“Shqipëria ime fantastike është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike, të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë vitit 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit, për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati, që zona të veçanta ofrojnë”
Kruja gjendet 32 km në veri të Tiranës. Qyteti ndodhet në një lartësi prej 560 metrash mbi nivelin e detit, i pozicionuar në një shpat mali prej, të cilit vizitorët kanë mundësinë të shikojnë një pamje mjaft të bukur drejt perëndimit në detin Adriatik.
Emri i qytetit vjen nga fjala “Krue- burim uji”, prandaj ka marrë dhe vetë emrin Krujë.
Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se ka qenë një vendbanim ilir që në shek e III-të para erës sonë.
Fshati Zgërdhesh, që ndodhet 4 km larg Krujës, mendohet të ketë qenë Albanopolisi. Përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 879 si qendër peshkopate.
Vite më vonë, turqit osmanë e pushtuan dy herë; në 1396 dhe në 1415.
Pas daljes në skenën e historisë të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit dhe rikthimit të tij nga Turqia më 1443, Kruja u shndërrua në simbol të rezistencës popullore kundër rrezikut nga Perandoria Osmane. Ishte koha kur qyteti i Krujës u bë i njohur në të gjithë Europën.
PAZARI I VJETËR
Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri tek hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës.
Rrugës për në kala ndodhet pazari i vjetër mesjetar i Krujës. Veçoria e tij kryesore janë rruga me kalldrëm dhe dyqanet e ndërtuara me dru. Këtu turistët mund të gjejnë mjaft objekte dhe suvenire, siç janë punimet artizanale të filigramit, alabastrës, argjendit, bakrit, punimet e drurit, qilimat, antikuaret, etj.
Pazari i Krujës më 1961 u mor nën kujdesin e qeverisë, kurse më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij. Dyqanet e tregtarëve dhe të mjeshtrave ishin përdhese, njëkatëshe, me përjashtim të Derexhik, ku ka edhe ndërtesa dykatëshe. Ky pazar karakteristik, më 1963, për vlerat e tij historike dhe arkitektonike, u shpall ansambël muze.
KALAJA
Madhështore ngrihet në këtë qytet kalaja vigane, e cila në shekuj i ka rezistuar pushtuesve barbarë.
Ajo është vendosur mbi një kodër shkëmbore, e rrethuar pothuajse nga të gjitha anët me shkëmbinj, që përbëjnë në vetvete një fortesë natyrore.
Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve V dhe VI dhe ka formë eliptike me sipërfaqe prej 2.25 hektarësh.
Muret rrethuese janë të përforcuara nga nëntë kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftrave.
Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara. Në kala ndodhet edhe Muzeu Etnografik.
Muzeu Etnografik, siç e quajmë sot, ka qenë një shtëpi e ndërtuar më 1764 nga familja Toptani, që përfaqësonte një familje të pasur në atë kohë.
Ajo është e përbërë nga dy kate, kati i parë përdorej për ekonomi të ndryshme familjare si: prodhimi i vajit të ullirit, i qelqeve dhe veshjeve, mbajtja e bagëtive të imta dhe punimi i qeramikës, mbajtja e mjeteve që shërbenin për punimin e tokës etj.
Nëpërmjet disa shkallëve, hipim në katin e dytë, ku na paraqiten disa dyer. Majtas kemi dhomën e grave, kur vinin miq, pastaj vazhdojmë me kuzhinën ku ndodhet oxhaku si dhe enë të vjetra. Dalim dhe drejtohemi për në dhomën e burrave ku ndodhet një oxhak, armë lufte si dhe vendi ku uleshin burrat me radhë deri tek kryefamiljari.
SHUM BUKUR, PO PASTAJ?
Pazari ..po eshte origjinal…
Pa ate minaren e isis
kurse kalaja eshte e Enver Hoxhes…qe shkateronte monumente kulture duke i zemevdesuar me mermer..
….Cfar pret nga Hoxha …Sala …Meta..Rama ..Sallate Greko – Turke ..
ENVER HOXHA NUK KA LIDHJE ME KETA QE SHKATERRUAN SHKOLLAT KOPSHTET FABRIKAT UZINAT ETJ!
ENVER HOXHA SHKATERROI INJORANCEN DHE IDJOTET I PAKESOI !
SOT KE IDIOTE ME DIPLLOMA DHE KANE MARRE PENG DREJTESINE DHE SHTETIN EDHE PSE RAMA ESHTE KRYEMINISTER
!
Nuk eshte ajo e Enver Hoxhes kalaja or bir. Ai eshte muzeu historik i cili ndodhet brenda kalase.
Shqiperia ime fantastike
http://bit.do/vilat-e-Ardian-Fullanit
Kruja ka vdekur, eshte ne grope e madhe gelqereje. Si hale e madhe
Jo, origjinal eshte kjo kalaja ketu:
http://de.wikipedia.org/wiki/Tepedelenli_Ali_Pascha#mediaviewer/Datei:Castle_of_Ali_Pasha_in_Albania_facing_mountains.jpg
– Nga menyra si komenton te takon te jesh ;” Iliryan’s-aqis(-ovic ose-ovski)
Një shkrim qysmak pa analise, mireperfshirje se çfarë është shkatërruar dhe kurrë nuk e publikoni.
Shtrihet ne veri te Tiranes , me pamje nga perendimi ?
“Kalaja” e Krujës, me pllaka mermeri…ha,ha,ha,ha,ha,…është e vetmja në botë, kala mesjetare me pllaka mermeri !
Shtepia qe eshte nxjerre ne foto nuk eshte Muzeu Etnografik, ajo eshte e ndertuar si restorant ne fund te viteve 80′ dhe me pas eshte zgjeruar pas viteve 90′..dmth nuk ka vlere per qellimin qe eshte nxjerre gabimisht ketu…
Muzeu Etnografik, I ndertuar nga Kapllan Pasha, ne ate kohe sundimtar I Krujes, eshte ndertuar sipas stilit te baneses Persiane, pasi Kapllan Pasha qe kthyer nga fushata e Teheranit…Pak me lart kesaj godine, ka qene nje tjeter me e madhe qe lunate rolim e “selamllekut”, dmth rezidences zyrtare te Pashait, ndersa Muzeu Etnografik aktual, ka qene Haremlleku (Jo Haremi ,sic gjykohet random), dmth, rezidenca private…Eshte krejt e pavertete qe ne katin e pare prodhohej vaj, etjetj, pasi ajo ka qene nje residence luksoze sundimtari (sanxhakbej)te kohes dhe jo shtepi fshati qe merrej me bujqesi…. Ato objekte aty jane vendosur para 30 vjetesh she kane vetem vlere demonstrative ,,,,Eshte e rendesishme te dihet se Muze eshte shpallur ndertesa dhe jo objektet e ekspozuara ne te….Deri para pak viteve, para shpronesimit, shtepia ka qene prone e familjes Kalaja, qe kane pasur lidhje te terthorta me familjen e fuqishme Toptani
enver suma i beri gjithe shqipktaret mermer,nga mendja dhe paraqitja jashtm
Turp tju vjeri qe e keni lene Krujen ne ate gjendje
ah Kruja,po po …..ne kala vjen era mish i pjekur….ne porta te presin taksidaret e xhelepit.para se te hysh ne kala te ofrohen vetem rrangulla pa vlere made in china…..mos kujton se shpeton kollaj se ushtria e betonit ka hyp deri lart ne kala e ka pushtu…edhe vazhdon ti rrethoje muret e kalase….EDI do ti hiqte ? PO KJO ISHTE LOJAAAAAAAAAAAAA…..HA HA HA.KY QYTET KA MARR FUND ….as vend parkimi nuk ka….makinat rrine si mushkat “i lidhin taksidaret” aty ku mund ta marrin lekun.vetem lutjet e hoxhes me CD mund ta shpetojne nga e keqja krujen,skenderbeun…..kujdes se ka edhe hotelin ngjit aty dhe zgjimin e ke te garantuar ne 5 te mengjezit.nuk po merrem gjate me detaje te tjera qe jane objekt per turizem HUMORISTIK….mos harroni kamerat per te fotografuar pamje nga furrat e gelqereve dhe sidomos nga fabrikat e cimentove qe po shtohen ……epo jeniceret e demokracise jane hedh ne sulm perfundimtar per ta fshire nga faqja e dheut jezitin krutan.yrrrrysh!