Ministrja e Kulturës thotë se reforma në institucionet e artit po ecën normalisht. Ajo shprehet se duhet angazhim për të shmangur keqmenaxhimin e territorit e të peizazhit kulturor. “Në nëntë muaj shembëm skemën korruptive dhe okulte të ndarjes së parave për projektet artistike”
Prej thuajse dhjetë muajsh keni marrë në dorë dosjen e komplikuar të kulturës. Cilat janë tre problemet më madhore që keni identifikuar deri tani?
Ndryshe nga muajt e parë ku lista e problemeve ishte shumë e gjatë dhe kaotike, tani që kemi zgjidhur situatat më urgjente, kemi kaluar fazën e ristrukturimit të ministrisë dhe kemi qartësuar piketat kryesore për të realizuar programin e qeverisë në kulturë dhe të politikave tona kulturore. Nëntë muaj janë të mjaftueshëm për të kuptuar se ka disa probleme që janë themelore dhe jo vetëm kërkojnë zgjidhje afatgjata por një reformë të thellë në sistem dhe në mentalitet. Ju më kërkoni tre prej tyre dhe unë mund t’jua rendis:
– Mungesa e një sistemi të qendrueshëm në administrimin e trashëgimisë kulturore.
– Mungesa e kapaciteteve njerëzore në menaxhimin e sektorit të kulturës
– Mbijetesa e modelit të vjetër etatist në institucionet e artit dhe kulturës që pengon konkurrencën e lirë në arte.
Qeveria po përpiqet të aplikojë një reformë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ku konsiston ajo dhe cili është shkaku i reagimeve që ka pasur në komunitetin e artistëve?
– Nuk është thjesht reformë në TOB, por reformë në institucionet e artit në përgjithësi, e paralajmëruar qartësisht.
E filluam me hapjen e debatit publik mbi situatën e artit skenik, duke përfshirë gjithë artistët jashtë e brenda institucioneve. Ndërtuam skema të reja të organigramave artistike duke parashikuar sistemin e audicioneve, të vlerësimit dhe të konkurrencës. Një tjetër element për nxitjen e konkurrencës dhe të motivimit të artistëve është edhe ai i kontratave individuale dhe me afat të përcaktuar. Jemi të gjithë dëshmitarë se si ka rënë cilësia e prodhimtarisë dhe e disiplinës artistike. Këtë nuk e shpika unë, por e gjeta si një ankesë dhe kërkesë të fortë për ndryshim të vetë artistëve të cilët nuk ishin të motivuar, nuk çanin dot dyert e teatrove edhe kur ishin të talentuar, sepse këtyre të fundit nuk u jepej mundësia të konkurronin. Kjo gjendje stagnacioni që i shpie teatrot drejt vetëvrasjes është e patolerueshme sepse nuk mund të abuzohet pa fund me paratë e taksapaguesve shqiptarë, nuk mund të mbyten talentet e reja dhe të pengohet qarkullimi i vlerave në art.
Por edhe sepse modelet më të mira sot në botë, dëshmitarë të të cilëve janë artistët tanë më të mirë jashtë vendit , kanë në thelb të strukturave të tyre të punësimit kontratën dhe në thelb të zhvillimit dhe përmirësimit të cilësisë artistike dhe rritjes së audiencave – konkurrencn. Nuk duhet të bëhet pengesë për këtë as rehatia e përhershme që të ofron një kontratë pa afat apo një vend pune pa kontratë siç rezulton për pjesën më të madhe të tyre dhe as mungesa e motivit për t’u përmirësuar e shkëlqyer por dhe përballur me më të mirët .
Kemi arritur ta kryejmë këtë fazë të parë në Teatrin Kombëtar ku sot e gjithë trupa është me kontrata individuale me afat të përcaktuar, po ashtu në Teatrin e kukullave, në Cirk, në Galerinë e Arteve.
Tani jemi duke e realizuar ne TOB, ku ka disa veçori për shkak të strukturave masive të trupave. Janë bërë negociata të gjata me sindikatat e tyre, dhe përfaqsues të artistëve. Janë parashikuar kategori të diferencuara për nivele të ndryshme, kontrata të pershtatura me këto kategori, nga dy vjet deri 5 vjet, të rinovueshme. Për kategorinë e artistëve që ka më shumë se 30 vjet punë ne TOB, kemi parashikuar një paketë kontraktuale me natyrë sociale, pra të përhershme. Kjo tipologji shkon paralel me një strategji e cila parashikon audicione të rregullta që kanë filluar tashmë, futjen e figurës së artistit në reformën e pensioneve. Po përgatisim aktet nënligjore për cilësinë artistike dhe për vetëmenaxhimin e të ardhurave nga institucionet e artit si një tjetër mekanizëm nxitës. Dhe më e rëndësishmja është se jo vetëm nuk shkurtohet asnjë vend pune, por janë parashikuar edhe disa vende të reja brenda TOB, që do të hapen për kandidatët vetëm me konkurs. Ato pak reagime që vijnë tashmë janë pa argumente. Jam e bindur se është fazë kalimtare dhe droja njerëzore që shkakton ndryshimi sidomos kur ndryshim s’ka pasur asnjëherë.
Është e rëndësishme të kuptohet se kjo reformë që do t’i japë efektet e veta në vitet në vijim, është pa kthim dhe e domosdoshme për vitalitetin e skenës shqiptare. Ky do të jetë modeli që duhet të ndiqet edhe nga teatrot e rretheve. Nuk ka asgjë më shumë se sa modelet që funksionojnë në vendet e tjera europiane.
Pjesë e reformës është edhe nxitja e tregut të lirë të artit dhe e mbështetjes së iniciativave artistike që vijnë nga subjekte jo publike, përmes mekanizmit të hapur e transparent të thirrjes për projekte, që ka filluar këtë vit dhe që shënon një përmbysje të madhe të situatës së molepsur që gjetëm në ministri.
Debati për gërmimet në ish-lulishten 1 maji në Durrës, ngre problemin delikat të ruajtjes së thesareve të kulturës tonë, nga vala e ndërtimeve që ka përfshirë vendin prej më shumë se dy dekadash. Çfarë duhet ndrequr sipas jush, në mekanizmin e kontrollit të këtij procesi, sa i përket institucioneve të varësisë tuaj?
– Ka dy anë ky debat. Njëra është kjo që thoni ju, keqmenaxhim, abuzim, i territorit dhe i pejzazhit jo vetëm kulturor por edhe ekologjik dhe natyror. Kjo ka ardhur ca nga padija, ca nga mungesa e politikave të zhvillimit të qendrueshëm e afatgjatë por edhe nga etja e shfrenuar për fitime të padrejta e të egra. Qeveria e re e ka treguar që në fillim se është e vendosur t’i japë fund kësaj gjendjeje me moratoriumet për ndërtime në Krujë, Berat, Gjirokastër; me vënien në kontroll të rreptë të lejeve zhvillimore në zonat e trashgimisë; me nisjen e punës për planifikimin e përgjithshëm të territorit, punë që duhej të kishte filluar që në vitin 2009, dhe që sot është më i domosdoshëm se kurrë për të siguruar një zhvillim të integruar.
Një qytet si Durrësi që për shume vite është zhvilluar pa strategji urbanistike të integruar me pjesën tjetër të vendit, kërkon një qasje të veçantë për të kombinuar nevojat për zhvillim me ruajtjen e trashëgimisë. Kjo kërkon dije, largpamësi dhe ndërgjegje profesionale, por edhe burime financiare te fuqishme. Nga ana tjetër duhet të ruhemi edhe nga manipulimi i opinionit publik me gjysma faktesh e populizëm mediatik. Kjo është arsyeja pse MK po i sheh me shumë kujdes e përgjegjësi dosjet e kaluara për të nxjerrë mësime aty ku janë bërë gabime apo ndjekur praktika të gabuara ose për të ndryshuar aty ku është e mundur, siç ishte rasti i kalasë së Lezhës, për të shpëtuar vlerat që mund të shpëtohen, dhe sidomos për të futur në mbrojtje pasurinë kulturore, jo si një mall të vdekur në magazinë, por edhe si një burim zhvillimi.
Ne kemi forcuar rolin e Këshillave Kombëtarë të Arkeologjisë dhe të Restaurimit, që janë organet vendimmarrëse për gërmimet, restaurimet, ndërtimet në zonat historike, dhe kemi vendosur një komunikim organik midis drejtorive rajonale dhe institucioneve qendrore të trashëgimisë si dhe po ndërtojmë marrëdhënie të qendrueshme midis pushtetit lokal dhe komunitetit, për të patur një kontroll sa më të mirë të territorit, dhe për të zbatuar politika të harmonizuara.
Nocioni i kulturës shpesh ngatërrohet me atë që është e dukshme; monumente të restauruara, industri filmi konkuruese, politika botimesh cilësore, arte pamore me nivel të lartë etj. Si pajtohet kjo listë aktivitetesh, natyrisht shumë të rëndësishme, me nocionin më të përgjithshëm të kulturës së kombi, e cila është diçka më e thellë dhe më e gjerë?
– E gjithë lista që ju përmendni është pjesë fushave në të cilat punon një ministri kulture, por kultura si e tillë nuk kufizohet kurresesi në aq sektorë sa ndërhyn minstria. Lumturisht kultura e një vendi është shumë më e gjerë dhe e thellë se sa lëmitë e një ministrie, përndryshe do të ishim një vend me kulturë shumë të varfër. Kulturën e një vendi nuk e bën ministria e kulturës. Në çdo shoqëri kultura nuk ndërton doktrinë, nuk prodhon as jurispurdencë e as rregullore. Nga ana tjetër, nëse ajo përbëhet nga referenca, korniza, instrumente interpretimi për të vepruar mbi botën dhe shoqërinë, ky katalog nuk është asnjëherë i fundëm, nuk arrin të formalizohet dhe as të shpjegohet në mënyrë shterruese. Kështu që nëse këtë koncept e vendosim në kontekstin shqiptar do të na duhet të përfshijmë aty të gjithë ata elementë të historisë së kombit shqiptar që kanë lënë gjurmë në mënyrën e jetesës, në marrëdhëniet njerëzore por edhe në ato institucionale, në organizimin e shoqërisë pavarësisht kufijve administrative në prodhimet artistike dhe estetike, të çfarëdo gjinie a sektori qoftë, në botën emocionale dhe etike të shqiptarëve dhe jo vetëm.
Roli i ministrisë nuk është dhe nuk mund të jetë ndryshim i cilësisë së vetë produktit artistik apo kulturor, por i identifikimit të potencialeve më të mira për t’i mbështetur ato, i krijimit të mundësive për energji të reja, i përhapjes së tyre brenda dhe jashtë vendit, i orentimit të politikave kulturore në favor të zhvillimit të vendit. Politika e re e “Edukimit përmes kulturës” është një motor tillë i fortë zhvillimi në të cilin qeveria e ka vënë theksin fort sepse kemi një popullsi shumë të re, sepse po humbasim publikun e së nesërmes dhe na duhet ta krijojmë sot, sepse edukimi kulturor është instrument per kohezionin social, është zhvillim i qytetit.
Dy nga objektet më përfaqësuese të arkitekturës së Tiranës, hotel Dajti dhe ish-Piramida, ndodhen sot në gjendje të mjeruar. Çfarë mund të thoni për të ardhmen e ish-Piramidës, duke qenë se Dajti ndodhet nën “kompetencën” e Bankës së Shqipërisë?
Po, ish-hotel Dajti, është pjesë e punimeve restauruese që po zhvillon Banka e Shqipërisë edhe në godinën kryesore të saj. Shumë mirë që do të restaurohet, por nuk mund të mos shpreh dy keqardhje të mëdha: e para që në gjithë këta vite Hotel Dajti nuk u shfrytëzua, nuk iu ofrua publikut, por dëshmoi paaftësinë e shtetit për të mospërdorur pasuritë e veta publike; e dyta, më vjen shumë keq që edhe pas kësaj humbjeje disavjeçare ajo ndërtesë mitike kthehet në zyra financiare duke humbur sharmin e vet kulturor, ndërkohë që do duhej të ishte një qendër kulturore, historike dhe artistike në të njëjtën kohë, qoftë edhe duke u ruajtur si hotel do të ishte një monument historik i së shkuarës dhe vend kulturor i së tashmes.
Ndërsa Piramida, është shembulli klasik i masakrimit shtetëror të monumenteve, i arbitraritetit të politikës së ditës që shpesh ka bërë dëme në historinë e dëshmive arkitekturore të Shqipërisë duke shfrytëzuar mediokritetin dhe brishtësinë e emocioneve. Sot jemi në pikën ku duhet të themi “shyqyr që shpëtoi nga asgjësimi”, por nuk shpëtoi nga dëmtimi shumë i rëndë. Është ende herët të themi se cila do të jetë forma funksionale që do të marrë Piramida, por nuk do të preket destinacioni i saj kulturor. Jemi në konsultime për një koncept bashkëkohor dhe projekt të qendrueshëm, e cila duhet shoqëruar edhe me një instrument financiar të fuqishëm.
Ndërkohë e kemi vënë Piramidën në dispozicion të subjekteve të lira artistike, të shoqatave rinore për organizimin e aktiviteteve të ndryshme.
Hapja e ndërtesave publike të mbyllura, përfshi këtu edhe godina të shërbimit qeveritar, siç është Vila e ish-diktatorit, tunelet e kohës së diktaturës për njerëzit e artit, është pjesë e lëvizjeve kulturore për rijetëzimin e këtyre godinave.
Po arritjet e Ministrisë që ju drejtoni në këta muaj qeverisje?
Nuk janë pak për 9 muaj. Kemi shembur njëherë e mirë skemën korruptive dhe okulte të ndarjes së parave për projektet artistike dhe e kemi zëvendësuar me mekanizmin transparent të thirrjeve publike të hapura.
Kam kënaqësinë të ndaj me ju faktin se reforma administrative në trashëgimi po ecën shumë mirë. Kemi nisur një rrjet restaurimesh në bashkëpunim me partnerë, donatorë, shoqërinë civile, institucione fetare që po jep rezultatet e para, siç është restaurimi i Kishës së Valshit që u bë objekt i vandalizmit dy vite më pare. Pas negociatave me pronarët, kemi aprovuar projektin për rindërtimin e Shtëpisë së Flamurit në Korçe siç ishte. Ka filluar puna për muzeun e ri të Fototekës Marubi në Shkodër. Kemi ndërtuar rrjetin Miqtë e Monumentit që përfshin shkollat në kujdesin për monumentet.
Në fushën e artit po krijojmë sinergji të reja mes produksioneve të përbashkëta mes artistëve që performojnë këtu dhe artistëve tanë të suksesshëm që kanë pushtuar skenat botërore siç ishte baleti Zhizel, opera Madame Butterfly me Ermonela Jahon, spektakli i Angjelin Preljocajt. Një sukses i merituar është Bienalja e Arkitekturës në Venecia, ku Shqipëria po tërheq bukur vëmendjen duke treguar potencialin e saj europian. Dhe shumë kantiere kemi në ndërtim, por kjo do të kërkonte një intervistë të dytë.
Intervistoi Skënder Minxhozi, Revista JAVA
Kjo eshte ministrja me e pa afte e gjithe ekzekutivit nuk e kuptoj se cpo ben asgje gjithe pasuria historike po shkon per lesh pasuria kulturore po ashtu. Kur del Kumbaro ne tv nuk ben gje tjeter po falenderon Kryeministrin dhe flet me nje pathos sikur po lexon poezi. Fjalet jane te teperta puna ku eshte cdo behet me amfiteatrin e Durresit? Cdo behet me rrenojat antike qe mbulohen perdite ne Durres nga pallatet cdo behet me kalate qe perdite po ja heqin guret per te ndertuar kasolle lopesh? Keto na thuaj mos u mer me statusin dhe qeverine e meparshme.
Puna për vënie në kontroll të rreptë të lejeve zhvillimore në zonat e Trashëgimisë Kulturore Mirelë, duhet të kishte filluar që me krijimin e shtetit, jo në vitin 2009, sepse trashëgimia kulturore përbën pjesë të identitetit kombëtar dhe si e tillë mbrohet nga shteti. Ky është qëllimi i krijimit dhe ekzistencës së disa institucioneve që ke ti në varësi moj Mirelë, që të studiojnë këto objekte të Trashëgimisë, që kur TY moj Mirelë të të akuzojnë se je popull i importuar dhe me prejardhje nga Zululandi, dhe se nuk meriton të jesh shtet por duhet të aneksohesh si territor nga fqinjët, të kesh një përgjigje dinjitoze dhe të argumentuar shkencërisht që kjo hipotezë mos të bëhet pjesë e ndërgjegjes kolektive të Njerëzimit.
Mirelë e dashur, mos u merr duke shpallur projektin madhor të ekzorcizmit të punonjësve të demonizuar që ishin para ardhjes së Krishtit në fushën e Trashëgimisë dhe duke rekrutuar shenjtorët e vetëshpallur dhe të dekretuar prej Teje. Mos u merr me forcim këshillash që në fakt asnjëherë nuk kanë qenë të dobët dhe asnjëherë nuk kanë pasur përmbajtje të ndryshme nga ajo që kanë sot. Mos u merr me mbledhje të gjata politike dhe me demagogji. Trashëgimia moj Mirelë nuk është domen i joti dhe i shenjtorëve të dekretuar prej teje, por i gjithë shqiptarëve, ndaj dhe kur do të bësh politikë dil në miting jo në mbledhje pune dhe në intervista ku je ngarkuar tu japësh zgjidhje KONKRETE dhe jo përgjigje idiote me shprehje në dukje artistike lidhur me problemet që ka dikasteri jot.
Fillo të domestikohesh duke lexuar pak dhe duke punuar bashkë australopitekët që ke në krye të Institucioneve në varësi, sepse në fakt je e vetmja specie që ka ardhur në fushën e trashëgimisë që po zhbën evolucionin e gjatë njerëzor. Nuk ka faj ti moj ministriçkë Mirela, as gomari yt që drejton IMK (klouni publik që në çdo dalje dhe hapje të gojës shpalos budallallëkun e vetë në gjithë madhështinë e tij) apo ç’bllokuesja e tubacioneve në Drejtorinë e Trashëgimisë, sepse jeni produkte të një shteti absurd. Në një shtet real dhe normal, në fakt JU do ishit pa rroga. Ju jeni ca dështake të papuna që tregoni përditë se nuk e gjeni veten në asnjë institucion ndaj dhe përmbajtja e instituteve dhe e njerëzve tek të cilët pasqyrohet dështimi individual i juaji, do të mbetet gjithnjë një rrush i pa bërë.
Kumbaro respekt per ju, por puna juaj ne trashegimine kulturore eshte skandaloze, ju jeni bere te gjithe dembele, eshte kriminale te perserisesh ende donatoret, ju nuk jeni drejtues por drejtues qe ju drejtojne donatoret. Merre drejtimin dhe ftillo nje ore e me pare trashegimine kulturore, ai eshte burim qe po ta kesh nen kontroll ska nevoje per donatore sepse krijon vete te ardhura, ju jeni pa koke e qafe, medoni se koka e qafa jane donatoret, jo jo ju jeni drejtuesit, donatoret jane ato qe ju ndihmojne ne nevojat tuaja. Nuk eshte OJQ pr GOV pozicioni qe keni Z.Kumbaro. Mblidh mendjen e keshillohu saktte.
Mirelke, shko bej ndonje perkthim, se vec frengjishtes ti nuk di te besh gje tjeter. As te flasesh bukur nuk di. Gjuhen shqipe e levron ne mediokritet absolut.
c’jane keto genjeshtra, hotel Dajti nuk po kthehet ne zyra…vetem e e kane rrethuar dhe qe atehere nuk eshte bere asnje punim ne te. A nuk u ngriten Brace e te tjere ne partine socialiste dhe akuzuan skemen e psite te Fulllanit me Berishen qe per ti dhene qeverise 30 milion dollare borxh kur kishte arken bosh gjoja bene shitjen e hotelit ne favor te Bankes se Shqiperise.
Kjo eshte ministrja me e paafte qe kam pare ndonjehere, nje llafazane qe vetem llap kot neper intervista duke kujtuar se e kan marre ne pune si kryetare te shoqates se poeteve e jo si ministre qe duhet te kujdeset per pasurine kulturore.
Donim ne bashkepunim me Rai te benim rievokimin historik te Betejes se Durresit 48 p.e.r. qe sipas historianeve vendas dhe nderkombetare nje eveniment unikal per turizmin, historine e kulturen e Shqiperise.
Programmi i paraqitur zonjes Kumbaro ishte: 100 legjonare romane me kavalerine nga Italia me shpenzimet e tyre do te simulonin betejen dhe kohen romake ne token ilire. Per 3 dit ishte parashikuar aty ku zhvillua beteja, publiku do ishte ne kontakt me legjonaret.
Mbasi i kerkuam perse Ministria e Kultures nuk do te pjesmarri ne kete eveniment nderkombetar, pergjigja ishte se eshte perzgjedhur nje projekt tjeter konkurent. Projekti konkurent i perzgjedhur eshte nje spektakel me muzike klasike para xhamise kavaje. Dmth tenori do te kendoje Ave Maria tek dera e xhamise, duke ofenduar muslimanet dhe te krishteret e kavajes njekohesisht. Eveniment unikal ofendues i perdorimit te artit e kultures.
Sa me lart ngjitet majmuni, aq me shume i duket ..b.. prapanica. Ska cben as Ner Minxhozi me intervisten e tij. Kumbaro spo orientohet dot mgjth dashamiresine e PS (perfshi kryeministrin) per ta mbeshtetur. Kjo vazhdon te “pozoje” si ministre… po e shqyejne dhe terheqin nga hunda, nga nje ane cifti i lumtur Pojani-Bejko, nga ana tjeter tirex- i Shkreli. Kjo as e ka kuptuar as ka per ta kuptuar ndonjehere…
more mbase nuk e kane pyetur fare kete Zonje, kur e emerua Ministre ?
duhet te mirembahen keto qe kemi se jane duke u shkaterruar,,,,http://goo.gl/u16bgV
NUk e kuptoj qe ju parashkrues nuk keni kulture, Zonja me ka zevendesuar mua dhe une nuk mesova asgje nga kultura sa kohe isha minister, e si do te mesoje kjo zonje e cila ska punuar asnje vit ministre perpara 2013? Ndaj dhe kjo kur te mbaroje detyren e saj do filloje te kuptoj cdo te thote te drejtosh Kulturen ne Shqiperi, sikurse une sot, po te isha une minister kulture prape asgje sdo beja por te pakten kam kuptuar se sa e rendesishme eshte kultura per shoqerine tone. Mirela mos vri mendjen ne na kane inate se jemi te bukur…
Auron Tare paska bere kerdine ne komente ketu. Nuk dorezohet:) Ka dhe ndonje Nallban te vogel aty ketu…
hahaha te pakten nje punonjes ministrie ne ate batak pertacesh dhe mediokrash, punoka ende naten per te shkruar komente me pergjigje primitive… O Fakte pse nuk pranoni realitetin dhe se pari ktheni syte dhe ndergjegjen nga vetja e pastaj nga te tjeret….
Duke pasur besim te madh tek z.Rama,nuk u ndalem gjate per te menduar per ty zonja ministre,dhe…,si per inerci,te pame me optimizem.Tani po zhgenjehemi cdo dite por ,se paku mua,me bren dyshimi se aq i ke aftesite dhe kapacitetin e nuk mund te japesh me teper per nje pune me cilesore, apo do e ben “gabime” jo te vogla.Zonje,ju harroni se kini nje dikaster teper te rendesishem ne qeveri dhe,kini nen “komande:” nje armate te tere mesuesish e pedagogesh,aq sa nuk ka asnje ministri tjeter.Me uljen ne ate poltron,puna juaj fillon dhe nuk mbaron.Jane te shumta verejtjet per ju personalisht,ashtu sic eshte e tepert dhe e pa vend zhurma e orkestruar nga ju per “rilindje”.Une kam qene dhe mbetem nje simpatizant me bindje dhe formim te majte,por pikerisht per kete arsye prisnim shume nga ju..Pa dashur te zgjatem,po nenvizoj vetem kontributin gri qe ju perpiqeni te shtoni ne “zhvillimin e gjuhes letrare shqipe.Ky “kontribut” i juaj ne kete fushe eshte krejt e kunderta e asaj qe na paraqiti ne progr. PS-ja gjate fushates dhe qe nisi qysh ne ditet e para te punoje vete kryeministri Rama.Do te lutem te mos me keqkuptoni,por….,sepse me ngjasoni me delen e zeze ne mes te nje tufe te bardhe.Tani,pas nje viti nuk pranon kush te thuash se je e re ne detyre e s`je ambientuar.Koha ka qene jo e mjaftueshme,por e tepert.Rama nuk eshte as Berisha e as Nano.
Edi do e kete zgjedhur ne qeveri sepse Kumbaro del bukur ne foto e meqe Edi eshte i fiksuar pas fotove i duhet lende e pare si kjo.