Shqipëria ime fantastike/ Voskopoja që nuk plaket kurrë

28 Gusht 2014, 21:18Kulturë TEMA
Shqipëria ime fantastike/ Voskopoja që nuk plaket kurrë

“Shqipëria ime fantastike” është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike, të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë vitit 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati, që zona të veçanta ofrojnë

 

E rrethuar mes malesh, e strukur mes kurbave të buta të kodrave, bri pyjeve të dendur e të përjetshëm, ajo përbën një nga vendet më përrallore.

Voskopoja ndodhet 18 km nga Korça, është një qytet i vjetër me një kulturë të pasur bizantine dhe monumente ku përfshihen një numër i konsiderueshëm kishash dhe manastiresh ortodokse.

E pozicionuar në mes të pishave, Voskopoja ofron një kombinim unik të natyrës së bukur, një historie dhe kulture të pasur dhe gjithashtu një ushqim dhe shërbim të mirë.

Është një vend i përkryer për njerëzit aktivë, të cilët duan të shëtisin dhe të eksplorojnë natyrën, si dhe për ata që dëshirojnë të praktikojnë sporte të ndryshme në ajrin e pastër të kësaj zone të bukur të vendit tonë.

Ish- Kampi i Pionierëve në këtë zonë është shndërruar prej disa vitesh në pikën e vetme, ku mund të gjesh kushtet e nevojshme për turizmin malor.

Ndërtuar që në vitin 1954, vitet e fundit është restauruar duke i dhënë një stil unik, në harmoni me natyrën përreth, me një pistë në qendër të sipërfaqes së tij.

Pika është e frekuentuar gjithmonë jo vetëm nga njerëz energjikë, që duan natyrën dhe sportet, por edhe nga vizitorë që çmojnë qetësinë dhe relaksin që ofron largësia e pikës nga pjesa tjetër e banuar.

Pushuesit nuk qëndrojnë shumë gjatë, por me periudha njëjavore.  Aty ka kushte për parkim, kënd lojërash, kënd sportiv basketbolli dhe mini- futbolli.

Në dimër funksionon pista e skive dhe zhvillohen garat e famshme rajonale.

Në të janë zhvilluar gjithmonë edhe kampionate kombëtare.

Është një nga vendet e rralla ku mund të zhvillohen këto lloje sportesh dimërore, por ende mungon iniciativa për ta zgjeruar dhe çuar më tej turizmin alpin dhe sportin dimëror.

Banorët e fshatit mirëpresin idetë e reja dhe shprehen të gatshëm madje të ndihmojnë në zhvillimin e shërbimeve turistike, që në fund të fundit do t’i shërbenin zhvillimit të zonës dhe do të ishin edhe një mundësi më shumë punësimi për vendasit.

Është Voskopoja një nga qytetet që jo vetëm ka shërbyer si muzë për shkrimtarët apo studiues e historianë me radhë, por ka qenë dhe vazhdon të jetë djepi i kulturës.

 

Pak histori

Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330.

Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë.

Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha.

Në këtë periudhë qytetërimi ka pasur akademi, bibliotekë, shtypshkronjë, artizanat të zhvilluar e tekstile.

Ajo shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi.

Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916.

Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.

Zhvillimi në Voskopojë i profesioneve të zejeve të kohës së vet u bë një nxitës real konkurrencë në të gjithë Ballkanin, duke dhënë shenjat e para të një kulturë paraindustriale që do të sillte padyshim një zhvillim parakapitalist të domosdoshëm për zhvillimin e rajonit.

Nga studimi gjeografik i botuar në Vjenë, besohet se voskopojanët qenë grupuar në 14 korporata, që përfaqësonin kategoritë e mëdha industriale dhe tregtare.

Elementi më i çuditshëm i Voskopojës ishte standardi demokratik i administrimit.

Ajo drejtohej nga borgjezia tregtare dhe zejtare në mënyrë të pavarur nga Porta e Lartë, nëpërmjet parimit të votimit. Voskopoja ishte një qytet autonom brenda Perandorisë Otomane, i përbërë nga shqiptarët, grekët dhe vllehët.

Nuk përjashtohet mundësia që Voskopoja të jetë trajtuar prej autoriteteve osmane “jashtë Shqipërisë”; rast i ngjashëm do të ishte ai i vilajetit të Përmetit, i vënë në dukje nga vetë Inalciku: ky vilajet “iu dha si shtojcë Jakub Beut, të birit të Teodor Muzakës” dhe si i tillë, “kjo krahinë konsiderohej jashtë Shqipërisë”. (Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia botuese Phoenix dhe Shtëpia e Librit, f. 15)

Studiues të ndryshëm gjatë hulumtimit të arkivave përcaktojnë Voskopojën si një qytet “jashtë pushtetit të Portës”, i cili në fakt ishte një “qytet tentakular në kuptimin e plotë të fjalës”, që tërhiqte rreth vetes gjithë sa i vlente: tregtarë, afaristë, intelektualë të kohës, rini të fshatrave.

Ky është fakti më kuptimplotë që Voskopoja ishte shqiptare, sepse duke qenë një qytet tentakular që thithte mes trojeve shqiptare një popullsi prej dhjetëra mijë banorësh, kuptohet që elementi joshqiptar nuk mund të ishte kurrë minorancë.

Nga të dhënat e copëtuara që vijnë sot, rezulton se Voskopoja po projektonte për të parën herë krijimin e një gjuhe të shkruar shqipe.

Teodor Kavaljoti (1710 – 11 gusht 1789) ishte shqiptar me origjinë nga Kavaja, përgatiti të parin alfabet shqip dhe shkroi traktate si “Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika” që janë zhdukur përgjithmonë.

Kështu, Voskopoja ishte edhe qendër e lëvrimit të shqipes. Voskopoja po kthehej kështu pak nga pak në një fanar ndriçues dhe orientues drejt nacionalizmit dhe pavarësisë shqiptare, jo vetëm nga Perandoria, por edhe nga Patriarkana Helene e Stambollit.

Kjo ishte edhe pika e dobët e Voskopojës.

Sepse gjuha shqipe ishte kulmi, por edhe vdekja e Voskopojës. Sepse gjuha shqipe e folur në atë kohë deri në rrethinat e Athinës plot xhami (që sot janë zhdukur), po të shkruhej, do të shkruante ndryshe historinë e territoreve të Shqipërisë dhe të Greqisë.

39 komente në “Shqipëria ime fantastike/ Voskopoja që nuk plaket kurrë”

  1. makth-i says:

    -Mahnitese ne ç’do stine.

    1. adriatik says:

      E kane djegur islamiket 3 here kete qytet sepse ata njohin vetem kulturen e shkaterrimit.

  2. Sokoli says:

    Domethënë, meqë pikun e zhvillimin Voskopoja e ka pasur më 1764, nga na doli “bizantine”? Promovimi është i mirë dhe përgëzime që uleni dhe e bëni, por pandershmëria (padija?) historike i rrëzon gjithë pikët, si breshëri lulet e mollës.

    1. gjergji says:

      O Sokolesh, per disa gjera qe nuk ke marre mundimin ti njofesh, mos fol por degjo, ose merr mundimin te lexosh.

      Shqiperia Tone eshte fantastike, por duhet te jemi qytetar te denje dhe te vetedijshem te ketyre vlerave. Fatkeqesisht dominon nje kompleksizem nje anomali dhe nje kontradizem ne mendjen dhe veprat e shumices se Shqipetareve.

      Le te shohim disa pika te ketij artikull, me shume prpagandistik se sa informues, i zhveshur nga vertetesi dhe i veshur me shume Nacionalizem.

      1. Artikulli na daton periudhat e shkaterimit, por nuk na refen as artikulli as Wikipedia (ne shqip) se nga kush u shkaterua dhe perse u shkaterua. U shkaterua (lexo Wikipedia Anglisht, Greqisht) nga Shqipetaret Turk-Arnaut, sepse kjo vater e Kultures kishte Fene e Krishterimit Ortodoks dhe si gjuhe e te shkruarit kishte Greqishten (ne pamundesi per tjeter alfabet).

      2. Teodor Kavalioti (lexo literatur, ose per thjeshtesi Wikipedia Anglisht dhe Greqisht), nuk thuhet asgjekundi qe eshte shqipetar nga Kavaja. Por Thodhor Anastasi i lindur ne Kavala te Maqedonise, nga ku morri dhe emrin Theodhoros Anastas Kavaliotis (dhe jo T. Kavajoti, nga Kavaja).

      3. Voskopoja (vosko-pol (gr.)= bari-qytet(shqip)) nuk ishte aspak qendra e kultures dhe nacionalizmit Shqipetar, por qendra e kultures Bizante, me te vetmen dhe te paren Akademi dhe Shtypshkronje ne Ballkan. Gjuha dominuese e shkences, kultures, artit, filozofis ishte vetem Greqishtja (prandaj u dogj 2 here nga Ali Pasha dhe heren e fundit nga Sali Butka), gjuha Shqipe, Vllahishte, Arumune… ishin vetem ne te foluren e perditshme.

      4, Kulmi dhe vdekja e Voskopojes ishte Greqishtja dhe jo Shqipja. Me kulturen Heleno-Bizantine dhe gjuhen Greke Voskopoja arriti kulmin e Lavdise (apo jo). Dhe vdekja e Voskopojes i erdhi nga Turk-Arnautet pikerisht sepse kishte gjuhe, kulture Helene dhe Fene Ortodokse(apo jo).

      5. Pikerisht gjuha Shqipe degjohej deri ne Xhamit e Athines, sepse Shqipetaret ishin te favorizuar nga Perandoria Otomane si Islamik qe u kthyen (kjo gje na injoron, nuk na nderon).

      Mund te dukem pak i tepruar ne keto qe shkruajt, por jane te verteta. Sa me te vertet te jemi aq me te nderuar behemi ne syt e Botes, ndryshe do te jemi dhe te varfer dhe hajduta.

      Mos haroni shprehjen e madhe te Platonit “Filos mu o Isokratis, ala filitati i alithia” = “mik Isokrati, por me mik e verteta”.

      1. Open your mind says:

        Perderisa ti i bazon faktet e tua tek Wikipidia,o gjergji,do te thote qe dhe ti paske boshlleqe te theksuara. Greket, per mendimin tim ,ishin me te privilegjuar se ata qe ti i quan islamike.Patriarkana e kishes orthodokse ndodhej ne ate kohe dhe ndodhet akoma ne kryeqendren otomane ne Stamboll.Apo mos ndoshta ishte atje per ta “luftuar nga brenda” perandorine otomane?? Jo,ajo perdorej si vegel nga sulltani,per te mbajtur nen kontroll Ballkanin,e sidomos shqiptaret. Perandoria otomane shikonte faktorin shqiptar si kercenimin e vetem ne Ballkan,dhe nisur nga kjo, gjeti lloj-lloj menyrash per ti perçare apo asimiluar shqiptaret,dhe deri diku ia arriti qellimit.Kjo mund te shihet fare qarte edhe tek komenti yt. Perandorine otomane e kane luftuar edhe shqiptaret e krishtere,edhe ata shqiptare qe ti i quan islamike.Ky eshte nje fakt historik. Ato kohera kane qene shume te turbullta,dhe as historiani me i zoti,nuk mund te na sjelle nje pasqyrim te sakte te historise se asaj periudhe.Heren e fundit Voskopoja eshte djegur nga Sali Butka,ku pjestar i çetes se tij ka qene edhe patrioti orthodoks Themistokli Germenji.Dhe kjo djegje erdhi pas masakres qe greket kryen ne fshatin Panarit,ku andartet grek theren afersisht 400 burra,gra e femije te ketij fshati.Nisur nga fakti se andartet greke kishin perkraje te pjesshme ne Voskopoje,dhe po ashtu nga fakti se disa voskopojare kerkonin qe ky fshat ti bashkohesh Greqise,atehere ndodhi dhe hakmarrja e patrioteve shqiptare.Pothuajse gjysma e çetes se kolonjarit Sali Butka,kane qene te krishtere.Ka qene po kjo çete,qe ka marre ne mbrojtje patriotin orthodoks Petro Nini Luarasi,kur greket mundoheshin ta vrisnin me çdo kusht sepse perhapte gjuhen shqipe.Fatkeqesisht,nuk arriten ta mbronin siç duhej,dhe greket ia arriten qellimit dhe e helmuan Petro Luarasin. Lexo ca me shume libra historik,dhe mos u mbeshtet tek wikipidia.qe kushdo mund ta ndryshoje sipas gustove.Apo nuk e dije,qe çdokush mund ta ndryshoje? Dhe sa per djeni jam nje shqiptar katolik une qe po te shkruaj dhe feja nuk ka te beje fare per mua,sepse jemi shqiptare mbi te gjitha,por mos e ngaterro kekun me byrekun.

      2. moskopolis says:

        Kyrie Giorgo, e more kete muaj pensionin e voriopidhurioteve? Une jam vllah Voskopoje dhe dua te them se shkaterrimin e pare e bene turqit, ngaqe qyteti bashke me qendra te tjera vllahe si Grabova, Gramoshta, Linotopi, Nica, Llenga etj. ishin me ruset ne luften ruso-turke. Dy vjet para djegies se pare te qytetit, u shkaterrua Patriarkana e Ohrit nga varej Voskopoja, pra me 1767. Kjo Patriarkane ishte ne lufte me ate te Stambollit qe kontrollohej nga greket. Patriarkana e Ohrit perhapte dijen ne gjuhen e popujve te nenshtruar, si shqipja, bullgarishtja, vllahishtja etj., kurse patriarkana e Stambollit ishte dora e gjate e Portes se Larte..

      3. shqipoja says:

        Kur qenka puna keshtu o grek m.ti..mire ja paskan bere qw e paskan djegur..ju jeni aq rrace e felliqur sa vini fene mbi kombin..vetem se nje pjese u kthuen ne myslimane, ju u shnderruat ne greke..keni fene mbi atdheun..kur qwnka puna qe edhe ne do ishim me tru greku si juve, u qofshim fale stergjyshrrve qe u bene myslimane..ja produkti..po mos ishim bere myslimane do ns kisht berw kisha grekë si ju

    2. gjergji says:

      O gazeta Tema, perse censuroni fjale e lire, kaq shum ju shqetesojne te vertetat. Turp.

      1. Hail Fyher! says:

        Epo jane the gjithe cuna qe vene ne kishen ungjillore keta qe tu duket vetja pak si amerikane. Pak a shume si te paret e tyre qe u kthyen ne vene e pushtusit, apo baballaret a gjysheret e tyre qe prishen xhamite per tu bere komuniste. Race kameleoni ose sic e quan ndonjeri “laramane” andej nga eshte leku fillojne lepihen.

  3. EleΥΘeriskeΨi says:

    Nje shkrim qesharak sidomos mbyllja e artikullit!

    Historia e Mosxopolis-Voskopojes
    http://en.wikipedia.org/wiki/Moscopole

    http://el.wikipedia.org/wiki/%CE%9C%CE%BF%CF%83%CF%87%CF%8C%CF%80%CE%BF%CE%BB%CE%B7

    1. jakobini says:

      per shkerdhaten greke ”eleutheri malakia”: Voskopoja ishte fanar ndricues per te gjithe popujt e Ballkanit, por perderisa autori i drejtohet nje publiku shqipfoles, natyrisht do thote qe nga ky qytet filloi Rilindja kombetare…Shumica e popullsise ishte vllahe, por kishte edhe shume shqiptare nga Opari, Mokra dhe Postenani…NUK KISHTE ASNJE GREK…VETEM KULTURA ISHTE GREKE…
      Per Sokolin: Voskopoja pasqyron artin bizantin dhe POSTBIZANTIN…Kisha e pare eshte ajo e Shen Gjergjit e fillim shek. XIV ku Bizanti ekzistonte ende…

    2. Epirioti II says:

      Politika greke ka investuar dhe investon vazhdimisht ne falsifikimin e Greqise. Ka me qindra artikuj ne Wikipedia ne Anglisht te shkruar nga greket per vende, njerez te shquar dhe ngjarje te Shqiperise. Sa “vullnetare” te zote qe ka kjo Greqia.

      Ka edhe plot shqiptare te helenizuar, qe sikurse e thote nje historian grek “behen me helinos se vete greket, jane njerezit perfekt per Greqine” qe nuk do rreshtin kurre duke propaganduar.

      1. PIRRUA I EPIRIT says:

        Falcifikim Jane Mbishkrimet ne Parqet Arkeologjike, te Butrintit, Antigones, Bylistit, Amandias, Aulona, Apolonis, Dyrahut (Epidamnos), qe mjfton 2 vjet te kesh studjuar Greqisht dhe mund ti lexosh dhe kuptosh lehtesisht ato mbishkrime.

        Facifikim jane Dhrahmit Ilire (me mbishkrime Helene) te gjetura ne qytete e siper permendura dhe qe ekspozohen ne Muzeun Kombetar (kati i pare).

        Flacifikime jane monedhat e Pirros qe shkruajn “Πυρρος Βασσιλευς της Ηπειρου”, dhe te Aleksandrit te Madh “Μεγας Αλεξανδρος Μακεδονας Βασσιλευς”.

        Falcifikime jane (o injorant), pasuria qe dhuruan pasaniket Shqipetar si Apostol Arsaqi, Kostandin Zhapa, Vangjel Zhapa, Athanas Zhapa, Kristaq Zografi, Simon Sinai, Mihal Tasica, Jorgo Sina, Joan Panga, Jorgo Adami… Greqis dhe jo Shqiperise (sepse nuk eshte Shqiperia qe donin ajo e Shkuara dhe e Sotmia), por provinc Otomane dikur dhe satelit Otoman sot.

        1. Open your mind says:

          Gjuha shqipe nuk ishte e shkruar ne keto periudha qe thua ti.Edhe tek perkrenaja e Skenderbeut ka nje mbishkrim latinisht. Mos valle kjo e ben ate italian?? Me vjen çudi qe paska kaq shume shqiptare antishqiptare.Po ti a po flet gjuhen shqipe ketu ne kete forum? Ku e klasifikon vehten,ne shqiptar apo grek? Sepse po te klasifikoheshe si shqiptar,nuk do te harroje te permendje dhe fakte historike qe kane te bejne me shqiptare,si psh heronjte e revolucionit “grek”.

        2. moskopolis says:

          Ilirishtja sikunder edhe thrakishtja ishin gjuhe jo te shkruara…Herodoti thote se thraket ishin nje popullsi shume e madhe pas indianeve…Deri me tani jane zbuluar vetem tre mbishkrime thrakase, mendoni nje popullsi kaq e madhe dhe vetem tre fjali ne thrakisht, ku njera prej tyre eshte DADALEME e kjo nga trakologe te ndryshem shpjegohet me shqipen. Cabej si albanolog, bashke me prof. Duridanov e shpjegojne nga DA DALE ME! DHE MBAME MUA, ku DALE ka kuptimin e [mbaj]. Persa i perket bamiresve te Greqise pjesa me e madhe e tyre ishin vllehe nga Shqiperia e Jugut, por kishte edhe shqiptare. Zhapat e Laboves ishin shqiptare, stermbesen e tij e kam pyetur vete dhe me tha se nuk jemi vlleh apo greke, por shqiptare. Ajo eshte perkthyese ligjore ne rr.e Durresit. Kishte edhe Zografe me ndergjegje shqiptare si Dhimiter Zografi etj.

    3. Hail Fyher! says:

      he mre cili nga keto stafistat e temes do u shpjegoje wikipedia-s qe keta qene shqiptare edhe jo vllehe e greke. Se ju e keni zakon cdo jani e spiro po ka vdekur e quani shqiptar po eshte gjalle ngaqe ka goje edhe ua thote cope qe jeni selefe e quani grek e vlle.
      O sternipat e hamzait, si ka thene turkofagosi (i verteti jo ai qe shkruan sot) qe me ju harxhon kallepin e sapunit se sado qe tu lash prape te selefe ngeleni. shkurt muhabeti kujdes sapunin, se sa kohe ti duhen palestinat e ballkanit cifuteve te amerikes do beni qef, pastaj te keqen e anadollit po ua dhane se edhe ate mos ua japin kurdeve.

    4. Alb says:

      Kete shkrimin te kjo corba e quajtur wikipedia e paske katranosur vete. Qenke tamam idiot

    5. Papa Jani says:

      Shko moj gamisou me artikujt e tu greke

  4. Ja lwto shkrime na duhen se na mbyten lajme sa politike dhe keqbwrjet ne atdhe. Faleminderit dhe sa mw shume gjera pozitive ne shkruani se u swmurem mw lajme tw dhimbwshme. Shqipwria jonw eshtw PARAJSE. E kemi dhe nuk ia dime kimetin.
    Sa vwnde si Vooskopoja ka shqipwria nga jugu nw veri. Coini Turistet te vizitojnw DANGELLINE NAIMJANE me “Bredhin e OTOVES” me GOLIKUN E SANJOVEN deri RADOMI ai radhua i pashoq twrw livadhe.Shpjerini nw luginwn e Osumit nga pllaja e Vithkuqit e del ne ASHIKIEN nw kanionet fundore te OSUMIT.Nw Ashikie eshtw dhe TEQEJA sa ato MULLIJTE NJERI PAS TJETRIT..rrenoja po kanw vlerwn e tyre. Mali i MICANIT eshte nje tjetwr MAJE TOMORI…
    Pse Jo cojini deri nw ZAVALANIT E Martirwve te Rilindies kombetar Fehim Zavalani, mendu Zavalani e tj deri vwndlindien e te renit tw parw nw mbrojtien e Pavaresisw shpalur mw 192 qw u kwrcwnua nga pushuesit GREKE. Ishte Papa stath melani me Jono Xhoga Zavalanin qw i priti me pushkw 13-14. Atje do tw binte si bien Trimat Kapedan Jano Xhoga krye cwtws qw komandonte.
    Pwllwmbw e vwnde turistike sa historike wshtw atdheu yne,ta propagandojmw si po beni ju sa shoh sot kwtw shkrim shoqwruar me foto.
    Nw Toronto po e lexojmw me shokw, mes tyre dhe Pr.Vangjush ZIKO bir i krahinws sw KORCES “Parisi vogel”qw pwrditw nga njw POEZI thur pwr vwndlindien edhe se kaluar 82 vitet e jetes tij gjithnjw me penw nw dore.
    Pushime te mbara dhe ju faleminderit dhe nje herw gazetes suaj “TEMA online.
    Guri Naimit D.

  5. Uan says:

    Voskopoja nje qytet shume i zhvilluar ne ate kohe i banuar nga Vllehet 100%dhe i shkatruar nga korrraket 3 here

    1. Open your mind says:

      Eshte e kuptueshme fatkeqësia e atyre që përpiqen të përvetësojnë kulturën dhe historinë e të tjerëve dhe nuk vlerësojnë faktin se të ardhurit në këtë vend gjetën një ambient me një zhvillim të hershëm. Se këta çobenj, që erdhën me bagëti, gjetën familje që trashëgonin jo vetëm traditën, kulturën, por edhe vetë emrat e lashtë. Gjetën Janinë, Ohër dhe arbëresh. Se kur arumunët jetonin në stane familje si Muzakajt (emri i të cilëve vjen nga molosët e lashtë) jetonin në saraje. Mund te marrim shembull kontributin e Kavaliotit, për të përkthyer “Dhiatën e Re” në shqip dhe për të kultivuar gjuhën shqipe (kuptohet nëse ai do të ishte arumun nuk kishte përse të interesohej për gjuhën shqipe); sikurse ndihet përpjekja e të krishterëve të tjerë për të ngritur kombin shqiptar. Mua natyrshëm më lind ideja se Voskopoja ka qënë qëndra e ngritjes së ndërgjegjes kombëtare shqiptare dhe për këtë arësye u dogj. U dogj nga Perandoria osmane, që nuk lejonte në asnjë mënyrë ngjalljen e ndërgjegjes kombëtare shqiptar, apo u dogj nga bejlerët shqiptarë, si rezultat i disnivelit, apo i nxitjes së përçarjes ndërshqiptare, apo u dogj nga çobenjt, siç thotë Sabri Godo, kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është të kuptojmë se këtu u godit përpjekja e shqiptarëve të krishterë për rilindjen kombëtare. Perandoria osmane mendoi se në këtë mënyrë do të mbyllte kapitullin e rilindjes së ndërgjegjes kombëtare shqiptare dhe nuk llogariti se shpirti i krishterë shqiptar nuk do të vdiste, sikurse rilindjen kombëtare shqiptare do ta drejtonin edhe vetë myslimanë shqiptare, madje të shkolluar në Turqi, apo me poste të larta në vetë Perandorinë Osmane.Kur lexon për Voskopojën trishtohesh sesi këtë kulturë shqiptare përpiqen ta përvetësojnë arumunët. Mbase kultura e Voskopojës është ura lidhëse me lashtësinë shqiptare, pasi ata që ngritën Voskopojën vinin nga thellësitë e shekujve.Përpjekjet për shqipërimin e “Dhiatës së Re” në luftë me pengesat e Patriarkanës së Stambollit (gjuhë barbare shqipja!) u vazhdua nga nxënës të tjerë të Kavaliotit, ose bashkëkohës të ndriçuar prej frymës voskopojare dhe ata të përmendur për dije e kulturë. Peshkopi i Durrësit Grigor Durrsaku e përktheu atë më 1761 dhe më tepër në një alfabet origjinal, aspak të ngjashëm me germat greke .

      I dëgjuari Dhaskal Todhri (Theodhor Filipi), që i ngjiste Kavaliotit, jo vetëm nga emri por edhe nga zemra e mendimet shqipëroi fragmente nga Dhiata e lartpërmendur, si dhe pjesë liturgjike. Në gjurmët e voskopojarëve përparimtarë u mundua të sjellë një shtypshkronjë në Elbasan, më 1805 dhe u eliminua në rrugë e sipër.
      … Durrsaku i përmendur lë mënjanë skeptrin e peshkopit dhe me dorën e vet harton një alfabet origjinal të gjuhës shqipe që flitet kudo, por nuk shkruhet lehtë, punë kjo jo fort e lehtë e pa vlerë.

      Tjetri (Kostë Kozmopoliti) shkon edhe më tutje duke u rikujtuar bashkëkombësve të vet bëmat e famshme të Skënderbeut dhe luftën e “albanëve” kundër Turqisë (për analogji i nxit tani të përsëritin të kaluarën heroike).
      Po kjo rraca Vllahe dinamike dhe e gjalle…vetem ne katundin e Voskopojes polli akademira e Anjshtanja te shquar…ndersa ne pjeset e tjera ku u perhap rraca e gjalle dhe dinamike Vllahe…krijoj vetem cobenj, barinj, e Boshnjak?? Cudi e madhe kjo pune…
      Si thone conbenj kot…
      Gjith ata Voskopojar e katundar te ndryshem qe shkonin ne Rumani per studime ne kohra te mevonta…cuditerisht ishin Shqiptar te flakte…edhe kjo…cudi e madhe.
      Nejse gjith kjo vemdnje i vihet Voskopojes kot me duket mua…nje mitologji e krijuar kot. Shqipja nuk lejoheshe te mesoheshe…nuk lejoheshe te shkrueshe nga Osmanet…prandaj detyrimisht perdoreshe nje gjuhe tjeter. Dhe kaq. Shqtypshkronjen e solli Gregor Gega (padyshim Vorio Epiriot nga Epidamni)…dhe e coj atje sepse atje OSMANET e lejonin shtypshkronjen. Osmanet nuk e kishin problemin me Orthodhokset sic thot Arnauti…Orthodhoksine Greke e donin dhe perkrahnin shume. Ata vec nuk lejonin shtypin ne Shqip…dhe kaq.

      1. maksi moscopoleanu says:

        Nuk duhet te komunikosh me fantazma pa emer si puna juaj,por kur futesh ne kete segment kohor ,duhet te kesh referenca e jo gjuhe druri.Ju rekomandoj te prekni botimet e shtypshkronjes voskopoja e po ketu pergjigjuni si t’ju a mare mendja .Vec nje gje me duhet tjua a them per kulture se me c’shkruan me lart je bylmez pa busull pa asgje .Une i kam prekur librat e Teodor Cavaliotit gramatika ka emrin Protopira e ka 4 gjuhe Vlahishten Aromej ,Shqip Greqisht e Sllavisht,sigurisht me shkronjat e kohes .Me pas ka shkruar e D.Voskopojari,Bojagi etj.Ndersa Shqip Shqip me shkronja Latine ka shkruar Ocuta shek 18 ne Wiene ,e me pas Naun Veqilharxhi me 2 Abetare Evetari nje e dy .Shkrimet me shkronja latine ishte nje veprim politik i rendesishem e per identitetin Kombetar Shqiptar ,mos e haro se deri ateher shkruhej edhe ne Persisht Osmanisht Greqisht.Pra e shkruara me shkronja latine eshte nje dhurate e cmuar nga keta Voskopojare qe ti i ignjoron ,duke i quajtur cobane.Po nejse aq di aq thua nuk te merzitemi,por,ne ambiente academike kur flitet per keto tema e segmente kohore te kerkojne shkrimet ne gur e plloca,monedhat,pikturat,afrescat etj etj.

    2. Papa Jani says:

      Epo, ti do jesh ndonje dobic korraku qe flitke me kaq siguri

  6. Baze Boza says:

    Shënimi se..”shqiptarët nuk kanë qënë asnjëherë minorancë në këtë qytet…” mbetet për tu diskutuar.Fjala ”Voskapojë” rrjedh nga bashkimi i dy fjalëve që i përkasin gjuhës greke,”Voskos”,çoban,kupto vllah dhe poli(pojë) qytet,pra qyteti i vllehëve.Të paktën në fillimet e ngritjes së tij ka qënë i tillë.

  7. tourkofagos says:

    ju lutemi Tema-s,na servirni ndonje tempull nga ”kultura ”otomane e suniteve te Zikes,normalisht me ilustrime nga xhamia e hasan beut……
    mjaft me me kulturen dhe kishat xristiane,pasi ato nuk i perkasin 75% suniteve shqipfoles……….

  8. jeto nje jete says:

    kjo ndertese ka qene kanp per femijet,quhej kampi i pioniereve “KOCI BAKO”,ku pushonin femijet nga e gjithe shqiperia,me fleta kampi vlera 800 lek per femije dhe 1200 lek per te rritur staf hudheqes quheshin,njesoj si kujdestar.
    Me pelqen shume ai kamp,pasi e kam shijuar, ne stinen e dimrit me nxenesit e shkolles se mesme ushtarake” Skenderbej” te cilet benin stervitjen dimerore.
    aty, ne pisten me debore , zhvillohej kanpionati i skive te republikes.
    dhe ju lumte dora qe e kane rruajtur.
    kulture e njerezve te mencur.

  9. Karamahmud Pashe Bushati says:

    E bukur qenka Vaskopoja, por edhe Peja jone oshte e bukur, me reshqiten lotet:
    http://www.google.de/imgres?imgurl=http://www.yllpress.com/fotografite/artikujt/peja_qyte

  10. uni says:

    O elevtheriskepsi,ca pate me fundin ,,Ste pelqen e verteta ,ashtu eee shko rrih bythen me shqlma me gjith historin e pushtave,ju Beme njeres o legena,gjith athina therriste shqip,,koco na erdhe koco na erdhe kostandinit ,lexoje ,a dush Te dish per Simon sina voskopojari qe me paret e veta ngriti librarine qe sot mburren pushtat,lexoje,a dush Te dish per greket 1960 vinin turist shqipri dhe mbushnin cantat me oriz e makarona Sa turp Palo turist ,shko pyet puntoret e turizmit korce ,shko shurru pis

  11. Mazllëmi says:

    Qyteti quhej “Moshopoli” që do të thotë “qytet erëmirë”…

  12. bo bo says:

    Ajo çfar shkruan Ben Blushi ne romanin e tij”Te jetosh ne ishull” pjesa kur flet se çfar ka ne Voskopojen e atyre viteve, nga goja e “profesorit” personazhit te romanit, jane teresisht te verteta.Jam dakort,ne shqipatret duam te kemi keto pershkrime te bukura per natyren tone dhe bukurite e saj dhe sa me pak lajme te keqia.Optimizem dhe shprese!

  13. Kasemi says:

    Ne shqiptaret jemi emocionale…si per te lavderuar, ashtu edhe per te share…. Voskopoja, si cdo vend tjeter, ka historine e saj, me ngritjen dhe uljen ….. , por qe te pretendohet se paska bere historine e Shqiperise dhe shqiptareve….Kjo eshte e tepert….dhe jo cdo gje qe thote blushi eshte e vertete…Voskopoja ka qene qender e madhe Kocovllehesh, ashtu sic eshte edhe Blushi vete…Pervec interest praktik, zemra e tyre nuk ka rrahur kurre per Shqiperine…. Voskopoja u dogj dhe shkaterrua per pune pazaresh e jo per pune feje sic mundohen te thone ca te “kulturuar”…Voskopojaret ja kishin paguar gjithe jeten taksen e kembores (nje lloj takse e kohes)sanxhakbeut te Beratit, dhe papritur nderruan dore…….atehere ndeshkimi erdhi I pameshirshem…..pas ketij casti popullsia u shperngul dhe nje pjese kucovllehesh moren toka me qera ne Korcen e sotme, e cila ishte vakef dhe perbejne edhe sot nje pjese te mire te banoreve te Korces…..

    Por ajer te paster dhe mish te pjekur ka ne te gjithe shqiperine, qe nga Vermoshi e deri ne Konispol, ashtu sic ka dhe kasha, xhami e teqe pa fund….Ta ruajme Voskopojen , por te moe e mitizojme….

  14. epirotas says:

    Aromanian dhe jo Arumun Jane shqiptare te latinizuar keshtu qe i kane sherbyer Shqiperisee

  15. Silvia says:

    Na cudite kasem me cvleresimet tuaja per Voskopojen,qe ka qene shembulli me i mire dhe per politiken e sotme ,ne administrimin e qyteteve dhe te gjithe Shqiperise!Por ne jemi meshuar te rrojme duke vjedhur e shkaterruar dhe duke patur zili suksesin e tjetrit!Po c’fare te kishte me shume Voskopoja? Akademi,24 kisha qe kane vlere si arkitekture,histori dhe art mesjetar te afreskeve,shtyp[shkronje,rruge te gjera me kalldrem,kanalizime,biblioteke.Te gjitha keto jane tregues qe percaktojne kriteret e nje qyteti >Ato vlera qe mbart sot Voskopoja,qe ne me qellim nuk dual ti restaurojme e mirembajme ,por i shkaterrojme,se na zene syte,duam sduam ato VLERRA jane identiteti i KOMBIT SHQIPTAR!Pse mos kem ivullnetin e mire ti Mirembajme ,ti restaurojme se disa objekte me vlere ende sot jane te pa vena dore ,qysh ne kohen e Komunizmit,kur ishin kthyer ne Depo Drithi!Te vizitosh Voskopojen,nuk eshte primare natyra e mishi i pjekur,qe sic thoni ju me cinizem i gjen ne gjith Shqiperine,por kultura,arti, historia,arkitektura qe jane unike ne Ballkan,jane IDENTITETI yne .Ka dhe historiane shqiptare qe mendojne keshtu si ty,,,por asnjer te huaj nuk mendon keshtu! Keta lloj shqiptaresh nuk duan ne rradhe te pare veten e tyre ,atdheun e jo te duan te tjeret!Jam krenare qe kam origjine nga Voskopoja,nje nga qytetet me ineresante mesjetare ne ballkane ne shek 18-19!

  16. x...X...x says:

    MADHESHTORE *
    + HIJERENDE *
    + E LAVDISHME *

    VOSKOPOJA, me nji qytet,me nji kulture e cila per kohen e saj,
    ishte nji nder qytetet me me ze ne ballkan ,
    mjerishte shkaterruar nga bashkpunimi Heleno – Turko-arrnamute islame.
    Jane pikerishte kjo rrace ,e cila vazhdon te shkaterroje ne kte vend ,
    cdo vler ,cdo kulture,cdo civilizim .

  17. EleΥΘeriskeΨi says:

    Teodor Kavaljioti grek nga …Kavajia!
    Si mund te themi,
    Saranda nga Sa-e-rand(rend)
    Himara nga Hi-mora
    Amerika nga A-mer-ika etj

    http://en.wikipedia.org/wiki/Theodore_Kavalliotis

    1. harallambrua korofillaku says:

      Sources :

      Κεκριδής Ευστάθιος (1989), “Θεόδωρος Αναστασίου Καβαλλιώτης (1718; 1789). Ο Διδάσκαλος του Γένους”, Aristotle University of Thessaloniki, retrieved 2010-09-11

      ???????
      greke qe duan te bejne historine e shqiptareve ??????

      # Go Fuck Yourself !!! #

  18. s’ka fonde per te thithur turistin apo investuesin ne kto çaste.

    1. Kristo says:

      …Nuk cuditem se si disa syresh marin guximin dhe hedhin gure mbi Voskopojen. Por Voskopoja ngrihet gjithmone e me larte sa me shume gure i hedhin. Qyteti ne ate periudhe i shte ne kulmin e lulezimit dhe banohej vetem nga disa lagje vllehesh nga te cilat njera ishte lagjia Metsovo banoret e se ciles ishin te gjithe vllehe te Metsovos Pindeane. Eshte e vertete qe ne qytet stydioheshin kater gjuhe por kjo ishte nisiative e zgjuar e Dhaniili Moskopolitit dhe Theodhoro Kavaliotit qe hartuan fjalorin modest prej kater gjuhesh Greqisht, Armanesht(vllahisht), Shqip dhe Bullgarisht. Dihet se keto kater gjuhe i flisnin studente konviktore te ardhur nga te gjitha anet e Perandorise Turke Ballkanike. ….Voskopoja u dogj dhe u plackit nga bandat e hajduteve shqiptare muslimane dhe kete e them pa hezitim se keshtu daton e verteta. Ishte koha kur Pashai i Janines Aliu, sapo niste rrebelimin dhe banditet hajdute muslimane shqiptare vrisnin e prisnin, digjnin e plackisnin sepse ishin nen mbrojtjen e Tij…! Ja keshtu nisen te godasin mbi Voskopojen…! Pothuajse njesoj sic goditen hordhite Muslimane Konstaninoupolin…!

  19. gaqo says:

    Flas per Voskopojen Mesjetare ,kryeqendren e Ballkanit nen perandorine Otomane,u perndrit me Qyteterimin e kulturen e vet ,e ka pas edhe shtypshkronje disa vite para qendres se perandorise,me akademi,biblioteke,infrastrukture,gjurmet jane edhe sot rruge e me trotuare ,qender tregetare midis lindjes e perendimit ,me flote detare e me aurore anije lufte qe mbronte anijet e veta tregetare,pra sipas Thunmann ,ka pas 90 mije banore ,ku punohej edhe ari argjendi ,diamanti,e manifakture ku edhe N.Bonoparti merte shajakun me ngjyra ,cilesore ku nuk i shponte sfera e pushkeve qe mbusheshin nga gryka etj.Atje edhe debora eshte e ngrohte,me nje mikroklime unikale ndaj u ngrit ai qytet modern aty.Kadare ,do ta quante nje mini Troje ! P.s Sa per rektorin e “Academia e Re”, Pastori,filozof,matematicien,Shkencetar Teodor Cavalioti ,ka shkruar edhe gramatiken 4 gjuheshe ,pra Shqip ,Vllahisht,greqisht e sllavisht,natyrisht me shkronjat e kohes.Ka shkruar edhe ne Voskopoje edhe ne Wiene edhe Danil Voskopojari e Bojaxhi.Me pas ne Wiene shek. 18 ,Ocuta ka shkruar shqip e Gjuhen Vllahe me shkronja Latine e ishte nje veprim e nje ngjarje e madhe politike kjo,percaktoi identitetin e perkatesine Oksidentale te Shqiperise.Dihet se deri atehere shkruhej Shqip por me shkronja Persisht ,Osmanisht e Greqisht.Akademiku A.buda do te thonte se Voskopoja eshte djepi i Rilindjes Kombetare Shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje