Shqipëria ime fantastike/ Arrëza mikpritëse dhe turizmi malor!

12 Gusht 2014, 21:19Kulturë TEMA
Shqipëria ime fantastike/ Arrëza mikpritëse dhe turizmi malor!

“Shqipëria ime fantastike” është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike, të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati që zona të vecanta ofrojnë

 

Kush ka udhëtuar në rrugen Korçë– Dardhë, vetëm 1 km pa hyrë në fshat, tabela të tregon një rrugë që devijon në të djathtë: Fshati Arrëz, 4 kilometra.

Përveç rrugës së vështirë, që mund ta përshkosh vetëm me automjet tip fuoristradë, pamjet që të shpalosen duket se i ka falur me bujari natyra, që nga pyjet shekullore, ujin e ftohtë, bimësinë e pashtershme dhe të shumëllojte, njerëzit punëtorë dhe shumë mikpritës.

Arrëza është fshati më i madh në Devollin e sipërm, me rreth 135 familje dhe po kaq të larguara në qytete të ndryshme të vendit si në Tiranë, Durrës, Bilisht etj, por edhe jashte vendit si në Greqi, SHBA, Kanada, Australi, etj.

“Dëshira për të qenë sa më afër vendlindjes, Arrëzës, na detyroi të mblidheshim në Tiranë në vitin 1994 dhe të krijonim shoqatën “Arrëza”, e cila është e shtrirë në të gjithë qytetet. Për të pasur lidhjet me fshatin, për të mos harruar zakonet, traditat, natyrën piktoreske, në bashkëpunim me bashkëfshatarët që jetojnë ende aty, menduam që të përcaktonim një datë për të takuar të gjithë, është 20 gushti i vitit 2000”, thotë Guri Seferi, si një nga themeluesit e kësaj shoqate.

Sivjet në datën e mësipërme do festohet 14-vjetori i kësaj feste, që çdo vit i ka kaluar parashikimet për sa i përket pjesëmarrjes.

E veçanta është se kjo festë zhvillohet në vendin e shenjtë, të quajtur “Dobergore” ose “Mali i mirë”.

Ky vend i besimit dhe i bukurive natyrore, me pyllin e bukur me lisa dhe haut shekullor si dhe ujin e ftohtë të cezmave, të cilat janë ndërtuar pranë Vakëfit, i jep festës përmasa më të gjëra se fshati.

Aty vijnë për të festuar edhe nga zona përreth si zona e Devollit të poshtëm, fusha e Korçës, por edhe qytetarë grekë,  të cilët kanë lidhje miqësore me fshatarët.

Është bërë zakon që festa fillon një jave para, në ambientet e fshatit, ku emigrantët që punojnë në Greqi apo vende të tjera, dhe fshatarët e larguar vijnë para kohe që të ç’mallen me të afërmit dhe bashkëfshatarët, lokalet dhe rrugët çdo natë janë të mbushura plot.

Të ardhurat e grumbulluara në emigracion kanë filluar t’i investojnë në fshatin e tyre, si në prodhimin e pijeve, restaurimin e shtëpive, ngritjen e lokaleve të reja, punimin e lëndës drusore, etj.

Por e rëndësishme është se për të ardhmen ata premtojnë zhvillimin e turizmit malor.

Festa duket sikur ka karakter fetar, prandaj edhe zhvillohet në një vend të shenjtë.

Bukuria e kesaj dite është se kalon mes muzikës dhe argëtimit, mes mishit të pjekur dhe rakisë së kumbullës, mes këngëve popullore dhe serenatave korçare.

Arrëza është një fshat malor në rrëzë të malit të Gramozit, në lartësinë 1130 m mbi nivelin e detit.

Aty gërshetohet mali, pylli me të gjitha llojet e drurëve të pishës, bredhit, dushkut, haut, lumi Devoll, i cili buron 5 km mbi fshat, me burimet e ftohta dhe te kudondodhura si dhe lëndinat me një shumëllojshmëri bimësh mjekësore, që gjelbërojnë kurdohere.

Fauna është e shumëllojshme me kafshët e egra si: ariu, ujku, dhelpra, lepuri etj.

Arreza ka rreth 20 banesa që mund të akomodojnë rreth 100 turistë me të gjitha komoditetet.

Një zonë shumë mikpritëse dhe e pastër, me shumë vende piktoreske dhe me një të shkuar historike si: Guri i Korbit, Guri i Nuses, Udha e Karvanit, Udha e Kusarëve, liqenet, por dhe peizazhe të tjëra si ujëvara, etj.

Fshati ka pista dimërore të skive.

Le të shërbejë ky shkrim si një mundesi për ta njohur më tepër këtë zonë, ku turistët do të gjejnë ngrohtësinë dhe mikpritjen. Shijoni nga afër mrekullinë e 20 gushtit në festën e “Dobergores” në fshatin Arrëz.

Mirësevini! Ky është urimi i çdo arrëzari.

14 komente në “Shqipëria ime fantastike/ Arrëza mikpritëse dhe turizmi malor!”

  1. of says:

    Ore kjo Shqiperia ime fantastike a vetem ne jug eshte se skam pa ndonje material te pergatitur per veriun nga kjo Agjencia e Turizmit. Si qeveri i keni vene fuqite vetem nga Tirana e poshte

    1. Blue Jasmine says:

      Sepse jugu I Shqiperise eshte perle prandaj. Ndersa Tirana mikpritese e te gjitha krahinave eshte eshte shpirti dhe zemra e Shqiperise.
      Por edhe ne veri ka vende te bukura. Me ne fund malesoret po ndergjegjesohen qe e vetmja mundesi per zhvillim ekonomik ne ato zona eshte turizmi. Le ta ndalojne migrimin ne Tirane e Durres e te fillojne te zgjerojne turizmin aty ku natyra eshte treguar shume bujare.

      1. SHKODER says:

        SI ASNJE VEND I BOTES VERIU I SHQIPRISE ME NJE TERITOR KAQ TE VOGEL TE KETE NJE KOMBINIM KAQ TE BUKUR BILES DO E CILESONJA NJE MREKULLI TE ZOTIT,, DETI FUSHA MALE LUMENJT LIQENE DHE MBI TE GJITHA ALPE ,,KETE NUK PO E THEM UNE POR NJE TURIST ITALIAN QE KISHTE SHETITUR GJITH BOTEN ,, DHE MBI TE GJITHA NJEREZIT BUJARE DHE MIKPRITES DO GJEJSH KUDO NE VERI ,,KA DHE JUGU VENDE TE BUKURA POR VERIU JA KALON SHUM ,, JUGU KA VETEM SARANDEN DHE VLOREN DHE PAK POGRADECIN ,,, PER SA I PERKET BUKURISE SE NATYRES,,VENDE SI BALLSHI TEPELENA MEMALIAJ SKRAPAR GRAMSH KORCE LUSHNJE FIER PERMET GJIROKSTER

        LIBRAZHD BERAT NUK KA AS NDONJE TERHEQESE NUK DO FREKUNTOJA TE JETONJA KURR ATJE

    2. ARUSHA says:

      veriun e ka Hollanda , Zvicera ; Anglia ; Amerika , Austria; e pak Belgjika qe prej 20 vitesh ! (SHIF KU KAN SHKU MA SHUM TE VERIUT AZIL ATO VENE E KON BLE VERIUN)!

      Tani i bohet Jugut Reklom ku osht ;KANADEZI;INGLIZI;ITALJONI;IZRAELI;PERSI(BOTA ISLAMIKE);DHE PAK GJERMONI VJE EDHE PAPA E DO MORI EDHE AI PJESEN E VET!

  2. Carlos says:

    …nuk jam nihilist, por nuk shoh ndonje gje fantastike ketu, duhet me qene realist ne promovimin e vlerave te verteta,jo cdo fshat qe i ka rezistuar tundimit per te bere baterdi ne pyllin perkarshi mund te quhet atraksion turistik

  3. Nasipi says:

    Me vjen keq qe lexoj artikuj te tille pa snje vlere ne kete gazete prestigjoze.Per ke Arreze e kini kete shkrim ? Per cfare vlera aktuale flitet ? Eshte nje fshat ne renim e siper qe njerezit sa vjen dhe largohen prej andej ku ne dimer nuk mund te shkosh as me makine qe eshte turp per ne qe akoma ka zona te tilla.Shqiperia ka zona te tjera dhe shume qe mund te krenohet perballe botes por jo ketu.Kjo behet nga ndonje personi me xhep te ngrohte dhe pa asnje preokupim qe kujton ndonje kohe te Balzakut.

  4. Shpresa says:

    Ne fakt keto shtepi, megjithese te reja, nuk jane karakteristike per zonen, atje eshte ndertuar me gure, catija e mbuluar me “plloca” dhe te gjitha kane nje stil te vecante.

  5. kolaqi says:

    Nuk jam kunder promocionit dhe drejtimit te vemendjes, por te jemi realist, as qe behet fjale per turizem ne nje vend pa asnje siguri fizike, siguri shendetesore (ne Arrez mund te te pickoje nje arez dhe te vdesesh per turp) dhe pa minimumin e deshires per sherbim. Kudo gjen nje kapadaillek firauni qe fillon qe nga polici rrugor, te punonjesi i shtetit deri te pronari i struktures turistike.
    Ketu ka vetem propagande qesharake zyrtaresh. Ne kohen e tropojaneve qe me mysybet por dhe tani dengela, kemi vetem mbivendosje strukturash (drejtorira e agjensira) asnje projekt financiar dhe bashkepunues publik-privat serioz qe eshte baza e turizmit. Tare, Dhame e tralalara jane p.. me rigon.

  6. hej says:

    ….a ka nai cek ose sllovak…u bo koh…

  7. Amir says:

    Po ce serbo-vlleho-maqedono-dobergore na tregoni o ju mbyllte e mendjes!!!

  8. Si nip nga Dardha dhe sternip nga Arreza . says:

    Ja kalofshi gezuar edhe mire ne ate vend te shenjte!

    O Dober-gore! Qe nder shekuj nuk tu shteren fuqite dhe tani di te shenjterosh shpirtra njerzish! O vend i bekuar! O njerez te mire!

    E kam ndjere prej vitesh, (nga libri “Kujto vendlindjen” te M. B. se ju tashme e dini shume mire se ri kthimi i vetedijshem ne Dobergore eshte me i mire se te mbetesh larg saj prej nje kthimi te detyruar.
    Nje mirenjojte te bekuar ju takon edhe “vellezerve” te rigjetur ne Dardhen e gjithe miresise se perendise.
    Ja pra se 15 gushti dardhar dhe 20 gushti i arrezes marin ndjesine e nje lidhje me teper se njerezore.
    Ju lumte, ju lumte,ju lumte!
    Me dashuri,sinqeritet dhe besim behet qe edhe guret e dobergores te buzeqeshin, uji lirshem te flase dhe drureve tju degjohet melodia clodhese.
    Plot 60 dite me pare u ndodha ne ato ane dhe teper i permalluar shijuam lakroret me sac qe pregatiti Donika e Dardhes edhe Mehmeti i Arrezes.
    Perendia ja u shperblefte ju te gjitheve me te mira.
    Bota turistike qofte me ju!!!
    Mbetem me ju, sinqerisht Vangjo Damo Cikago U.S.A.

  9. frankfurt says:

    shqiptaret gjithmone i bejne qejfin vetes. duke i bere qejfin vetes nuk le vend per zhvillim dhe perparim, te rrime keshtu si jemi se qenkemi shume “fantastik” ose ta them me troç te fandaksur!! shqiperia ka qene dhe do mbetet provinca me e varfer dhe me injorante e ballkanit!Kjo qeveri te cilen e pritem me padurim nuk ka filluar akoma punen. Epo jemi mesuar duke pritur!

  10. era says:

    of o i papare! a ke shku ne Valbone ku sali qeni ka hedhur parate e shqiptareve dhe ka bere nje rruga me 4 korsi, ku fundi i rruges perplaset ne shkemb se nuk ka ku shkon tjeter!!?
    Valbona bie ne veri o ofaman. Vetem mba 24 vjetesh me se fundi mbaroi rruga Fier -Tepelene. Tepelena eshte ne jug or mik.
    Kur shkruan kije mendjen ne mesim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje