Largimi i Fullanit është i pashmangshëm

15 Gusht 2014, 16:38Ekonomia TEMA

Skandali për vjedhjen e rreth 713 milion lekëve nga thesari i Bankës shihet nga ekspertët si cënues për imazhin e institucionit. Ata e shohin më shumë zgjidhjen tek dorëheqja e Gurvernatorit se sa te procedimi ligjor.

Muaji i vakancës, siç konsiderohet më së shumti gushti, nuk po përjetohet si i tillë nga administrata e Bankës së Shqipërisë në Tiranë, organet e specializuara të investigimit dhe procedimit, si dhe nga aktivistë të shoqërisë civile, në një kohë që klasa politike në përgjithësi është më e përmbajtur. Zbulimi së fundmi se nga arka e thesarit të Bankës së Shqipërisë mungojnë rreth 713 milion lekë ka hequr cipën e një skandali, sa i takon mënyrës se si sigurohen depozitat monetare në njërin prej institucioneve, që në perceptimin e publikut është konsideruar si super i sigurtë. Por dita ditës nga Prokuroria e Republikës, që po heton në shkallë të gjerë vjedhjen, po dalin fakte tronditëse, se vlerat monetare nuk jane ruajtur dhe administruar si duhet dhe nga kjo kanë përfituar punonjës të brendshëm duke vënë dorë mbi depozitat. Në një kohë që në opinion po hamendësohet se shuma është edhe më e madhe se ajo që është artikuluar zyrtarisht dhe se skema e vjedhjes kap nivele të tjera. Por gjithsesi për këto fjalën e fundit do ta thonë prokurorët.

Paralelisht me hetimet, aktivistë të shoqërisë civile, pasi kanë zhvilluar disa protesta me pjesmarrje modeste njerëzish, ditët e fundit po lëvizin në Tiranë dhe rrethe të tjera të vendit në firmosjen e një peticioni drejtuar Parlamentit me kërkesën kryesore për shkarkimin e Guvernatorit. Aktivistët janë duke udhëhequr dhe një fushatë sensiblizimi në rrjetet sociale pro nismës së tyre. Nga ana tjetër ekspertët e pavarur tutje procedimit hetimor dhe debateve, që bëhen për përgjegjësitë, janë duke kalkuluar dëmet nga ky skandal.

Arsye për debat mbi çështjen e stabilitetin e sistemit financiar

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, profesor në Institutin Kanadez të Teknologjisë në Tiranë mendon se një ngjarje e kësaj përmase cënon seriozisht besueshmerine e një prej institucioneve më të rendesishme të vendit, siç është banka qendrore. Çështja nuk është as politike, dhe as e lidhur me operimin dhe besueshmërinë e sistemit bankar, por ekskluzivisht me mënyrën se si menaxhohet vetë ky institucion, thotë për Deutsche Welle-n Xhepa.

“Për këtë arsye edhe pjesa më e madhe e opinionit publik mendoj se është përqëndruar me të drejtë tek drejtuesit më të lartë të këtij institucioni. Vjedhja e thesarit, fatkeqësisht për herë të dytë, dhe mosreagimi i duhur nga drejtuesit e lartë nëpërmjet marrjes së barrës morale të kësaj ndodhie, e bën opinionin publik shumë të ndjeshëm edhe për rastin konkret. Mendoj se një akt dorehëqjeje do të ishte veprimi më i drejtë për t’i rikthyer besimin publikut tek funksionarët e saj të lartë. E përsëris se nuk ka asnjë arsye për të futur në debat çështje, që lidhen me pavarësine e bankës qendrore, me stabilitetin e sistemit financiar, me sistemin bankar, dhe çfarëdo aspekti parimor të sistemit, me çështjen konkrete, që është sa penale, por dhe morale për drejtuesit e këtij institucioni”.

Pavarësisht nga artificat, largimi i Guvernatorit është i pashmangshëm

Të kini parasysh kontekstin që ngjarja ka ndodhur në një vend si Shqipëria, ku humbja e kursimeve monetare në skemat piramidale, ose ‘bankat fantazëm’ të vitit 1997 çuan në krizën e rëndë të asaj kohe. Fatmirësisht ky skandal nuk ka prekur stabilitetin makro-ekonomik të vendit dhe veprimtaria e bankave tregtare vazhdon normalisht. Sa i takon manaxhmentit të Bankës së Shqipërisë, të favorizuar ndoshta edhe nga heshtja institucionale e qeverisë, mazhorancës së majtë, por edhe nga besimi i (ri)kthyer nga politika te organet e drejtesisë për hetimin e rastit në fjalë, deri më tani qendrojnë ‘në krye të puneve’, ndonëse shqetësimi publik rreth marrjes së përgjegjesive, më saktë, dorëheqjes, apo shkarkimit të Guvernatorit Fullani duket se është në rritje”.

Nisur nga ky arsyetim dr. Zef Preçi parashikon që kjo histori është në dinamikë dhe pavarësisht artificave, që mund të përdoren, largimi i Guvernatorit Fullani është i pashmangshëm.

Edhe takimi i fundit joformal mes tij dhe ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, pak para se të fillonte mbledhja e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, është për mendimin tim një koincidencë e rastit, që nuk ndihmon në kapërcimin e krizës”.

Procedimi ligjor, levizje e vështirë dhe me kosto

Për dr. Zef Preçin pavarësisht ndjeshmërisë publike në rritje, hapat e mëtejshëm institucionalë do t’i referohen vetëm ligjit, që sipas tij është në favor të Guvernatorit, i cili ka status të disafishtë: edhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës, edhe kryetari i tij, edhe drejtor ekzukutiv i përgjithshëm i Bankës. Ai gëzon një mbrojtje të fuqishme ligjore, por për fat të keq, në rastin e një krimi të tillë ai ka humbur kredon morale, ndaj dhe largimi nga detyra është çështje kohe përsërit për DW, dr. Zef Preçi.

Zgjidhja më e përshtatshme për kapërcimin e krizës – edhe pse çdo ditë qe kalon e bën më të komplikuar situatën – mbetet dorëheqja vullnetare e Guvernatorit Fullani, si një akt moral dhe provë e mospërfshirjes së tij në aferën në fjalë. Procedura të tilla, si pezullimi nga Kuvendi, ngritja e një komisioni hetimor parlamentar, apo shkarkimi nga Kuvendi, etj, janë levizje më të vështira, që kanë kosto dhe që rrezikojnë shtimin e tensioneve sociale dhe përdorimin politik të rastit. Ndërkohë, ekonomia e dobët, performanca ende jo në nivelet e pritshme të administratës fiskale, prania e gjerë e korrupsionit, zhytja e administratës në korrupsion, ndikimi i elementëve të krimit te organizuar mbi zhvillimet politike dhe përfshirja e tyre në sektorët më fitimprurës të ekonomisë janë probleme, që lidhen me vetë funksionimin më të mirë të sistemit bankar në vend.”

Për dr. Preçin zgjidhja ligjore, institucionale dhe sa më e shpejtë e skandalit të vjedhjes së parave në Bankën e Shqipërisë i shërben forcimit të stabilitetit ekonomik e shoqëror të vendit./DW

21 komente në “Largimi i Fullanit është i pashmangshëm”

  1. DEFEKT TEKNIK-rifillojme se shpejti says:

    O Z MERO,u merove duke shkruar per maskarain Fullani,por nuk kemi bythe ne si popull,kjo eshte e gjitha,se po te ndodhte gjetke,do ja varnin koqet ne bige.

    1. ndodhin says:

      Flux ipapermbajtur kunder Full Hajnit.
      A dini te me thoni se: Kush eshte Gozhda
      qe po ngec Sharra?….
      Jo. Saliu eshte Pyka
      dhe dihet sePyka del me Pyke!
      Por Saliu don Dinamit.ndryshe aty e kini
      si Pyke per ti shtyre Pykat.
      E po ci paskemi bere vetes.
      Rama: Ne

      1. zef says:

        Pse s’flet Rama-Meta,
        “deshët ” e kopesë,
        sepse halabakët,
        po vrasin çdo shpresë!

        Pse s’dalin të flasin,
        Çfarë presin ata,
        a nuk e shikojnë,
        gjithë këtë hata!

        A nuk e shikojnë,
        gjithë këtë hata,
        duket se pa nisur,
        Rilindja u vra!

  2. kontrolli i leshit says:

    Trupa e kontrollit, me ne krye Ermelinden nuk jane per tu besuar.Nuk eshte e mundur qe ne kete banke te jete rasti i pare kjo vjedhje .

  3. drejtesia says:

    Djallezia e Fullanit dhe e atyre qe e mbeshtesin qendron ne zgjedhjen e momentit per te ”zbuluar” vjedhjen, ne kohen kur parlamenti mbylli punumet. Kjo eshte e pamundur te jete rastesi.

  4. al_man says:

    Gjetke kane moral njerezit, ikin vete ,ktu hahet turpi me tave peshku e ngjala dhe nje gote vere perpara

  5. pojde says:

    po akoma nuk e keni mar vesh se ato para kan ikur ne fushata elektorale qe kan ber kurvat e shqiperis nuk e kuptoni akoma se ardian fullani esht viktima e politikaneve tan qe kan shpenzuar keto koh ai i ka krahet e ngrohta o njerez

  6. tak tak says:

    instituti kanadez i teknologjise eshte nga ata qe u mbyllen …

  7. aleksi says:

    DUHEN PROTESTA MASIVE MBAREPOPULLORE DERI NE SHKARKIMIN E KRYEDIRIGJENTIT TE HAJDUTERISE.
    AI ME PAS NE DYERT E DREJTESISE TE TREGOJE DHE SKENARISTIN E DRAMES.

  8. 1* says:

    Duke qënë dakort me sa thotë “defekti teknik” u lodhe Maro u lodhe, me Full-hanin. Ti, B.Mane, K. Myftaraj, P.Kulla, e ndonje tjetër punonjës i media së shkruar e vizive bëni analiza e flisni për ngjarjen e nuk lini fakt pa zbuluar a pa bërë objekt në publik. Po të tjerët ku janë. Psa nuk “ zien kazani i tyre” . Ata ose janë frikacakë ose pajtohen me urdhërat që marrin nga partia e tyre. Edhe mendimet e “doktorëve” të mësipërm janë të sakta e të plota, por kush i dëgjon. Ai që duhet t’i dëgjojë i ka veshët e mbyllura. Eshtë paturpësi, për mua përgjigja e djeshme e Full-hanit e Këshillit Mbikqyrës që gjoja për shumë arsye aktuale, në këtë Këshill nuk diskutohet për dorëheqjen e Full-hanit. Po profesorët e tjrë të ekonomisë , (ku disa syresh kanë qënë më parë edhe antarë të Këshillit Mbikqyrës) pse heshtin? Paturpësia është jo vetëme e kurvë-natorit por edhe antarëve të Këshillit, me gjithë ato miliona lekë që marrin në vit ( e që mos i paçin “ hallall ” se nuk u takojnë).

    Me sa duket lodheni kot, se asnjë gjëmp, nuk ka për ti hyrë Full-hanit. (edhe ne qe shkruajmë këtu apo fjalosim nëpër kafenetë për këtë ngjarje, vetëm sa nxjerrim dufin tonë, kur dëgjojmë për pasurira të tilla të pamerituara e për vjedhje kaqë skandaloze- vjedhje e shekullit-perjashto floririn e vjedhur).

  9. Z says:

    Nuk kam pare nje konfirmim zyrtar nese vjedhja ne banke u zbulua
    apo u vetedencua nga Bitri

  10. DeAlfa says:

    Leket i ka vjedhur Saliu dhe Fullani ! Dhe te gjitha parate gjenden ne kacafortat e PD -s ! Arrestoni keta
    te dy dhe atje ne qeli do te tragojne se ku i kane parate ? Ky fakiri Bitraj eshte ”koke turku ” !

  11. DeAlfa says:

    Rrevolte mbare popullore ! Kjo e largon Full-hajnin nga kolltuke !

  12. perkthyesi says:

    JO LARGIMI PO ARESTIMI I KUSARIT FULLANI ESHTE I PASHMANGSHEM

    sepse Shqypnia po kerkon te bashkohet me MORALIN e vendeve te BE-se dhe me kete vjedhje makaber te Thesarit te Bankes se Shtetit si ASKUND ne Bote BE-ja nuk ka gjasa te pranoje ne gjirin e vet nje vend ku Guverantori vjedh vete apo me sekseret e tij Thesarin dhe Drejtesia dhe Shteti hesht dhe ben sehir. Ne Kroaci pushtetaret denuan me burg ish kryeministrin kusar Sanader dhe BE-ja e pranoi menjehere ne gjirin e vet kete vend. Si mund te kerkoje antarsim ne BE Shqypnia kur Kryeminstri i vendit eshte futur si skuth ne brimen e miut dhe hesht si peshk per vjedhjen e Thesarit te Bankes se Shtetit duke lene Keshillin Mbikqyres te beje gallate me popullin. Prandaj cdokush mund te pyese me te drejte:

    PSE HESHT EDI RAMA PER MEGASKANDALIN E VJEDHJES SE THESARIT DHE FSHIHET POSHTE FUSTANIT TE SEJMENEVE TE FULLANIT QE QUHEN KESHILLI MBIKQYRES?

    Do te ishte e drejte qe te pyesnim gjithashtu:

    PSE HESHT SI SHURDHMEMEC PRESIDENTI NISHANI PER KETE VJEDHJE SKANDALOZE QE KA PREKUR SIGURINE KOMBETARE?

    por duke e ditur se Presidenti Nishani eshte Ushtari i Saliut qe e ka caktuar me doren e vet Fullanin per te vjedhur Shtetin pa teklif, ne kete situate eshte e kote qe te kerkosh nje pergjigje adekuate.

    1. Drita says:

      Te dhjefsha ADEKUATEN!!!

      Me sa duket ke ngrene shume fasule nga porosia qe more nga kritiku mbreme, prandaj te eshte hapur b. kaq shume. Nejse vetem une te ndjek e sheh? gezohu se ke vetem nje ndjekes.

  13. demi says:

    …ore po cfare doreheqje done te beje FULLQIRI???!!!…ai duhet rrjep i gjalle bashke me ata dhe ato felliqesirat e keshillit…jo po ka kerku Ermelinda…eshte edhe ajo si gjithe politika, qe shpiku nje krijese bastarde si FULLQIRI…leri pastaj ato kulet, milot, gjonrat…keta jane pjese e bandes hadute PD…

  14. plazhisti says:

    Te TREDHURIT nuk mund te jene te pavarur – eshte fatkeqsi per ata ti lesh te pavarur!!!

  15. Fulbosi says:

    Ikni mor morra kokpalare u bete juve yyyyyyyyyyyyyyssssshttttttttt

  16. i papune says:

    spo permend emra…po dikush ty ne eshill qe duket engjell e sikru ska far egishteshte tejet me eksperience per grabitje me shkresa.populli as i din…por asnjeri aty nuk eshte caktu si psecialist bankar…vecse per te perlare…..qe ti shkarkojne me ceremoni eshte me pakta…ata duhet te shkojne ne grup ne burg. parate edhe sikur mos ti kene marre vete…akuza te jete per paaftesi totale te menaxhimit te fondeve. miletin i rrasin brend aper nje celular t evjedhur qe e marrin se duan te ushqehen..kurse jeta t eshkretet paskan gabuar pak.jo! ne prokurori te jain hesap deri ne fund dh epergjigjen…

  17. Hasan Zykokamberi says:

    Stop

  18. Andrea Mertiri says:

    Z Fullani!
    Tregohu I zgjuar,kur nje ngjarje e ndodhur po diskutohet kaq shume do te thote qe nuk ka me ndalese. Po te ishte diskutim vetem ne parlament do mbaronte shpejt dhe per ju nuk do te ishte shume problem pra do e kalonit.Kurse tani qe e ka mare ne dore shoqeria civile dhe Populli ju nuk e kaloni dot.Prandaj mos harxho me kohe dhe te mare drejtime te tjera zgjidhe duke dhene nje dorheqje te bute dhe hapi rruge nje personi tjeter sepse deri ketu ishte fati jot.Para se te ndodhi ngjarja nuk te gacmoi kush tani ngjarja ndodhi ky ishte fati yt I keq.Beje ti vete sa tabejne te tjeret Keshtu fiton me shume pike pse jo dhe NDER>

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje