Tashmë edhe në Shqipëri turizëm i përgjegjshëm

19 Korrik 2014, 14:42Kulturë TEMA

Nëse jeni duke pushuar në një prej hoteleve tuaja të preferuara buzë rivierës së Jugut dhe ndërkohë rehatinë tuaj ua prish një grumbull i madh vajzash e djemsh që ia behin brenda ambienteve të pa ftuar, mos u habisni. Si fillim do u buzëqeshin, do u kërkojnë ndjesë dhe shpejt e shpejt do të fillojnë nga puna për tu larguar e për tu lenë të qetë. Një pjesë e tyre mbajnë  distiktivin e “hetimit tatimor” ndërsa të tjerët me kanatiere e kapele kanë të stampuar logon e institucionit ku shërbejnë.

Është hera e parë në historinë moderne të turizmit tranzitiv, atëhere kur sezoni është në pikun e tij punonjës të administratës publike të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve të mos pushojnë e rehatohen por të mbikëqyrin me kujdes mbarëvajtjen e pushimeve.

Agjencia Kombëtare e Turizmit për të vijuar me një sezon turistik kombëtar veror korrekt dhe aspak abuzues, ka krijuar një Task Force në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore të Tatim Taksave. Aksioni i nisur përgjatë bregdetit të Vlorës konsiston me kontrollin e imtësishëm të hoteleve dhe rezorteve turistike për të parë nga afër cilësinë e shërbimeve, korrektësinë fiskale, standardet, fushatë ndërgjegjësimi kjo në ndihmë edhe të pushuesve por edhe të bizneseve lokale. Hotelet që ofrojnë dhe performojnë cilësi të lartë shërbimesh etiketohen si biznese korrekte duke vendosur në hyrje të tyre certifikatën përkatëse lëshuar nga AKT dhe DPT. Momentalisht po punohet në rrethinat e Himarës për të përfunduar me skajin më jugor të vendit, bregdetin e Sarandës dhe Ksamilit.

Njëkohësisht këto dy institucione u bëjnë thirrje që për çdo ankesë të mundshme lidhur me abuzimet e hasura në ofrimin e shërbimit turistik, mos heztoni të telefononi në numrin e gjelbërt pa pagesë: 08001414. Lista e hoteleve që plotësojnë standardet rifreskohet ccdo ditë dhe mund ta gjeni në adresat zyrtare : www.akt.gov.al, www.albania.al ose ndiqni turizmin shqiptar në fb.com/visitalbania.al.

21 komente në “Tashmë edhe në Shqipëri turizëm i përgjegjshëm”

  1. pirdh-pirdh says:

    Shqiperia po shnderohet ne nje OJQ te madhe, ku nuk qeveriset, por Kontrolli Puntor dhe Fshatar te jep nje dekorate kur ke thonjte e prera dhe mban shami me vehte.
    Nuk i ke keto ? Te nxjerrin emrin ne Flete-Rrufe (lexo Internet).

    QJQ-ja quhet “Karragjozlleqe pa Kufi “.

    1. nga larg says:

      po qe nga emir dukesh qe je pirth – pirth se do te lirohen trute o katunar….po kete lloj sherbimi e ka gjith bota e qyteteruar ne perendim dhe ne cdo pike te globit ku ka turizm me kapacitet te plote…po ku merr vesh timer katunar …futi ndonje Panini me hudher ne mbasanaj nje pordhe qe te pirdhesh mire me ment qe ke…injorant…

    2. forest says:

      Ti pirdh-pirdh duhet te jesh shume pisanjos dhe do e kesh shume te veshtire te jetosh ne nje shoqeri me rregulla.

    3. Qimja says:

      Ky si zeri i Lul Bythes.

    4. kuki says:

      a te pjerdhsha trute e tua , se kur behet ndonje gje thoni eshte show kur sbehet thoni vetem llafe .
      vetem ti vem flaken ka mbetur tani

    5. Selimi says:

      gjerat behen me lidhe dhe jo me fushata sensibilizuese. Fushatat jane produks
      t me shuem vjedhje fondesh nga AKT sesa kane efekt realisht. Se pari duhet qe te aplikohen ligjet per ndotjen e ambjentit, iujrat e zeza, Klasifikimi i hoteleve, kontrolli ndaj cilesise se ushqimeve dhe ujrave. Pa kollaj me ngjit letra neper dyer.

  2. Xhim ziza says:

    Jo ne vlore zbrisni nga himara ne ksamil me plazhe te zena nga abuziv.mire AkT po’ duhen reforma DRASTIKE

  3. salah says:

    Shqipëria ka një turizëm Kathastrophen sepse Krimnielle Malok shkatërruar turistike me kompanitë e tyre të paligjshme të ndërtimit dhe vendet e lashtësisë. Kjo ishte në vitin 2000 me të bandës Ilir Meta Skraparit, Artan Lame – Arben Golemi, me zero ligjet. Lefter Koka ka Currila shkatërruar në Durrës, ai ndërton në balta shkatërruar pyjet, erozionit dhe 1 milion ton ndyrësi në det. Sabotuar kundër turizmit, peshkimit dhe kulturës. Faqet e lashtë dhe zona turistike janë shkatërruar nga mijëra të bandave kriminale. Natasho Paco, Vangjush Dako, Ourel Bylykbashi, Elvis Cefa kanë shkatërruar bregdetin e Durrësit.

  4. i-- says:

    Ore do punohet apo do behet show?? Jep voten ne e shofim ca pickellojna qe bejne gjoja sikur punojne dhe ca media qe rrine e nxjerin vetem show e ketyre. Se na vrasin e na presin mes te tiranes dhe qe njerezit vdesin per buke ska rendesi mjafton qe te dalin policet me biciklet dhe keto vajzat e promocuonit te qeverise me fletushka ne dore duke na mbushur mendjen qe jemi me mir se amerika

    1. Atdhetari says:

      Vrasin e presin ne mes te rruges gjithandej o bastard dhe ky lajm s’ka te bej fare me pune e papunesi por me faktin qe pas kaq vitesh injorance malesie po vjen perseri ligji dhe rregullat per kedo qe do te ofroje nje sherbim hotelerie prane detit. Po deshe ke mundesine heren tjeter tja japesh voten lulushes se me siguri do bej me mire.

      1. Selimi says:

        Shiko Folie MArine ne Jal se cfare volumi muzike perdor. Praktikisht e ka shakterruar Plazhine jales duke larguar turistet. KA germuar malin pa leje dhe se ngacmon njeri. Pse nuk reagon Bashkia Himare apo AKT ose Minsitria ? Sepse e ka Xhillari qe eshte i lidhur me Qeverine dhe se ngacmon njeri. Keto jane shembuj, jo letrat ke dera me misse te lodhura.

      2. i-- says:

        O bastard une po them ca ndodh e me ca merret qeveria. Ato gocat me kapele ikin per plazh jo per pune. Hoteli kocos ne rere sprish pune. Folie marine qe ka ngrene gjysmen e malit e sheshuar gjysmen tjeter prap nuk prish pune, se ne mjaftohemi te shohim vajzat me kapele qe vejn leter te xhami. Sa per voten do ja jap kujt me doj trapi, se keshtu e ka kjo puna e votes voten edin per te heq salen, pastaj do votoj ate tjetrin per te heq edin po vazhdoj si sala ose me mir sic ka filluar

  5. Hamdiu says:

    …çfare jane keto pallavra?
    Keto organizma fantazme?
    Shkoni ne Vlore dhe shikoni se si lulezojne plazhet private.
    Shkoni prane ish shkolles se Marines dhe shikoni se si ca pronare barkmedhenj kane shtrire çadrat e shezlonget,perbri ujrave te zeza?
    Si mund te lejohet nje plazh i tille nga shendetesia dhe bashkia e qytetit ne nje zone te ndotur e te qelbur nga derdhjet e pista?
    Te plazhi i ri ne Uje te Ftohte, pronare barkmedhenj te tjere kane pushtuar plazhin popullor duke u lene fakireve nje pjese te piste e te ndotur te tij.
    Me tej,sa del nga tuneli,nje plazh tjeter privat,mes pislleqeve, 5 mije leke nje çader e dy shezlonge. E keshtu me rradhe gjer ne Radhime, privat, privat, privat. Paguaj, paguaj paguaj….

    1. mirel says:

      legjenda e kucedres eshte bere realitet
      Detin e kane zene kucedrat nga te kater anet, po ska me Gjergj ti dali kesaj pune zot.

      Kopete vene te shtrijne sumen, dhe te nenshtrohen si delet.
      Vari teneqen kesaj historie

  6. mirel says:

    Po po, na e mbushet mendjen.
    kemi ngelur pa fryme nga frymezimi

  7. leon says:

    ahhhh sa i bukur dhe i qete ishte plazhi i durrsit ne kohen e xhaxhit. te gjithe njerezit te sjellshem e me edukate. me gabinat modeste. me pyllin mbrapa plazhit. e shumta e shumta mund te vidhej ndonje top apo komardare nga femij qe donin me lujt. oooopppoooopoooo si eshte bere tani plot mut e malok arogant .hajduta e trfikant. ke frik me e lon gruan ose vajzen vetem nr cader. plas kallashi ne pike te diellit
    dhe ligjin e bejne familjet e medha injorante .po cfar turistash jeni duke pritur
    o njerez te mbrapshte e te eger. po per femijet tuaj nuk mendoni? apo do ti risni edhe ata injorant e arogant si vetja. pisssssmilet !!!!!!!

  8. leon says:

    pushime ne shqiperi . do te thote shkurtim jete.sa me shpesh shkoni aq me shume ju shkurtohet jeta. nga stresi . nga pislliku. nga aroganca.nga injoranca.nga padrejtesia.nga mungesa e ujit apo elektrikut.apo nga mishi i shtrenjte dhe i skaduar. mos permendim ketu policat abuziv qe i ka rene dielli ne koke qe kur kane lindur. turizem ne shqiperi ??? tani per tani no thank you !!!! me mire te shkoj. ne tailande. kushton shume me pak por ka cilesi shume te larte. edhe midhjetpii jane shume te shijshme e pa telashe. me €10 bo qejf plako….. kurse durresi eshte * afer diellit i papare e afer detit i palare !!!*

  9. Joni says:

    E megjithate dicka po leviz per mire…

  10. agostin says:

    Nuk kuptohet çfare po leviz per mire? Linjat e avjonave per Shqiperi jane zero,kalimi neper dogana eshte katastrofik,linjet e trageteve si mos me keq,duhet te presish me ore te tera ne Itali per ne Shqiperi ,sepse ne tragete numri i pasagjereve kalon kapacitetet,tragetet nisen ne 2 te nates , agjensite shume pak korrekte.Nuk e di se per çfar turizmi flitet?Apo flite per turizmin e atyre qe shkojne me batenije ne plazhe. Shqiprija eshte shume- shume larg turizmit perendimore.Faij eshte i te gjthe qeveritareve, qe i kane monopole te tyre te gjitha pikat kyqe te turizmit,prandaj ndodhemi ne kete gjendje qe nuk nmund te konkurojme me asnje shtet te Europes.

    1. Joni says:

      Po me urdhrin e peshkut nuk behen gjerat as ne Amerike e jo me tek ne, aq me teper ne gjendjen e tmerrshme qe na ka lene Sala me injorancen qe bashkepunon. Asgje nuk mund te behet brenda nates, duhet kohe dhe fakti eshte qe shume gjera kane filluar te ndryshojne kjo do te thote po levizin per mire eshte shprese.

  11. Edvini says:

    E po mbase eshte porosi e Koco Kokedhimit, sepse ai sic duket do t’a marre shpejt ne patronazh gjithe jugun dhe nuk don asnje konkurente, keshtu qe do jete orientim i tij per rilindjen e turizmit.
    Bravo rilindja e Kokedhimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje