Pasanikë që drejtojnë ndërmarrjet publike/ A funksionon diçka e tillë?

27 Gusht 2014, 19:11Rajoni TEMA

Njeriu i dytë më i pasur në Ballkan ka pranuar sfidën për të drejtuar një nga kompanitë publike të zhytur në borxhe.

Miodrag Kostiç, njeriu më i pasur në Serbi, i është përgjigjur kështu thirrjes së kryeministrit për të drejtuar një nga kompanitë problematike publike.

Kostiç, kompanitët e të cilit janë të fokusuara kryesisht në tregti dhe prodhimtari agrikulturore, tha se është gati që të marrë përsipër drejtimin e një kompanie publike, por nuk e specifikoi atë.

Por ai ka disa kushte.

Ai thotë se nuk do bëhet drejtor kompanie, por vetëm president i një bordi mbikëqyrës.

“Nuk mund të bëhem drejtor. Edhe në MK Group nuk jam përfshirë në biznesin operacional për vite, por thjesht ndërtoj vizionin për kompaninë,” tha ai.

Kushti i dytë është që kompania publike që do marrë përsipër të ketë më shumë se 5 mijë punëtorë dhe një fluks monetar prej qindra miliona euro.

Sipas BIRN, Kostiç është biznesmeni i dytë që pranon thirrjen e kryeministrit Aleksandar Vuçiç për të ndihmuar kompanitë e “sëmura”.

Biznesmeni Milan Beko pranoi që të bëhet drejtor i Hekurudhës Serbe në korrik.

Hekurudha Serbe është një nga kompanitë me më shumë humbje në vend.

Vetëm vitin e shkuar qeveria u pagoi 146 milionë euro paga punonjësve.

Por kjo lëvizje duket befasuese, pasi Beko është marrë në pyetje nga policia kur Vuçiç nisi që merrej me privitizimet e dyshimta në vend.

Beko është identifikuar si një figurë kyçe në këto privatizime.

Disa nga kompanitë e tij janë duke u hetuar, si fabrikat e sheqerit që bleu në vitin 2000.

4 komente në “Pasanikë që drejtojnë ndërmarrjet publike/ A funksionon diçka e tillë?”

  1. Roland says:

    Kjo tregon qe gjithe Europa Lindore ishkomuniste ka nje model se si krijohen biznesmenet e medhenj; nepermjet privatizimeve. Ky eshte modeli qe nga Rusia e deri ne Shqiperi, (edhe ketu shoku Kokedhimi privatizoni me shuma qesharake mbi 15 objekte/ndermarrje ne Durres e Tirane).

    Asnjeri nuk ka arritur keto suksese ne biznes se kane patur talent, por thjesht kane bere pazare me politikanet dhe i kane bere ato bashkepronare. Kete e verteton dhe fakti tjeter se ne Shqiperi politikanet jane me te pasurit e vendit, ose sic iu pelqen te quhen oligarkia. Dhe me e keqja akoma kane marre dhe parlamentin nen kontroll.

  2. Kosova says:

    Po kujna eshte ka intereson se cka ndodhe ne Serbi
    Futja kot

  3. VL.HAS says:

    Nje fjale e popullit thote : Kur merresh me punet e te tjerve ; te tuat te ngelin lluge (shkurre) ! C’ne krahasimi i ekonomise sone me ate te vendeve te lindjes ? Enver Hoxha qe ne 1964 e me pas ndryshe nga ato vende , ndertoi modele te tjera te marksizmit krijues duke shtetezuar teresisht cdo gje ne ekonomine shqiptare ,deri dhe ne fshatrat me te thella me shoqerizimet si te tokave bujqesore dhe te blegtorise . Vendet e lindjes vecmas ato ish rrepublikat titiste kane patur modelin tjeter te nderthurjes se ekonomise shteterore me ate private , ku eksperienca e tyre ne privatizimet ka ekzistuar qe ne ate kohe dhe se ligjet ,qe rregullojne mardhenjet shtet privat jane me te njohura nga masat e njerezve dhe kjo bene qe dhe te kontrolli e organizimi te jete me i arrire . Atje ne ate kohe kane bashkejetuar ne ekonomite e tyre edhe UJQER EDHE BAGETI , ku ujqerit kane pasur mundesi qe egon e tyre per pasuri ta realizojne duke shqyer bagetite e jo serbve e sidomos ne ato te shqiptarve …. ndaj … , kurse tek ne ne ekonomine tone modeste nuk kane bashketuar vetem ujqer dhe bageti por ka patur dhe QAKAJ te cilet me t’u nderruar sistemi bene kredine duke shqyer sidoms te imtat mbi te cilet ka patur pzhvillim me te mbare blektoria ekstensive . Ndaj dhe demet nga keta QAKAJT ka qene shume me i madh se sa eshte vet forca agresive e ketyre kafsheve grabitcare . Si te tille prototip i Cakallin ne Shqiperi eshte Koco Kokedhimi dhe i Ujkut Ilir Kokemadhe se edhe nga origjina vijne nga ato zona ku ka me shume qakaj dhe ujqerish . Kuptohet i pari nga ato zona qakajsh dhe i dyti iliri nga ato me ujqer .

  4. risti says:

    UNE MENDOJ SE NE SHQIPERI TE GJITHA KOMPANITE E SEMURA QE SJANE NE GJENDJE TE MIRE DHE DALIN ME HUMBJE TE MEDHA KANE NEVOJE PER KETE *OKSIGJEN* SE JANE MYKUR DHE KANE NEVOJE PER NJEREZ TE ME INISIATIVE DHE TE VULLNETSHEM PER PUNE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje