FOTO LAJM/ Një selfie përpara takimit të Berlinit

22 Gusht 2014, 11:42Rajoni TEMA
FOTO LAJM/ Një selfie përpara takimit të Berlinit

Kryeministri Edi Rama u takua me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, pak ditë përpara samitit të rëndësishëm në Berlin, që do të mbledhë drejtuesit e Ballkanit Perëndimor me iniciativë të kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Sot me Hashim Thaçin për t’u dakordësuar për linjat e prezantimit në Berlin. Të hënën me kryeministrin kroat, malazez e boshnjak,” shkruan Rama në Twitter.

Kurse Thaçi shkruan në Facebook: “Po na presin ditë të rëndësishme për investime gjermane në Ballkan, me samitin e Berlinit dhe takimet me Kancelaren Angela Merkel. Në ndër kohë u takova edhe me KM Rama të bashkërendisim prezantimet për investime në Kosovë dhe Shqipëri”.

Të dy e kanë mbyllur takimin me një selfie.

8 komente në “FOTO LAJM/ Një selfie përpara takimit të Berlinit”

  1. kris says:

    Kish te drejte Sala.J ku jemi,te dytet ne BE,pas gjermanise.

  2. Everest says:

    Ju rente damllaja me gjithe legena e Selvije o plehra me keq se Sala jeni

  3. cc says:

    Z. Kryeministër, mirë tërë kaqolët e shtypit dhe lukunia e të paditurve që e bastarduan gjuhën, por juve nuk ju lejohet në pozitat që jeni!
    Ç’është kjo: “për t’u dakordësuar”, apo “a jeni familjarë me atë që thashë”, apo “sa i përket”, etj, etj..?!

  4. 2014 says:

    i nderuar p.m Rama nuk e kam besuar qe bieni aq ulet me kete legen.

    1. AA says:

      Eshte takim i kryeministrave te dy vendeve, pavaresisht emrave te tyre.
      As njeri dhe as tjetri nuk mund te detyrojne elektoratin e vendit tjeter se ke te zgjedhin per kryeminister.

  5. zylif says:

    Te gjithe ju qe keni kometuar nuk dua tju fyej se ju keni fyer veten po duke i pare problemet si militanta politik nuk shihni pertej hundes suaj, por nuk ju vej faj se kaq e keni kapacitetin e te menduarit

  6. A says:

    Kancelaria gjermane ANGJELA MERKEL, kerkon nje takim me kryeministrat e shteteve Ballkanike, si do t’ja beje kjo kur ketu ne kombin shqiptar ndigjohen zera, mendime me cile po takohet kjo grua e nderuar dhe e respektuar.
    Ajo, ANGJELA MERKEL, do te takohet me te gjithe ato kryetar qeverish, kryeministra qe ne kete moment jane ne fuqi, jane pozite.
    Nuk takohet dot me ato qe mendon ndonjeri kush do te jete ne te ardhmen, qe nuk e dime dhe kush ka qene ne shkuare.
    S’ka si te takohen me te shkuarin handikapat SALI BERISHA, qe nuk i hyne ne pune as djallit.
    Nuk thuhet shyqyr qe GJERMANISE po i bjen ndermend per Ballkanin dhe ne menyre te vecante per SHQIPERINE, qe te na japin doren e drejtimit qe te ecim perpara, sepse deri tani e kemi treguar veten qe ecim nje hapa para, njezet mbrapa, dhjete majtas, dhjete djathtas. Si perfundim vetem mbrapa. Nuk shkohet perpara me dum baba sulltanin, me xhihadisem seksual, me synet femrash. Ne jemi vend evropian dhe drejt kesaj duhet te shkojme. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje