Ramush Haradinaj, gjysmë milioni euro pasuri/ Varfërohet Hashim Thaçi

21 Gusht 2014, 18:07Rajoni TEMA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka rreth 500 mijë euro pasuri.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, ai ka të holla në Raiffeisen Bank 6 mijë euro dhe 7 mijë euro para të gatshme.

Ai ka deklaruar të ardhura mujore nga partia 1,700 euro dhe nga pensioni invalidor që jep Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 225 euro.

Ai ka ndërtuar shtëpinë me mjete personale të trashëguara, si dhe me ndihmën e bashkëluftëtarëve, vlera e të cilës është 300 mijë euro.

Haradinaj ka deklaruar si pasuri edhe 200 hektarë tokë kodrinore, të cilën e ka blerë nga privatizimi në vlerën prej 75 mijë euro. Gjithashtu ka blerë edhe tokë-truall në vlerë 27.300 euro.

Një pasuri goxha të mirë e ka edhe te veturat.

Haradinaj ka deklaruar një veturë të blinduar Audi, të cilën e ka blerë 9 mijë euro. Një motoçikletë në vlerë 9 mijë euro dhe një veturë BMW, të cilën e ka blerë 20 mijë euro.

Ai ka deklaruar veturën e blinduar Suburban, të cilin ia kanë dhënë në shfrytëzim aktivistët në diasporë – SHBA, vlera e të cilës arrin 30 mijë euro.

Ndërkohë deri më 28 mars të këtij viti, pasuria e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, është zvogëluar me 400 euro me atë të deklaruar një vit më parë.

Pasuria e paluajtshme e tij kap një shifër prej 637 mijë euro.

Këtu përfshihet një truall me vlerë prej 157 mijë eurosh, një shtëpi në ndërtim me 700 metra katrorë me vlerë prej 220 mijë euro dhe tokë bujqësore prej 250 metra katrorë me vlerë 80 mijë euro.

Një veturë e tipit VW Passat është e shënuar tek pasuria e paluajtshme, me vlerë prej 13 mijë euro, por e cila është nën pronësi të bashkëshortes së tij.

Por, ndryshime nga viti i kaluar, kryeministri ka tek paratë e gatshme 400 euro më pak. Vitin e kaluar kryeministri kishte 2,430.00 euro para të gatshme, ai këtë vit ka deklaruar 2,035.00, ndërsa bashkëshortes së tij i janë shtuar 1800 euro.

Kryeministri ka deklaruar se ka një kredi prej 100 mijë eurosh për ndërtimin e shtëpisë.

Ndërsa, paga vjetore e tij është 17.318.00 euro, ndërsa e bashkëshortes së tij është pak më e madhe dhe kap shifrën prej 18 mijë euro.

8 komente në “Ramush Haradinaj, gjysmë milioni euro pasuri/ Varfërohet Hashim Thaçi”

  1. xhino says:

    na plasi ne per kete lo.q

    1. Dardania says:

      Haaaa 300 mije euro shpija e Ramushit hajgare aaaaaa 500 mije euro ti jape une neser o Ramush vetem shitma aty ku e ka shtepin Ramushi 1 ari apo 100m2 kushtojn mbi 100 mije euro ndersa Ramushi vetem trualle aty ka mbi 15 ari apo 1500 m2 . Shtepia e ramushit ne prishtin ka vlere afersisht nga 1,5 deri ne 2 milion euro. Shikoni si manipulojn e deklaron 200 hektare zoke me qmimin manipulative qe ka bler jo sa ka vler ku i gjen 200 hektar me 75 mije euro ne kosove ase ne Mongoli nuk i gjen ku ka toke pa fund.

  2. Perse censure ? says:

    Po Hashimi sa milione i ka ?

  3. MERITONI says:

    200 hektar toke 75 mije euro!!!!

    vetem shtepine ka ne vlere 2 milion euro,eshte e ndertuar ne nje lagje elitare te prishtines!
    aty vetem ambasada ka,dhe shtepia e tije eshte me e mira se te gjitha ambasadat!
    e ky thot se vlen 300!!hahah,sa shtepija ime?!

  4. Analisti Fevzi Fullhan Nurellari says:

    Hajdut i madh.

  5. FANTOM-16 says:

    RAMBO. TE I KAM POROSITIR PESE “TRUCKS” ME ZHILETA “POWER” NGA DIASPORA. TE LUTEM PERDORI TE PAGUAJSH PUNTORET TE RRUAJNE KETA MJEKRROSHA QE NA I PRODHOJ BERISHA E THACI. EDHE NESE TI I SHPENZON PAK PARA PER KETE QELLIM NUK ESHTE KEQ. PERDORE LIMUZINEN QE TA BELEME PER SIGURI PERSONALE.MJAFT PO TE REZISTOJNE. FRIGOHEN QE ZHILETET DO I PERDORI TE JU PRESIN QAFEN

  6. boko says:

    qenka edhe invalid ky palla…nga trute besoj!

  7. ben says:

    Dardania .Te jap te drejt rralle ju jap te drejt kosovarve por mik i ke ra kokes per cfar ke shkru , mos u merzit per ate qe kam shkru se jam zhgenjyer nga kta legenat tuj kur plasi lufta plaku im hapi ne Tiron shpin pa as nji koker leku per nje familje kosovare 9 muaj , kurse “Majori qe e vran me von ne Kosov qe katastrof ai luante me nje dor 30 mij Euro ne Berlin dhe u hapte bythesh me ndihmat qe jepnin ata te mjer njeres qe punonin ne llac e tulla , dhe ky hunqelbti Rramush nuk esht me i mir, ndoshta me qelbesir se te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje