallaret jo per ta administruar e mbrojtur nga vjedhjet jashte saje, por per ta vjedhur vete, bute dhe embel, qe edhe ne raste se mileti fukara e mer vesh qe banka u vodh t ju thote: bravo! ju lumte, ja keshyu vidhet, jo me thyerje, jo me dhune!
    si munde te lejoni ju persona te huaj qe nga jashte bankes me dhune e terror te vijne e t jau rrembejne diten per diell tere kete pasuri, te cilen ju cdo dite e kaloni neper duar dhe e shikoni me lakmi?
    Jo kjo s munde te ndodhte! Nuk munde te ndohe qe tere kete pasuri ta gezojn njeres qe s kane lidhje me banken!Kjo pasuri u perkete vetem hajduteve, por jo jashte bankes!!!!!!!

  19. agron says:

    Rrespekt, Erjon.

  20. adem nimani says:

    Ku po mbetet pergjegjesia.Nese Banka e Shqiperise mbetet ne duar te tilla rreziku per vendin shumefishohet.Nese ka mbetur ndonje grime etike,nje njeri me pergjegjesi si ne rastin konkret nuk do te duhej te priste as edhe nje kerkese per shkarkimin e tij.Kjo cka po ndodhe padiskutim pefshine edhe Bordin e Bankes.I urojme fat qeverise shqiptare per vendosjen e rendit.Po ua perkujtoje se goditja e sistemit bankar c’fare po ndodhe ne Shqiperi shumefishon rrezikun.Nuk di se ku po gjejne argumente per mbrojtje ne nje situate konkrete.Nese nuk pergjigjen keta atehere kush duhet te pergjigjet.Ua perkujtojme Shqiperise dhe shqiptareve se Millosheviqi per nje nate shembi sistemin bankar te ish RSFJ duke e lene kryeministrin e atehershem Ante Merkoviq me gishta ne goje.

  21. reforme e thelle says:

    Kesaj radhe ke folur tamam Brace. Mbaje fjalen e dhene

  22. jugu says:

    fjalet I mer era brace thuaja bossit tend hapur se nje milion votaries qe moret kerkojne aksion dhe Jo deklarata si know e jotja.

    1. Drita says:

      ti per vete nuk ke votuar per Edi Ramen. Hesht kukudhe

  23. ed says:

    Bravo Braçe! Pavarësia e bankës nuk mund të jetë justifikim për krime! Këta matrapazë duhet të japin llogari tek populli.

  24. NINO says:

    Nje ore e me pare o Z. Brace …. Fullani po vazhdon te beje karshillek na tregon se nuk mund te behet asgje me te ……. -po harrova e meson e shoqa .

  25. sokoli says:

    Tek i vetmi person qe kam besim. Shume korrekt dhe i pergjegjshem per detyren qe ka ne nje shtet te se drejtes.Kam edhe nje propozim konnkret : Mundet qe nje Governatore e re te jete Zj. Seseri ? Shifeni pak kete propozim. Duhet te jete nje persone e shkolluar me se miri jashte dhe te na Rilinde Banken e Shqiperise.

  26. polat says:

    po te ishin te gjithe guzimtare e te ndershem si bracja ,shqiperia do ishte ajo qe ne presim prej koheshe,te lumte brace zeri juaj eshte ite gjithe shqiptarve qe e duan veten e duane kte vende ,ke mbeshtetjen e te gjithe kesaj kategorie.Vazhdo me guzimin qe te karekterizon edhe nji here te lumte.

  27. lili says:

    Bile nje député qe mundohet me bâ pu en per te cilen eshte zgedhur! Ku Jane te tjere?asnje nuk Kane per te deklaruar per kete Krim kombtar?
    Braçi,ne sorte se nuk e ka perkrahjen e Partive,ka perkrahjen e popullit qe e andin vetem te perfasuar ne shume pyetje pa pergjegjeje …
    Go on , Sir! Just do it!

  28. Bardhi Tolabi says:

    O Erion Brace!
    Beje gam-gam ne opozite,te perkrahnim,sepse e dinim se nuk kishe asnje mundesi tjeter,per te bere ndonje gje te sakte sic e “doje”.
    Po,mire more burre,akoma me gam-game do te vazhdosh edhe kur je ne pushtet?
    I fut te gjithe ne nje thes,te lare dhe te palare,te ndershem dhe hajdute,te pamposhtur me shkeljet dhe padrejtesite,si zonjen Meksi,me servilet,jesmenet e bashkefajtoret e Fullhanit.Perse e ben kete,perse i jep “pergjigje” indirekt,kercenues,me emer, zonjes Meksi,duke e barazuar me Full-hajnin,apo ke hall te permendesh ndonje emer tjeter qe te mbetet ne gryke,si ndonje kocke qe i mbeti zonjes dhelper?
    A ke folur ndonjehere me keta antare te Keshillit Mbikqyres,gjate ketij viti,qe ti je kryetar i Komisionit te Ekonomise te Parlamentit dhe posacerisht gjate ketij muaji,qe eshte zbuluar ky krim skandaloz?Po me zonjen Meksi,e cila eshte e zgjedhura e forces tuaj politike,a ke marre ndonje takim dhe cfare ke arritur te kuptosh nga keto takime,gjithmone supozoj se duhet te kesh bere,sepse me duket se dy here ne vit Banka jep llogari ne Parlament,se ndryshe nuk ka se si te besh gam-gam pa ditur asgje?
    Dhe se fundi,kercenimet i ke shume te forta,si ai burri qe kercenonte:bjerr dhe nje here pa te shikosh dhe vazhdonte te hante shuplaka dhe nuk guxonte te zgjatete doren per t’u kundervene nje here te vetme.Prandaj ke dhe ti ca gjera manget qe kur te t’i kerkojne do te futesh bishtin ndershale.Ja njera prej tyre:
    E di ti,kryetar i atij komisioni qe mbulon dhe Banken Kombetare,se Keshilli Mbikqyres ka manget tre veta?Sa vite te duhen qe te kerkosh plotesimin e tyre?Apo akoma nuk keni vendosur se ke “dashamires” dhe “mirekuptuesin” tuaj do te caktoni.
    Prandaj xhan i vellajt,me pak gam-gam dhe me shume veprim dhe rezultat ne punen tende dhe pastaj kerko me force dhe per te tjeret.Ke arritur te behesh i pabesueshem,i ndryshem nga ai qe na dukeshe ne opozite.
    I lexove nenet e pergjegjesise Full-hajnit,mire bere,po perse nuk mbeshtet edhe ate qe i “lexoj” pergjegjesine direkte ketij,aty ku duhej,ne Keshillin Mbikqyres?Me kete veprim,do t’u jepje te kuptonin dhe te tjereve qe kane detyra,te ngrihen me kurajo,kundra shkeljeve qe konstatojen,se do te kene gjithmone mbeshtetjen tuaj,te ligjevenesve dhe nuk do jene kurre te braktisur.
    E kupton se edhe ti duhet te reflektosh e veprosh dhe jo vetem te thumbosh.

  29. Xhaxhi Enver says:

    nuk i shkarkojne dot se kan frik se dalin shum te palara te tjera, te cilat jane te pamundura te gelltiten.

    shum njerez te tjere, teper te fuqishem, mund te implikohen po te hiqen kta qelbsirat. ka shum te palara qe po dolen, do krijojne kaos.

    te gjithe e dine kete, prandaj rrin urte ata qe kan ne dore te bejne dicka.

    i lumte Erionit, por turp per mizerjet e tjere qe e rropen vendin dhe popullin e derrmuar qe ska fuqi te bej as 1 gje.

    shum gjynaf & turp!!!!!!!!

  30. Populli says:

    Te lumte e mos te humte o Brace po fiton shume pike.
    Te gjithe popullin e ke me vete. Deri tashti vetem ti me Mero Bazen mund te beni qe Fullan me Surrat Kali te iki me vrap.
    Sa te jete Guvernator nuk e ze njeri me dor kur te jate Fullan
    do ti thone shkofsh ne gop te satam.
    Bravo Brace

  31. mjaft says:

    Nuk e kuptoj si Brace e fut Meksi dhe Fullanin ne nje thes?! Ndryshimi eshte me vite drite larg duke konsideruar backgroundin politik te Meksi dhe personalitetin e saj. Me duket si reagim personal i Braces dhe nuk besoj se do te ndodhe gje edhe ne Shtator nga ky kuvend ku gjysma jane biznesmene. E ka ngrohur mire karrigen Fullani.

    E shumta do te zevendesojne vendet bosh ne Keshill mbikqyres me te rinjte rilindas pa eksperience, por mjafton gjak i ri.

  32. jini me njerezor says:

    Poezia eshte fjala e zemres dhe muzika e shpirtit.
    poezia……ESHTE HAKMARJA E SHPIRTIT NDAJ REALITETIT
    pezia ……..eshte dashuri per ndershmen
    Poezine une konceptoj si gjakun e paster te zemres se poetve,si mushtin e shpirtit te tyre.Shpirti i poetve ka me bollek dashuri per njerzit,per te bukuren,per jeten ne pergjithesi.Poetet jane njohes te shkelqyer te peisazhave te shpirtit njerzor.Poetet jane arkitekt te fjales dhe si te till ata i qendisin poezite e tyre me figura te larmishme ,te cilat na qetesojne shpirtrat dhe kur eshte nevoja na bejne te ngrihemi e te bejme edhe sakrificen me sublime.
    Poezia rezonon magji ne shpirtin tone te trazuar.
    “Armik i poezisė”
    Nėpėr mure
    tė nevojtoreve publike
    do ta zhgarravis emrin tėnd.
    Nėpėr rreshta tė poezive
    do tė pėshtyj
    nėpėr filtrin e cigares
    do tė tė shtrydh!
    Do tė tė flak
    si leckė e vjetėr
    nga fletėt e kalendarit tim
    o shpirti im
    “Armik” i poezisė!
    _________________

  33. elinor ' says:

    Me pelqen, shume madje, por te shohim sa do te ndodhe ne te vertete kjo qe thote Brace. Une ngelem teper skeptik ne kete pike.
    Dje e bera nje koment ne lidhje me konkluzionet e Keshillit Mbikqyres dhe “ndereve” te shumta qe ata na paskan bere duke mbajtur inflacionin ulet dhe mos derdhur fondet publike ne bankat private — a nuk shkuan 7 milione dollaret ne banka private?? — dhe prandaj “ne duhet ta mbyllim sqepin”, por nuk doli (ndonje arsye teknike besoj).
    Qesharake, absurde, te paskrupullta pretendimet e karagjozeve te Keshillit por te pritshme dhe mjaft te kuptueshme per pozicionin ne te cilin ata ndodhen. Fullani u ka shperndare te gjitheve nga nje garuzhde supe, nuk e ka henger krejt i vetem.

  34. Lulja says:

    Kur lexoj shkrimet e Tua o Erion, me behet zemra mal.Mos u dorezo, coje deri ne fund, ke shansin te jesh keryetar i komisionit te ekonomise, sektor ku ka ndodhur ngjarja.Po nuk i vut para pergjegjesise hajdutet e Bankes ,harram u qofte qumeshti nenes.Prandaj nuk eshte rritur pension im.Marr minimalin megjithese kam punuar 31 vjet.

  35. teliermali says:

    O Z. Brace po si nuk te vjen turp te krahasosh Meksin me Fullanin, eshte si te krahasosh naten me diten, neve shyqyr qe e kemi Zonjen Meksi atje e cila eshte e vetmja qe po e ngre zerin dhe po i ben Fullanit hapur pretence,duke i vene ne dukje qe ka shkelur ligjin, Zonja Meksi duhet mbeshtetur nga ju dhe forca politike qe ju perfaqesoni.

  36. Jimi says:

    Turp more Brace!
    Po si do ta shkarkoni Fullanin?Po ku do te gjejme guvernatore bande, me falni banke me te mire se ai?
    Merite e tij e jashtzakonshme eshte se ai ne asnje menyre nuk lejoj qe banka te vidhej me thyerje apo me arme nga bandat terroriste jashte bankes
    Mereite e jashtzakonshme e tije eshte edhe ajo qe nuk lejoj qe nga brenda bankes te vidheshin me shume se shtate miliarde leke, pasi kishte mundesi qe te vidheshin te tera!
    Pandaj per keto e te tjera si keto e mira eshte qe jo ta shkarkoni,por per sherbime te shquara ndaj shoqerise ti akordoni nje medalje ari, por jo si ato qe ka vete ne banke pasi ato nuk i bejne me pershtypje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje