FOTO LAJM/ “Vojislav Sheshel” në mes të Prishtinës

24 Gusht 2014, 17:11Rajoni TEMA

Nemanja Sharoviç, zëvendëskryetar i Partisë Radikale Serbe, ka shpalosur në mes të Prishtinës flamurin e kësaj partie, me fytyrën e kreut të saj Vojislav Sheshel.

Saktësisht ai ka qëndruar me flamurin e hapur para kishës ortodokse serbe, që gjendet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, dhe foton e ka postuar në Facebook.

Më tej ai shkruan në Facebook se kjo kishë është në qendër të vëmendjes së Kosovës për shkak siç thotë ai ‘të kërkesave ekstreme të shqiptarëve që kisha duhet rrënuar ose duhet të shndërrohet në muze të UÇK-së’.

Ndërsa shton se kisha po ashtu është përdhosur kohët e fundit nga një këngëtare shqiptare, Era Istrefi, e cila është filmuar lakuriq në të./Express

10 komente në “FOTO LAJM/ “Vojislav Sheshel” në mes të Prishtinës”

  1. kol says:

    Ndersa tarallaket kosovar shkojne e luftojne ne Siri/Irak e grisin pasaportat e Kosoves dhe imamet kosovar predikojne islamin neper xhamija. E po te vazhdohet keshtu, nuk do te jete shume e gjate ajo dite kur sllavet ti fshijne shqiptaret nga Kosova dhe bota e perendimi do te jete me se kenaqur nga nje pastrim i islamisteve/ muslimaneve koke trash. Mesoni, vini menden sa nuk eshte vone!

    1. saimir Berati says:

      Komenti me i sakte nga Koli.
      Emigranti
      us

  2. Who caris ! says:

    Ai ka mbeshtettjen e qeverrise koqevare patjeter ,
    se perndryshe nuk do ishte aty mes Prishtines !Logo.
    Njilloj si Janullatos ne krye te fese shqiptareve , i cili rri ne shqiperi sepse duan qeverrite shqipkare.
    C’ka ktu per me u cudit or tej !

  3. mynyr says:

    Po si more qenka para kishes,nga e ka hyrjen,nga dritarja?
    ça lajmi është ky more?
    palo gazetar!

  4. Fëlliqësirë Abrahamike says:

    No comment

  5. saliu says:

    Ruaje Sheshelin nga ruandasit!

  6. Tani says:

    Mire te na e bejne kur dora dhe mendja e Shqiptareve te Kosoves punon vetem per tia futur njeri tjetrit, dhe shume-shume pak per Shqiptari…Harruat se “Sheshelet & Co.” me 1999 deshen tju shdukin me rrenje dhe me fare….

    1. Gjakovari says:

      Koment i qëlluar. Fatkeqsisht.

  7. pelasgian says:

    Dhe c’eshte me e shpifura eshte se Shesheli ka origjine shqiptare .

  8. Kosovar says:

    Kjo foto eshte ber mbrapa manastirit orthodokse serbe aty nuk ka fare levizje qarkullim te njerzve ase rruge qe kalon aty pran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje