Beogradi iu përgjigj deklaratës së kancelares gjermane, Angela Merkel, se vendet e Ballkanit po lëvizin drejt BE-së me shpejtësinë e kërmillit.
Por Serbia thotë se ata po bëjnë progres të shpejtë.
Jadranka Joksimoviç, ministrja serbe e Integrimit, tha të hënën se ndryshe nga përshtypjet e Merkel, Beogradi po implementon me shpejtësi reformat e ashpra, por të nevojshme, që do ndihmojnë vendin në rrugën drejt BE.
“Ne presim që të gjykohemi në lidhje me përpjekjet që bëjmë ne dhe rezultatet tona, kjo është qasja më e ndershme dhe më racionale në këtë proces,” tha ajo.
Deklaratat e saj vijnë pasi Merkel tha se edhe pse ka pasur progres në Ballkan, kur bie fjala tek reformat që lidhen me procesin e integrimit në BE, ato ecin me shpejtësinë e kërmillit.
Të enjten, drejtuesit kryesorë të Ballkanit Perëndimor do jenë të ftuarit e Merkel në një konferencë të veçantë për këtë rajon.
as ju vet nuk doni qe keto vende te ecin shpejt ..
qytetari shqiptar,
Mendoj se Merkeli don qe BE te zmadhohet dhe ja sepse :
– Dihet qe shekulli 21-te ka sjelle ndryshime kolosale ne harten gjeopolitike te botes.
– Vende si Kina, India,Brazili, Turqia etj. kane rritje ekonomike me mesatarisht 8 %. Ndersa BE eshte qysh ne vitin 2007 ne krize ekonomike.
– Ne vitin 2020, specialistet ekonomike thone se Kina do te jete vendi i pare ne ekonomi ne bote dhe pra do tja kaloje USA.
– Pra shekulli i 21-te nuk do te jete me shekulli i USA dhe Europes por shekulli i vendeve ne zhvillim si Kina etj.
– Qysh sot vihet re se kapitali dhe zhvillimi ekonomik po shkon ne drejtim te lindjes.
– Qe shoqeria te mbaje te njejetn popullsi duhet qe nje grua europjane te lindi 2,13 femije. Ne fakt mesatarja europjane eshte 1,8femije dhe shume keq eshte Gjermania me 1,5 femije dhe me mire Franca me 2,1 femije ( dhe kjo eshte edhe aresyeja qe francezet dalin me heret ne Pension. ). Ky zhvillim demografik i shoqerise do sjelle Probleme te medha per financimin e sistemit socjal ne Europe. Kush do punoje per te financuar kete sistem shume te mire.
– Merkeli para nje viti tha se BE duhet te zmadheohet me qellim qe ne te ardhmen edhe Europa te thote fjalen e saja ne bote. Konkretisht :
” Tani ne bote jetojne 7miljarde njerez, Gjermania ka 80miljone njerez dhe Europa 500miljone njerez. Sot ne BE neve jemi vetem 7% e popullsise boterore dhe kemi vetem 25% te PBB boterore dhe kemi 50% e shpenzimeve socjale ne te gjithe boten. Ne vitin 2050 popullsia boterore do rritet ne 9miljarde njerez, Europa do mbetet 500miljone pra si perqindje e popullsise do te bjeri. Do te kemi vetem 17% te PBB boterore dhe vetem 5% te popullsise boterore.”
Pershendetje
po kush TE ECE NE???? ne jemi grop krejt
http://bit.do/gigi-hadid-wows-in-bikini
nqs deri dje bèm nja dy hapa, me ket korbin e zi kemi me ba nja shtat mbrapa.