Kryeministri Edi Rama u nis për në Dubrovnik të Kroacisë për të takuar kryeministrat e rajonit, homologun kroat, atë boshnjak dhe kryeministrin e Malit të Zi.
Sipas Ramës, takimi do të shërbejë për të koordinuar qëndrimet për Konferencën e Berlinit.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thirrur një samit të rëndësishëm me vendet e rajonit.
Përveç mbështetjes për integrimin e rajonit në BE, konferenca do të shërbejë për të thithur edhe investime gjermane.
Më herët Rama u takua me homologun kosovar, Hashim Thaçi, pikërisht për këtë çështje.
“Kohë e re për Ballkanin,” shkruan Rama në rrjetet sociale.
Më parë ishte raportuar se kancelarja Merkel do të dalë në konferencë për shtyp vetëm me kryeministrin shqiptar, çka ka lënë shije të hidhur në Beograd.
E ( RREGULLON ) SALIU DHE ( LIRIA ) ME BEOGRADIN NUK PAGUHEN KOT NGA SERBIA DUHET TE
( NDERMJETESOJNE ) PER TI VENE ZJARRIN BALLKANIT ,,,,,,,