“Në 300 ditë rikthyem besimin tek institucionet duke i shpallur luftë korrupsionit dhe klaneve. Në 300 ditë bëmë realitet që në të gjitha institucionet kombëtare të artit të vendosim, për të parën herë, modelin e teatrit ku artisti merr përsipër përgjegjësi individuale, me disiplinë artistike, përballë konkurrencës së lirë. Gjallërim i skenës nga komuniteti i artit dhe i kulturës. realizim i hapësirës pa kufi të kulturës e artit, me artistët, që janë ambasadorë të shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit”.
Kështu u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë analizës së veprimtarisë së intitucionit që drejton në 300 ditët e para të punës.
Në vijim Kumbaro theksoi se në këtë periudhë të qeverisjes u arrit përveç transparencës dhe realizimi i një gare të hapur në mbështetjen e projekteve të lira artistike.
Ministrja Kumbaro tha se një sërë masash janë marrë në transparencë të plotë, duke risjellë në vëmëndje konkurrimet e bëra në sistemin e trashëgimisë kulturore. Sipas saj, një ndër arritjet e tjera të Ministrisë është edhe rikthimi i komunikimit me UNESCO-n, komunikim ky i shkëputur sipas saj nga qeveria parardhëse.
“U angazhuam për edukim përmes kulturës dhe në 300 ditë kemi ndërtuar strukturat e edukimit kulturor në qendër dhe në institucionet e varësisë, kemi trainuar stafet përkatëse të këtyre strukturave në këtë fushë duke i dhënë rrugë projekteve të para pilot të artit në edukim, ndërsa janë hapur institucione te kultures për fëmijë dhe të rritur . Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit kemi ngritur rrjetin “Mik i Monumenteve” me pjesëmarrjen e rreth 20 mijë nxënësve në gjithë vendin, u shpre Kumbra dke vene theksin ne sfidat e zhvillimit te kultures dhe tradites shqiptare ne te ardhmen”, tha Kumbaro.
hahahahahahahahahahahahahahahahaha ca komedie po luhet!
Cka? Vajza e kadarese,ambasadorja jone prane UNESCO nuk komunikonte fare me unesco-n? Cka nuk po mesojme ne kete dyja!
Kemi trajnuar !?!? Po rrogat ja u ke paguar? A i kane thene dikush kesaj “Ministre” qe shteti te paguan per ate qe di te besh dhe jo per te te mesuar? Mir-ela te ka ngelur ora dhe teoria jote ” qe ora e ngelur ka te drejte dy here ne dite” saplikohet me, aq me teper per kulturen. Po zhgenjen jo vetem ne, ata qe e vune por edhe veten e vet
..Ca realiteti bere moj Ministre. Nuk ka ca thote dhe shpik realizime qe jane te pa matshme, subjektive. Ti dhe nje risi qe pati qeverisja e PD duke krijuar Qendren e Artit, si intitucion me vete dhe duke hequr ne kete menyre projektet nga Ministria, e ke kthyer mbrapa. Jeni bere si zyrat e hipotekes qe rrijne njerizt te dera per te firmos projektet. Nuk ndani dot hartimin e politikave nga zbatimi.
Kur lexon ktu ,tipa qe pretendojn se PD(Partia e Deliquenteve) shkaterrimtaret e shqiperise jo vetem te artit e kultures shqiptare por gjithcka kishte ne ate vend ,qytetari,kulture ,arsim,film,teater njerzillek, civilizim (ne ato masa qe ishte ) me vjen te kisha nji kollace e cila do ti ngjante surratit te beriqit te shpelles blue, e tja ngjisja surratit komentusit lart . Akoma kan surrat te hapin gojen qe qelb kta pd-ist te qelbet boooooooooooooooooooooooooooo !
Pffff Nuk e kuptoj se cfare ke bere ti ??!!!
Nejse shyqyr q ete pash njehere me floke te kapura …………. ashtu sic ta do mosha dhe posti yt !
Komunikojne me e-mail apo ju japind dhe telefonin tani?
znj Ministre
je pergjegjese per mbledhjen e nje tufe te pa aftesh, injorantesh dhe te korruptuarish ne fushen e trashegimise kulturore.
ahha ca gallate titulli , kemi fol me unescon”
e kemi pi nje kafe, shume djeme te mire ata te unescos na kenaqen me muabet”
ahh te shplafte panukua ty
Cfare arritjesh te medhaja, e pabesueshme, a eshte ketu Ministrja apo ka lajthitur ?
E gjora ministre me emer notash muzikore, komunikon me absurden,flet percart sa dhe ajo vete s’di sec thote. Po ti thuash te perserise sec thote te tregon ne hava gjera te tjera. Fatkeqesisht nuk ja ka as me te voglen e idese te kultures aq me keq kur eshte vene ne krye te saj.Kjo ministre qe sinqerisht me sjell ndjenjen e meshires do ishte e pershtateshme ne kohen e qeverise Tao-Taos kur drejtohej shteti me thenien “Drejton Partia”
Ik o Mirela merru me mesimdhenien ne ndonje shkolle ku pervec studenteve te gjore s’merr vesh njeri se c’kapacitet ke dhe c’pune ben.
Ik sa me pare ti shpetosh diskreditimit me te thelle.