INTERVISTA/ Don Lush Gjergji: Ekstremizmi si pasojë e shthurjes së islamit tradicional

23 Gusht 2014, 17:51Rajoni TEMA

Absurdi më i madh që po ndodh sot është vrasja e njeriut në emër të Zotit. Arrestimet ndaj të dyshuarve po ndodhin pas një gjumi pesëmbëdhjetëvjeçar të Shtetit të Kosovës. Ekstremizmi fetar islamik po ndodh për shkak të shthurjes së asaj se çka është fe tradicionale shumëshekullore. Tash, secili shtet po e kërkon modelin e vet të fesë islame. Të gjithë shqiptarët i kam vëllezër e edhe Shefqet Krasniqin. Zëvendësi i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji, flet për Express.

Express: Si i keni parë arrestimet e më shumë se 40 qytetarëve të Kosovës nën dyshimin për vepra terroriste?

D. L. Gjergji: Mendoj se ne po e bëjmë një gabim thuajse metodologjik dhe strategjik. Për një kohë të gjatë, për këtë dukuri si dhe për dukuritë tjera, po flas në përgjithësi në mënyrë parimore, shpeshherë heshtim kur nuk duhet të heshtim dhe shpeshherë flasim kur nuk duhet të flasim. Nuk duhet as të zmadhojmë ngjarjet, as t’i minimizojmë ato, por të jemi të matur, të urtë dhe të vendosur.

Express: Çka do të thotë kjo?
D.L. Gjergji: 
Kjo domethënë që pesëmbëdhjetë vite pas luftës nuk kemi pasur sa duhet kujdes për atë se çka është prania e të huajve – ndërkombëtarëve – kemi qenë një arë ose një livadh pa gardh. Dhe, as Shteti dhe as opinioni publik nuk ka pasur kujdes kush po vjen dhe kush po paraqitet, çka po propozojnë e tjera. Sepse, në se paku në këtë aspekt, kemi qenë dhe dhëntë Zoti që të jemi dhe vazhdojmë të mbesim një gjë shumë pozitive. Shpeshherë e kam thënë se nëse kemi diçka për të eksportuar në botë, atëherë është vëllazëria gjithëshqiptare, e cila nënkupton jo vetëm tolerancën, por edhe bashkëjetesën dhe bashkëvëllazërinë gjithëshqiptare, duke i tejkaluar dallimet tona fetare, të cilat nuk janë fryt i përzgjedhjeve tona, por janë fryt i rrethanave historike, të cilat të gjithë i dimë. Në këto 15 vite kemi lejuar që në arën tonë dikush të mbjellë egjrën, dhe egjra duket e fortë, bile, bile edhe më e fortë se gruri kur ka ardhur koha që të korrim. Prandaj, ne duhet të jemi të kujdesshëm. Metodologjia biblike – Jezusi e thotë – kur e bën këtë krahasim që thashë, rritja e grurit dhe egjrës, le të rriten së bashku, kur vjen koha e korrjes do të ndahet egjra dhe do të digjet, ndërsa, do t’i marrim frytet e mira që janë te gruri. Çka dua të them me këtë: nuk nevojiten që argumentet e tilla t’i përballojmë me emocione, me eufori, me diçka që së fundmi kemi zbuluar s’di se çka, gjë që e kemi ditur. Sepse kemi parë disa ndryshime në veshmbathje të njerëzve tanë, sidomos të rinisë tonë, me qëndrime të tyre që ishin ekskluzivisht, sepse ne duhet ta mbajmë parimin e shenjtë: Jam vetvetja. Ky parim supozon t’ia mundësojë edhe tjetrit që të jetë vetvetja. Çdokush që vetvetes ia lejon që të jetë vetvetja dhe mundohet të tjerët të kushtëzojë, të mos them t’i detyrojnë, të mos jenë vetvetja, shkakton dhunë. Dhe, kjo është dhuna psikologjike. Dhuna shoqërore. Dhuna fetare. Dhuna kulturore. Dhuna partiake e kështu me radhë.

Express: Por, si e keni parë lëvizjen e Shtetit të Kosovës pas publikimit të disa pamjeve makabre të shqiptarëve në Siri?
D.L. Gjergji: 
Të vritet njeriu është krim. Krimi i krimeve është të vritet njeriu në emër të Zotit. Dhe, absurdi më i madh që ndodh sot është pikërisht ky. Shumë njerëz thirren në fe e bëjnë krimin e krimeve dhe vrasin të tjerët që nuk mendojnë, nuk flasin apo nuk dëshirojnë të jetojnë sikur ata. Në këtë, në mënyrë parimore, çdo bashkësi fetare dhe çdo njeri që beson në Zotin, duhet të besoj edhe në njeriun, dhe duhet ta dënoj dhe ta luftoj me mjetet që ke… Për mua është një shenjë pozitive që së fundmi, pas një gjumi pesëmbëdhjetëvjeçar, jemi zgjuar dhe kemi parë diçka. Unë nuk dua në asnjë mënyrë të paragjykoj a janë apo nuk janë ata fajtorë, kush janë, kë paraqesin? Por secili shtet juridik duhet ta ketë parasysh një gjë të tillë dhe duhet të jetë i kujdesshëm që qytetarët ta kenë një jetë sa më të qetë, një jetë sa më të lirë dhe një jetë sa më të mirë.

Express: A kanë ndikuar këto ngjarje të prishin harmoninë fetare në Kosovë?
D.L. Gjergji: 
Jo. Ne kemi marrëdhënie të rregullta me bashkësitë tjera fetare. Ipeshkvi ynë, Ipeshkvi i Kishës Ortodokse dhe Kryetari i Bashkësisë Islame takohen rregullisht. Së fundmi janë takuar me kërkesën e Komandanti i KFOR’it, gjenerali Salvatore Farina. Te ne nuk ka ndryshuar asgjë, së paku sa i përket marrëdhënieve të liderëve, ndërsa në popull, po ashtu nuk kemi ndonjë njohuri apo përvojë negative. Ne çdo njeri e konsiderojmë vëlla apo motër. Çdokujt ia lejojmë mundësinë dhe lirinë e përcaktimit apo përzgjedhjes si në aspektin fetar, si në aspektin kulturor, si në aspektin shoqëror e partiak, por askujt nuk ia lejojmë që të imponohet, apo t’ua imponojë e t’i detyrojë të tjetër që të mendojnë, të flasin e të veprojnë si ai apo si ata. Kjo është e keqja. Ne kemi dalë prej diktaturës, kemi dalë prej një robërie 500 vjeçare të sundimit turko-otoman, afër 100 vjet të sundimit serb, 50 vjet sundimi komunisto-ateist e tash jemi në tundim t’ia mohojmë njëri-tjetrit, vetvetes, lirinë e përzgjedhjes, përcaktimit në nivelin personal, familjar, shoqëror, gjithënjerëzor, me këtë edhe lirinë fetare. Ky do të ishte gabim dhe synim i pafalshëm për të gjithë ne, rrugë pa shtegdalje dhe perspektivë. Liria është dhurata e Zotit, si e tillë e pacenueshme sikurse njeriu dhe jeta e tij.

Express: Sa i përket ardhjeve të të huajve, nëpër rrugët e Prishtinës shohim edhe të rinj të cilët shpërndajnë broshura me propagandë për të shpërndarë fenë katolike, evangjeliste apo…?
D.L. Gjergji: 
Tek ne, ndoshta, nuk është kuptuar në mënyrën më të mirë, më të kthjellët dhe burimore koncepti i lirisë. Liria domethënë përgjegjësi. Domethënë aftësi për përzgjedhje. Domethënë respekt dhe nderim për vetveten dhe për të tjerët. Te ne liria është bëj çka të dua, çka më pëlqen, bëj çka mendoj se është e dobishme për mua, duke cenuar lirinë e tjetrit. Nëse dikush ofron diçka në formën e literaturës, ne këtë gjë nuk e bëjmë. Por, kushdo që e bën, mendoj, se nëse e shqetëson qytetarin ose familjen nuk është gjë e mirë. Mirëpo, ajo mund ta ketë një përgjigje se s’është për mua, s’më përgjigjet ose të mos hapet dera. Ose në rrugë të ndalë dikush dhe të ofron diçka i thua faleminderit. Oferta është kjo, por përgjigja ime është se nuk është për mua, nuk kam nevojë etj.,etj. Prandaj, me dinjitet duhet t’i përgjigjemi sfidave. Këto janë batica dhe zbatica të reja për ne. Ne duhet të jemi të dinjitetshëm dhe të mos hutohemi, të mos provokojmë askënd dhe të keqen nuk mund ta mundim kurrë me të keqe. Në qoftë se ka diçka që është e keqe, ne duhet të aktivizojmë të mirën. E, e mira çka domethënë? Bisedimi, dialogu, komunikimi. Këto janë tri rrugët e tona prej të cilave nuk kemi hequr dorë edhe në monizëm, edhe në konizmën, edhe në diktaturën serbe. Gjithmonë duhet të jemi të gatshëm të bisedojmë me këdo. Nuk e përjashtojmë askënd. Të dialogojmë me këdo. Nuk e njollosim apo cenojmë askënd. Le të komunikojmë dhe të japim mundësi edhe vëllezërve apo motrave tona, të cilat eventualisht janë të mashtruar ose kanë rënë nën ndikimin e dikujt ose të keqes. Nuk kemi shqiptarë tepër dhe nuk heqim dorë prej tyre. Ata janë vëllezërit dhe motrat tona. Por, nëse janë gabim atëherë duhet t’ua themi. Sikurse qysh thotë fjala popullore “vëllanë e kam vëlla, por gabimin e tij nuk e kam vëlla”. Atëherë do t’i them se vëllait – vëlla të kam e vëlla të paça – por puna apo veprimin që e ke bërë nuk është i mirë.

Express: Të flasim pak për njohjen e munguar nga Vatikani. Deri ku ka shkuar ky proces?
D.L. Gjergji: 
Ne si Kishë Katolike e kemi bërë pjesën tonë dhe kemi kontakte të vazhdueshme dhe informojmë edhe personalisht Papën, edhe Benediktin e XVI, edhe tash Papa Franqeskun, edhe gjithë dikasteret apo ministritë përkatëse. Ipeshkvi ynë Imzot Dodë Gjergji ka kontakte të rregullta dhe shkëmbim të korrespodencës. Në pjesën tonë e kemi bërë dhe pjesën tjetër duhet ta bëjë shteti. Shteti ynë, edhe në këtë aspekt, me vite të tëra s’ka bërë pothuajse asgjë. Kur e kanë pa se çështja e njohjes së Kosovës si Shtet i pavarur nuk është çështje amerikane apo evropiane, por ne duhet të mbajmë, kjo do të ishte sikur me pas një mësit dhe mos me lëviz asgjë për ta gjetur nusen, thënë figurativisht. Kohën e fundit, diplomacia e jonë pjesërisht është zgjuar, meritat janë të këtij apo atij, në vend se të paraqitemi sa më denjësisht para botës dhe ta dëshmojmë se meritojmë njohjen, lirinë, demokracinë, pavarësinë…

Express: Pra, sipas jush, politika e jashtme e Kosovës ka dështuar sa i përket sigurimit të njohjes nga Vatikani?
D.L. Gjergji: 
Absolutisht ka dështuar, sepse Vatikani e ka caktuar Delegatin Apostolik për Kosovë, që është Nunci Apostolik me Seli në Lubjanë. Ai ka qenë dy herë në Kosovë dhe ka takuar të gjithë udhëheqësit institucional, duke filluar prej Presidentes, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit. Kosova s’ka bërë asnjë hap që të emërojë dikë në këtë këndvështrim apo drejtim.

Express: Tash, çka duhet të bëjë politika e Kosovës?
D.L. Gjergji: 
Të bëjnë sikurse ka bërë Vatikani. Pranë ambasadës sonë në Romë, pranë Qeverisë së Italisë, apo diku tjetër që të jetë një njeri kontakt i Kosovë për Selinë e Shenjtë. Këtë s’e kanë bërë. Pastaj, një lëshim tjetër jashtëzakonisht i madh është mungesa e ligjit mbi bashkësitë fetare. Qe një vit e gjysmë – dy i kanë premtuar edhe Vatikanit, edhe ne. Ne i kemi dhënë vërejtjet dhe propozimet dhe asgjë s’ka ndodhur. Prandaj, janë disa çështja të hapura dhe të mangëta. Vatikani, fatkeqësisht sheh se mungon serioziteti. Vatikani nuk njeh ndonjë shtet, i cili nuk e ka një strategji, një diplomaci afatgjate dhe nuk dëshmon me fakte konkrete seriozitetin e shtetit dhe mbi të gjitha sundimin e ligjit. Qe 15 vjet ne si Kishë Katolike në Kosovës jetojmë sikur të ishim organizatë joqeveritare por ne nuk jemi OJQ. Ne jemi një Kishë Katolike e Kosovë dhe si e tillë nuk mund të orientohemi dhe të rregullohemi me rregullore tjera, me OJQ. Na mungon ligji bazë për rregullimin e marrëdhënieve Kishë-Shtet. Dhe kjo është një mangësi shumë e madhe. Më shumë se një vit kanë kaluar që ne i kemi dhënë propozimet dhe na është premtuar neve, Vatikanit dhe bashkësive tjera. Nuk ka ardhur deri te kjo dhe pse s’ka ardhur një ligj i tillë e dinë ata që duhet të jenë kompetent dhe ta bartin ligjin deri te Parlamenti.

Express: Nëse Kosova do të kishte një Ligj për bashkësitë fetare do të kishe mundësi të kontrollonte edhe këto rrymat radikale, pasojat e të cilave po dihen?
D.L. Gjergji: 
Patjetër, do të ishte një mundësi që atëherë të thirremi në një Ligj. Edhe tash, kur ishte dukuria e atyre që kanë luftuar apo luftojnë në Siri e gjetiu, tash na del gjumi kur del dikush atje që vret ose bashkësia ndërkombëtare jep vërejtje. Pse të tjerët të na japin neve vërejtje e nuk jemi ne që i hetojmë gjërat që në shtëpinë tonë diçka nuk është në rregull? Pse Departamenti Amerikan apo dikush tjetër duhet të bëjë në vërejtje ose një qortim e ne të reagojmë? Ku ishim ne? E dinë ata prej Amerikës më mirë gjendjen tonë apo nuk ka gatishmëri që ne të ballafaqohemi me vetveten, me hallet tona dhe t’i zgjidhim ato në mënyrë më të mirë, duke kërkuar edhe ndihmë dhe përkrahje ndërkombëtare. Kjo mua më brengos se kur një shtet pret që dikush t’i thotë bëre ose mos e bërë këtë nuk është shtet serioz.

Express: Çka sipas jush është ekstremizmi fetar apo ekstremizat tjerë?
D.L. Gjergji: 
Së pari, ekstremizmi duhet të definohet. Ne po flasim për një tematikë shumë të madhe dhe të rëndësishme në një intervistë ku janë disa fjalë. Ekstremizëm domethënë, shqip, skajshmëri. Skajshmëria, populli ka thënë, kur nuk e sheh rrugën mbaje mesin. Neve nuk na nevojiten skajshmëritë te asnjë lloj, as në ekonomi, as në shkencë, as në politikë, as në kulturë, as në art, as në fe. Prirja në ekstremizëm është nga mentaliteti ynë turmor shumëshekullor, kumungonte identiteti dhe personaliteti bazor, liria dhe përgjegjësia. Ne s’kemi pasur liri, s’kemi pasur demokraci, s’kemi mundur të jemi vetvetja dhe të zhvillojmë vlerat dhe virtytet e vërteta. Në atë moment kur jemi zgjuar prej kësaj kllapie shumëshekullore, atëherë , për një herë dëshirojmë të rikuperojmë shekujt e humbur, apo dekadat e humbura. Këtu rrezikojmë të jemi mall në duart e dikujt. Çka domethënë ekstremizmi? Manipulim me njerëz ose me thënë me një fjalor tipik shkencor, kur subjekti – njeriu objektivizohet dhe bëhet gjësend. Dhe, kur atë e manipulon, thënë figurativisht e ngre për hunde ose për dore, dhe e dërgon atje ku nuk do ose e bënë çka ai nuk do.

Express: Pra, a ka vetëm ekstremizëm në fenë islame apo ka edhe në fetë e tjera?
D.L. Gjergji: 
Në këtë moment ekstremizmi si dukuri botërore është mbi të gjitha në islamizëm. Te fetë tjera nuk janë të tejdukshme dhe të pashme siç janë në islamizëm. Nuk përjashtoj që aty-këtu të ketë efekte të ndryshme. Atë që them për Kishën time dhe si prift katolik një gjë e tillë te ne nuk lejohet dhe tolerohet fare….Ky ekstremizëm nuk është vetëm në dimensionet shqiptare, por edhe në dimensionet gjithënjerëzore apo botërore. Sepse te ata ka ardhur deri te një shthurje e ajo çka ishte tradita dhe kultura shumëshekullore islamike dhe tash është një garë se çfarë islamizmi duam. Dikur ishte islamizmi turk i një shteti laik. Dikur ishte islamizmi egjiptian i një shteti laik dhe demokratik. U shthuren ato dhe tashti secili shtet kërkon një model të ri. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për bashkësinë fetare islamike apo myslimane edhe në popullin shqiptar por edhe në botë. Dhëntë Zoti që sa më mirë dhe sa më qetë t’i tejkalojnë këto faza dhe të vijnë deri te ato që janë vlera fetare dhe vlerat morale, të cilat islamizmi i ka dhe duhet t’i kultivojë. Çdo gjë tjetër, rrëshqitje mbi atë çka është lufta apo xhihadi, çka është lufta mes tyre apo lufta mes tyre dhe të tjerëve, praktikisht, e tjetërson elementin bazë që është Zoti, vlerat dhe virtytet fetare e morale. Unë e lus Zotin çdo ditë në këtë aspekt që sa më parë të qetësohet kjo gjendje dhe mos të shkohet kah konfrontimi apo ballafaqimi i armatosur.

Express: Sot në Kosovë ekstremizmi shihet më së shumti në deklarata të disa imamëve….?

D.L. Gjergji: Kjo është një pyetje që unë nuk duhet të përgjigjem. Bashkësia Islame ishte dashur që ta ketë nën mbikëqyrje, në mirëvajtje në atë se çka janë elementet bazë, siç thashë më lartë. Duhet të përcaktohemi të gjithë në elementet fetare, në elementet morale dhe shpirtërore. Çdo tejkalim i suazave shpirtërore, fetare, kulturore mund të jetë i rrezikshëm. Sepse atëherë njeriu fetar pretendon që në qytetarin apo besimtarin ta ketë një shërbëtor në vend se ta ketë një vëlla.

Express: Kur po flasim për deklarata ekstremiste, të gjithëve na kujtohen deklaratat e Anton Kqirës?

D.L. Gjergji: Ne kemi dhënë qëndrimin tonë dhe kemi thënë se ai nuk është qëndrimi ynë. Nuk është as qëndrimi i tij sepse krejt jetën e ka flijuar dhe ka punuar në drejtim të kundërt. Ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të shkëlqyeshëm edhe sa ishte në Kosovë, në Gllogjan, me imamin e atëhershëm në pajtimin e gjaqeve dhe çdo ngatërresë tjetër. Ka vepruar si njeri shumë i dalluar për çështjen kombëtare në SHBA, si në dobi dhe ndihmë të Shqipërisë, ashte edhe në çështjen e Kosovës. Në një moment ka dhënë një vlerësim nën ndikimin e hidhërimit, të emocioneve, apo siç thotë populli: Njëqind pite për një laknur.

Express: Sikurse ju, të njëjtin vlerësim për shembull e japin edhe përkrahësit e imamit Shefqet Krasniqi duke u munduar ta shpërlajnë nga fyerja që i kishte bërë Nënës Terezë?

D.L. Gjergji: Ju e dini qëndrimin tim se unë kurrë nuk kam hyrë në polemikë me askënd, as me Shefqetin dhe as me askënd tjetër. Shefqeti është një vëlla i imi dhe dhjetëra herë kam thënë se s’kërkoj prej tij të kërkojë falje sepse unë e fali. Sepse e dua. Sepse e kam vëlla. Sepse Jezusi më mëson që t’i dua të gjithë. Dhëntë Zoti të mos jetë armik. Edhe po të ishte armik ai apo kushdo e dua dhe e fali. Prandaj, nuk është në pyetje ta bëjmë një lloj balancimi mes këtyre dy njerëzve.

Express: Mirëpo, paralelizmi në këtë rast është për deklarata të këqija të këtyre dy njerëzve…?

D.L. Gjergji: Qëndrimi është i rëndësishëm jo fjala. Me një fjalë mund të gabojmë dhe të rrëshqasim të gjithë. Dhëntë Zoti që mos ta bëjmë asnjërin gabim.

Express: Por, njerëzit prej fjalëve po shkojnë në Siri?

D.L. Gjergji: Fatkeqësisht. Prandaj, është shumë e rëndësishme çfarë qëndrimi kemi ne ndaj Zotit, ndaj Kishës apo Bashkësisë Islame dhe ndaj njëri-tjetrit. Nëse unë tjetrin e çmoj për vëlla apo motër, atëherë, kam gjasa shumë të vogla që të gaboj sepse më udhëheq e vërteta dhe dashuria.

Express: Po kërkoj në përgjigje se cili duhet të jetë qëndrimi i një prijësi fetar ndaj çiftit të Shefqet Krasniqit dhe Anton Kqirës?

D.L. Gjergji: Paralelizmi për mua nuk është i mirë, sepse Anton Kqira krejt jetën e ka me një stil dhe këdo që ta pyesësh që e njeh personalisht Anton Kqirën, flasin në superlativ për te. Në moment, apo një fjalë e tij nuk ka qenë në rregull dhe për atë edhe ai edhe ne kemi thënë se është një ekses apo lëshim, një rrëshqitje. Është në moment hidhërimi dhe moskontrolli, është një moment të cilin e ka paraqit atë çështje që na dhembë të gjithë neve. Amerika me fuqitë tjera na kanë ndihmuar dhe na kanë çliruar dhe ne t’i hakmerrem asaj apo t’i bëjmë keq apo ta harrojmë të mirën e t’ia kthejmë me të keqen, me dhembje dhe zemër të plasur, e ka dhënë një vlerësim, i cili nuk ishte i mirë. Për Shefqetin nuk kam çka të flas sepse ai i takon një bashkësia tjetër dhe duhet ta vlerësojnë eprorët e tij.

Express: Cilat janë organizimet që i ka bërë Ipeshkvia e Kosovës për vizitën e Papës në Tiranë?
D.L. Gjergji: 
Të gjitha Famullitë e tona, të gjitha 25 Bashkësitë që i kemi, do të marrin pjesë me priftërinë me pjesëmarrjen e popullit. Kjo për neve është një ngjarje e madhe dhe një gëzim në këtë mjegullim që po ndodh edhe ndër ne edhe me Mesdheun në Evropë dhe Botë. Kjo dhëntë Zoti te jetë një dritë dhe një zhvillim. Papa Francesku, i cili vjen në Shqipëri dhe përmes saj i takon të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo çfarë do tjetër, për të dhënë një kontribut dhe frymëzim. Ai edhe vet e ka shpjeguar pse vejnë, jemi një popull, kemi pësuar dhe kemi vuajtur gjatë padrejtësisht. Prandaj jemi edhe popull martirë dhe kemi mbijetuar dhe jemi te çelikosur nga vuajtjet. Në anën tjetër, jemi një popull që kemi gjetur mënyrën e bashkëpunimit, bashkëveprimit dhe bashkëvllazërisë gjithë shqiptare.

Express: A mund të pritet që Papa të vizitojë edhe Kosovën?
D.L. Gjergji: Tash për tash, në rrethanat në të cilat ndodhemi, është e paimagjinueshme që një Papë ta vizitojë Kosovën në këtë konfiguracion që jemi edhe si shtet, edhe me të tjerët, edhe me botë. Pse jo, sot, nesër nuk përjashtohet një gjë e tillë. Sepse Papa shkon me ftesën e Shtetit dhe ftesën e Kishës. Kur të plotësohen këto dy kushte dhe kur e vlerëson Papa dhe Këshilli i Lartë i Kishës Katolike, sidomos Sekretaria e Shtetit, e cila është në një mënyrë Ministria e Punëve të Jashtme të Vatikanit, atëherë, vizita ndodhë.

41 komente në “INTERVISTA/ Don Lush Gjergji: Ekstremizmi si pasojë e shthurjes së islamit tradicional”

  1. Sem Luma says:

    Fjale te matura, fjale njerzore, fjale kombetare, fjale paqeje, fjale civilizimi, fjale pajtimi.
    Rrespekt dhe pershendetje te perzemerta, o Don Lush Gjergji!

    1. Toni KS says:

      Veq nje fjale nuk pajtohem me Don Lushin. Kur thote qe edhe magjupin arab Shefqet Krasniqin e ka vella. Ata qe tradhetojne shqiptarine nuk jane vllezerit tone. Te keqit duhet haptas ti thuhet i keq. Keta pisa mjaft kane abuzuar me durimin tone.

      1. Sem Luma says:

        Po te mos ishte Don Lush Gjergji klerik katolik do te pajtohesha me mendimin tend. Lush Gjergji me keto fjale per Shefqet K. tregon edhe njehere pergjegjesine qe ndjen per te pajtuar dhe urtesuar njerezit, qofte edhe kur ke te beje me shpirtzinje e demagoge si Shefqet K.

        Mua me shume po me habit fakti per strukjen dhe mos-ba-zamjen nga intelektualet qe ne kohen e Serbise dhe Jugosllavise kishin kurajon dhe burrerine te kundershtonin dhe te mbronin (te pakten nepermjet kultures, kenges, letersise) shqiptarizmin dhe Kulturen kombetare qe sulmohej e nencmohej nga carce te Beogradit e Shkupit. E sot, pjesa me e madhe e intelektualeve, artisteve, kengetareve nuk bejne ze edhe kur idioter si Shefqet K. dhe Gezim Kelmendi (talibani) fyejne e perqeshin Skenderbeun, Pjeter Bogdanin e Nene Terezen.

      2. Karamahmud Pashe Bushati says:

        Te sherohet shpirti t´i lexojshe keto fjale te Don Lush Gjergjit, kjo ishte disciplina jone para se mberrin selxhuket beduin ne trojet tona, andaj te gjith shqiptart te konvertohemi sa ma pare ne katholik.

    2. Kosovar says:

      Bravo Don lush gjergji. Shembull per disa prijsa fetre Ortodokse e Musliman por edhe katolike te Shqipnis. Ne Kosove dhe Maqedoni ka devijuar Islami ndersa ne Shqiperi ka devijuar Ortodoksia, Shqiptaret duhet te perballen me keto dy fe te devijuara gjithashtu edhe katolicizmi ne shqipeni nuk eshte me mire edhe brenda kesaj feje ne shqiperi jo ne kosove ka ekstremizma fetare te vetmit qe nuk kan devijuar jan katolicizmi ne Kosove dhe Islami ne shqiperi.

  2. cukali says:

    Mesazh i urte i nje Meshtari dhe Sherbetori te Zotit….!!
    Fjala e Dom Lush Gjergjit ne vesh te Zotit…

    Te fala nga Shkodra

  3. BAJRAKTARI I OROSHIT says:

    KATOLIKET NE KOSOVE JANE ME PAK SE JEVGJIT, ME PAK SE SERBET , ME PAK SE TURQIT…
    NUK KANE ASNJE PESHE NE KOSOVE….PUPLA PA PESHE

    “KATEGORIA PUPEL”

    https://www.youtube.com/watch?v=IpEvuAbb4CU

    1. çimi says:

      IK mer idiot, pse nuk e le videoja fjalen te shkoi deri ne fund…. apo merrni nje fjali te nderprere dhe i jepni kuptimin qe doni, injorant muti….

    2. Toni KS says:

      Mos rastesisht e ke pershkruar veten si nje njeri patetik i cili pranon mu ba magjup arab pa kurrfare nevoje.

    3. MERITONI says:

      BAJRAKTARI I OROSHIT

      pse more burre nuk e pranon realitetin se,DON LUSHI eshte krenari e kosoves!
      ky njeri ka pajtu mijra gjaqe me urtesin e vet.

      por dije,sasia nuk e percakton cilsin.psh.edhe diamanti eshte i vogel,por, me vler.
      qka na duhet nje kosovar si SHEFQET KRASNIQI! ai eshte turpi kombit.

    4. Toni Montana says:

      Prej cilit orosh je ti,prej oroshit qe i bani ball 500 vjet turqis,apo nga ndonje orosh ne turqi..se Oroshi i Mirdites e ka fen 2000 vjeqare te pa prekme dhe te paster brez mas brezi..

    5. Karatafut Pashe Bushati says:

      Edhe ti Bajrakkari qerkezo-turk duket se je argat i Erdoganit, kurse ne 95% jemi shqiptar, ti ik pjerdhu e shko ne Anadoll, se atje e ke vendin!

  4. Dielli mbi KORAB says:

    TA HENGRA HALLVEN O SHEN KOZMA.
    Nuk jam kundra qe te festohet neser ne Fier per 300 vjetorin e Shen Kozmain,grekun qe urrente gjuhen shqipe.Nuk jam kundra qe te vijne dhe qindra greke me autobuza.
    Le te vijne dhe te hane Hallven e Kozmait,te gatuar nga shqiptaret.
    Greqia e ka humbur betejen per Epirin,sepse Epiri nuk ka qene kurre Greqi,Ata e kane kuptuar shume mire kete gje,por egoja e semure do te vdese bashke me trupat e tyre.Kur shqiptaret i faleshin perndive ne token e Epirit, grekerit benin vorbulla ne Azine e vogel.
    ME 21 SHTATOR PRITET TE VIJE PAPA I ROMES PER VIZITE NE TOKEN ARBNORE.Janullatosi shpiku Shen-Kozmain per te provokuar,ashtu siç ka bere gjithmon.Ai kerkon ti tregoi shqiptaret para botes si nje popull mysliman,intolerant dhe qe i urren orthodokset.O njerez te mire mos bini ne kurthin e Janullatosit.
    Beni Hallve dhe i uroni mirseardhjen fqinjeve tane greke.
    Shqiptari ben HALLVE jo per shenjetoret por per te vdekurit.
    Ne jemi aty prej mijra vjetesh,bashke me trupin e Kozmait qe e kemi si relike te atyre qe nuk na SFIDUAN DOT
    Shqiptaret kane te drejte te therrasin e brohorasin ne gjuhen e arte shqipe-Ta hengra Hallven o Shen Kozma.

    1. Kosovar says:

      Dielli mbi ko.e. Janullatosi me veprimet e tija anti shqiptare ne token shqiptare ne shtetin shqiptare nuk mundet mej kompromentue shqiptaret ase mej paraqit si intolerant pasi shqiptret unanimisht jan anti orthodokse dhe ket e dine gjithe bote dhe kjo fare nuk i demton shqiptret biles edhe bota e qytetruar eshte anti orthodokse pasi bota orthodokse i ka sjelle po ace telashe botes perendimore sa ekstremizmi islamike biles edhe me shumbullin e fundit esht Russia me Ukrainen. Edhe mos u mundo me kace poshtersi me faktorizue orthodoksin me perendimin kinse si nje fe te cilen po e sulmuan apo qen kunder saje shqiptaret qenkan edhe kuner perendimit ndersa dihet se orthodokisia eshte fe nacionale politike anti perendimore. Shqiptaret sa me anti Orthodokse te jen me afer perendimit do jen dhe me te dashur nga perendimi te ka mashtruar janullatosi mor korb i zi mbi korab.

  5. Blendi says:

    Duhej patjeter te kishte nderhyrje me heret sepse keto organizatat e huaja dhe veqanerisht ato arabe nuk duhej te liheshin qe te veprojne ne Shqiperi dhe Kosove dhe ti shfrytezonin njerezit qe kishin probleme dhe me karakter te dobet…keshu qe ja pasojat…gjithsesi shqiptare perpara se te islamizoheshin ishin te krishtere ortodoks ose katolik dhe sot ajo pjese qe jane konvertu musliman duhet te kene shume kujdes qe te mos revoltohen ne mes vete sepse shqiptaret perpara se per religjionin te behet fjale….ne jemi vllezer e motra te nje gjaku iliro-dardan dhe ju kisha lutt te gjitheve te mos percahemi ne baza fetare…ideologjie…etj…Rrofshin e qofshi shqiptaret kudo qe jane…

  6. Marko Boçari says:

    ……… KUSHTRIM…………
    Ne te gjitha qytetet SHQIPTARE anemban neper ballkan, Shqiptaret duhet te vetorganizohen me makina personale, furgona, dhe autobuze te mbuluar me shkrime per mirseardhje per Papen dhe prezencen e tyre ne “Meshen e Madhe Historike” qe do mbahet ne Tirane.

    Qe te shpjegohem me mire po ju jap disa shembuj: “PRESHEVA I URON MIRSEARDHJEN PAPA FRANCESKUT”,…” MANASTIRI MIREPRET ATIN E SHENJTE”,…. emrat e qyteteve mund te jen te shumte dhe te miremenduar nga organizatoret e pritjes se Atit Te Shenjte psh, Ulqini, Kumanova, Bujanovci,Ohri,Mitrovica,Shkupi pse jo dhe qytetet e CAMERISE.

    Organizatoret duhet te bejne perpjekje per nje pjesmarje sa me masive Panshqiptare qe do trokiste zhurmshem ne mediat boterore qe do jen prezent por dhe do fshinte cdo lloj dyshimi mbi fondamentalizmat fetar te shqiptareve. Kjo meshe nuk ka mesazhe fetare me shume seç ke mesazhe gjeopolitike. Ne keto kohe luftrash ne SHQIPTARET duhet te rrjeshtohemi qartazi me perendiimin

    I HAVE THE DREAM…. Meqenese ne 4 shtator mbushen 10-vjet, do te doja ta shihja bulevardin plot si ATEHERE, nga sheshi Nene Tereza deri tek sheshin Skenderbej, pa asnje lloj frenimi fetar, krahinor apo politik. Njesoj si ne shtator te 2004 kur turperuam greqërit kampion te Europes 2-1.Qe ti themi edhe nje herë njeri-tjetrit “UNE ISHA ATE DITE”

    KUSHTRIMI TE JET–TE GJITH NE BULEVARD

    1. presheva says:

      Marko Boçari:PRESHEVA i uron mireseardhje “papes”kur te bohet SYNET kuptove………;-))

  7. tropojani-tr says:

    Qendrim shume i mire i zv-ipeshkvit,bravo katolikve

  8. A says:

    E kam pasur si enigme pse SELIA e SHENJTE e VATIKANIT nuk e ka njohur si shtet te PAVARUR, KOSOVEN??!!
    Por ja me lexim te ketij shkrimi e mora vesht te verteten, shteti i KOSOVES pjese e kombit shqiptar ka nevoje per njohje nga shtetet e tjera, pra ska nevoje VATIKANI te njihet nga KOSOVA. Deri tani shtetin shqiptar te KOSOVES e kane njohur 108 shtete ne bote, e fundit ishujt shtet SOLOMON ne Oqeani.
    Por cfare veprimtarie ka bere zyrtare KOSOVA ne drejtim te VATIKANIT qe te njihet??!!
    Nga SELIA e SHENJTE e VATIKANIT paska ardhur 2(DY) HERE Nunci Apostolik ose Ambasadori i Vatikanit me rezidence te perhershme ne Slloveni, ku perfshine edhe Kosoven dhe ka bere kontakte zyrtare me Qeverine e Kosoves dhe si perfundim nga aparatciket e kesaj qeverie nuk kemi asnje veprim dhe aktivitet ne kete drejtim. Jo vetem kaq por edhe Ambasada e KOSOVES ne Itali nuk paska te caktuar te pakten 1(NJE) person nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria ose Ministria e Jashtme e Kosves nje person pergjegjes qe te merret direkt mbi kontaktet, bisedimet dhe veprimtarite e ndryeshme politike dhe diplomatike me Institucionet zyrtare perkatese te shtetit te Vatikanit. Me sa duket keto lloj mender zyrtaresh nuk kane kerkuar as ndihmen e Ambasades se Shqiperise ne Vatikan.
    Pra, Selija e Shejte e shtetit te Vatikanit nuk paska faj, ne nje kohe po te kishim bere punen e duhur dhe te ishim njohur nga shteti i Vatikanit do te ishim njohur pothuajse nga te gjitha shtetet e tjera ne bote ku jane me shumice popullsi te krishtera katolike.
    Pra kjo tregon se nuk duam te shkojme ne Evrope si popull shqiptar i Kosoves dhe Qeveria e Kosoves ka mendesi te theksuara fondamentaliste islamike. Therasin e bertasin vetem kur ja mbeshtjellin te tjeret, ne nje kohe qe me dhjetra musliman te Kosoves po shkojne ne vendet islamike dhe luftojne atje. Kete lloj fryme dhe filozofije, si XHIHADIZMIN SEKSUAL dhe SYNETLLEKUN nder FEMRA duan ta praktikojne edhe ne Kosove duke na sjellur edhe mender Pranveren e Pjerdhur Islamike.
    SHQIPERIA si shtet eshte anetare e Organizates te Vendeve Islamike dhe shqiptar po marrin pjese ne levizjet rradikale te prambetura nder veprime dhe ne mendesi si handikapat po luftojne perkrah xhihadisteve ekstremiste dhe ne anen tjeter keto vende nuk njohin si shtet te pavarur Kosoven. Kemi deri edhe Ambadasorin e Palestines ne Beograd, Serbi qe thote: “Kosova ka qene dhe eshte Serbi, por i takon vetem Serbise”. Perseri keto handikapat dhe bastard musliman ne qoftese jane me gjake dhe gjuhe shqiptare, nuk ndihen dhe nuk flasin. Keto jane turpe.
    Ne nje kohe kur hordhite Serbe i sulmuan dhe i shkerdhyen para dhe mbrapa, u strehuan dhe u ndihmuan nga populli i vendit ame SHQIPERIA, perseri them mire bene qe i ndihmuam. Por tani kur ju duket se kaluan lumin po thone qe dhjefsha kalin, bashke me te zotin e kalit, jo vetem vendit ame Shqiperise por edhe SHBA-se, Britanise se Madhe dhe shteteve te tjera evropiane qe pa keto do ishin zhdukur si rrace.
    Shtruhet pyetja cfare ndihmese dhane vendet islamike, arabe ne keto kohra te veshtira per popullin shqiptar te Kosoves??!! ZERO.
    Ndihmen keto vende demode dhe arkaike arabe dhe islamikle e kane per Beogradit te Serbise qe vetem per rikonstruksionin e Beogradit, pa asnje pretenndim fetar, do ti japin 6 MIJELIARD EVRO. Sepse kane pasur dhe kane simpati per te krishterin JOSIF BROZ TITON dhe Jugosllavine e krishtere. Pra keto vende jane me 2(DY) standarte dhe po bejne punen e armiqeve te popullit dhe kombit shqiptar per ta shkatrruar.
    RROFTE dhe LAVDI te perjeteshme Heroit te Madh te popullit dhe kombit shqiptar GJERGJ KASTRIOT – SKENDERBEUt dhe FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA. Tung.

  9. çimi says:

    Gjera shume te ekuilibruara ne pergjithesi, nje njohje me se e mire e realitetit, pak hipokrizi kur behet fjale per ekstremizmin ne fene e Krishtere te pakten ne bote dhe per mendimet e priftit Anton Kqira. Megjithate te ishin kaq tolerante te gjithe kleriket e te gjitha feve, do ishte mrekulli.

  10. agostin says:

    Thenja me e saket qe i perket islamisteve shqiptare eshte ajoe AT.ANTON KQIRES.Kush i shton ose i heq ndonje fjale asaj shprehje madheshtore ,demton thelbin e se vertetes.

    1. Toni KS says:

      @Agostin, ate thenjen Don Anton Kqira e ka thene jo si klerik katolik po si shqiptar atdhetar qe i dhemb zemra per popullin e vete. Nuk ka menduar tekstualisht ashtu po si shprehje habie se si u be qe nje shqiptar qe vetem disa vite pasi Amerika e shpetoj nga gjenocidi i shperlahet truri dhe bene vepra kunder interesave te kombit te vete. Ka qene si reagim ndaj nje debili i cili eshte perfshi ne planifikimin e nje sulmi terrorist ndaj nje baze amerikane. Ata qe ngrejne doren ndaj ushtrise se ShBA ose shajne Ameriken ne vete duhet ti tredhim pa pritur qe Departamenti i Shtetit ti fus ne raport. Don Antoni ka terhjek vrejtjen per murtajen jeshile me te cilen tek me 2014 po merren autoritet ne Kosove pas pasojave katastrofike per imazhin e shqiptareve.
      Megjithate Don Antoni e ka terhequr kete deklarate te tij kur filluan qe kete ta perdorin wahabistet shqipfoles per propagande te tyre. Don Antoni ka vepruar mire. Prandaj ti mos iu jep municion qelbesirave wahabiste nese e konsideron veten patriot shqiptar.

    2. Perse censure ? says:

      Agostin!
      Ti duhet te dallosh shqiptaret mysliman nga ata vehabiste. Une ty plotesisht te kuptoj kur je kunder vehabisteve, por nuk te aresyetoj nese te gjithe shqiptaret mysliman i fut ne nje thes me vehabistet. Eshte e vertete qe numri i tyre, fatkeqesisht po rritet shume shpejt, por ti nuk guxon te jesh kunder shqiptareve mysliman sic jane dy komentues (per mua) shume te respektuar , Toni KS dhe Sem Luma. Prandaj, mbaje vehten more burre dhe permbaju fjaleve shume te matura dhe shume paqesore te don Lush Gjergjit.

      1. Toni KS says:

        @Perse censure, nuk jam kunder muslimaneve shqiptar por i dua si shqiptar europian e jo pjese te “ymetit” apo kombit musliman. Nderkaq jam kunder muslimaneve tjere kur perpiqen qe te prishin harmonine e kombit shqiptar, te na nderrojne historine dhe nderrojne kahjen e udhetimit euroatlantik te shqiptareve sikurse bejne gabelet turq permes Ferid Aganit, Naim Terrnaves e Fuad Ramiqi si dhe magjupet arab permes Shefqet Krasniqit, Enes Goges, Mazllem Mazllemit etj. Kete nuk e bejne as per te miren tone as per qellime fisnike bile as per qellime religjioze. Eshte nje loje cinike e te mundureve ne lojrat gjeopolitike qe synojne qe humbjen e tyre ta maskojne dhe te shfrytezojne pakicat ne oborron e kundershtarit qe ti hakmerren fituesit. Loje te njejte ben Serbia ne Kosove. Kete e kane te qarte te gjithe. Mirepo cka muslimanet shqiptar nuk e kane te qarte eshte se jane duke u keqperdorur ne emer te fese nga verzioni islam i Iluminateve – Wahabistet. Ata duan ta bejne boten si e shohin ata – shkretira arabe e shekullit 7. Ne nuk duhet ti ndihmojme ata ne kete qellim.

        1. Perse censure ? says:

          Toni, ndoshta me keqkuptove. Une replikova me z. agostin sepse nganjehere me duket se ai padrejtesisht i fut ne nje thes te gjithe shqiptaret mysliman te Kosoves. Dhe duke menduar se ti me komentuesin tjeter nga Kosova me nofken Sem Luma jeni te perkatesise myslimane(me falni nese gaboj), ju mora si shembull te mire, si shqiptar te Kosoves te cilet ne rend te pare e vendosni kombin para perkatesise fetare.
          Te pershendes.

    3. BAJRAKTARI I OROSHIT says:

      AGOSTIN:))
      DOM ANTON KQIRA ESHTE E KEQJA E KATOLIKEVE, IU KA PRISHUR PUNE SHUME KATOLIKEVE.

      NJE PYETJE KISHA ,AGOSTIN: SI I THUA NE SHQIP BABES TEND ? I THA “BABA” “BABE” APO JO?
      NESE I THUA KESHTU ESHTE ARABISHT:)))))
      SA IGNORANTE JANE KAURRET

      1. piellarg says:

        Bajraktari i oroshit, pershnetje !nuk duhet t jen aq injoranta kauret, mendimi jem ky, aspak keqdashes.Rrobat t cilat ke veshun, makina jote, rryma elektrike qe ti perdor, aeroplanet, dhe interneti nepermjet t cilut ti po shpreh menimin tan jan te shpikura prej Kaureve! Ather fhala Baba asht perdor prej njerzve shum koh para se gjuha arabe te ekzistonte. Sa per informacion. Ne malcoret themi Tata, Italiant the Latint e tjere Papa, Irlandezet Dada, kshtu qe mos bjer pre e injorances.

  11. agostin says:

    Z.Toni!Une si shqiptare , pasi shohe, se çfar mosmirnjohes jane shume shqipfoles,por jo shqiptare ndaj atyre qe kane dhene nje kontribut te jashtezakonshem per Kombin Shqiptare,i jape te drejte rrevoltes shpirterore te Don Anton Kqires.Municionin ata te paftyre ,e gjejne te gatshem ne shume xhamija te Kosoves dhe Shqiperise,dhe me keto municione jane nisur ne lufte ne Siri dhe Irak,dhe me shpresen e tyre per te pushtuar Romen dhe Europen kristiane.

    1. Toni KS says:

      @agostin,pikerisht kete po them. Revolta e Don Antonit ishte legjitime por zgjedhja e fjaleve per te shprehur kete revolte ishte fatkeqe. U be miniere ari per propagandistet anti-shqiptar magjupo arab. Prandaj Don Antoni e terhoqi deklaraten. Une them te bejme si ai.

  12. Drenicak says:

    Katolikt shqiptar jane 100% shqiptar ndersa na muslimutat jemi disa 50 e disa 20 e disa 0 % .
    Na muslimutat po mendojm veq pe allahun!!!!

  13. Jeniceri_1 says:

    O Lush na cave trapin u bone edhe ti te dicutosh

    Te discutosh per fene islame
    Koqe kandari

    1. Ilir says:

      Ik mor talebano

  14. D O K L E A T I says:

    Nuk duhet harrua se ne Dearborn te Michiganit jeton komuniteti me i madh arabo- musluman ne SHBA. Nuk kam kurrfare informate mbi :”authentification” e fjaleve te tepas per Anton Kqiren. Por dihet se nuk ka as dje e as sot jashte trojeve shqiptare qender me aktive sesa QENDRA E KISHES KATOLIKE SHQIPTARE NE MUCHIGAN, qe dikur e udheheqete dom Anton Kqira (tani i penzionuam). Neper kete qender, Perpos senatoreve dhe kongresmeneve amerikan,kaluan dhe bene darke: Ibrahim Rugova, Gramos Pashko, Sali Berisha, Hashim Thaci, Alfred Mojsiu, Fatmir Sejdiu dhe me qindra fytyra te tjera publike shqiotare. Te gjithe gjate kohes kure udheheqes i kesaj kishe ishte Anton Kqira. Kontributi i kesaj qendre ishte i pa pare per Kosoven. Materialisht dhe ndryshe. Kjo qender me dhjetra vitesh ishte
    hale ne syte e Jugosllavise dhe sot e Malit te Zi. Prandaj edhe u munduan ta shuajne kete vater shqiptare. VEPRAT FLASIN ME TEPER SE FJALET. Por duket, se ne shume lami te jetes u perdor ate qe thonte Fishta: ” Haja qenit, pija qenit, edhe bjeri karadyzenit”.
    Akti terrorist, ne Fort Diks te New Jerseyt, duket qe ndikoj qe Kqira te i thone ato fjale ne afekt. Nese edhe i tha. Perdryshe, te gjithe e njofin si njeri me “gafe” dhe koheve te fundit idhte edhe i lodhur psiqikisht.

  15. lol says:

    gjithe boten e shetita por njerez me te dobet se shkipot nuk kam pare,populli me servil ne bote,popull spiun,popull pa vlera,popull frigacak,pa moral dhe karakter,

    1. Ilir says:

      Je tuj fol per Muslimanet? Katoliket jane Rrace ma e paster Shqiptare plus kan GJAK 100% te paster Shqiptar. Kurse shume musliman kane gjak turk/mongol pasi ju ka q… turku per 500 vjet. Mos harro se deri ne vitin 1912 i keni than vedit TURQ…

    1. Perse censure ? says:

      Eshte e pamundur qe ne nje komunitet te mos gjinden tradhetare.Sigurisht qe keta qe ishin pro serbise jane tradhetare dhe ata urrehen edhe nga shqiptaret katolike te Kosoves. Por mos harro qe tradhetare dhe pro-serbe kishte edhe nga shqiptaret mysliman. Shume prej tyre u vrane si bashkepunetore te serbeve gjate luftes se fundit.
      Serbet ishin urrejtes te shqiptareve, pavaresisht besimit te tyre. Sipas Znj. Edit Durham serbet me shume i urrenin shqiptaret e krishtere se sa shqiptaret mysliman. “Nuk me befasonte qe serbet e urrenin islamin, por u ngrina kur e pashe qe ata e urrenin edhe kishen tjeter te krishtere. Nuk e pritja qe katoliket shqiptare ishin me shume te urryer nga sllavet se sa myslimanet” E.Durham, Londer 1920.
      Ndersa popi Bojoviq,ne gazeten “Vesnik Serpske Crkve” shkruan: “Rrezikun me te madh per Kishen Ortodokse Serbe, e kjo do te thot edhe per popullin serb,e paraqet Kisha Katolike ne kufijte tane te rinj.Ky do te jete nje demon i cili nuk do te na le te qete dhe i cili ne vazhdimesi do te jete barre edhe per shtetin edhe per popullin… Prifterinjte katolike shqiptar dhe besimtaret e tyre jane fajtore per te gjitha mossukseset serbe”.

  16. lleshi says:

    Gazeta tema eshte gazeta me e mire per komente.ketu del e verteta e urrejtjes ndaj njeri tjetrit ne shqiperi.te gjitha komentet e tjera jo anonime jane genjeshtra .genjehet se shqiptaret e respektojne njeri tjetrin.vetem se shqiptaret jane ne shtet te pa fuqishem se ndryshe me kohe do te kishte plasur.duke u rritur ne sistemin komunist dhe kujtimet se sa te dobet ishin njerezit ato vite mund te them se shqiptaret jane popull pa vlere.tani po me vjen te vjell

  17. Mercedesi says:

    Islam tradicional eshte islami qe kan futur te krishteret duke manipuluar disa musliman injorant…

  18. mustafa says:

    o agostin lopa qenke hajvan po ska municion nepr gjamijat e kosoves per luft ne siri irak e gjetk po municioni i gjamijave te kosoves do t shprazet kunder armikut te kombit shqiptar se ne jemi ne rend te par komb shqiptar pastaj jemi shumice muslimane tradicionale qe te miren dhe te keqen ne luft kunder armiqve tan te kombit e kemi ndar dhe do a ndajme se bashku me vllezerit ton kudo qe jane ne trojet tona etnike shqiptare ashtu siq e beri adem jashari sakrifice veten e etij me familje per komb atdhe dhe flamur kombtar gjithmone si nje familje shqiptare me tradite islame andaj mjekerr capat jan pakice apo me mir te themi-1%e islamit tradicional kombtar etnik shqiptar te kosoves prandaj mos mbjellni urrejtje kunder shumices shqiptare islame te kosoves se jane me patriot se t gjithe ju atje ortodoks apo katolik apo qka tjeter se me fanatizem e mbrojme flamurin pjesen dardane te shqiperise dhe gjithnje endrrojme bashkimnin e trojeve ilire shqiptare ne nje shtet mos u merrni me at pakice radikale qe nuk edin as kunder kujt po luftojne ndersa ne shqiptaret etnik te kosove si shumice islame do ta bejm shqiperine etnike kombtare shqiptare nen flamurin kuqe zi pa dallim se ciles fe do i takojn shqiptaret do te thot shqiperia do te beht deshten apo nuk deshten armiqt e saj dhe armiqt tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje