Aktori Pandi Toçe mbytet duke shpëtuar heroikisht një fëmijë, por vdekja e tij kalohet në heshtje

15 Gusht 2014, 15:56Kulturë TEMA

Tre ditë më parë në mediat informative u raportua për gjetjen e një burri të pajetë tek Liqeni Artificial, rreth të 50-ave.

Më pas askush nuk u interesua të merrej më me këtë histori.

Në fakt, është një ngjarje me personazh aktorin 55-vjeçar Pandi Toçe, që është mbytur duke bërë një vepër heroike.

Ndërsa kishte dalë shëtitje nga Liqeni Artificial,  ai ka dëgjuar klithmën e një fëmije 12-vjeçar, që po mbytej.

Nuk ka nguruar asnjë moment dhe është hedhur për ta shpëtuar.

Me vështirësi, 55-vjeçari ka mundur të shtyjë fëmijën drejt bregut, ndërsa vetë është thithur nga balta dhe nuk ka mundur dot të shpëtojë.

Ngjarja është pohuar nga vetë fëmija dhe një burrë që është ndodhur aty, por që nuk ka mundur dot ta ndihmojë aktorin.

Aktori vdiq, por askush nga mediat nuk denjoi që ta raportonte këtë ngjarje.

Madje as policia nuk denjoi që të lëshonte një deklaratë për vdekjen e tij.

Pandi Toçe prej kohësh punonte në Teatrin Kombëtar, por me ndryshimet e reja ai mbeti i papunë.

Ai është vëllai i aktorit tjetër të njohur, Vangjel Toçe dhe kishte dy fëmijë.

64 komente në “Aktori Pandi Toçe mbytet duke shpëtuar heroikisht një fëmijë, por vdekja e tij kalohet në heshtje”

  1. aleksi says:

    per tu respektuar. njeri mete vertete human

    1. Hysni Dajaku says:

      Kete varroseni me nderime e I beni homazhe !!!jo Gazidedes e Olldashit!!per kete lini shenime ne Librium e kujtimeve !!!
      Per kete te shkruaj ne Facebook Babi Zaho-s jo te mbroje ca kukumjacka me diploma qe na I shet per shkencetaret e shekullit!!ky eshte model I qe duhet nderuar e respektuar ne kete shoqeri shqiptare te “pjerdhur”kembe e koke!!

      1. Boni says:

        aman ore mos e politizo edhe kete akt, per intresa te kujtdo qofte!

      2. ALpini says:

        Si fillim keqardhje te madhe per kete aktor e ngushellime per familjen…………..dhe Edi Rama do shkruante ne twitter-Iku nga kjo jete nje hero qe nuk shpetonte dot veten-
        them keshtu mbasi kam nder mend si postoj per te ndjeret Ibrahim Madhi,Olldashi e Santos

        1. pip says:

          Edi Rama ka nji tjeter perfytyrim per Heronjte me origjinal ,
          ndryshe nga qy fatos boxhaku mo shpellar trapoje.

    2. anonimm says:

      Edhe ju media jeni o TEMA. Ku e kishit mendjen apo te percarja e popullit duke nxitur urretje partiake e krahinore. Nejse. Ngushelime familjes se ketij heroi te zakonshem!!

    3. Franc says:

      Qofte prej banoreve te xhenetit

      no link

    4. Genti says:

      Ngushëllime familjes. Vepra më fisnike që mund të bëjë njeriu! U preftë në paqe.

  2. elinor ' says:

    Dy fjale kam per djaloshin 12 vjecar: meritoje kete shans te dyte qe t’u dha nga vetemohimi i ketij njeriu te madh, mos e shko dem!

  3. mimmo says:

    Keqardhje e thelle dhe ngushellime te sinqerta familjes ,te afermve!Turp per autoritetet dhe mediat!!

  4. beso says:

    U prehte ne paqe i shkreti!Po te kishte lenduar kazanin Kim Kardashian tere bota do shpallte dy dite zi.E pastaj do gjeje paqe ndonje shkrimtar qe i ka zet heronjte pozitive,qe ekzistokan akoma dhe s’ua permend askush emrin.

  5. mirel drejtesia says:

    Ndersa ne Amerike ky i ndjer do demshperblehej dhe do i benin nderimet me te mira………….
    Familja e ketij djali jete te gjate duhet te beje cmos per publikimin e ketij personi human qe rralle njerez e bjene .
    Ngushellime familjes…………

  6. heretiku says:

    i perjetshem qofte kujtimi i tij

  7. fara says:

    hero. bravo heronjte nuk vdesin…i paharruar qofte,ngushellimet familjes..

  8. Aty says:

    Kurse ata qe e kane detyre te qendrojne tek kullat e rojes bregdetare, mund te jene kudo, pervec vendit te punes. Njerez si ky zoteri duhen shpallur heronj te qytetarise. Imagjinoni se cfare horrash futen ne lapsin e shefave per te bere qejf. Kur harrohet njeriu …

  9. zamir says:

    Nderime e respekt. Jane te rralle “njerezit e vertete” sot. Prandaj nuk bejne lajm. Te jete per vjedhje a vrasje,merremi te gjithe.

  10. liri drejtesi says:

    Paska ende njerez te vertete ne kete vend! Nderime te sinqerta.

  11. njeriu i mire says:

    Nderi i qytetit tim, Tiranes.
    Njerez qe nuk vdesin ,
    vepra e tyre eshte mbi vdekjen.
    ngushellime familjes.

    Qeveria duhet ta shpall “DESHMOR”,
    Dha jeten ,dhe shpetoji nje jete me te re.
    si kur te shpetonte femijet e tij qe la pas,
    U prehte ne Paqe

  12. antonin says:

    nuk kane mundesi gazetaret te shkruajne per kete zoteri..
    do shkruajme per hajdutet e bankes qe bejne histori

  13. gudi says:

    Ngushellime familjes !Bravo nje njeri me zemer te madhe qe dha jeten per te shpetuar nje jete ,ky eshte nje krishter i vertet

    dhe jo te vrasesh per 500 mije leke nje jete 26 vjecare,vrasesi eshte nje mysliman

    1. Trendi007 says:

      Clidhje ka care feje ka. Mos i ngaterroni kot argumentet

    2. Beni says:

      Ndyresire, pse fut percarjen, plehre!

  14. gledis says:

    Njeri i madh per ZOTIN,POR PER TE TREGUAR NEVE DHE KRYESISHT BOTES QE NE VELIPOJE ESHTE PLAGOSUR NJE TURISTE E HUAJ,GJE QE PRISH IMAZHIN E VENDIT KA HAPESIRE NE TE GJITHE SHTYPIN E DITES,KURSE PER KETE HERO TE VERTETE QE SAKRIFIKOI JETEN NUK ESHTE THENE ASGJE.SI GJITHMONE E KEQJA KETU ESHTE ULUR KEMBEKRYQ!!

  15. angie says:

    Ja pra, media ju jeni.
    Shkroi Baxhaku dhe u pame.

  16. yyaa says:

    Nuk po i besoj ketij lajmi ,vetem nqs djaloshi del dhe e pehon kete ngjarje. Ai djali mbasi shpetoi vajti ne shtepi dhe nuk foli , burri
    qe me shpetoi nuk doli me per vete ??? Pak e sajuar me duket ,ndoshta nga
    Papunesia ka dashur te shpetoje .

  17. Trendi007 says:

    Respekte. Jane heronjte e tille qe na kujtojne humanizmin qe qe duhet te kene te gjithe. Perulem para ketij akti

  18. agostin says:

    Shqiptaret nuk dine te vlersojne gjeste heroike si ky qe ka bere z.

    Pandi Toçi,te ishte ndonje kriminele do ishte rrespektuar nga te gjithe.Ne boten e civilizuar shteti do ta shpallte hero, dhe do rrespektohej si i tille.U mpreht ne paqe shpirti i tije.

  19. Kruja says:

    Pandi ka bere nje akt human nga ndergjegjia dhe shpirti njerezor. Ai u shnderua ne ikone humane qe frymezon dhe u jep shprese shqiptareve ne kete kohe te vesit dhe krimit. PASURIA VJEN E SHKON POR I PERJETESHEM MBETET SHPIRTI HUMAN I cili vertet shenjteron njeriun dhe e afron me Zotin. Nese ka Parajese atje eshte shpirti I Pandit.

    I paharuar qofte kujtimi I Pandit dhe I aktit te tij Human.

    Familja e 12 vjecarit e kupton me mire se kushdo tjeter aktin e Pandit.

    Eshte e dhimbeshme por ndjehem krenar qe ka shqiptare te tille.

  20. leshteriku says:

    Kishte ndonje njeri ne varrim

  21. Vunoi says:

    Nje Hero,eshte koncepti i civilizimit boteror sepse
    ne USA nje rast i tille do te publikohej ne faqen e pare te New York Times.
    Po te kishte ndonje fond bamirsie me gjithe deshire do te jepja dicka sado modeste per te supportuar familjen.
    Media perseri mund te luaj rolin e saje.

  22. Lisi says:

    Ngushellime familjes!Per heronj te tille ka nevoje shoqerija shqipetare.
    Kur lexon ne medja per pushtetar hajdut e rrugecer,per vrases e hileqar,qe jeten duan ta sigurojne nepermjet
    poshterimit,urrejtjes,servilizmit etj,ne vetevete mendon se ka ardhur koha
    e”te ligut”

  23. I pa harruar qofte kujtimi i tij!Ngushllime familjes!

  24. xhiksi says:

    Ngushellime te aferme te heroit te dites Pandi Toces .
    brravo buxhakut per kto shkrime ,i cili o tu qit ne drite medien nga erresira e lajmeve te rendomta qe kane pushtu medien shqiptare .
    Nji veprim dinjitoz prej qytetari te vertet.
    Korajua civile flet me vepra dhe jo fjale .
    I nderum qoft perjete .

  25. artisti says:

    E lane pa pune ,pa leka dhe ne fund e bene hero.gjoja nuk eshte mbytur vete por donte te shpetonte nje femije.

    1. sala says:

      artisti,po te ishe mbytur ti do ishte nje plere me pak

  26. Tironci says:

    Nderime dhe te mbetet i pa harruar.
    Ngushellime familjes si dhe te gjith atyre qe kane humbur nje njeri
    te zemres.
    Sa per Informacion.
    Ne raste te tilla shtetet neper bote kane nje fond siguracioni ku i lidhet pension, per ata, qe nje hero si ky le mbrapa ne kete bote.
    Duhet te sensibilitohet popullata shqiptare per krijimin e ketij fondi ne rast se nuk ekziston ne shqiperi.
    Lajm i hidhur por na mbush me shprese se ne shqiperi nuk jane te gjithe te pashpirt.

  27. leshteriku says:

    @vunoi. Mos ka ndonje hero si Zaho Koka andej nga Amerika more plak se ketu ne Shqiperi i kemi me shumice

  28. Nebi Halipaj says:

    Personalitet që duhet Të nderohet me çmimin më të madh!!
    Thirrje I bej presidentit republikës të bëjë nderimin që I takon dhe ti japi medaljen që I takon .
    I pa harruare jeta dhe xhest heroik I të ndjerit !!!
    Ngushellojme femijet dhe familjen e tij!!

  29. Blue Jasmine says:

    Akoma ekzistojne njerez me zemer te madhe.
    U prehte ne paqe.

    1. elinor ' says:

      @blue jasmine; sa here qe ne kete shpelle me erresire na del diku nje shkendije drite ajo na behet aq e cmueshme sa asgje tjeter. Te jep shprese qe ai vend nuk ka vetem zombies por edhe tek-tuk ndonje te gjalle!

  30. velopartizani says:

    Bravo te madhit baxhaku humanist, supergazetari social, qe e njeh realitetin shqiptar dhe e keton ate,fatos baxhaku 100 vende bosh dhe gazetaret e tjere.u prehte ne paqe dhe ky njeri I larte, respekt e nderime e paste lene te mirat familjareve

  31. KRISTINA says:

    RESPEKT PER NJEREZ QE JANE VERTET HERONJ

    NDJESHMERI PREJ PRINDI

    U PREHTE NE PAQE

  32. nino says:

    Ky eshte akt i rralle human ….. Meriton nderimet me te mbedhaja nga shoeria jon qe vlereson kete ndjenje te larte.
    Heroi PANDI TOCE na dha mesim per te gjithe brezat dhe kohet.
    O sot o kurre ta vleresojme figuren e tije e te kujdesemi per femijet e tije — kur verdalle nesh livadhisin hadute me kollare – kriminele qe vrasin femije e gra- vrasin djem te rinje, djegin e shkaterrojne apo qe kercenojne me jeten……..

  33. Tirona Re says:

    Zoti Mero Baze! Humbja e nje njeriu te tille eshte me e rende se vjedhja e parave ne banke. Shpresoje te jesh po aq i ndjeshem dhe te shkruash disa rreshta edhe per drejtorin e Teatrit qe shpresonte se ky rast nuk do publikohej… Kerkoji dhe atij Ministrit te nise hetimet se perse eshte larguar nga puna nje njeri qe beri ate qe nuk do e beje as ti e as une ” Te lesh jetime femijet e tu per te shpetuar jeten e nje femije tjeter”

  34. shqip says:

    Ngushellime familjes
    Ngushullime qytetit per kete hero
    Ku eshte shteti ta nderoje?

    Para ca ditesh mbesa tij postoi ne facebook, vdiq xhaxhai, ishte njeri i mire, asgje mbi vepren e tij, ndoshta ishin te tronditur.

    Te lutem Mero, gjeje familjen e atij djalit dhe bej nje shkrim si di ti.

    Ne bregun e liqenit te vendoset busti i tij duke shpetuar nje femije, per gjithe te humburit ne ate liqen, por nuk paten prane lete hero.

    Pyes veten A do ta beja dot une kete, po ju….ja pra ai e beri dhe meriton gjithe nferimet, mbeshtetjen tone dhe qeverise, presidentit, bashkise.

    U prefte ne paqe.

  35. Dea says:

    Me vjen shume keq per humbjen e ketij njeriu me zemer kaq te madhe. Besoj se nuk e ka bere veprimin per te pritur merita me pas, qofte dhe post mortum. raste te tilla na bejne te mendojme, se ka shprese per miresine, gjithmone, pasi na mbyten vrasjet, vjedhjet, vetvrasjet. Me vjen cudi, liqeni ka shume njerez gjithmone, si ka mundesi qe nuk eshte gjendur dikush per ta ndihmuar?? Sa e trishtueshme!!

  36. babec says:

    Bravo artistit qytetar!!!

  37. dajti says:

    Ka dhe njerez te mire ne kete vendin tone. Te marrin shembull ndyresirat e politikes!

  38. ona says:

    Artisti ngelet gjithmon me shpirt artisti,ngushellime familjes,ju prefte shpirti ne paqe.

  39. Ilirjan says:

    Shqiptaret e mire nuk kane vdekur, Ata jane gjalle!
    Perulje perballe Vepres se Tyre, Respekt te perjetshem!
    Ngushellim per familjen e Pandi Toces! Ngushellimi me i madh per Te eshte Akti i Larte Njerezor i artistit Pandi TOCE! I paharuar!

  40. gen says:

    Shoqerise sone i interesojne me shume hajdutet,ata quajme heronj. Ngushellime familjes se artistit.

  41. VoteForNobody says:

    U Prehte ne Paqe. Respekte . Ngushellime. Njerez te rralle. Keta jane trima e heronj njerez qe ben nje akt sa cdokush e cdo media eshte aq e vogel perapara ketij veprim heroik me fund tragjik.

  42. Dorina says:

    Ky eshte nderi i Tirones dhe i Kombit! Faleminderit qe na bere te besojme e te perjetojme ate qe ende ka njerez te mire ne kete vend dhe jo vetem shpellare!

  43. berati says:

    u prehte ne paqe shpirti tij.ngushellime familjes .njeri me zemer te madhe ,vetem respekt dhe nderim do te kesh nga njerz te ndershem dhe jo nga labaket e politikes shqiptare.

  44. malsori says:

    Ngushellime familjes ,femijeve dhe te gjithe te afermeve te tije.Lutem per shpirtitn e tije.Pata rastin ne jete ta njoh kete njeri te thjeshte dhe me te vertete shume human.E besoj se vertete Pandi e ka bere kete akt te larte qytetare.
    Do te mbetesh ne ndergjegjen time nje kujtim i pa harruar.

  45. Pelasgian says:

    sot ne bote ne raste te tilla nxjerrin shpejt e shpejt iphonat per me bo video . Hero me te vertet Pandi .

    Mjafton qe te kujtohet nga populli sepse ” shteti ” kujtohet per hajdutet dhe vrasesit ! me ” shteti ” nenkuptoj ” edhe median e leshit .

  46. Denata Tocr says:

    Flm shume per komentet tuaja ngushelluese dhe motivuese per familjaret…

  47. free says:

    ky vend eshte kthyer ne kafsheri ku meritat njerzore as nuk vehen re dhe flitet per bemat e kafsheve.

  48. jeto nje jete says:

    Te pakten ministria e kultures nuk duhej te heshte,
    duhej te bente dicka,me njerezore
    si ne njeri i artit,ish punonjes i saj,qe dha jeten ne menyren heroike.
    Nuk e kuptoj kete indiferentizem pa vlera njerezore.
    Sa mire qe dalin dhe bejne intervista per trashigimine kulturore, dhe kur sot ne boten moderne shqiptare qe na mungon trashigimia e ndjenjave njerezore,
    ku ndihma jepet pak ose pothuajse fare,ndaj njeri tjetrit,
    kur te shtypin me makine asksidentalisht e te lene ne rruge,
    kur te shohin te gjakosur ne rruge bejne sikur nuk shohin,
    kur mjeku qe presim te na jape humanizmin e tij profesional,pret te na marre njehere leket,e nuk ve dore kur nuk ke mundesi tja japesh parat.
    Rasti i ketij heroi , Pandi TOCES,ska si kalohet sikur nuk ekziston kjo trashigimi qe ne e kemi patur me oke,e tani qe ajo na mungon pothuajse sporadike.
    edhe njehere u prehte ne paqe shpirti fisnik i ketij heroi.
    kujtimi do te mbetet si hero nga familja qe ju shpetua nje jete,
    nga vajzat e tij,
    nga njerzit e familjes,
    nga gjithe njerezit e thjeshte qe kontribuan me ndjeshmeri te larte njerezore ne komenetet e tyre,e politika hesht e qeveritaret jane me pushime,apo nuk kane kohe e ndjesi per kete hero.

  49. jeto nje jete says:

    Te pakten ministria e kultures nuk duhej te heshte,
    duhej te bente dicka,me njerezore
    si nje njeri i artit,ish punonjes i saj,qe dha jeten ne menyren heroike.
    Nuk e kuptoj kete indiferentizem pa vlera njerezore.
    Sa mire qe dalin dhe bejne intervista per trashigimine kulturore, dhe kur sot ne boten moderne shqiptare qe na mungon trashigimia e ndjenjave njerezore,
    ku ndihma jepet pak ose pothuajse fare,ndaj njeri tjetrit,
    kur te shtypin me makine asksidentalisht e te lene ne rruge,
    kur te shohin te gjakosur ne rruge bejne sikur nuk shohin,
    kur mjeku qe presim te na jape humanizmin e tij profesional,pret te na marre njehere leket,e nuk ve dore kur nuk ke mundesi tja japesh parat.
    Rasti i ketij heroi , Pandi TOCES,ska si kalohet sikur nuk ekziston kjo trashigimi qe ne e kemi patur me oke,e tani qe ajo na mungon pothuajse sporadike.
    edhe njehere u prehte ne paqe shpirti fisnik i ketij heroi.
    kujtimi do te mbetet si hero nga familja qe ju shpetua nje jete,
    nga vajzat e tij,
    nga njerzit e familjes,
    nga gjithe njerezit e thjeshte qe kontribuan me ndjeshmeri te larte njerezore ne komenetet e tyre,e politika hesht e qeveritaret jane me pushime,apo nuk kane kohe e ndjesi per kete hero.

  50. qytetari shqiptar says:

    hahaha, qeveria dhe kultura ne qeveri e kan mendjen ke ne te tjera pune, ashtu si miku i tyre Agron Cane …

    1. vaso says:

      ne qoftese ruga te liqeni nuk ka emer propozoj te vihet emri i ketij heroi

  51. Prenga says:

    U prehte ne paqe i ndjeri. Vepra e tij asht madheshtore. Ngushellime te afermve. Paska qene trim burre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje