Vizita e Papa Françeskut/ Rama inspekton punimet: Shqipëria në qendër të vëmendjes së mbarë botës

22 Gusht 2014, 16:22Kulturë TEMA
Vizita e Papa Françeskut/ Rama inspekton punimet: Shqipëria në

Kryeministri Edi Rama inspekton punimet që po kryhen në sheshin Nënë Tereza në Tiranë në kuadër të vizitës së Papa Françeskut më 21 shtator.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kreu i Qeverisë e konsideron vizitën si kuptimplotë për shqiptarët, ku Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes së mbarë Botës për disa orë. Gjithashtu Rama konfirmon praninë e 1200 gazetarëve të huaj të cilët do të ndjekin vizitën e Papës në Tiranë.

“Vijojnë me ritme të larta të jashtëzakonshme përgatitjet për vizitën historike të 21 shtatorit, kur Ati i Shenjtë do të zbresë në Tiranë në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Europë.

Një vizitë kuptimplotë për shqiptarët, rajonin tonë dhe Europën natyrisht, ku Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes së mbarë botës për disa orë.

1200 gazetarë të huaj dhe televizionet e mbarë botës do ta ndjekin këtë vizitë në vendin ku të krishterë e muslimanë jetojnë në paqe, pasi kanë kaluar përmes ferrit komunist dhe bashkarisht përpiqen si europianë t’i bashkohen Familjes Europiane me të drejta të plota”, shkruan Rama në rrjetin social.

33 komente në “Vizita e Papa Françeskut/ Rama inspekton punimet: Shqipëria në qendër të vëmendjes së mbarë botës”

  1. Ramudhi says:

    Ishalla nuk fillon dhe i lyen bojna bojna.

    1. xhikja says:

      jopo ta bejme si ato ngjyrat anemike te bashes, si ne kohen e xhaxhit. ka per te dal sheshi super, dhe do jete super super reklam per SHQIPERINE!!!!

      1. Marko Boçari says:

        ……….. KUSHTRIM……………

        Te gjitha qytetet SHQIPTARE anemban neper ballkan duhet te organizojne autobuze te mbuluar me shkrime per mirseardhje per Papen dhe prezencen e tyre ne “Meshen e Madhe Historike” qe Qe te shpjegohem me mire po ju jap disa shembuj: “PRESHEVA I URON MIRSEARDHJEN PAPA FRANCESKUT”,…” MANASTIRI MIREPRET ATIN E SHENJTE”,…. emrat e qyteteve mund te jen te shumte dhe te miremenduar nga organizatoret e pritjes se Atit Te Shenjte psh, Ulqini, Kumanova, Bujanovci,Ohri,Mitrovica,Shkupi pse jo dhe qytetet e CAMERISE.
        Organizatoret duhet te bejne perpjekje per nje pjesmarje sa me masive Panshqiptare qe do trokiste zhurmshem ne mediat boterore qe do jen prezent por dhe do fshinte cdo lloj dyshimi mbi fondamentalizmin mysliman apo ortodoks te shqiptareve.

        I HAVE THE DREAM…. Meqenese ne 4 shtator mbushen 10-vjet, do te doja ta shihja bulevardin plot si ATEHERE, nga sheshi Nene Tereza deri tek sheshin Skenderbej, pa asnje lloj frenimi fetar, krahinor apo politik. Njesoj si ne shtator te 2004 kur turperuam greqërit kampion te Europes 2-1.Qe ti themi edhe nje herë njeri-tjetrit “UNE ISHA ATE DITE”

        KUSHTRIMI TE JET–TE GJITH NE BULEVARD

    2. rita says:

      te gjithe se bashku ne shesh per te pritur papen..do jete nje ceremoni MADHESHTORE!

      1. Marko Boçari says:

        Jes Rita

    3. aqifi says:

      Ne kete lajm, cari i gjate paska dale ne variantin Kim Jong-un! Mire qe nuk mban shenime neper blloqe grupi i servileve qe e rrethon…

      1. Gurbanguly Berdymuhamedov says:

        O Z. Aqif,

        Une jam socialist, porse komenti yt eshte me vend. Vetem blloqet alla koreançe mungojne. Servil milet, politike ibret!

        1. Marko Boçari says:

          Meqnese ju te dy jeni socialiste apo saliste siç thoni, hikni lozno me loqet e politikaneve diten kur te vi Ati i Shenjte

    4. Albania says:

      duhet kujdes kur te vije Papa i Romes kujdes nga xhihadistet Kosovare sepse jane rrace muti e pabese dhe mos dalin e ngrejne bythen perpjete ti luten allahut te tyre perpara syve te Papes…Kujdes xhihadistet Kosovare jane popull me Pabese ne Ballkan sbashku me Turqit.

      1. Ilir Hoti says:

        Ti nuk je <albania<!!!!! Ti je funderrina ,zvarranike sahane tru lares e shperlares..pa ide fe a komb- moral(nqs je shqiptare-re)..Krahina ma e madhe e Shqiperise qe ne menyre fisnike e martire luftoi qendroi e fitoj mbroiti identitetin e kulturen e vjeter shqiptare,kur disa krahina tjera nuk munden…….Por koha e SHQIPERISE ka ardhur kush ka sy e veshe…….Disa tru-shperlare me ose pa mjeker nuk e pengojne zhvillimin tone…Rrofte KOMBI yne Te gjithe ne TIRANE!!! MIRESE VINI PAPA FRANCESKU!!!! TE GJITHA KANALET TELEVIZIVE TE BOTES DO TE JAPIN KRONIKAT NGA TIRANA

  2. Arbri says:

    Rregulloje sa te duash prape fasade ngelet. Perse nuk mobilizohen institucionet per te rregulluar keshtu gjithe vendin? I bie qe Papa te vizitoje muaj per muaj Shqiperine qe te behet e tera!

    1. DREJTESI says:

      Hahahahaha more Ar(Br)i.
      Po te ishte ashtu,aq kollaj sa mendon zoterote se behen gjerat,skishte nevoje per buxhete. Ngrije gishtin lart dhe behen sa hap e mbyll syte. Por kur je injorant dhe ste le partia te mendosh ndryshe,ske faj. Mire dhe kaq qe paske kompjuter dhe internet.

      1. Arbri says:

        @ DREJTE(por siperfaqesore)SI

        Per militant dhe injorant i perfaqeson ti te gjithe kudo qe ndodhen pa dallim kombesie,feje apo gjinie. Mos ju kritikojne pak partine se filloni e qani me oi… Ka 22 vjet qe ky gishti drejtues sic e quan ti, duhet te kishte bere mrekullira, por prape ne vend numero. Kam fatin te jetoj ne Kanada qe prej 19 vitesh por me shqeteson e ardhmja e vendit tim, kete koment mund ta beja pa problem dhe para 2013, nuk eshte ceshtje afeksioni partiak. Nuk quhet ndryshim te rregullosh 4 gjera sa per sy e faqe, se restaurimi tjeter do behet pas 20 vjetesh kur te jete vizita e rradhes. Nuk ecet me te tilla arsyetime se mbetem gjithmone te fundit ne liste. Por fatkeqesisht ti mbetesh dora e atyre qe vdesin per fasade!

        P.s internetin e perdor qe prej 1995(llogarite beji vete se je aq djale i zgjuar) Good luck!

  3. Claus says:

    Akoma genjejne veten keta njerez te hyqmetit.

    “Vendi ku te krishtere dhe myslimane jetojne ne paqe!!!”

    Harron ky qe qeshte tashme ne kufijte e IS-it, ku shqiptare ketej dhe andej kufirit presin koka dhe lene kockat si ne Kenget e Ures se Qabese?
    Harron ky qe tashme “dhuroi” 20 milione fisheke per trupat irakiane per te luftuar hordhite barbare islamike?
    Harron ky krijimin e” Komitetit te Shpetimit Kombetar” me 26 organizata ku nuk njihet as kryetari dhe as sekretari i cili ben thirrje per moslejim levizjeje te lire te nje kryepeshkopi?

    Tani, ne kete moment, sapo mora lajmin qe ne nje xhami shqiptare ne Zvicer ka patur te shtena armesh dhe pikerisht ne Sant-Gallen. Nje i vdekur me plumba ne trup ne vendin e lutjeve.
    Dhe pikerisht pas lutjeve te se premtes!

    Ky me duket se eshte ne nje gjendje hipnotike, ku endrrat e nje nate gushti plot engjej dhe harmoni i ka ulur ne token e quajtur Shqiperi.

    1. Marko Boçari says:

      Claus

      …. ata qe e perdorin per sallate e quajn sallator, kurse ata qe e perdorin per tu vetkenaqur e quajn trongull…., her tjeter kur te shkruash tek “tema” hiqe te shkretin qe te jesh me serioz.

      1. Papa Jani says:

        mire e ke ti po ja qe se heq dot Clausi. Seres se ketyre ju pelqen ta mbajne brenda

  4. vlonjati says:

    Ore ky arkitekti qe nuk ka projektuar as nje shtepi nje kateshe + ky tjetri gjeolog i konvertuar ne arkitekt, urbanist, inxhinier + ky piktori i deshtuar do e bejne kete shesh!!! Po ketu as babai i tyre enver hoxha nuk guxoi te nderhynte, tani na dolen keta te zgjuarit qe i dine ne gjitha!!!!

    1. Marko Boçari says:

      Vlonjat

      mor djale degjo ketu, ai i gjati qe ti e ditke qe e paska te gjate(?!) do rije aq gjat atje ku ëshe saqe sera jote do ngelet duke u masturbuar fotot nudo te personit ne fjale

  5. albina says:

    edi qe do besh gje te bukur vazhdo keshtu ti tregojme botes se kemi dhe ne njeres

  6. akili says:

    Aty ku prek Rama gjithcka behet sipas rregullave te artit dhe per kete s’aka dyshim.

  7. erghalhasdfl anticensurë says:

    kryeministri apo zëdhënësi i kryeministrisë??apo kontrolli i cilësisë së punimeve???
    përse duhet ti kontrollojë personalisht një kryeministër këto punime??nuk ka njerëz që janë të zanatit për këto kontrolle??
    përse duhet të sillet si zëdhënës i kryeministrisë??nuk ka një zyrë shtypi që e paguan për këtë punë??
    përse duhet të dalë kryeministri i një shteti laik e të bëjë kaq shumë për të pritur një përfaqësues fetar??nuk mjaftojnë vet fetarët për ta pritur??
    të gjitha këto pyetje e shumë të tjera që mund ti dalin njeriut e kanë një përgjigje tä vetme!!
    PËRFITIM POLITIK!!
    në sytë e shqipove,fetarë o ateist,kryeministri do të luaj rrolin e zotit,të paktën të zotit të mbështetur nga një papë!!të zotit të shqipërisë!!
    këtë e ka arritur,me hir a me pahir e ka arritur si të gjithë paraardhësit e tij!!mjafton të zësh karriken dhe pastaj fillon rritja e kultit të individit!!të mbretit të të jgithëpushtetëshmit!!
    zhduket menjëherë kolegjaliteti dhe fillohet e ndjehet zotërimi mbi të gjithë!!
    dje vendoste enveri për mënyrën e ndërtimit të shqipërisë,saliu pas tij dhe sot edi!!prandaj shkojmë gjithnjë rakapjekthi!!
    vlersojmë njëshin gjeni trutharë dhe hedhim në kosh të plehërave një vargan profesionistësh(normalisht bythëlëpirës që zbatojnë vetëm dëshirat e njëshit)!!
    ne do të fillojmë të dalim nga bataku ynë kur të fillojmë e të mendojmë në bashkësi!!kur të kritikojmë jo vetëm kundërshtarin por në radhë të parë shokun tonë!!
    nuk e di se kur por ndoshta do të ndodhë një gjë e tillë!!

  8. kamunisti says:

    o popull do leme kokrren e namit ne 20 shtator keni per ta pare , , ai shesh dhe gjithe shqiperia jane degjeneruar kto 25 vjet nuk kane marre asnje investim dhe ky miku do beje sheshin per 20 dite , , kujton se do ta hedhi me fasadat ,, e ka degjeneruar saliu vlla sheshin dhe shqiperine per 25 vjet e ka rjepur do vite drite te behet ,, i kane bere vilat kudo me leket e tona ,, prandaj do lini kokrren e namit ne 20 shtator ,,

  9. fshesa says:

    Ec o ed edhe mos pirdh per parazitet e shqupit.Keta lloj fekalesh kenaqen ose kur shkaterrojne cdo gje te ndertuar me mund per 45 vjet ,ose kur ndertojne mrekulli arkitekturore ne toke te xanun.Gjeja me fantastike eshte qe i ndalove ndertimin e shemtirave prej betoni tek parku i liqenit.Shumica e popullit te thjeshte eshte me punen tende.

  10. Orioni says:

    Po mire mo po drejtori i Aluiznit c don ketu? Apo eshte bere arkitekt dhe ky?
    Keta jane qesharake ?!

  11. ed says:

    Ta dhiu Kokedhima ardhjen e papes!

    Papa tha do shkoj se jane popull tolerant, Kokedhima heq e vendos njerez per arsye fetare!

  12. lali says:

    DITE E SHENUAR NE HISTORIN E POPULLIT TONE ,QOFTE NJE DIT E BUKUR .ZOTI BEKOFTE PAPEN DHE SHQIPTARET KUDO QE NDODHEN.

    1. Blue Jasmine says:

      Lali
      Zoti bekofte shqipetaret dhe Shqiperine, jo Papa…
      Nuk eshte Vatikani aq i drejte..

  13. Liridon says:

    Me 21 shtator ne OKB behet mbledhje me e rendesishme per sezonin e ardhshem.Papa vjen pikerisht kete dite pasi nuk do te takoje udheheqesit e ketij vendi,ai vjen te takoje popullin.Ne kur nuk shpetuam nga disa zakona qe na i mesuan regjimet me te prapambetura.

  14. Fëlliqësirat Abrahamike Pa Dallim Etnie says:

    Pap o pap mire se na erdhe,
    Pse u drodhe kur e derdhe?

    Ujin tend te bekuar
    Qe e mbaje fort shtrenguar.

    Te na rroc o papa jon
    E pim dhalltin me bidon

    Mos harro kriepeskopin
    Se vec ju e njifni Zotin

  15. Treviso says:

    Nuk e predikoj fene, por pershqiptaret ardhja e Papa Françeskut do te jete nje sfide e madhe ne arenen nderkombetare. Sot persot Papa Françesku eshte numer nje ne bote qe po sfidon politikat ne interes te popujve. Eshte Papa numer nje qe ka dalur hapur kunder te gjitha luftrave te pa çertifikuara, te gjitha lufterave qe po behen ne silencio. Qyr ne ardhjen ne Vatikan, Papa kerkoi ndryshime rrenjesore si brenda Vatikanit ashtu dhe ne arenen nderkombetare. Ardhja e Papa Françeskut ne Shqiperi une do ta quaja nje privilegj per shqiptaret. Gazetaret duke pare politiken qe po ndjek i pari i Vatikanit jane shume te interesuar per ardhjen e Tije ne Shqiperi. Ardhja e Papa Françeskut ne Shqiperi ka shume domethenje, por rendesi ka per popujt qe te vazhdoje detyren sa te veshtire aq te rendesishme qe ka marre mbi shpatulla.

  16. Mashtruesi says:

    Papa mire se te na vije se na ben nder,por meqe vijne edhe keta 1200 gazetaret do te ishte mire qe te gjithe qytetaret e ndergjegjshem nje dite mbasi te largohej Papa te dilninin ne protesta per Buke,Pune,Siguri. Te treja keto kerkesa kane 25 vite qe nuk i sigurohen popullit te Shqiperise.

  17. kaurri realist says:

    Tuj kene se haxhì Erdoganin nuk e la Zoti me ardhe per “synetllek” te kryeministrit para do muajsh, me duket se edhe Imzot Fràni nuk ka me e shkele token skipper-tare. Edhe Pleqesija e Tij Anastasi asht tuj dale ne pension me duket e keshtu skipper-taret te rrine rehat mâ mire me ate indiferencen e tyne te shendeteshme.

    Ne kjofte se Imzot Fràni vjen sa per me pi nji kafe e me hanger nji dreke ne Tirane, mâ mire te rrine ne Vatikan, se po ja nisi une me DHL dreken edhe kafen falas.

  18. Koco says:

    Ardhja e Papes eshte vleresim dhe do sjelle nje fryme vleresimi , optimizmi per shqiptaret , dhe do ndikoje ne permiresimin e imazhit te Shqiperise ne bote , dhe do ftoje opinjonin e politiken evropiane , dhe institucionet nderkombetare te ndikojne dhe perdorin pozitivisht kete vend duke e bere nje vend me pristigj dhe reputacion , i cili i duhet ketij vendi , mbasi dhe ka vajtur ne fund imazhi nga keq qeverisja e Sali Berishes , keti njeriu gjeme bersit e shkaterimtari te vlerave .
    Shpresojme te filloje te fryje nje ere e re e ngrohte dhe zhvillimore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje