Zyrtare: Gjykata pranon kërkesën e PDK-së, anulon zgjedhjen e Isa Mustafës kryeparlamentar

22 Gusht 2014, 13:31Rajoni TEMA

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli jokushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës si kryetar i Kuvendit. Gjatë seancës konstituive, sipas gjykatës janë shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

Gjykata njohu PDK-në si grupin më të madh parlamentar dhe të drejtën që ajo të ketë kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

 

NJOFTIMI

“Të enjten, më 21 gusht 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbajti këshillime dhe votoi në rastin KO119/14, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014.

Kërkesa u parashtrua në Gjykatë, më 18 korrik 2014, nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese vendosi si në vijim:

“I. njëzëri, të DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. me shumicë votash, TË KONSTATOJË që:

a. mbledhja dhe procedura e ndjekur pas pezullimit të seancës konstitutive, më 17 korrik 2014, nga Kryesuesja, për shkak të mungesës së kuorumit, kanë shkelur nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene;

b. Vendimi Nr. 05-V-001, i 17 korrikut 2014, është jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit dhe, rrjedhimisht, është i pavlefshëm;

c. Seanca konstituive e Kuvendit, që ka filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, konkretisht nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Rrjedhimisht, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstitutive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë Aktgjykim. “

Teksti i plotë i Aktgjykimit do t’u dorëzohet palëve, do të postohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në kohën e duhur”.

18 komente në “Zyrtare: Gjykata pranon kërkesën e PDK-së, anulon zgjedhjen e Isa Mustafës kryeparlamentar”

  1. Delli USA says:

    OK-ej,PDK eshte grupi me I madh,por a mundet ajo qe me 37 deputet te zgjedhi kryetarin,kjo eshte ceshtja.

    1. Sem Luma says:

      Por PDK-ja s´mundet pra, o Dielli! Ketu qendron problemi, shume mire e ke ti.

      Kesaj i thone: m`do me zor!

      E nje gje e tille nuk eshte as politike e as demokratike.
      Eshte thjesht hajvanllek i klasit te pare!

      1. Marko Boçari says:

        …………. KUSHTRIM………..

        Ne te gjitha qytetet SHQIPTARE anemban neper ballkan, Shqiptaret duhet te vetorganizohen me makina private, furgona dhe autobuze ti mbulojne me shkrime per mirseardhje per Papen dhe prezencen e tyre ne “Meshen e Madhe Historike” qe do mbahet ne Tirane.

        Qe te shpjegohem me mire po ju jap disa shembuj: “PRESHEVA I URON MIRSEARDHJEN PAPA FRANCESKUT”,…” MANASTIRI MIREPRET ATIN E SHENJTE”,…. emrat e qyteteve mund te jen te shumte dhe te miremenduar nga organizatoret e pritjes se Atit Te Shenjte psh, Ulqini, Kumanova, Bujanovci,Ohri,Mitrovica,Shkupi pse jo dhe qytetet e CAMERISE.
        Organizatoret duhet te bejne perpjekje per nje pjesmarje sa me masive Panshqiptare qe do trokiste zhurmshem ne mediat boterore qe do jen prezent por dhe do fshinte cdo lloj dyshimi mbi fondamentalizmin mysliman apo ortodoks te shqiptareve.

        I HAVE THE DREAM…. Meqenese ne 4 shtator mbushen 10-vjet, do te doja ta shihja bulevardin plot si ATEHERE, nga sheshi Nene Tereza deri tek sheshin Skenderbej, pa asnje lloj frenimi fetar, krahinor apo politik. Njesoj si ne shtator te 2004 kur turperuam greqërit kampion te Europes 2-1.Qe ti themi edhe nje herë njeri-tjetrit “UNE ISHA ATE DITE”

        KUSHTRIMI TE JET–TE GJITH NE BULEVARD

    2. Marko Boçari says:

      Te gjitha qytetet SHQIPTARE anemban neper ballkan duhet te organizojne autobuze te mbuluar me shkrime per mirseardhje per Papen dhe prezencen e tyre ne “Meshen e Madhe Historike” qe do mbahet ne Tirane.

      Qe te shpjegohem me mire po ju jap disa shembuj: “PRESHEVA I URON MIRSEARDHJEN PAPA FRANCESKUT”,…” MANASTIRI MIREPRET ATIN E SHENJTE”,…. emrat e qyteteve mund te jen te shumte dhe te miremenduar nga organizatoret e pritjes se Atit Te Shenjte psh, Ulqini, Kumanova, Bujanovci,Ohri,Mitrovica,Shkupi pse jo dhe qytetet e CAMERISE.
      Organizatoret duhet te bejne perpjekje per nje pjesmarje sa me masive Panshqiptare qe do trokiste zhurmshem ne mediat boterore qe do jen prezent por dhe do fshinte cdo lloj dyshimi mbi fondamentalizmin mysliman apo ortodoks te shqiptareve.

      NE DO NDJEKIM SYMBYLLURAZI ZGJEDHJEN QE KA BER MBI 500VJET ME PARE HEROI YNE KOMBETAR GJ.K.SKENDERBEU.

      I HAVE THE DREAM…. Ta shoh bulevardi plot nga sheshi Nene Tereza deri tek sheshin Skenderbej, pa asnje lloj frenimi fetar, krahinor apo politik. Nje soj si ne shtator te 2004 kur turperuam kampionet e Europes 2-1.Qe ti themi njeri-tjetrit “UNE ISHA ATE DITE”

      KUSHTRIMI TE JET–TE GJITH NE BULEVARD

      1. presheva says:

        Marko Bocçari:PRRSHEVA i uron papes mireseardhje!Vetem kur te bohet SYNET kuptove…..

    3. Tarrasi says:

      PDK nuk eshte grupi me i madh ky eshte gomarlliku me i madh i nxjerre nga ndonje gjykate ne bote!!!!!

  2. kangur says:

    Po tani ç’do t’i thote Kreshnik Çollaku Rames?! Se e kishte merak te madh ky bolja pse nuk e uroi Rama Mustafen! A debil 24 carat qe je ti o Çollak! I thote te tjereve medioker, por ky nuk e di qe mban tiullin kryetar te shoqata e mediokerve pa kufij!

    1. haka te i zoti says:

      O Kangur, te lutem mos ofendo organin me te rendesishem te riprodhimit njerzor me K.Collakun.

  3. haka te i zoti says:

    O sa mire ja kane bere ketij skuthit te LDK/se.
    Ky Juda, eshte gati te beje aleance edhe me djallin vetem mos shporet nga politika.

  4. Anna says:

    Karagjozllik. Ne cdo parlament te botes nje grup prej 20% te deputeteve te kuvendit mund te kandidoje deputetin qe mendon per postin e kr te parlamentit. Votimi eshte i fshehte dhe nominal. Ne fund deputeti qe ka suportin me te madh zgjidhet kryetar packa forces politike qe i perket. Kjo eshte demokraci jo kjo qe bejne kosovaret. Keta smeritoje as europe e asgje, jane korrake turqelli qe sbehen dot njerez. Fatkeqsisht

    1. aten says:

      Keta koqevaret jane turqe, ne shqiptare e greke s kemi asgje te perbashket me ta.

  5. akili says:

    Sipas kushtetutes grupi me i madh eshte ai i PDK-se dhe prej tij duhej te vinte propozimi per Kryetar Kuvendi ndersa ndodhi e kunderta dhe Kryetari u zgjodh nga LDK-ja. Arrin apo jo LDK te krijoje shumice ne Kuvendin e Kosoves kjo eshte ceshtje tjeter. Sipas kushtetutes dhe sipas gjasave vendi duhet te kaloje ne zgjedhje te reja nese Partia ose Koalicioni fitues nuk arrijne te konstituojne organet e reja te qeverisjes. Koalicionet paszgjedhore nuk jane te vlefshme ne zgjedhjen e organeve qeverisese si Kuvendi dhe ne kete rast vendi do hyje ne zgjedhje te jashtzakonshme.

  6. Drenicak says:

    Isa Mustafa eshte i vetmi politikan qe na e perkujton kohen e Millosheviqit.
    A po bindeni o vllazen shqiptar se jo te gjithe shqiptart e Kosoves kan dasht te ndahen nga Serbia.
    Ende ka shume shqiptar qe vajtojn per Serbi e perfaqsuesi i atyre eshte Isa Mutafa.

    1. Perse censure ? says:

      Ke te drejte ti ore Drenicak per Isen. Por inteligjenca e KFOR-it amerikan nuk e permend Isen si bashkepunetore te UDB- se . Ajo si bashkepunetore te UDB-se i permend disa anetar ete larte te ish Drejtorise Politike te UCK-se.

    2. emilio says:

      Drenicak ik e pirdhu mor korrak i ndyre…..

    3. ermali says:

      Ti mor drenicak i ndyre harron se pdk kishte dhe ka koalicion me islamiket, se paku ky isai eshte ne bllok me rambon i cili nuk i ka ne qejf mjekerpalaret.

  7. 2014 says:

    Drenicak-
    a me tregon ti me kend qeverisi Thaqi ? nese nuk e din, te tregoj un; aty ishte LISBA. apo tre qereket,romet,ashkalinjet,egjiptianet,komuniteti turk,boshnjak,goran,qerkez,malazezet dhe pakica me e dashur per ty serbet.

  8. ohoho pasha says:

    E si i behet kti muhabeti. Sa keq kur nje njeriut si mbushet mendja se si ka numrat dhe do me sesben te behet sicdo ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje