Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Ardit Çela, zhvilloi një konferencë për shtyp ku ka bërë analizën e treguesve ekonomiko- financiare për vitin 2013 dhe 6- mujorin e parë të viti 2014.
Gjatë fjalës së tij, Çela u shpreh se Posta Shqiptare, gjatë vitit 2013 ka bërë përpjekje për realizimin e të gjitha objektivave për të përmbushur misionin e saj kryesor në shërbim të klientëve të saj me synim realizimin e treguesve kryesorë ekonomiko- financiar.
Pavarësisht rezultatit pozitiv të 3 mujorit të katërt, nuk u arrit të shmangej humbja e akumuluar gjatë 2013-ës.
Duke iu referuar shifrave, Çela sqaroi se të ardhurat rezultojnë me mosrealizim me vlerë prej 336 milionë lekë ose rreth 16% më pak se programi vjetor 2013.
Për sa i përket shpenzimeve, rezultojnë me një ulje në vlerën prej 113 mln lekë, ose 6% më pak se programi vjetor, ndërsa fitimi nga 200 milion lekë të programuara, rezulton me humbje 23 milionë lekë.
Nëse do t’i shtohet edhe rezultati ekonomik i Interpost sh.p.k, e cila është bijë e kompanisë Posta Shqiptare, e cila rezulton me një humbje prej 166.1 milionë lekë, humbja e kompanisë është 189.1 mln lekë ose 1.89 mln dollarë.
Ndërkaq Çela bëri prezent edhe treguesit e 6- mujorit të parë të vitit 2014, prej nga ku Posta Shqiptare rezulton me performancë financiare pozitive, me fitim 144.7% ose 9 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, nga 13.4 mln në 6 mujorin 2013 në 127.5 mln lekë në 6- mujorin e vitit 2014.
Duke iu referuar të dhënave, të ardhurat realizohen në masën 88 mln lekë ose 2.3% më shumë, ndërsa shpenzimet ulen në masën 4.6%, ose 26 mln me pak, në krahasim me 6- mujorin e vitit 2013.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore është rritur edhe numri i klientëve kontraktuale që bashkëpunojnë e besojnë tek Posta Shqiptare në 8% më shumë se viti 2013.
S’mjafton per te ber ball fuqin puntore dhe prespektiven per vitet ne vazhdim
Po normale duke pasur parasysh kush plehre e drejtonte
Postbanka e lsi e drejtuar nga nipi i liles…..do marrin dhe shendetesine tani…te lumte trapi o lile korr e shij si te duash ne albanistan dhe kerko bekimin ne baba tomorr….
SHume korrekt…