Këshilli Ndërakademik: Gjuha Shqipe, lëndë e veçantë në shkollën e mesme. Të jepet edhe provim

10 Korrik 2014, 13:11Kulturë TEMA

“Gjuha Shqipe duhet të mësohet gjatë tre viteve të shkollës së mesme, e ndarë nga Letërsia, dhe të jepet provim pjekurie në përfundim të shkollimit parauniversitar. Ajo duhet të mësohet në të gjitha profilet, me një program të ri dhe tekste të reja dhe gjatë ciklit nëntëvjeçar duhet t’i jepet përparësi anës praktike të shqipes dhe leximit”.

Këto kanë qenë disa nga propozimet e Këshillit ndërakademik për Gjuhën Shqipe.

Në mbledhjen e këtij këshilli u diskutua çështja e sintaksës në shqipen standarte dhe rritja e orëve mësimore për lëndën e gjuhës në ciklin nëntëvjeçar. Gjithashtu sipas kësaj deklarate, u vendos hartimi i teksteve për fëmijët e emigrantëve dhe ngritja e një departamenti të veçantë për gjuhën shqipe.

DEKLARATA E KESHILLIT NDERAKADEMIK I GJUHES SHQIPE

1-gjuha shqipe duhet të  jëtë e veçantë, e ndarë nga letërsia, dhe të jepet provim pjekurie në përfundim të shkollimit parauniversitar.

2. U miratua propozimi që në të gjitha shkollat e mesme të të gjitha profileve lënda e gju-hës të mësohet gjatë tri viteve, me një program të ri dhe me tekste të reja.

3. U mbështet propozimi që në vitet e para të ciklit nëntëvjeçar (cikli fillor) në mësimin e gjuhës shqipe t’i jepet përparësi anës praktike, zotërimit të standardit, bashkë me leximin; në vitet në vazhdim të ciklit nëntëvjeçar (klasa VI-IX) dhe në ciklin e shkollës së mesme gjuha të mësohet në aspektin teorik, por, krahas kësaj, t’u jepet rëndësi e veçantë leximit të letërsisë artistike dhe punëve me shkrim, hartimeve e diktimeve.

4. U arrit përfundimi që planet e programet në fakultetet e mësuesisë, përfshirë ato të gju-hëve të huaja e fakultetet që përgatisin edukatorë për institucionet parashkollore, si dhe në fakul-tetet e gazetarisë, ka nevojë të rishikohen, duke u dhënë shtrirje më të gjerë lëndëve kryesore të gjuhës së sotme, si leksikologjia, morfologjia, sintaksa. Mendohet që përvetësimi i drejtshkrimit duhet të përfundojë në shkollimin parauniversitar. U propozua që lënda Kulturë gjuhe të përfshi-het në programet e universiteteve, në radhë të parë në fakultetet e mësuesisë, të gazetarisë, të gjuhëve të huaja, të arteve, të drejtësisë, të mjekësisë etj., me synimin e zotërimit sa më të mirë të normës leksikore, gramatikore, stilistike e terminologjike në funksion të komunikimit sa më të plotë.

5. U pa e arsyeshme të kërkohet për t’u zbatuar nga institucionet përkatëse:
– rritja e orëve mësimore për lëndën e gjuhës në ciklet nëntëvjeçare;
– reduktimi i normës mësimore për mësuesit e gjuhës;
– mësimi i gjuhës shqipe në ciklet parauniversitare, nëpërmjet teksteve e mësuesve, sipas koncepteve teorike e terminologjike bashkëkohore;
– trajnimi i mësuesve të gjuhës në kurse periodike katërvjeçare;
– hartimi i teksteve për fëmijët e emigrantëve sipas një politike në ndihmë të emigracionit;

6. Përgatitja e gjuhës shqipe në universitete duhet të jetë përparësi e arsimit universitar, ndërsa mësimdhënës i lëndës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe në nivelet e ulëta e të mesme nuk mund të jetë askush që nuk ka, së paku, 180 kredite (ECTS) të lëndëve profesionale sipas planprogrameve të shkollave përkatëse. Ndonëse nismat për përmirësimin e cilësisë në arsim kanë propozuar shtimin e komponentit didaktik, kujtojmë se kompetenca gjuhësore është parakushti themelor për mësimdhënie cilësore.

7. Albanologjia, me shqipen në veçanti, duhet të jetë përparësi e investimeve shkencore të qeverive përkatëse. Përqindje të konsiderueshme të investimeve për shkencë e kërkime shkencore duhet të jepen për projekte që lidhen me albanologjinë. Duhet të ngrihet departament i veçantë për gjuhën shqipe (përdorimet, terminologjitë, përshtatjet me standardet evropiane, ku po synojmë të integrohemi) në kuadër të ekzekutivit (mbase brenda Ministrive të Arsimit a të Kulturës).

8. Në shkolla t’i kushtohet vëmendje diversitetit kulturor e begatisë dialektore të shqipes, në mënyrë që të mos krijohet hapësirë për stigmatizim tëcilitdo varieteti të shqipes.

19 komente në “Këshilli Ndërakademik: Gjuha Shqipe, lëndë e veçantë në shkollën e mesme. Të jepet edhe provim”

  1. er says:

    Shyqyr qe u kujtuat,mbase ka kohe akoma ta shpetojme ng turbofolklorizimi i shoqerise…..

  2. veterani says:

    Bravooo qofte per hajer nje fillim i mbare per gjuhen tone.

  3. endri says:

    Sa mire sikur te vihet ne jete! Eshte tmerr te shikosh se si shkruajne brezi i sotem. Duken analfabete, sikur s’kane qene kurre ne shkolle. Poe shkaterrojne shqipen.

  4. erlindkore says:

    Me ne fund horizonti per gjuhen tone amtare po pastrohet nga rete e zeza qe po shperndaheshin ne kulturen tone ghjuhesore.Erdhi perseri koha te degjojme kengezimet e vellezerve Frasheri, Asdrenit,Lasgushit,Agollit e shume autoreve te tjere Shqipetare brenda dhe jashte kufijeve te atdheut .Le te sherbeje kjo deklarate si nje ogur i mire per mbare shqiptarine.

  5. albi says:

    Flasim dhe rrahim gjoksin se jemi kuq e zinj, por simbolin kyesor te identitetit tone, gjuhen shqipe, e kemi katandisur ne pike te hallit. E shkaterruam standardin e saj ne 20 vjet.Gjuha shqipe meriton vemendjen kryesore.

  6. Jam plotesisht dakort qe gjuha shqipe te futet si lende e vecante ne te gjitha shkollat e mesme ,qofte edhe ato profesionale e te jepet provim.

  7. Wendy-B says:

    Me ne fund nje nisme per tu lavderuar.
    Ne cdo vend te botes gjate gjimnazit merren klasa te gjuhes ametare.
    fllad Rilindje ne Shqiperi…

    1. the Punisher says:

      Fllad Rilindje ne Shqiperi? Shqiperine e ka marre lumi, lerini keto brockullat e Temes. Rilindje do kishte nqs Shqiperine do e zinte nje Tsunami i madh, nja tre here si ai i Japonise. Te fillonte evolucioni qe nga njeqelizoret. Thuaj qe kemi ata njerez aty dhe na merr malli per ate dhe.
      Ps: Tirana akoma me tre ore uje ne dite.

  8. Bato Mokra says:

    Ne qofte se themi, bie fjala, qe me ligjin e ri te arsimit te larte i jepet fund TRADHETISE KOMBETARE TE SRB-it (pare pak ngushtesisht, ne fakt), rikthimi i Gjuhes Shqipe, si lende e vecante ne shkollen e mesme dhe dhenia e saj provim, vertet eshte edhe nje nga shenjat e dukshme se TRADHETIA KOMBETARE E SRB-IT ne arsimin shqiptar, si ABSOLUTISHT NE CDO SEKTOR TJETER (pervecse ne kontot e tija ta pafundme brenda dhe jashte Shqiperise), po merr tatepjeten (mgjth Saliu me i rrezikshem eshte ai (pra Saliu) qe harrohet).
    Meqenese jemi te Gjuhesia KM (keshilli i ministrave, dezhuri i komunikimit se ka nje emer te gjate qe s’mbahet mend) a ka mundesi qe te publikoje listen emerore te REDAKTOREVE PRANE DIKASTEREVE? Nqs kane “fituar” me konkurse nuk duhet te jete sekret. Sekret mund te jete, bie fjala, shfaqja e tyre si meteorit zyrave te dikasterit dhe pyetja rutine “He, keni ndonje shkrese per mua?E them kete, jo vetem, si i fushes, po dhe si gjurmues i xhevahireve te panumerta qe gjej ne shkresa. Ne fakt, s’jam i vetem, po jemi shoqate e “evidentimit te gabimeve trashanike”.
    Futja e Gjuhes shqipe si lende e vecante dhe dhenia si provim e saj ne shkollen e mesme, me siguri, do te jete pjese e ndonje pakete, qe KM, ose z. Edi Rama ka per rritjen e ndikimit ligjor te Qeverise mbi shoqerine per pastrimin, shkrimin korrekt te Gh.Sh ne te gjithe sistemin tone shteteror.

  9. hogja i Kosovs (dardan homoxhen) says:

    Heu bre qafirat shqipec te shqipnise dun me hec fjalt e momes turqi prej ksaj gjuhes qafire shqipece sic jane fjalt:
    inshallah, marshallah, bujrum, harrom, hajde, vallahi, shyqyr, sheqer, bakllava, sahat, penxhere, berllog, shkjau, pazar, kismet, harac, jarebi, tyrbestrufkurulallah, avash, bufe, xhevap, divan, shaka, hesap, merak, sabah, akshom, sakllam, dollap, kallkan, qitap, usta, yxhym, hic, qemane,… etj etj etj etj

    ah bre shkavella e berlloga shqipec qi doni mi hec fjalt e xhuhes se momes tone turci, vllaznit e mi dardan duhet qi sa mshpejt me zyrtarizu xhuhen e babs tone turci qi me rujt kta fjalt e shejta qi mos me harru prena nga vime bre vllazen, se kto shkavella shqipec perdite e ma shume po bahen qafira e bijsh qafira qi koken duhet me i hec

    1. lemi says:

      hoxh
      jo shkau po KAURR.

    2. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

      nonën o legen

    3. mark says:

      Turku, dardani homo(xhen), i paska mesuar dy fjale shqip! Te lumt!!

  10. Fadili ,Malesi e Madhe says:

    Epo… me mire vone se kurre. Do te ishte vendimi me i drejte per shollen tone.

  11. Nikua says:

    Tema, mundesisht nxireni komentin tone.

    1. khfjfijgbjhhiufsgurjifr anticensurë says:

      sa veta jeni o nikua??

  12. tani says:

    Natyrish qe ky eshte hap i rendesishem ne ruajtjen e zhvillimin e nje nga elementeve te identitetit kombetar. Por kjo nuk eshte e mjaftueshme. Nder te tjera duhet te:
    a)hartohen och zbatohen masa kundra keqperdorimit te gjuhes.

  13. Nikua says:

    Tema, perse nuk i nxirni komentet tona, na kini shpallur heretik????.

  14. edhe says:

    Sot flitet shqip.,por duhet hedhur nje sy dhe jasht kufive siç u be me abetaren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje